DISKREDITIMI MEDIAL I MEDIOKRITETIT TONĖ POLITIK



Protestat e janarit tė organizuara nga lėvizja Vetėvendosje, mendoj se nuk e kishin vetėm efektin e tyre tė fuqishėm nė drejtim tė kundėrshtimit apo mbrojtjes sė njė mocioni tė aprovuar tė Parlamentit tė Kosovės nė lidhje me zbatimin apo moszbatimin e reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar ndaj Serbisė, por, nga aspekti i aktualitetit dhe mbulimit tė tyre medial, ato na shpalosėn edhe njė tė vėrtetė tjetėr tė cilėn shumica prej nesh e kemi ditur por kėtė herė patėm rastin qė tė bindemi drejtpėrdrejtė.
Sikur ngjanė zakonisht, vetė situata e tensionuar nė lidhje me kėto protesta, pa dyshim se, nė punėn e tyre informative, mė sė tepėrmi i mobilizoj mediet tona tė shkruara dhe elektronike, tė cila, si gjithnjė, edhe kėtė herė, patėn rol kuē nė formimin e opinionit tė caktuar kolektiv pėr ngjarjet qė ishin nė vazhdimėsi.
Edhe pse nė mėnyrė direkt apo indirekt Hashim Thaēi dhe pushteti i tij i ka nėn kontroll disa prej medieve nė Kosovė, mė duket se, tek pas 14 janarit, edhe mė seriozisht ata u bindėn pėr fuqinė e tyre tė madhe ndikuese. Andaj pas sa e sa premtimeve tė bėra, as nuk mund tė merrej si e rastėsishme marrja e vendimit qeveritar pėr heqjen e ngarkesės sė pagesės sė tatimit nė vlerė tė shtuar ndaj tyre. Pa dyshim! Ky pėrfitimi ishte i vlefshėm pėr ta, por momenti i marrjes sė kėtij vendimi nga Qeveria reflektoi si karrem naiv pėr ta.
Sido qė tė jetė, edhe pas kėtij pėrfitimi ligjor, shumica e medieve tona tė shkruara dhe elektronike vazhduan punėn e vet profesionale me ritėm tė njėjtė nė drejtim tė informimit sa mė objektiv tė qytetarėve dhe nė harmoni me politikat e veta tė pėrcaktuara redaktuese.

Diskreditimi medial i disa kuadrove mediokėr politik

Pėrgjithėsisht, nga mėnyra dhe forma mediale e mbulimit tė ngjarjeve tė janarit, mua, mė sė shumti mė kanė lėnė pėrshtypje debatet e shumta televizive, nga tė cilat, pėrmes mysafirėve tė ftuar nė studio, pėrveē temės aktuale qė debatohej, na u shpalos edhe njė realitet i hidhur tė cilėn ndoshta edhe mė parė e kemi ditur, por tani e vėrtetuam edhe nė flagrancė: zhgėnjimi me nivelin e ultė elokuent, mediokritetin, injorancėn dhe mungesėn e kulturės debatuese tė disa politikanėve, ku si mė tė ekspozues nė kėtė drejtim, u treguan nga tarafi qeveritar qė aktualisht janė nė krye tė funksioneve pėrgjegjėse tė pushtetit.
Duke i pėrcjell me vėmendje tė shtuar shumicėn e kėtyre debateve televizive, shpesh nė kokė mė lindnin disa hamendėsime praktike: A thua, partitė politike nė pushtet (por edhe disa nė opozitė) e kanė ndonjė qendėr tė tyre vlerėsuese dhe kėshillėdhėnėse analitike tė mėnyrės sė paraqitjeve mediatike?! A vėrejnė ata se disa emra tanimė tė diskredituar nga radhėt e tyre, me paraqitjet e shpeshta televizive (pėrgjithėsisht mediale), dita-ditės po dalin shumė qesharak nė opinion, duke ndikuar kėshtu nė zvogėlimin gradual tė autoritetit partiak apo (pėrfaqėsues) qeveritar nė masė?!
Sido qė tė jetė, pa dashur qė askush me kėtė rast tė mė keqkuptoj si tė njėanshėm, sipas njė analize time personale, kėtė aktualitet tė shtuar mediatik gjatė ngjarjeve tė janarit, mė sė miri e ka shfrytėzuar lėvizja Vetėvendosje!, e cila, pa dyshim, pėr njė pjesė tė madhe tė shikuesve, gati nė tė gjitha emisionet debatuese televizive, emocionalisht reflektoi mė stabile, logjikisht mė e kapshme dhe intelektualisht mė dominuese.
Jo vetėm si performancė e pėrsosur e tėrheqjes sė pėrqendrimit dhe lėnies sė pėrshtypjes momentale tek shikuesit, por Vetėvendosje nė kėto debate publike, arriti qė nėnvetėdijshėm nė heshtje ta demantoj atė paragjykimi tė gabuar dhe tė imponuar me kohė tek shumica se, “kėta tė rinj axhami, pėrveē se dinė tė protestojnė dhe tė shkaktojnė trazira nė rrugė, nuk kanė njerėz tė aftė pėr marrjen eventuale tė pushtetit nė zgjedhje”?!!.
Nga qytetarėt e zhgėnjyer diēka e re kaherė po pritet. E, nė kėtė hapėsirė tė brishtė dhe tejet konfuze politike gjithėshqiptare, lėvizja Vetėvendosje! dita - ditės po promovohet, jo vetėm si njė subjekt politik qė gjithsesi pretendon tė vije nė pushtet, por edhe si njė qendėr dhe shkollė e mendimit tė ri filozofik dhe politikė shqiptar nė ekspansion . Njė shkollė e cila nė vete ngėrthen kombinimin e idealizmit (tė pa pėrmbaruar) politik kombėtarė tė RILINDASVE tanė, nga njėra anė, dhe nevojave tė natyrshme tė njeriut si individ qė pėrherė tė jetė i lirė, i papėrkulshėm, krenarė me veten dhe tė kaluarėn e vetė, dinjitoz, vigjilent, konsekuent dhe i pathyeshėm ndaj kujtdo qoftė qė nė ēfarėdo mėnyre do tė tentoj t’ia rrezikoj kėto vlera. Pra, ajo po shndėrrohet nė njė kult tė edukimit masiv ku pėrgatitet njė brez i ri i cili refuzon tė pėrkulet dhe nėnshtrohet para sakrificave; nuk ėshtė pjatėlėpirėse dhe lajkatare; nuk frikėsohet nga askush, e mė sė paku nga vetja; ėshtė gjeneratė qė ėshtė kalitur t’i gjej shkaktarėt nė pasoja; tė dallon realitetin nga iluzionet dhe tė vlerėsoj saktė ē'ėshtė patjetėr pėr momentin.
Pa dyshim se faktori i vetėm argumentues, ose eventualisht demantues, nė kėtė konkludim timin, do tė jetė koha e cila ēuditėrisht kėtė vit duket se po ecėn shumė shpejtė....

Adnan Abrashi