Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Kryebashkiaku i Tiranës mbyll vizitën e tij në Uashington

    http://www.abcnews.al/images/abc-news-logo.png






    Basha: SHBA, mbështetje projekteve të Tiranës të shekullit të 21-të
    05 shkurt 2012 15:07

    Për herë të parë, Bashkia e Tiranës ka vendosur një bashkëpunim konkret jo vetëm me Bashkinë e Uashingtonit por edhe me qeverinë e SHBA-së. Ky ka qenë rezultati i vizitës së kyetarit të Bashkisë të Tiranës, Luzim Basha në SHBA. Kështu, në takimet e zhvilluara që nga Departamenti i Shtetit ai i Tregtisë, Kongresi Amerikan, institucione financiare si “OPIC” dhe Exim Bank, Instituti Kombëtar Demokratik, Instituti Ndërkombëtar Republikan, Qendra për Studime të Avancuara të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins”, Fondacioni “Heritage” me biznesmenë të njohur amerikan dhe shqiptaro –amerikanë, me Bashkinë e Uashingtonit etj, kryebnashkiaku Basha ka gjetur një mbështetje të projekteve të Bashkisë së Tiranës të cilat kanë si synim zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe punësimin.
    “Tirana si qyteti më i madh i shqiptarëve duhet dhe do të ketë një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me SHBA, me kryeqytetin e amerikanëve dhe më të gjithë faktorët e rëndësishëm në këtë vend”, vuri në dukje Basha.
    Gjithashtu, kryebashkiaku i Tiranës sqaroi më tej lidhur në një bashkëpunim të tillë. “Shumë prej sfidave që e presin Tiranën, shumë prej përpjekjeve që duhet të bëjmë, kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje e çka është më e rëndësishmja, disa prej tyre, që kanë nevojë për më shumë se “mirëkuptim” dhe mbështetje, pra që kanë nevojë për fonde e kanë rrugën e hapur, që nëpërmjet institucioneve financiare amerikane, nëpërmjet korporatave amerikane, nëpërmjet biznesit amerikan, nëpërmjet biznesit shqiptaro-amerikan, ne të fillojmë të vëmë në jetë axhendën tonë për një Tiranë moderne europiane, për një Tiranë të shekullit të 21-të, pra kam të gjithë arsyet që të kthehem tek bashkëqytetarët e mi të Tiranës dhe t’u them se kjo ka qenë një kohë e shpenzuar mirë, se dritaret e mundësive për bashkëpunim me Amerikën janë të hapura plotësisht”, theksoi Basha.
    Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana do jetë qyteti më miqësor për investitorët amerikanë, për institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanët, sikundër mirëpret kontributin e Diasporës shqiptare për ta bërë kryeqendrën e shqiptarëve një qytet të zhvilluar.
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha zhvilloi një takim edhe me drejtues të Federatës panshqiptare “Vatra”. Ndërkohë që vizitën e tij në SHBA, Basha e mbylli me një takim me komunitetin shqiptar në New York, takimi i parë i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #62
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Arb Tv News, Lulzim Basha Ne Usa 2012

    ARB TV NEWS, LULZIM BASHA NE USA 2012

    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #63
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Basha-Mustafa: Së shpejti marrëveshje për bashkëpunim mes Tiranës dhe Prishtinës

    Basha: Këtë vit mblidhet Asambleja e të zgjedhurve vendorë shqiptar.
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Isa Mustafa. Vizita e zotit Mustafa në Tiranë vjen në një ditë të shënuar në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Zoti Basha ka shfrytëzuar këtë mundësi për ta uruar drejtëpërdrejtë zotin Mustafa për Pavarësinë e Kosovës dhe për të vlerësuar përpjekjet që ai dhe stafi i tij po bëjnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës.

    “Përfitoj nga rasti t’ju uroj z. Kryetar, këtë ditë shumë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo ku jetojnë, 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe të shpreh kënaqësinë që ky 4 - vjetor e gjen qytetin e Prishtinës, komunën e Prishtinës, në një stad të ri të përpjekjes suaj të vazhdueshme, për të konsoliduar standartin europian, në mirëqeverisjen e Prishtinës, të përpjekjes suaj të vazhdueshme, për të përmirësuar jetët e qytetarëve të Prishtinës, të përpjekjes suaj të suksesshme, për të përfaqësuar dhe prezantuar në çdo segment të qeverisjes, praktikat më të mira europiane” tha Basha.


    Në këtë takim zoti Basha dhe zoti Mustafa kanë nënvizuar nevojën dhe domosdoshmërinë e intesifikimit të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës në fushën e artit, kulturës, sportit e në mënyrë të veçantë atë ekonomike. Një plan konkret bashkëpunimi do të konkretizohet me një marrëveshje të detajuar, e cila do të firmoset nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe ai i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa, gjatë vizitës që zoti Basha do të zhvillojë së shpejti në Prishtinë, pas ftesës së bërë nga, z. Mustafa.
    Kryetari i Komunës së Prishtinës nënvizoi si fusha me interes për bashkëpunim me Tiranën, zhvillimin hapësinor dhe urban , kulturën, sportin etj.

    “Kemi nevojë për këmbime të përvojave dhe mendimeve, por edhe të ekspertizës mes Tiranës dhe Prishtinës, sepse jemi shumë afër, kemi edhe vija shumë të lehta tani, të komunikimit dhe me Tiranën ne tani mund të komunikojmë siç komunikojmë me çdo shtet në Kosovë dhe ju me çdo qytet tjetër në Shqipëri. Për ne do të jetë e mirseardhur vizita juaj atje dhe natyrisht hartimin e një programi konkret bashkëpunimi të fushave të ndryshme, të cilat mendoj se do i ndihmojnë progresit tonë, në përparimin e pushtetit, efiçencës së pushtetit local edhe në Kosovë, edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë, këtu dhe hapave që bashkarisht duhet të ndërmarrim drejt integrimeve, në familjen e madhe europiane”, tha Mustafa.
    Në kuadër dhe të 100 vjetorit të Pavarësisë, zoti Basha ka biseduar me homologun e tij nga Prishtina për organizimin e Asamblesë së të gjitha njësive vendore shqiptare e cila do t’i kontribuojë vendosjes së një bashkëpunimi më të ngushtë mes tyre.

    “Sikundër kemi folur edhe më parë, nenvizuam nevojën për të bashkërenduar jo vetëm midis Tiranës dhe Prishtinës, por midis gjithë njësive vendore në Ballkan e më tej, të kryesuara nga shqiptarë, për të promovuar sa më shumë vlerat unike të qytetërimit shqiptar, vlerat e mikpritjes, tolerancës, qëndresës dhe inovacionit, nëpërmjet një Asambleje të të zgjedhurve vendorë shqiptarë, të cilët do të angazhohen konkretisht për të rritur e zhvilluar bashkëpunimin në fushën ekonomike, në fushën e artit, kulturës, duke sjellë më afër qytetarët të cilët qeverisen nga pushteti vendor, nga të zgjedhur shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Itali të Jugut apo kudo ku ka të zgjedhur shqiptarë apo qytetarë shqiptarë tek njësitë vendore”, tha Basha.

    Në takim ishin të pranishëm edhe Z. Haki Rugova, kryetar i Komunës së Istogut dhe familjarë të ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #64
    si jashte teme ky lajmi fundit

  5. #65
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    flm qyfyre, nuk desha te hap teme te re, ndoshta e postova me gabim? ndoshta dhe e teperoj!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Do ja shofim dhe ketij takatin sepse deri tani vetem gam gam gam po ben.

  7. #67
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Ozzy Lexo Postimin
    Do ja shofim dhe ketij takatin sepse deri tani vetem gam gam gam po ben.
    gam gam erdhi ...ham ham do iki

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  8. #68
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Basha së shpejti viziton Prishtinën


    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha së shpejti do të vizitojë Prishtinën. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që kryebashkiaku i Tiranës zhvilloi dje me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi.

    Në këtë takim, Basha dhe Selimi diskutuan për nevojën dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës, në fushën e artit, kulturës, sportit e në mënyrë të veçantë atë ekonomike.

    Një plan konkret bashkëpunimi, siç është rënë dakort edhe në takimin që Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha zhvilloi me homologun e tij nga Prishtina Isa Mustafa do të konkretizohet me një marrëveshje të detajuar, e cila do të firmoset gjatë vizitës që Basha do të zhvillojë së shpejti në Prishtinë, theksohet në një komunikatë nga Zyra e kryebashkiakut të Tiranës.

    Basha dhe Selimi kanë biseduar edhe për një sërë aktivitetesh të përbashkëta, në kuadër dhe të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

    Kreu i Tiranës e siguroi Ambasadorin e Kosovës për mbështetjen e plotë të tij personale dhe të Bashkisë së Tiranës, në përmbushje të misionit të tij.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •