http://www.abcnews.al/images/abc-news-logo.png
Basha: SHBA, mbështetje projekteve të Tiranës të shekullit të 21-të
05 shkurt 2012 15:07
Për herë të parë, Bashkia e Tiranës ka vendosur një bashkëpunim konkret jo vetëm me Bashkinë e Uashingtonit por edhe me qeverinë e SHBA-së. Ky ka qenë rezultati i vizitës së kyetarit të Bashkisë të Tiranës, Luzim Basha në SHBA. Kështu, në takimet e zhvilluara që nga Departamenti i Shtetit ai i Tregtisë, Kongresi Amerikan, institucione financiare si “OPIC” dhe Exim Bank, Instituti Kombëtar Demokratik, Instituti Ndërkombëtar Republikan, Qendra për Studime të Avancuara të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins”, Fondacioni “Heritage” me biznesmenë të njohur amerikan dhe shqiptaro –amerikanë, me Bashkinë e Uashingtonit etj, kryebnashkiaku Basha ka gjetur një mbështetje të projekteve të Bashkisë së Tiranës të cilat kanë si synim zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe punësimin.
“Tirana si qyteti më i madh i shqiptarëve duhet dhe do të ketë një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me SHBA, me kryeqytetin e amerikanëve dhe më të gjithë faktorët e rëndësishëm në këtë vend”, vuri në dukje Basha.
Gjithashtu, kryebashkiaku i Tiranës sqaroi më tej lidhur në një bashkëpunim të tillë. “Shumë prej sfidave që e presin Tiranën, shumë prej përpjekjeve që duhet të bëjmë, kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje e çka është më e rëndësishmja, disa prej tyre, që kanë nevojë për më shumë se “mirëkuptim” dhe mbështetje, pra që kanë nevojë për fonde e kanë rrugën e hapur, që nëpërmjet institucioneve financiare amerikane, nëpërmjet korporatave amerikane, nëpërmjet biznesit amerikan, nëpërmjet biznesit shqiptaro-amerikan, ne të fillojmë të vëmë në jetë axhendën tonë për një Tiranë moderne europiane, për një Tiranë të shekullit të 21-të, pra kam të gjithë arsyet që të kthehem tek bashkëqytetarët e mi të Tiranës dhe t’u them se kjo ka qenë një kohë e shpenzuar mirë, se dritaret e mundësive për bashkëpunim me Amerikën janë të hapura plotësisht”, theksoi Basha.
Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana do jetë qyteti më miqësor për investitorët amerikanë, për institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanët, sikundër mirëpret kontributin e Diasporës shqiptare për ta bërë kryeqendrën e shqiptarëve një qytet të zhvilluar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha zhvilloi një takim edhe me drejtues të Federatës panshqiptare “Vatra”. Ndërkohë që vizitën e tij në SHBA, Basha e mbylli me një takim me komunitetin shqiptar në New York, takimi i parë i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Krijoni Kontakt