-
Huliganë serbë sulmuan tifozët kroatë me sopata
Huliganët serbë sulmojnë tifozët kroatë
Huliganë serbë sulmuan tifozët kroatë me sopata dhe pllaka betoni. Si pasojë u plagosën tre persona dhe u arrestuan dhjetëra sulmues. Por në kombëtaren kroate thonë se atmosfera është e mirë.
Deri mbrëmë fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kroat kanë qenë pakënaqësitë më të mëdha, që u kanë ndodhur tifozëve kroatë gjatë Kampionatit Evropian të Hendbollit, i cili po mbahet në Serbi.
Natën e kaluar megjithatë ndodhi një incident shumë më i rëndë. Një sulm i organizuar ndaj karvanit të makinave të tifozëve, të cilët pas fitores të Kroacisë ndaj Francës dhe kualifikimit të saj në gjysëmfinale po ktheheshin në shtëpi nga drejtimi i Novi Sadit për në drejtim të Baçka Palankës. Tek vendi i quajtur Veternik, sipas dëshmitarëve okularë, një automjet papritmas frenoi me forcë para kolonës së gjashtë, apo shtatë makinave me targa kroate. Pastaj rreth 50 të rinj në sulmin e tyre kanë përdorur përveç gurëve, tullave dhe pjesëve të pllakave të betonit edhe thika dhe sopata. Si pasojë e sulmit lëndime të rënda kanë pësuar tre persona, ndërsa janë dëmtuar 15 makina.
Disa prej sulmuesve u arrestuan nga policia
Një furgoni me targa kroate iu vu zjarri në një pikë karburanti në Ruma. Edhe vetë në Novi Sad kishte incidente. Për shembull huliganët hoqën me forcë targat kroate nga makinat dhe vizatuan me spray simbolin serb me katër shkronja S. Disa media si "arsyetim" për dhunën kanë përmendur se disa tifozë kroatë gjatë ditëve të fundit në Novi Sad kanë brohoritur fyerje të ndryshme në sallën e ndeshjeve dhe se "dy ditë më parë (gjoja) kanë sulmuar figurën simbolike të kampionatit, e cila po bartej nga një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar ..."
Budallenj ka gjithmonë...
Si zakonisht skenat pikëlluese dhe huliganët dolën në plan të parë, ndonëse përshtypja e përgjithshme e mysafirëve kroatë është krejtësisht tjetër. "E pra budallenj ka, kështu është. Sa i përket provokimeve, më i madhi, që kam parë, ishte në Vrshac, kur një burrë nga një tavolinë tjetër në kafene na tha: "Oh, ju jeni nga Kroacia? Por ju nuk e keni idenë, ne do t'ju mposhtim në gjysëmfinale, "E pra, ky është me të vërtetë provokimi më i madh, që na është bërë. Por, kur njerëzit dëgjojnë se ne jemi nga Kroacia, ata sillen normalisht", thotë për Deutsche Wellen, Kreshimir Laçkoviq, gazetar i "Zërit të Sllavonisë" nga Osijeku.
Ashtu si ai mendojnë edhe shumica e tifozëve. "Përshtypja e përgjithshme" e tyre është e mirë. "Çdo gjë është nën kontroll, ne ndjehemi rehat, ky kampionat është i përgatitur mirë", thotë për shembull njëri prej tyre.
Kroacia natën e kaluar u kualifikua për në gjysëmfinalen e Kampionatit Evropian. Të premten dhe të dielën do të zhvillohen dy ndeshje në Arenën e Beogradit. Në dy takimet e zhvilluara në Spens ekipi kroat u mbështet me brohoritje nga më shumë se 4.000 tifozë dhe a do të brohorasin edhe në Beograd tifozët kroatë pas ngjarjes së mbrëmshme dhe nëse policia do të mund t'u garantojë sigurinë, kjo do të shihet.
Autorë: Dinko Gruhonjiq / Esat Ahmeti
Redaktoi: Angjelina Verbica
dw
-
-
Huliganët serbë lënë pa një sy lojtarin e tyre!
28 Janar, 2012
TemA Online

Hendbollisti serb Zharko Seshum është dërguar mbrëmë urgjentisht në spital, pasi një fishekzjarr nga tribuna e ka goditur në fytyrë. Raportohet se mjekët po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar njërin sy që e ka në rrezik ta humbë.
Serbët tentuan vazhdimisht të sulmojnë lojtarët kroatë gjatë ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale, kurse gjatë ditës së djeshme policia serbe ka ndaluar në kufi dy autobusë me tifozë kroatë që të shkojnë në Beograd për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së tyre kundër Serbisë.
Serbia e mundi në gjysmëfinale të Evropianit Kroacinë 26:22 dhe u kualifikua për në finale, ku do të luajë kundër Danimarkës.
Mirëpo, ekseset e shumta të tifozëve serbë dhe mungesa e gatishmërisë së policisë për të penguar huliganët, do të duhej t’iu shërbejë si shembull federatave evropiane e botërore të sporteve të ndryshme që të mos i japin Serbisë organizimin e garave të tilla.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt