Close
Faqja 142 prej 148 FillimFillim ... 4292132140141142143144 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,411 deri 1,420 prej 1475
  1. #1411
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Me ngjan se une shtrova nje ceshtje, e cila nuk eshte e vulosur.

    Po i permbledh te tera pasi druaj se shpesh njerezit lexojne ate qe mendojne vete dhe jo ate qe kam dashur te them:

    1. Nena e Aleksandrit, princeshe e Epirit, moter e Pirros nga dera e Akilit hynte ne kultin e Dionisit. Dionisi grek ka brire Bualli, ndonese origjinen ja meshojne nga perendia Egjiptiane Amon me brire dashi.
    Dionisi nuk ka brire, ndersa nena e Lekes nuk hynte ne kult te dionisit. Sepse ajo ishte priftereshe e Mates pasi edhe kishte fituar titullin Olimpii, dhe eskortohej nga gjarperinjte posikur edhe vet perendesha Mate.

    2. Kadmi eshte kudo me brire Bualli.
    nuk eshte - jo kudo - po askund.

    E me qe Dionisi eshte me brire bualli, dhe keto nuk i ka nga linja e te atit, do jene nga Semele, nena e tij/bije e Kadmit.
    po kerkon dhe origjine te brireve qe nuk i ka.

    Briret e Kadmit mun te jene keqinterpretuar per shkak se udhetimi i tij nga teab ne Iliri si zor te jete bere me buaj. Ai do kete lunduar permes bollave. Dhe ne fundte jetes se vet kthehet bashke me Harmonine ne bolle. Njeri nga keta behet bolla Dril dhe tjetri Laos. Nuk e di saktesisht perkatesine. Por di qe nje nga keta lumej quhet lumi Seman sot.
    si qenka 'keqinterpretuar' dicka qe nuk ka, dicka qe nuk ekziston nuk mund te keqinterpretohet.

    2.Dodona/Bodona lidhet etimologjikisht me nje Rrenje Bu/Bo qe mund te jete Bolle ose Buall.
    Nuk lidhet, ky eshte nje pretendim i padegjuar.

    Me qe Dodona qe tempulli i Zeusit Dodonian, dhe Epiri e tere iliria kane kult gjarperi, ka gjase qe rrenja te jete me shume bolle se buall. Per m shume ne foton qe ka sjelle Billy Goat shikojme nje gjarper. Ka edh epiktura te tjera te kadmit duke vrare gjarperin qe ne fakt mund te jete dragon (a ka gjarper feniks)?
    nuk ka dodona asnje lidhje me gjarperinje.


    3. Rrenjen Bo/Do e kemi ne emrin e Dardanit.
    nuk e kemi.
    ndersa "bo" e "do" jane gjera tmerresisht te ndryshme.

    4. Nje vajze e Kadmit (the White Goodess) eshte martuar ne Korfuz dhe nje nga qytete aty ka emrin e saj. Ky emer ne kohe zevendesohet me Batiai. Kjo mun dte jete edhe rastesi, por zakonisht greket jane te sakte ne rastesite e veta.
    nuk ka kjo asnje rendesi e as vertetesi.

    6. Hinterlanti Apollonise (qyteterimi ketu fillon ne epoken e gurit) ku jetonin Enkelanet (sipas Cabejit Ngjalat, ose bollat e ujit) ka nje seri me madhe toponimesh me Bu/Bo, Bulis duke qene 2 prej tyre.
    Enkelejte skane gje te perbashket me apolloniatet ndersa jetonin ku tjeter pos ne Oher.


    7. Mbreti me i lashte i dokumentuar ne Epir quhej Gerion, sipas nje stele te gjetur. E kam vene diku ne forum kohe me pare. Emri tjeter Gerion haset ne punet e Herkulit. (Disa te dhena toponimike guri perendive, Europa dhe Libia dy zona aty prane, Oqeani qe mund te jete lume ose apendiksi i detit mesdhe, dhe buajt/lopet te kuqeetj etj te bejne te mendosh se lopa mund te kete qene nje kafshe e zones dhe eshte zhdukur ose ralluar pas ndonje demi natyror. Dihet qe Lumi i Fierit nderroi rrjedh nga nje termet i padegjuar ne histori dhe zjarr e zift shpertheu nga tere anet. Nuk dihet pse eshte braktis siteja e vjeter e Bulis...)
    keto jane spekulime ne te cilat nuk shoh dobi.

    8. Durresi ka ne monedhe nje lope. Por Durresi nuk eshte cfaredo. Ai eshte themeluar nga nje mbret barbar i quajtur Epidamnus sipas Apianit (harrojeni Thyciditin qen grek dhe Strabo qe e papagallon). Ky Dam/Dum/Dem eshte po ashtu emri i birit te Atlasit, te birit te Dardanit (ai qe nuk u shperngul me te jatin). me ngajn se ka edhe nje variant te nje djali te Kadmos qe nuk me kujtohet emri.
    ani cka qe durresi ka lope ne monedhe.

    9. Familja Bua Spada eshte nga familjet me aristrkratike ne bote. Buat qene duke te Lepantos e Artes dhe kane zoteruar Gjirokasttren deri ne Arte. Ata lidhen me Topite te cilet zoteronin Durresin. Bua vritet ne pabesi nga gruaja serbe. Ndersa Spadat ishin familje me e beses dhe me e ndritur ne historine papale dhe te Romes. Me sa di une Borgia eliminoi nje Spade si kundershtar permes helmit.
    [so what]

    Me pak fjale cila eshte lidhja Buall/Bolle, reale apo ngaterrese?
    nuk ka asnje; bulli-bull, e bolla-bolle.

    Serbet dhe Rumunet jane ne vije te pare per parketesine etnike te Bua Spadave ne se juve ju qenka merzit.
    c'me hyn mua ne pune ne cfare vije fusin veten ata.

    dhe c'eshte më me rendesi -nuk ka kurrfare spadave
    sepse jane Shpataj ata.

    Cuditerisht me ardhjen e Kadmit vritet dragoi/?feniksi? bie fuqia e Zeus Bollaneut (dodoneut) dhe ngrihet Apollo i Delfit. Pse e rrenoi djali i Akilit (nje nga te 7 heret) orakullin e Apollos?
    Perkundrazi, aty Kadmi thjeshte asiston ne ritualin e ringjalljes se Dragoit mbrojtes te shqiptareve.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #1412
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga baaroar Lexo Postimin
    DO dhe BOLLA

    "DO"-ja është Plaka e shtëpisë,...
    ku e ke zbuluar ti kete?
    (paske shkruar "plaka" se ne moment e lexova "Pllaka" e shtepise dhe gati sa s'mori sens ajo qe the).
    Por edhe atehere do te duhej te ta beja te njejten pyetje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 01-07-2012 më 09:43
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #1413
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Iberia ku gjoja u dergua Herakles te marre lopet e Gerionit eshte thjesht keqinterpretim me ose pa qellim i shkruesve greke te historise.
    Por kjo nuk eshte histori - ky eshte mit per herkulin.
    as autoret antik nuk pretendonin se isht histori.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #1414
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Thimi Mitko- tetor 1859, Universiteti i Athines:

    "....Lopesi (Helopia ne Molosi), sot nje fshat i vogel ne Thesproti afer Konispolit. Ne kohen e lashte ato vise ishin te famshme si rritese gjedhi, sepse edhe Herakliu rrembeu qete me nam te Geryonit, mbretit te Ambrakise, pasi e mundi ate me 1350 (para eres sone)....
    ...shqip lope dhe lopes, ai qe ruan lopet"
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #1415
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin

    Thote Pseudo-Skylax (26):

    "And of the taulantians is the illyric nation, in which Epidamnos is and a river flows besdie the city which has the name Palamnos. And out of Epidamnos to Apollonia, a Hellenic city, is a road of 2 days. And Apollonia is distant from the sea 50 stades, and the river Aias flows beside the city. And from Apollonia into Amantia is 320 stades. And the Aias river from Pindos mountain flows beside Apollonia. And toward inland, somewhat into the Ionian Gulf is Orikos. It comes down from Orkia to the sea 90 stades and from Amantia 60 stades. Sharing a border with these in the interior are Antitanes above Orikia and Karia as far as DODONIA. And in the Kestris territory is said to be a pedion, named Erytheia. Here geryones is said to come and pasture his oxen. By these places are the Keraunean mountain in Epeiros and ther is an island beside these places, a small one, which have the name Sason..."


    Pra nuk kemi kurrfare Gerioni te Iberise por te Iperise ose Shiperise, dhe kemi prezence te nje mbareshtrimi te lopeve ne Lopes aka Hell(e)Opia. Shtyllat e Herakles ndajne 2 krahina, per arsye qe i takojne temave te tjera.
    "Gerioni vie...", do te thote se: nuk eshte rezident. E jo ate cfare thua ti.
    Pastaj, ai gjoja kullote qete aty, e jo lopet.

    Dhe se dikush ka kullotur Qete aty, (apo e kunderta: se ky mit u thur per te spjeguar emrin e maleve ne fjale) ta deshmon vet emri i maleve.
    Vetem ne kete pasus kemi nje varg toponime emrash qe kane si baze qete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 01-07-2012 më 10:18
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #1416
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    I paske lexuar te 'gjitha' perpos Hekateut "Geryon reigned in the continent (here we go again!) between Ambracia and Amphilokos..." and dhe kesaj pjese qe ke cituar nga Thimi Mitko "Herakliu rrembeu qete me nam te Geryonit, mbretit te Ambrakise, pasi e mundi ate me 1350 (para eres sone)...."

    Cilet male? Afer Kestrines (fusha e Vrines) jane vec malet Keraune qe ne shqiptaret i themi malet e Vetetimave.

    Briret Buall te Dionisit, vec te tjerave jane tek Euripidi. Me sa me kujtohet e ke nje kopje. Aty flitet edhe per kultin e Dionisit. Tek gravura e Blizoo, flamurin e kujt mban ne dore Aleksandri? Perceptimi kohor mund ndaj ketyre personazheve mund te jete i gabuar ose i qellimshem, po ne na takon te dime se cfare eshte thene padrejtesisht dhe ta zhvleresojme me prova. Ndryshe nuk do dalim askund. Pervec logjikes, gjithe te tjerat i takojne me te fortit dhe me popullorit ne kete boten tone.

    Problemi nuk zhduket nga fakti se ne e injorojme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 01-07-2012 më 12:08

  7. #1417
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Jun është perëndi greke e cila ose është e huazuar, ose flet për prejardhjen e tyre nga Afrika dhe rajoni i afërt me Egjiptin. Toponimi Taurisium, që rrjedh prej tau, ku shqip edhe sot e ruan kuptimin e kaut, ndonëse ilirët sigurisht e kanë quajtur Kaurri-si-on. Pastaj Buthros, Buthrotum, Butua, prej ku rrjedh e sotmja shqipe buall. Pastaj format Ija, Io, Jo, e ndoshta edhe icca (ika), si pseudonim i saj, ka kuptimin e mëshqerrës, që e hasim si toponim hidronim, eponim, etj. Njësoj Theba-t, (në Beoti, Egjipt, Trojadë, etj.), kanë të bëjnë me gjedhin. Në rajonin e ilirisë së jugut gjejmë edhe toponimin Lopes. E kështu më radhë, të mos numërojmë më kot. Legjenda për Ijën, bijën e mbretit Inak, (me fytyrën e mëshqerrës) sigurisht është vetëm një formë e mjegulluar mitologjike që flet për etnogjenezën e grekëve të mëvonshëm, dhe dyndjet e tyre derisa përfundimisht ishin vendosur aty ku janë edhe sot. Ardhja e fiseve që nderonin lopën dhe buallin, filluan të pengojnë rrjedhat spontane të jetesës së pellasgëve.
    Kete e mora nga tema jote e swastikes pasi eshte e rendesishme dhe nuk duhet humbur nga shikimi.

    Pastaj duhet rikujtuar edhe kjo (nga posti 2226 e deri ne fund) ku Ethiopians duket te jete Tebanet. Po vecoj ketu postin e e shkelqyer #2229 te Baptistit


    Eu-lopa eshte personazh;
    E-lop-ia eshte vend;
    Dallimi nuk eshte i madh por eshte esencial. Elopia nuk u themelua ne emer te Eulopes. Megjithese Eulopa nuk nuk u be asnjehere zyrtarisht emer vendi. Ajo jozyrtarisht mbijetoi per shekuj.
    Parashtesa gjinore "e" dhe integrali simbolik "U" ate emer e ben te kete kuptimin "lopa qiellore" por edhe "~ e madhe" qe shume shpesh eshte sinonim i te "e bujures" qe mund te kete personifikuar "rrugen e qumeshtit".

    Beocia ne fakt eshte quajtur Kadmea me heret ose se paku ne letersi, ndersa emri i krahines ne formen aktuale eshte i deformuar nga Boeotia e cila alternativisht duhet shqiptuar Boiotia. - E qe nderkohe mund te kete qene emri alternativ i gjuhes vendore, pra. shqip. Sepse "Boa" eshte lloj gjarperi i ngjashem me "pitonin" por shume me i vogel, sidomos ai lloji shtepiak i tij. Ndonese vet Boa ishte Dragon. Iliret besonin se "ky gjarper e thithe lopen", dhe ende jeton ne kujtesen sllave si kravosisac. (Fatkeqsisht emri ekuivalent "thitlope" sot perdoreet per nje lloj bretku ne gjuhen e unisuar!). Kuptohet qe nuk ka gjarper qe thithe lopen. Ne kete bestytni mbijeton pershkrimi i vules se kontrates mes dy kulteve. Kjo eshte metafore e tributit qe ka thithur kulti i gjarperit te vendoreve nga fitimet e atyre te kultit te lopes. Sepse 'ofiogjenët' ishin kult shume me i vjeter se 'bijte e lopes'.

    Keshtu e analizuar si El-l'opia mund te na dal se eshte e lidhur me gjarperin dhe emri lope te kete dalur permes asimilimit te kultit - por ne cilen gjuhe? Shenjat na tregojne per Etiopine por forme dialektore i takon pellagjishtes perendimore!

    Emri i AEtiopise ne kuptimin Ati-Ofion thirret ne gjarperin demiurg te mitit pellasg per krijimin, prandaj rrenja [lop] del si aglutinim prej l'Ophi.

    Por vazhdimi ne kete drejtim do na i bente te gjithe popujt e botes ofiogjen.... gje qe e ben te pamundur thellimin ne studime qe kan per qellim diferencimin e shoqerive ne menyre 'kualitative'. Gjarperi e kishte gjithe boten ne dore, sidomos Ofioni. Eshte pak i pa logjikshem adhurimi i gjarperit nga shoqerite neolite ne gjithe kontinentet e botes pa ndonje faktor iniciues. Gjarperi eshte krijese me efekt repulsiv psikoemotiv ne njeriun. Veshtire te shpjegohet pa kontakt me "iniciatet".

    Nderkohe qe Ofioni eshte absolutisht i atestueshem si demiurg Pellasg. Emri i te cileve poashtu nje kuptimet e hershme te tij rri ne lidhje te drejt me gjarperin. Emri i pervecem Pelor, eshte deshmi e pakontestueshme e kesaj. Por aty eshte "pellumbesha"... -kush i bie ne fije magna-misterit pellasg???>...
    http://www.forumishqiptar.com/showth...85938&page=112

    Paskam bere nje gabim aty-> Herodoti i quan Atlantet "Nasamone" dhe jo tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 01-07-2012 më 12:58

  8. #1418
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Dere e Pirrove (dhe e Skenderbeut) sipas Barletit eshte Ajakide dhe keta Ajakide ku hyn edhe famila Bua kane emblemen e bollave, 4 bolla ne embleme te Pirros, ose 4 dege te familjes. Ajaksi dhe Teucer qen vellezer, kusherinj te Akilit dhe luftuan ne anen e tij ne luften kunder Trojes. Teucri vete (nene tjeter nga Ajax) qe nip i mbretit Priam te Trojes.

    Emblema me bolla ruhet ne Torino ne nje muze. Ndonje 'Torinez' mund te ndihmoje ta gjeje dhe t'i marre nje foto te sakte se nuk kam pare nje te sakte deri tash.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 01-07-2012 më 12:50

  9. #1419
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Simbole te Ptolemejve

    Eshte nje objekt(relief) i Ptolemeut IX (146 -125 B.C.),
    paraqet 5 cifte gjarperinjsh(jo bolla). Nuk e di nese lidhet me kete teme ?

  10. #1420
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Ptol. IX : Relief

    . . . vijon


    ngjitja eshte nga botimi :

    " Romans and Barbarians, Museum of Fine Arts Boston "
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •