Close
Faqja 134 prej 148 FillimFillim ... 3484124132133134135136144 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,331 deri 1,340 prej 1475
  1. #1331
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ζεὺς βροντῶν nuk eshte origjinali, eshte greqishte e sotme, fjale shume me e re se Tonans, bile fjale akoma me e re se Tonante(it) dhe Thundering(engl).

    Origjinali eshte thjesht ZEU, po ashtu si Tins tek etrusket, fjale me spekter te gjere kuptimor qe i perfshin te dyja, hyjni+epitet.

    Ai qe quhej thjesht ZEU, Iuppiter shqiptar(Giove Albano) ne Alba Longa me vone u be tempulli qendror i dictator latinus deri tek Oktavian Augusti i cili ndertoi triaden ne campidoglio, perktheu dhe emrin e Zeusit. si perandor i pare Augusti ndryshoi epiqendren e adhurimit, nga mons Albanus ne Campidoglio.

    Mons Albanus ka qene mali i shenjte i populi Albenses, identik me Dodonen tone.(mali Tomor!)
    Ne te gjithe territorin e Lazio gjen emra qytetesh, vendbanimesh, malesh etc, te cilat lidhen dhe me shqipen e sotme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 21-09-2011 më 03:56

  2. #1332
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Jupiter Tonans

    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    E kuptoj...
    [INDENT]

    2.
    Transmetimet se si gjoja epiteti Tonans eshte "perkthim" i greqishtes Bronton eshte hamendje autoresh dhe s'mund te merret pa rezerve
    . . .
    Se gjithmone behet fjale per Tingull

    Fon Thonie/sinjalizim tregon

    === >> Fjala Shqipe Brohoritje, Bras, Bret, Brit,

    [bront : bronc : bronx : bronz] nga i cili material behen
    kumbonat e para ne Dodone.

    b.b. Troy III p.a.e.
    ========================================

    Flm shume per spjegimet.

    1.
    Dua te theksoj edhe nje here se kam thene :

    " . . . Emri Tonans eshte perkthimi qe Augusti beri per
    emrin origjinal "Zeus B..r..t..(?) . . . "

    dhe ketu kisha parasysh, ashtu si thoni edhe ju, Fjalen Shqipe Bras, Bret, Brit. .
    pra mendoja se emri origjinal i tempullit ishte " Jupiter Britesi ", emer ky qe
    Oktavian Augusti e dinte mire sepse ne vitin 19 PARA Krishtit kur ai ndertoi
    tempullin, ai ishte i sapo kthyer nga studimet e kryera ne Apolloni te Ilirise.

    Pra, ideja ishte qe Augusti ndertoi nje tempull sipas modelit te Dodones Ilire
    dhe emrin ilir " Brites " e perktheu ne " Tonans ".

    2.
    Ne lidhje me fjalen " Bronton ", nuk eshte kjo fjala qe pyesja kur thoja
    "Zeus B..r..t..(?) . . . ". Fjalen bronton e kam hasur se pari tek historiani
    Cassius Dio, i cili shkroi vepra ne greqisht, pra i ka perkthyer emrat
    ne gjuhen qe perdorte per te shkruar librat e tij.

    Cassius Dio shkroi per Zeusin bronton ne shekullin e trete(3) PAS Krishtit
    duke perkthyer ne bronton emrin Tonans te vene nga Augusti ne vitin
    19(nentembedhjete) PARA Krishtit.

    Shenim:
    me kete post shpresoj se kam sqaruar se per cfare kam shkruar tek
    " Monedha te hershme ", ku ndoshta nuk eshte ndertuar qarte pyetja.
    kjo e pasuar me opinione qe ndodhen ne lidhjet www te cituara, lidhje
    te cilat i kam vene per te treguar dokumentet CIL qe duhen dhe
    JO per OPINIONET rreth tyre, le shkas per paqartesi gjate leximit.

  3. #1333
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Cila mund te jete lidhja ndermjet 12 prifterinjve SALII(vetem ketyre u lejohej te mbanin plisa ne koke) te Numa Pompilius( King of Rome and magician of considerable power, caused a perpetual light to burn in the dome of a temple he had created in honor of an elemental being) dhe prifterinjve SELLOI(suliotet, spekullim imi) te zhdukur ne menyre misterioze te Dodones(orakulli u ruajt ne menyre fanatike nga tre prifteresha per shekuj) ???
    Mbanin plisa(simbol i vezes kozmike) prifterinjte e Dodones?

    Shume autore kane shkruar ngjashmerite midis ritualeve te Dodones dhe ritualeve te prifterinjve Druide ne Britani dhe Gali.


    Most curious of the oracles of Dodona were the "talking" vases, or kettles. These were made of brass and so carefully fashioned that when struck they gave off sound for hours. Some writers have described a row of these vases and have declared that if one of them was struck its vibrations would be communicated to all the others and a terrifying din ensue. Other authors describe a large single vase, standing upon a pillar, near which stood another column, supporting the statue of a child holding a whip. At the end of the whip were a number of swinging cords tipped with small metal balls, and the wind, which blew incessantly through the open building, caused the balls to strike against the vase. The number and intensity of the impacts and the reverberations of the vase were all carefully noted, and the priests delivered their oracles accordingly.

    A kishte kjo vazo(vazot) tunxhi formen e plisit(gjysme vezes kozmike)?


    Tre peleiadat( priftereshat) ishin pellumbeshat dhe plakat.(mos ngaterrohen me 7 pleiadat, te bijat e titanit Atlas, se jane gje tjeter)

    A kishin tre peleiadat plis(peleus[lat]) ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 23-09-2011 më 13:23

  4. #1334
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga brandon* Lexo Postimin
    Cila mund te jete lidhja ndermjet 12 prifterinjve SALII(vetem ketyre u lejohej te mbanin plisa ne koke) te Numa Pompilius( King of Rome and magician of considerable power, caused a perpetual light to burn in the dome of a temple he had created in honor of an elemental being) dhe prifterinjve SELLOI(suliotet, spekullim imi) te zhdukur ne menyre misterioze te Dodones
    Kurnje fare
    (orakulli u ruajt ne menyre fanatike nga tre prifteresha per shekuj) ???
    Mbanin plisa(simbol i vezes kozmike) prifterinjte e Dodones?
    1.Nuk ishin tri prifteresha ne Dodone.
    2.Skurèt, si simbol te Vese Kozmike te MATES i mbanin Dio-Skuret, si dhe gjithe gegeria perpjete Drinit.
    3.Nuk i kemi pare prifterinjte e Dodones te mbanin gje mbi koke aq me pak cfare.

    Shume autore kane shkruar ngjashmerite midis ritualeve te Dodones dhe ritualeve te prifterinjve Druide ne Britani dhe Gali.
    Nuk dihet gje prej gjeje ne lidhje me rituale Druidesh, dhe puna nuk qendron hiq me mire me njohurite ndaj ritualeve Dodonëse.
    Most curious of the oracles of Dodona were the "talking" vases, or kettles. These were made of brass and so carefully fashioned that when struck they gave off sound for hours. Some writers have described a row of these vases and have declared that if one of them was struck its vibrations would be communicated to all the others and a terrifying din ensue. Other authors describe a large single vase, standing upon a pillar, near which stood another column, supporting the statue of a child holding a whip. At the end of the whip were a number of swinging cords tipped with small metal balls, and the wind, which blew incessantly through the open building, caused the balls to strike against the vase. The number and intensity of the impacts and the reverberations of the vase were all carefully noted, and the priests delivered their oracles accordingly.

    A kishte kjo vazo(vazot) tunxhi formen e plisit(gjysme vezes kozmike)?
    Kete askush nuk e di madje nuk e di as autori qe ke cituar se here e quan kazan here vazo qe jane pothuaj kundershtim.
    Pastaj nuk jane bere oroqet duke degjuar ate note muzikore se si po reverberon, por meditimet dhe kerkimi personal i qetesise shpirterore.
    Tre peleiadat( priftereshat) ishin pellumbeshat dhe plakat.(mos ngaterrohen me 7 pleiadat, te bijat e titanit Atlas, se jane gje tjeter)
    S'ke cfare zhgaterron as cfare ngaterron;
    Plejadat jane ne qiell dhe jane 6+1
    njera prej te cilave u shua dhe ra duke shkulur floket nga pikllimi per renien e Trojes. Kjo plejade kishte kaluar nga Nova ne nje 'xhuxh te bardhe' qe tani memzi dallohet ne ate periudhe historike.
    A kishin tre peleiadat plis(peleus[lat]) ?
    Dhe sic thame...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 23-09-2011 më 22:03
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #1335
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    shqip...plis, qylaf, qeleshe, etc.

    lat...pileus

    ancient.....pilidion

    Dodone-Dione, nena e zotave( ekuivalent i futjes se vonshme mitologjike Gaia, uranus la la la), ajo qe krijoi vezen kozmike, krijusja e universit.

    tre peleiadat, plaka, pellumbeshat, ishin priftereshat e Diones-Dodones


    kalojne shume shume shekuj

    Zeusi pellasgjik behet important, por per njefar kohe mbreteron dualisht me Dionen

    dhe ne fund fare

    behet helen

    dhe latin(Jupiter)

    kur dihet qe origjinalisht ishte pellasg, mollos, epirot, shqiptar.


    PS> here tjeter zgjerohemi me shume, sjellim dhe materiale.....Nuk te ben pershtypje Salii dhe Selloi?
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 24-09-2011 më 14:50

  6. #1336
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga brandon* Lexo Postimin
    shqip...plis, qylaf, qeleshe, etc.

    lat...pileus

    ancient.....pilidion
    "pileus" eshte gabim drejtshkrimor i latinishtes - duhej shkruar pilleus.
    Fjala pellasgo-shqipe eshte ajo qe kam vene te paren ne postin e kaluar. Skuroi.
    Dhe jeton ne fjalen moderne sgure/zgure, zguraje = levozhge (boshe) e hapur, haptine ne forme harkore apo rrethore a [hemi]sferike.

    Dodone-Dione, nena e zotave( ekuivalent i futjes se vonshme mitologjike Gaia, uranus la la la), ajo qe krijoi vezen kozmike, krijusja e universit.
    Dione
    eshte emer gjenerik titanidesh e cila duhet ta kete ciftin e vet. 1. Nuk eshte emer personal. 2. Nuk eshte (as) perfaqsuese e Zojes se gjithesise. 3. Eshte Titanide orakullore/dijes, nga koha kur as Zojsi nuk ishte perendi, por Titan.

    tre peleiadat, plaka, pellumbeshat, ishin priftereshat e Diones-Dodones
    Tri plakat orakullore [simboli ideografik: pellumbi] themeluan tre Orakujt integral Dodone-Siwah-Egjipt.
    Secila vecmas, dhe asnjehere nuk vepruan ne te njejtin vend. Ndersa plejadet qe gjinden akoma ne qiell edhe sot e kesaj dite lajmerojne sezonen e shiut.
    Zeusi pellasgjik behet important, por per njefar kohe mbreteron dualisht me Dionen
    Gjithe titajte e njemendte dhe origjinal - kane ushtruar detyren e tyre ne cift -madje edhe ditet e javes te gjitha kishin nga 1 cift perfqsues qe kujdesej per harmonine e saj.

    Te gjithe i pergjigjeshin deshires se Names.
    dhe ne fund fare
    behet helen
    dhe latin(Jupiter)
    kur dihet qe origjinalisht ishte pellasg, mollos, epirot, shqiptar.
    Zojsi ka ngelur perjetesisht shqiptar dhe vazhdon te jetoje ne fjalen shqipe Zoje Zot etj.
    Asjne poppull tjeter nuk e perdor as di cka do te thote kjo fjale.
    PS> here tjeter zgjerohemi me shume, sjellim dhe materiale.....Nuk te ben pershtypje Salii dhe Selloi?
    Kam folur gjeresisht per Selloi diku rrotull forumit.
    b.b. Troy III p.a.e.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 25-09-2011 më 20:47
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #1337
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Tjetersim i Tempullit te Dodones nga Apolloniatet ?

    Te kete ndodhur tjetersim i Tempullit te Dodones nga Apolloniatet ?
    ==================================================
    Po ngjis nje pjese nga fleta nr. 492 nga libri :

    ------------------- Libri -----------------
    Autori :*Graves, Robert, 1895-
    Titulli : The White Goddess ; a historical grammar of poetic myth
    Edit : Amended ed. Amended and enl. ed.
    -----------------------------------------------------

    Thuhet qe : " . . . ne mileniumin e dyte para Krishtit, besimtaret e Apollos
    i moren forcerisht tempujt ekzistues te Perendeshave, qe mbaheshin nga
    PELLAZGET vendas dhe i kthyen ne tempuj te Apollos . . . "

    Te kete ndodhur kjo edhe me Dodonen ???

    --------------------------------------------------------------------

    Shenim nga Suetonius : " Oktavian Augusti e rindertoi Tempullin e Dodones
    ne vitin 31 para eres sone "
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #1338
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga EncounterAL Lexo Postimin
    Te kete ndodhur tjetersim i Tempullit te Dodones nga Apolloniatet ?
    ==================================================
    Po ngjis nje pjese nga fleta nr. 492 nga libri :

    ------------------- Libri -----------------
    Autori :*Graves, Robert, 1895-
    Titulli : The White Goddess ; a historical grammar of poetic myth
    Edit : Amended ed. Amended and enl. ed.
    -----------------------------------------------------

    Thuhet qe : " . . . ne mileniumin e dyte para Krishtit, besimtaret e Apollos
    i moren forcerisht tempujt ekzistues te Perendeshave, qe mbaheshin nga
    PELLAZGET vendas dhe i kthyen ne tempuj te Apollos . . . "

    Te kete ndodhur kjo edhe me Dodonen ???

    --------------------------------------------------------------------

    Shenim nga Suetonius : " Oktavian Augusti e rindertoi Tempullin e Dodones
    ne vitin 31 para eres sone "
    Nuk e besoj, Dodona kishte nje autoritet te larte boteror - ndersa Apolloni nuk ishte fare i huaj per te perkundrazi ata i benin komplement njeri-tjetrit sepse po te shikohet me ca kujdes apolloni tek nje pjese e madhe e ilireve duket te jete perendi themelore -ngjashem me kete edhe ne Troje kemi apollonin qe ze nje vend qendror ne jetet e tyre te perditshme shpireterore.

    Graves eshte shume i mire, por ndonjehere harron se Dielli ka qene femer...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #1339
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    MISTERET E DODONES PELLAZGJIKE
    NGA ERVIN FETAHU

    S’ka dyshim,historia është shkenca lëvruese e cila regjistron të kaluarën tonë,shpesh herë priret të ceki ngjarje të caktuara ku aktor e protagonist janë personazhet njerëzor,civilizimet e qyteterimet e ndryshme,lindjet,lulëzimet dhe rrënimet e tyre,por disi ndryshe do doja ta nisja këtë shkrimin. Vëmendja kësaj here shkon tek historiku i një peme fisnike që e ka emrin “Lis”, e pse do të thoni ju...?! sepse kjo pemë dëshifron kodet e lidhura ngushtë me të kaluarën dhe gjurmët e qytetërimit tonë, pokështu mundëson ringjalljen e disa hallkave të harruara e të lëna pas dore, si lindja e gërshetimi i qytetërimit Pellazgo-Ilir.Të dhënat e kahmoçme dëshmojnë se mitologjia ka hyjnizuar dhe nderuar një vend në zemër të Epirit (Çamerise) mes malesh të lartë e të thepisur, të quajtura (CHOMARUS-THOMARUS-TOMORRI) ku gojëdhëna të lashta pretendojnë se Dodona ka qenë zbuluar nga një pellumbë i cili ndodhej ne varkën e Noes,ku librat e shenjtë tregojnë se njëherë e që moti Zoti u zemërua me paudhësitë e njerëzve në tokë,zemërimi shkoi deri atje sa e përmbyti boten dhe çkish brenda saj,nuk shpëtoi askush veç disa njerëzve të mirë e të devotshëm,bashke me ta edhe prijësi dhe profeti i tyre “Noja-Noh”i cili ndërtoi një varke, ku morri me vete nga çdo çift kafshësh dhe shpendësh për të rifilluar një jetë të re me përkushtim ndaj Zotit...dhe sipas gojëdhënave,pikërisht duke lundruar mbi dallgët e detit, Noja mendonte të binte në gjurmë të ndonjë pjese toke të thatë që i kishte shpëtuar përmbytjes,keshtu ai dergon dy pëllumba për të vrojtuar nëse diku kishte tokë të papërmbytur dhe të zbarkonin nga anija e tyre, shpendët u ndanë në dy drejtime të ndryshme,njëri gjeti tokë të lirë në malet e Armenise dhe tjetri në malet e Epirit.Pëllumbi i dyte ndaloi në një pyll nën degët e një Lisi madhështor në majat e maleve “Chomarus” ku mendohet një lidhje etimiologjike midis emrit të maleve dhe emrit të rajonit që quhet “Çameri”.Sipas studiuesit Ernest de Lassulx, në mozaikun gjenalogjik të njerëzimit, mendohet se guri i parë i atij orakulli është vendosur nga Dodamin i biri i Javanit,i biri i Jafethit, i biri Noes,me pak fjalë i bie të jetë ndërtuar nga stërnipi i Noes.Jafethi ishte djali i Noes,nga ku mendohet se rrjedh rraca e bardhë “Ariane” dhe pak kohë pas Noes sërisht njerëzimi kaloi në paganizëm,ku kishte lidhje të lashta bestytnie me pemën e Lisit,por tashmë iu shtua edhe domethënia simbolike e Lisit, që kishte marrë formën e një orakulli lajmërues,pra keshtu Lisi u nderua dhe u shenjtërua vite e vite me rradhë.Çudia dhe habi qëndron se pozicionimi gjeografik i Dodonës dhe disa qëndrave të tjera simotra,poseidojnë një shpërndarje gjeofrafike shumë ekzakte, këndet e brendëshme të këtyre pikave ndodhen secila nga (45º),kështu formohet trekëndësh barazbrinjësh,vërtetet interesante...!si mundet vallë, të dëshifrohet kjo dukuri!? Vetë Orakujt janë të barazlarguar nga njëri-tjetri në mënyre perfekte,pra mund të kemi një rast unikal se si Arkitekti i Universit i ndërtoi gjërat në tokë kur ato ishin brenda vullnetit të tij,por kohë më pas njerëzit filluan të degradojn! Dodona njihet mirë si pjesë e një trekëndëshi kënddrejtë,ku njëri kënd fillon me malin e “Chomarus-Tomorri” nga perëndimi,pra në (Dodonë-Janinë) dhe përfundon në pikën lindore, në malin “Ararat”,ku gjenden rrënojat e “Arkes e Noes”, e më pasj ai zbret poshtë në jug, përshkon pingul të gjithë Mesdheun dhe krijon një kënd të drejtë 90º, pikerisht aty ngrihet piramida e madhe e Egjiptit,dhe vendi ku bie ky kënd (90 º) quhet Bendet ,kryeqyteti i parë i Egjiptit. Të jetë vallë kjo një koinçidencë apo ndoshta rastësi!? Legjendat dhe gojëdhënat rrëfejnë se Lisi kishte veti paralajmëruese,dhe kur kjo pemë shtatëlartë pyetej nga njerëzia ajo përgjigjej me anë të një gongu,ku vibronte 400-të oshëtima dhe pasthirma,ndërkohe që njerëzia asokohe heshte, heshte dhe dëgjonte me kërshëri oguret e Lisit, i cili kuvendonte aso kohe me “Gluhën e lashtë” po po... me atë gjuhe qe kuvendojmë ne sot,pra me shqipen e bukur...! po sot ç’sillet me ata Lisa shtatëlartë...?! ç gjuhë janë duke dëgjuar ata fisnikë hijerënde...?! me keqëardhje e themë se sot tjetërkush e përvetëson historinë,dhe dirigjon në gjuhën e vetë,por në gjuhë të huaj Lisi nuk kupton...! ai kupton vetëm shqip...! edhe pse Lisi ka vite që hesht,dhe pret të na degjoj ne, kush ne...? Ne pra, epirotasit Çam,tek flasim për të,tek i bëjmë avokati në shqip...

    Me kalimin e kohës u ndërtua një tempull që morri emrin “Tempulli i Dodones”.Është koha të ndalemi pak në Lisin dhe zanafillën e tij simbolike,i cili hedh drite se Dodona ishte produkt i një qyteterimi “jo grek”, ku nuk gjendej asnjë e përbashkët me qytetërimin Helen.Ajo njihet si orakulli më i vjetër në trojet pellazgjike dhe daton e ndërtuar këtu e 5000 vite të shkuar, njihej si qendër e mbarë fiseve pellazgjike, kudo që ato jetonin. Gjithë gadishulli i Ballkanit banohej nga rracat Ariane pra ato Pellazgjike,parahelene.Jam i detyruar të sjell disa fakte që dëshmojnë se grekët dhe qytetërimi i tyre nuk e kanë hyjnizuar asnjëherë pemën e Lisit,por është njohur prej tyre me shume vonesë,sepse Lisi si pemë e moçme dhe kryelartë rritej larg qyteterimit tyre,pra “sipër” në veri,në malet dhe pyjet tona stërgjyshore,ndaj sërisht gjejmë një lidhje etimiologjike me fjalët “sipër-ipër-epir-ipëria-shq-iperia”që marrin kuptim vetëm ne shqip,prandaj quhej Epir,sepse ishte në pjesën e “epërme-sipërme” të Greqisë.Shumë e lidhin fjalën Epir,me kuptimin tokë apo kontinent,por mos të harrojmë se popujt qe vinin nga deti sidomos nga Korfuzi nivelin zero quanin detin,dhe kur shkelnin ne tokë ata fillonin te ngriheshin “Sipër-Ipër-Epir” pra e quajtën kontinenti apo toka sipër nesh.Në mitologjinë e popujve të bardhë pagan,pra “Arian”,Lisi ishte pema hyjni, dhe simbol i tyre ,bubullimat e vetëtimat, si kombinacion dhe dukuri natyrore linin gjurmë në jetën e tyre primitive, në botekuptimin primitiv këto forca të mbinatyrshme që krijonin këtë harmoni natyrore,perkthehej në fuqi të Zotit. Dodona ishte një orakull i veçantë që kishte lidhje me gjithë e orakujt e vjetër të botës antike, ku jep një sfond dhe na ndihmon për gjithë misteret e lashta religjioze të asaj kohe.Qëndrat e orakullit ishin vendet kryesore ku besimet praktikoheshin në botën e antike,dhe prania e tyre merrte një domethënie të veçantë.Me kalimin e kohës mbretër dhe prijës të ndryshëm vunë gurë themeli dhe ndërtuan tempuj dhe amfiteatre për nder të orakullit çudibëres, njëri prej këtyre prijësave,Pirrua i dytë,vite më pas duke kujtuar Aleksandrin e Madh e përjetësoi qëllimin e tij, dhe ndërtoi masivisht në Dodonë. Pos ndërtimeve, Pirrua themeloi edhe kulte të reja si, Herakliun, Themidën, dhe Afërditën e cila këtu konsiderohej si bija e Zeusit dhe Dionës (Divi dhe Divija). Teatri i ndërtuar në këtë kohë nga Pirro, kishte një kapacitet rreth 15.000 shikues. Sipas Euripidit dodona ishte në tokën e thesprotëve pra në Çamërinë e sotme,ndërsa Herodoti,historiani i lashtësisë tregon se”Thesprotia në kohët e lashta është quajtur Pellazgji”pra ishte e banuar nga Pellazgët,por historiani i antikitetit nuk mjafton me kaq,ai përmend se Thesprotia ishte vendë frymëzimi dhe peligrinazhi për gjithë botën e njohur të asaj kohe,aty ndodhej tempulli me i lashtë në Evropë (Tempulli mistik i Dodonës). Duke iu referuar mitologjisë “Kur Odisea u kthye në botën reale,ai kërkoi të kthehej tek toka e tij (Thesprotia) pra kishte një lidhje gjaku dhe marrdhënie shpirtërore midis Itakës-Thesprotisë-Dodonës,sepse në territorin e Theprotisë ndodhej tempulli i Dodonës ku ai orientohej dhe lajmërohej për profecitë...veç kësaj kur ai donte të kthehej nga tempulli i Dodonës për në Itakë,mbreti i Thesprotisë Pheidoni e përcolli atë me një prej anije Thesprote nga flota e tij. Pra siç lexuam më sipër rëndësia e këtij rajoni ishte më shumë se sa një pozicion gjeografik,dhe ironia qëndron gjetkë, në vitin 1878-të studiuesi Kostandin Karapano zbuloi Dodonën në jugperëndim të qytetit të sotëm të Janinës. Dodona shtrihej në shpatin lindor të malit të Tamouris-Chamouris, i cili ndodhet midis qyteteve të Janinës dhe atij të Paramithisë.Pas ketij zbulimi grekët me doemos shpejtuan që territori ku shtrihej Dodona të ishte pjese e historisë dhe trashegimise tyre,kështu që bënë çmos,derisa më 1913-ën ia arritën qëllimit ta aneksonin rajonin e Çamerise,dhe të përvetësonin pasurinë,historinë,kulturën dhe qytetërimin e kësaj treve.Pak kilometra në veri,në breg të detit Jon, ndodhej një tjetër qytet antik,ku përbënte një pjesë të rëndësishme të trashëgimise Iliro-Epirotase dhe ishte gurë i çmuar në mozaikun e qytetërimit Pellazgo-Thesprot,por fati ishte me të kësaj here,ai i shpëtoi fatmirësisht gllabërimit grek,dhe pse do të thoni ju...?! sepse në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini filloi misionin e gërmimeve në jug të shqipërisë për të zbuluar Butrintin,por në këtë periudhë Shqipëria kishte fituar pavarësinë dhe ishte njohur si shtet sovran nga liga e kombeve,ndaj grekët nuk ia dolën ta gllabëronin Butrintin, ashtu siç bënë me Dodonën.Mbetet për tu falenderuar puna dhe mundi i Ugolinit,i cili la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike).

    Në përfundim të këtij shkrimi,shkeputur nga studimi “Çamërishtja gluhë Perëndie” shpresoj që të kem sjellë disa fakte të qarta dhe kuptimplote nga trashëgimia jonë e cila duhet rizgjuar pas një përgjumje të gjatë letargjike e rraskapitëse.



    REFERENCAT / BIBLIOGRAFIA
    1-A geographical and historical description of ancient Greece: Volumi 1 - faqa 126 / John Anthony Cramer /botuar ne vitin– 1828/ marre nga- New York Public Library
    2-Bibliotheca classica: A classical dictionary - faqa 497/John Lemprière, Charles Anthonbotuar ne vitin– 1831/ marre nga- University of Virginia
    3-The Origin of the Aryans an Account of the Prehistoric Ethnology / faqa 28/Isaac Taylor/ botuar ne vitin- 2005/ marre nga
    4-Primitive Rituals of the Aryan People - faqa 143/O. Schrader /botuar ne vitin- 2003
    5-The History of Magic - faqa 376/Joseph Ennemoser, Mary Howitt /botuar ne vitin– 2011/ marre nga- Cambridge University Press- 2011
    6-The Rambler: a catholic journal and review of home and foreign ... faqa 511/ botuar ne vitin-1849/ marre nga- Lyon Public Library (Bibliothèque jésuite des Fontaines)
    7-The New annual register, or, General repository of history/faqa- 237/Andrew Kippis, William Godwin /botuar ne vitin- 1816/ marre nga- Indiana University
    8- Erodoto alicarnasseo padre della greca istoria, dell' imprese de' greci e de' barbari/con la vita d'Omero / Volumi 2 /Herodotus, Giulio Cesare Becelli / publikoi- D. Ramanzini,botuar ne vitin- 1733 /Origjinali nga-Harvard University
    9- A system of universal geography: / A description of all the parts /faqa- 414/ Conrad Malte-Brun, James Gates Percival, Jean-Jacques-Nicolas Huot/botuar ne vitin – 1834


    10-The history of Herodotus, Volumi-1/Talboys and Wheeler,1824/Classical dictionaries History / Ancient / John Lemprière -1838.marre nga Harvard University/2-The history and antiquities of the Doric race, Volume 1/Karl Otfried Müller-1830/marre nga-University of Michigan

    11- The returns of Odysseus/Irad Malkin/marre nga University of California

    12-Alexander the Great: A Biographical Study/autori E.llif Robson/marre nga Kessinger Publishing 2-A Commentary, mythological, historical, and geographical on Pope's Homer, and Dryden's Aeneid of Virgil: John Murray, 1829 /marre nga-Barcelona Athenaeum

    13- The Peloponnesian War/ Thucydides/ Thomas Hobbes-1989/marre nga-University of Chicago

  10. #1340
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga fegi
    Sipas studiuesit Ernest de Lassulx, në mozaikun gjenalogjik të njerëzimit, mendohet se guri i parë i atij orakulli është vendosur nga Dodamin i biri i Javanit,i biri i Jafethit, i biri Noes,me pak fjalë i bie të jetë ndërtuar nga stërnipi i Noes.Jafethi ishte djali i Noes,nga ku mendohet se rrjedh rraca e bardhë “Ariane” dhe pak kohë pas Noes sërisht njerëzimi kaloi në paganizëm,ku kishte lidhje të lashta bestytnie me pemën e Lisit,por tashmë iu shtua edhe domethënia simbolike e Lisit, që kishte marrë formën e një orakulli lajmërues,pra keshtu Lisi u nderua dhe u shenjtërua vite e vite me rradhë.
    Dale, dale nje here. Nuk eshte Dodamin, por Dodanim, me sakte Dardani qe krijoi Dardanine dhe Ilirine, biri i Javanit.

    Pasi ky studjuesi ka thene kete, nuk po shikoj si kaloi nga Dardanet tek Camet dhe gluha e tyre.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •