Close
Faqja 63 prej 148 FillimFillim ... 1353616263646573113 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 630 prej 1475
  1. #621
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje -

    Premte eshte emer i dites se Javes shiko nese i rendit shkronjat e atij alfabetit me lart e shef vet se qfar kuptimi ka ky emer .

    Por per shpjegim te me tutjeshem lexo te ditet e JAVESjam munduar te shpjegoj.

    Hermesi eshte planeti i Merkurit njeherit dita e Merkure e Javes.

    pershendetje

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    XhGashi ,pershendetje kane etimologji numrat nga 1 deri ne 10 ?Une mendoj qe 8 pra teta eshte perfundimi .Ke budistet eshte perfundimi i kompletimit,ke kinezet eshte e plota,ne krishterim shenjterimi perfundimtar,ke hebrejte shenjterimi i mbaruar ne tete dite,ke pitagoristet stabilitet etj.Pra teta eshte pefundimi po te shikojme teta ka dy T pra eshte ndalimi apo perfundimi absolut.

  3. #623
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Me ben pershtypje edhe pershkrimi i Herodotit, per ardhjen nga Egjipti te pellumbeshes/femres qe sollen fenikasit, edhe pse nuk e besoj kete version....Nje gje mund te jete e vertet lidhja e Egjyptianeve te lashte me pellazget dhe mjeshteria qe kishin keta te fundit per astrologjine.
    Hebrejte nuk jane me te zote se c ishte pellazgu pitagora me numrat, themeluesi i njerit prej sistemeve te numerologjise. Besoj se shkrimi i meposhtem eshte interesant dhe informues ne kete drejtim
    ------------------------------

    Pellazgo -Yllirët, ose "Bijtë e Shqipes"
    Maksim Zotaj

    Siç e theksuam pak më sipër, Pellazgo-Yllirët të njohur gjithashtu edhe me termin popullsi "Proto-Yllire" ose banorët origjinalë të Europës, besonin se i pari i tyre vinte nga galaktikat. Dhe ky quhej thjesht, Ylli! Nga ku shkak ata e quajtën vëndin e tyre Ylliria. Ky fakt për ata ishte një bindje thelbësore. Po e konsiderojmë për një çast këtë besim… Si është pasqyruar ky besim i tyre gjatë mijëra-vjeçarëve?
    Eshtë fjala për Ibishin, Thot-in, Hermesi-n etj… Ibishi dhe më pas Thoth-i, ishin emra që u përdorën në mithologjinë Egjyptiane, dhe që simbolizonin Shqiponjën, njësoj si tek Yllirët, Hermesi!
    Marry Hope, in "Sirius Connection" faq. 9, thotë për Hermesin p. sh;
    "Përpara se të supozohej që të largohej nga Toka, duke u kthyer tek yjet, andej nga ai kishte ardhur, Hermesi me krahë fluturues besohet se ai i ka lënë shumë porosi qënieve humane, nëpërmjet të ashtuquajtures "Tabletet e Blerta të Hermes Trismegistus"!
    Vini re këtu me kujdes "Hermesin me krahë fluturues"! Shqiponja-Yll apo Ylli-Shqiponjë? Po porositë e çuditshme të tij! Pra dukshëm këta emra metaforikë të cilët hyjnë dhe dalin në mënyrë konstante nëpër mithologji të ndryshme, duhen interpretuar drejt dhe me kujdes, që të nxjerrim thelbin e të vërtetës!
    Po misteri i Yllirëve, a do të ketë fatin që të zbulohet nga gojdhënat apo mithet e ndryshme të cilat i kemi me bollëk? Ja pra, këtu del një arësye më shumë, se pse Mithologjia është bërë sot burimi më i saktë dhe i dorës së parë, për të kaluarën tonë tepër të largët, ndaj të cilës arkeologjia e sotme ndihet ende e pafuqishme!...
    Po le të vazhdojmë edhe më tej duke bërë një udhëtim të shkurtër me Thoth-in.
    "I edukuari Thoth, shpesh quhej edhe Hermes-i, ose Mërkuri", thoshte në vargjet e një poemë, Gaius Manilus (48 BC-20 AD) poet i njohur Latin.
    Thamë diku më lart në këtë shkrim, Shqiponja në lashtësi ishte zogu simbol, i Diellit! Dielli është i vetmi yll, me gjuhën e Astronomisë, në sistemin tonë Diellor, dhe sigurisht simbol i dritës dhe energjisë për njeriun, që ja bën të mundshme atij jetën në tokë! Por le të kthehemi prap tek ky Thot-i !…
    Ishte ky Thoth-i, atij që i pëlqente të thoshte "Si lart edhe poshtë", që duhet kuptuar ndryshe si "Makro dhe Mikro Kosmosi", terma me të cilat sot, operon shkenca e Astronomisë… " Ai ishte Perëndia e Shkencës dhe veçanërisht Matematikës"…
    Ai ishte; Gjykatësi Hyjnor, Lordi i Kohës, edhe Kontrolluesi i famshëm i lojës që bënte Toka, në tërheqjen e saj me Hënën! Nga kjo lojë, e cila ai fitoi 1/70 pjesë të dritës, ose 1/72 e 360 na prodhon Nr. 5, që korrespondon me 5 ditët e reja të njohura si "Epagomenal". Thuhet se universi me këtë rast lindi 5 fëmijë të quajtur–Osiris, Horus, Set, Isis, dhe Nephthys. Dhe legjenda, apo mithi Pellazgjik vazhdon se; Kronos (Koha), i hëngri të pesë bijtë vet"! Murry Hope, "The Sirius Connection".
    Egjyptianët këtu veçanërisht kanë vepruar shumë të kujdesshëm të na tregojnë të, 5-së Epigomenal Neters, që kishin një lidhje shumë të fortë me Sirius-in…
    Ndoshta ne mund ta marrim me mënd se" Ylli-Blu-Bardhë"(Dogon Star), në konstelacionin e Canis Major ishte i treti dhe ndoshta më influencusi në Dramën Celestiale…
    Por Thot-i vetë, ishte "Lunar Deity" i cili influenconte në alternimin. Me fjalë të tjera ai influenconte në ndryshimin e orbitës së Tokës në tërheqjen e saj reciproke me Hënën, e cila me këtë rast aktivizohej nga forca e njohur e gravitetit që pasqyrohej në shmangjet e aksit të saj. Si rezultat i këtij fenomeni celestial ndryshon dalngadalë gjatë lëvizjes së tij centrifugale pozicioni i boshti Tokësor! Murry Hope, "The Sirius Connection" Page 23, publ. by, Element Books, UK 1996.
    Në "Egyptian Mythology, publ,by. Metro Books,2002. Anthony S. Mercante thoshte për Thoth-in gjithashtu se:
    Thoth-i njihet si "Zot i Hënës", "Padroni i Arteve", "Oratorisë" "Hieroglifeve", "Shkencës", dhe i të "Vërtetës Universale"! Në periudha të ndryshme ai është quajtur edhe si "Zëmra e Universit" dhe "Lordi i fjalëve Hyjnore", "I Vetëlinduri" ose ai i cili ndryshe quhej, "Zoti Vetë" i lindur nga askush!
    Tek Egjyptianët ai ishte perëndia më e rëndësishme nga të gjitha, dhe mendohet që të ketë shkruar variantin e parë të Biblës, e cila konsiderohet edhe si traktati më i vjetër Kristian, "Librin e Vdekjes tek Egjyptianët"! Por akoma më interesante është ajo që Thoth-i, tregonte për vehten e tij;
    "Unë jam Thoth-i!… "Zëri Hyjnor" i cili i ka duart të pastërta, "Lordi i dy Brirëve", që dërrmon Padrejtësinë, flet të Vërtetën, mbron të Drejtën, duke shkelmuar me neveri të Keqen"!…
    Tek Pellazgo-Yllirët, ashtu si tek Atlantët, emri i Thoth-it identifikohej me Hermes-in e tyre! Nga ky emër, e ka burimin filozofia e Hermetizmit si filozofi e jetës… Vetë Yllirët, i atribuonin Hermesit; zbulimin e Astronomisë dhe Astrologjisë, Shkencës së Numrave, Matematikës, Geometrisë, Medicinës dhe Botanikës! Gjithashtu ata besonin se Hermesi ishte i pari që stabilizoi "Besimin Fetar dhe Qeverisjen" duke krijuar rregullat e marrëdhënieve midis njeriut dhe Zotit"!
    Hermesi thoshte p.sh: "Që të jesh filozof Hermetik, duhet që gjithmonë të kërkosh të vërtetën! Dhe nëqoftëse është e nevojshme, kur gjëndesh midis dy të vërtetave, kërko matanë asaj që duket"!
    "E vërteta e thjeshtë apo gjysëm e vërteta duhen injoruar! Lufto, për të arritur të vërtetën universale e cila gjithmonë ka ekzistuar... Ajo korrespondon me shprehjen e ligjeve të natyrës, të cilat mbajnë dhe qeverisin egzistencën e të gjithë Universit"!
    Hermes Trimegistus, mendohet nga shkollarët që të ketë jetuar 15.000 vjet të shkuara! John Baines, The Hermetic Philosophy, Book One. publ, by, John Baines Institute, Inc.
    Këtu shihet prap, fare qartë, se sa ngushtë kanë qenë Pellazgo-Yllirët me Egjyptianët, pothuajse në të gjitha fushat, sidomos në ato të Origjinës tyre të përbashkët, Gjuhës dhe Besimit hyjnor! Por një herë tjetër më duhet të ndalem në mënyrë më specifike në këtë moment kyç të historisë së Shqipeve, dhe lidhjet e tyre të ngushta me Civilizimin e vjetër Egjyptian!…
    Në librin tjetër me titull"The Secret Science" kushtuar po Hermetizmit Authori John Baines thotë; "Të pesë cepat e Yllit ose (Pentagramit) simbolizojnë njeriun me të dy duart dhe këmbët e hapura dhe njihet si shenjë tepër e lashtë Okulte. Pikërisht ky Yll simbolizon idealin i cili pasqyron shpirtin që dominon trupin" Prandaj Pellazgo-Yllirët i kishin përqafuar këtë fillozofi si të tyren, sepse ata ishin të ndërgjegjshëm për emrin "Bijtë e Shqipes"! Ylli siç e thamë, është gjithashtu sinonim i Shqiponjës! Shqiponja metaforikisht është simbol i dritës, dhe dukshëm Shqiptarët kanë identifikuar vehten si misionarët e saj! Për ta ilustruar më tej këtë ide, le të përmendim këtu shprehjen e famshme të Plutarkut kur thotë:
    -"Ah, këta Yllirët! Ky popull i mrekullueshëm dhe misterioz, i cili ngado që shkoi nëpër Europë, ndërtoi qytete dhe shtete për nder të fitoreve të tyre të mëdha"!
    Nga kërkimet e shumta arkeologjike në Ylliri, objekti i zot-it Diell, është pikërisht simboli më i zbuluar në këto territore. Njerëzit i faleshin kultit të tij. Për këtë ne kemi një evidence krejt të mjaftueshme tashmë! Po ashtu edhe Egjyptinët!
    Tek Egjyptianët e vjetër e gjejmë këtë simbol të pikturuar brënda mureve të Piramidave herë si simbol dhe herë si Hieroglife! Zbulimi veçanërisht i "Rozeta Stonë", nga një ushtar i zakonshëm i Napoleon Bonapartit, gjatë ekspeditës së Egjyptit, ndihmoi shumë në përkthimin e Hieroglifeve. Shkrimet e tyre tani interpretohen, pasi domethënia dhe mesazhet janë ruajtur të paprekura qysh nga thellësia e epokave të largëta! Studiues të ndryshëm sot, i konsiderojnë Piramidat edhe si librat e gurtë!...
    Në një tjetër shëmbull Ibish-i, i përmëndur edhe në fillim tek Egjyptianët prap në shqip, ishte sinonim i Shqiponjës. Për koinçidencë këtë emër ende edhe sot e ndeshim midis malësorëve tanë të veriut! Po ti hedhim një vështrim më të qartë shqiponjës ne do të kemi këtë analizë: Në realitet Shqiponja, është qënie e gjallë, "zogu i qiellit"!
    Në librin e tij "365 Konstelacionet e Natës" Autori Chet Raymo Prof. i Fizikës dhe i Astronomisë, në Stonehill College në Easton-in e Veriut, Massachusett, bën një prezantim dyfish, astronomik dhe mitologjik të pozicionit të yjeve për çdo natë të dhënë të vitit! Kur bie fjala për netët e 1-2 shtatorit, ai thotë:
    "Në ajrin e këtyre netëve ndihet fresku i parë i vjeshtës! Tingujt natyralë, të natës së verës, vijnë duke u shuar . Të tre yjet e ndritshëm të trekëndshit veror, lëvizin në zenith, dhe i drejtohen qiellit dimëror për në përëndim. Nga mesnata yjet e Dimëror-it, mund ti shohësh të bashkuar sipër horizontit të lindjes, me emrat Aldebaran, Rigel dhe Betelguese. Por në thellësi, midis qiellit të ndritshëm të beharit dhe qiellit akoma më të ndritshëm dimëror, ne papritur ndodhemi, drejt e nën galaktikën e famshme të "Rrugës së Qumështit", ku qielli vjen e humb ngapak Shkëlqimin e tij… Gjatë shtatorit nëqoftëse do të ndjekim me syrin e lirë konstelacionet, ato zbehen më shumë se zakonisht... Por në fillim do të na bien në sy të tre yjet e ndritshëm të verës; Altair, Aquila, Eagle, apo Shqiponjën në gjuhën Shqipe". Dhe pak më poshtë,... Prof. Chet Raymo na rikujton duke kaluar në spjegimin e lidhjeve mitologjike së Zeus-it me Shqiponjën;
    Nje tjetër rast interesant ky me prof. Chet Raymo, ku shkencëtarët pa hezitim e trajtojnë mithologjinë sot, krejt seriozisht, duke e trajtuar atë, si pjesë organike të argumentave të tyre shkencore.
    "Shqiponja sipas legjendës, ishte e preferuara e Zeus-it të plotfuqishëm. Kur kishte nevojë një shërbime fluturimi midis Qiellit dhe Tokës ai ja besonte këtë mision vetëm asaj (Shqiponjës)! Për shërbimin e gjatë, asaj i ishte rezervuar një vënd i veçantë midis yjeve . Siç e dimë, për të Plotfuqishmin, (Zeus-in) nuk ishte gjë e zakonshme që ti shpërblente miqtë e tij duke i dhuruar atyre një vend të veçantë midis yjeve dhe konstelacioneve që shiheshin në qiellin e natës"... Por, Prof. Chet Raymo, thekson këtu edhe një fakt tjetër të rëndësishëm për ne; se kjo legjendë apo mith, është shumë më i vjetër se vet "Grekët" dhe se shoqërimi i këtij zogu me yjet ka qënë i pranishëm në të gjitha kulturat! Ja pra edhe një here nga këto argumenta të analizuara, krejt pastër dalin lidhjet e trashëgimisë midis Pellazgo-Yllirëve, me Shqiptarët e sotëm! Ose ndryshe siç kanë dëshirë të huajt të na quajnë "Bijtë e Shqipes"!
    Mbasi folëm për shqiponjën dhe origjinën e saj bazuar në cilësitë e veçanta le të shtojmë një detaj tjetër të rëndësishëm, simbolin e saj me dy koka!
    "Pranë Delphit njerëzit e vjetër nderonin një gur të cilin e quanin "omphalos", që konsiderohej si shenja e qëndrës së botës. Padyshim këtu kemi një mith i cili na tregon një ngjarje... Në të dy anët e kësaj qëndre Zeus-i, lëshoi dy shqiponja të cilat fluturuan njëra në lindje dhe tjetra në perëndim. Të dy shqiponjat e kryqëzuan fluturimin e tyre mbi Delphin, dhe pra kështu u projektua dhe u ndërtua qyteti i cili më pas do të konsiderohej me bekimin e Zeus-it, si qendra e botës. "The Atlantis Bluprints" (Author;Kolin Willson&Rand Flem-Ath). Publ. 2002.
    Eshtë fjala për qytetin e Athinës ! Ethimologjia e këtij emri zbërthehet lehtësisht në shqip. Kuptimi i saj është "E Thëna" ! Në artikullin tim mbi Orakullin e Dodonës dhe rëndësinë qëndrore të saj, theksova se; Dodona dhe Delphi ishin ndërtuar si tempuj kulti në distanca kohe të ndryshme nga njëra-tjetra, por ato kishin afërsi gjeografike, dhe një mënyrë të fshehtë dhe krejt të veçantë komunikimi. Ishin pjesë e trekëndëshit të madh ku përfshihen në këtë tetëshe (octava), qëndrat kryesore të kultit"! Sot Orakulli i Dephit ndodhet brënda territorrit të shtetit Grek dhe nuk është e nevojëshme që të debatoj për këtë gjë... Por po të bëjmë pak mbrapa në kohë dhe të shohim me kujdes afrinë fizike, dhe komunikimin e veçantë, të këtyre Orakujve, vemë re se gjejmë një zbatim të çuditshëm të shprehjes së njohur; "Nga e thëna në të bërë" ! Të jetë një rastësi kjo ? "E Bëra" (qyteti i Beratit) "E Thëna" (qyteti i Athinës) ! I pari është ngritur në Dodonë dhe i dyti Në Delphi... Nga ky fakt i thjeshtë na shkon mëndja prap, tek "Pellazgët Hyjnorë", tek duart e tyre mjeshtërore, të cilat i ndërtuan këto dy qëndra të lashta kulti, dhe që tashmë ato përfaqësojnë dy nga pikat kulmore të trashëgimisë së historisë humane!

  4. #624
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Shume interesante shprehja :Nga e thena ne te bere; Barat per Beratin kam lexuar dikur se deshifrohet si Berat, bej rehat.Ndersa persa i perket yllit dhe paraqitjes se njeriut ne te ,me qaset me teorine qe germa K e alfabetit shqip eshte njeriu ,pra gjysma e yllit.

  5. #625
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje -
    numri nje nr i pare P nje kuj-kungj muaji i par janari e kjo prej njeriut apo generitapo edhe gjea -dheu
    numri 2 apo shkronja r kjo nga bibla rea shpirti edhe ne arabisht rroah edhe ne Shqip rroj jetoj etj nr tre shiko alfabetin lart shkronja m mishi ne gjermanisht lamm manar -qingj ne arabisht lahm shkroonja m eshte edhe rregullator i kohes ose motit -mete sikuur eshte percaktues edhe shkronja anna ose me mire te kuptosh te shkronja H ketij alfabeti eshte e ngjajshme me shkronjen TH numri tet ose th'ana -anna zotica ose hana te YLLIRET

    per numrin pes pes kunja, per numrin gjasht gjasht kunja , numri shtat eshte emri çe paraqet komplet shtatin e njeriut shtatit kurse per numrin tete e ke cekur edhe vet se eshte numri i Thotit ose ta marrim emrin tote izem te thot gje kjo çe po ceku , nr nëanë eshte numri i kushtuar kohzgjatjes se shtatzanis pra kjo eshte nana me fetusin dhe
    numri dhete eshte iksi aj qe iken edhe te sumeret caktohet nje planet me emrin iku pra ky eshte nr 10 ose X qe e mbajten latinet .
    Ishin deri von 9 planete por e shtuan edhe nje dhe u ben 10 shkenca tani po i largon dy prej tyre mbesin tete.
    barat te thot diç emri MAT-MAT ikes ose iksi shkuesi ose mesiti -shkuesi vajzes- nuses ose iksi - shkuesi pra edhe ne tradite ka zene vend .

    PRoMe p=1, gen dhen ose gea R=2 ose shpirti jeta m= 3 ose mishi ,moti edhe ketu dielli eshte kryesori kurre per thoti e din besoj se eshte emri i zotit pra prej mishi shpirtit dhe dheut -gjea = njeriu besoj se diç jam munduar te te afroj
    per emrin e PROMETHEUT DHE NUMRAT vetem shiko me lart referencen tuaj dhe mendo se krejt ato deklarimet e popujve te ndyshem ja kan preferuar Thotit -zotit

    Ju kisha preferuar vetem ti renditni shkronjat e alfabetit PELLAZG te Lemnosit mundohuni te shkruani emra te lashtesis jo te kohes se re dhe analizo ne lexim nga e majta ne te djath't dhe anasjelltas patjeter shiko pamjen,me pas do te
    shifni njiherit do te pasuroni dijenin per te zberthyer fjalkryqin hisorik


    shkurtimisht u mundova te cek per gjdo numer nga pak pershendetje.

  6. #626
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    O BORAT..po le nam me ato qe thua.......

    1-emri BERAT,i eshte vene qytetit nga perandoria otomane.......ik kerkohe te arabishtja kuptimin e emrit berat.......

    qyteti i beratit ne lashtesi quhej ANTIPATREA.........


    2-ne DELPHI njerezit e vjeter (pellazget) nderonin nje gur qe e quanin "OMPHALOS"........ifalos ne greqisht i thone shkembit....d.m.th pellazget flisnin edhe greqisht.....
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #627
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ja si skematizohen ne nje talisman te lashte 5 elementet krysore te krijimit:

    Zoti se pari krijoi Mendjen (Nous), nga e cila doli Fjala (Logos), se treti Inteligjencen (Phronesis), Urtesine (Sophia), dhe se pesti e se fundi Fuqine (Dynamis).

    Mendja dhe Fjala skematizohen nga dy gjarperinj te nderthurur.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #628
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    O BORAT..po le nam me ato qe thua.......:@ff

    1-emri BERAT,i eshte vene qytetit nga perandoria otomane.......ik kerkohe te arabishtja kuptimin e emrit berat.......

    qyteti i beratit ne lashtesi quhej ANTIPATREA.........


    2-ne DELPHI njerezit e vjeter (pellazget) nderonin nje gur qe e quanin "OMPHALOS"........ifalos ne greqisht i thone shkembit....d.m.th pellazget flisnin edhe greqisht.....
    OMPHALOS shkemb apo gur?...

    Mos eshte Kerthizë pahiri?!
    Mos harro se pika e Tempullit te Apollonit ne Delfe qe quhej keshtu konsiderohej, dhe besohej se ishte "KERTHIZA E BOTES".

    [kªr-thiza : om-phalos]
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #629
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    AQILEHT aspetus
    emri BERAT,i eshte vene qytetit nga perandoria otomane.......ik kerkohe te arabishtja kuptimin e emrit berat.......
    qyteti i beratit ne lashtesi quhej ANTIPATREA.........
    2-ne DELPHI njerezit e vjeter (pellazget) nderonin nje gur qe e quanin "OMPHALOS"........ifalos ne greqisht i thone shkembit....d.m.th pellazget flisnin edhe greqisht.....
    O Qille me qime maje krese, mos me thuaj b Or AT se jam at i kurrkujt e aq me pak yti kerkoje gjakuni tjater
    Se mos shkruan gje drejt greket ndonjehere....e llangosen tere historine me gjuhen e tyre transformuese, dhe tani eshte bere lesh me i nderlikuar se ai qe ke ti ne maje te kokes.
    Bærat une nuk e kam kerkuar ne Arabi por ne Finiq e ne Korce
    Te ishte ndonje tjeter do te thoshte tutkun, por une kam edukate dhe nuk ta them kete gje...Ti thua pellazget flisnin greqisht, kur e tere greqia ishte e banuar dikur nga "barbaret". Ti i thua babait te bera koken une ty jo ti mua
    Po mos fol fare me mire o Qille se na kursen edhe amortizimin e tastieres.

    Sa per guret omfalike, nuk i ka pasur vetem Delfi por te gjithe tempujt dhe c eshte me e rendesishmja jo vetem qe nuk jane gjetur te tere, por mendohet se gjetjet arkeologjike si psh ne Delfi jane pikerisht ata gure per te cilet behet fjale ne rrefime te autoreve te ndryshem. Ku qendron e vecanta e ketyre gureve?
    Keta sherbenin per te kryer komunikimin mes zoterve. Per mendimin tim nuk eshte gjetur asnje prej tyre, ose te pakten ata qe tregohen nuk jane guret e vertete. Atlantasit ishin te famshem per kristalet e tyre dhe keta gure mendoj te jene dicka e ngjashme.
    Ne shkrimin e Maksim Zotajt une nuk eshte se i pranoj te tera qe thote, prandaj kur keni dicka per te debatuar thjesht diskutoni mos mu drejtoni sikur po bej krim ndaj FSH.

    ps.
    Shqiperia dhe malet e shenjta
    Nuk kane rendesi orkaujt me shume sesa malet. Dikur malet e shenjta shqiptare (sepse ka me shume se nje te tille) komunikonin me drita mes vedit dhe ishin drrita te magjishme sips gojedhenave, jo zjarre por drita...e theksoj JO ZJARRE sepse edhe gojedhena e thekson kete gje qe benin perendite.
    Meqe ra llafi te malet a ka qene ndonjeri prej jush ne malin e Trojanit qe eshte ne veri te Shqiperise?

  10. #630
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga XhGashi
    pershendetje-

    Ka mundsi ndokush prej njohsve te kesaj teme te me skjaroj per emrin e fisit Shqiptar -- Shala --- .

    A eshte e mundur qe ky fis te jen pasardhsit e DODONES .



    ju pershendes
    Po pse mendon ashtu per fisin Shale (ku edhe une i takoj fisit Shale)? ku bazohesh qe ndoshta mund te jene pasardhesit e Dodones??

    p.s ne fakt sa kam lexuar etmiologjia e emrit Shale nuk dihet sigurte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •