INTERVISTA/ Flet “Artist i Merituar” regjisori dhe aktori Andon Qesari

Nė komedi luaj hallin tim

Albert ZHOLI

Andon Qesari lindi nė fshatin Qeparo tė Vlorės mė 27 qershor tė vitit 1942, ėshtė aktor dhe regjisor shqiptar. Nė 1966 diplomohet pėr aktor nė shkollėn “Aleksandėr Moisiu”. Pas diplomimit emėrohet aktor nė teatrin profesionist tė Vlorės. Nė vitin 1972, kalon pedagog nė ILA. Nė vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por nė Teatrin Kombėtar. Ka interpretuar shumė role, duke filluar nga Besniku “Shėnomėni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emėrohet pėrfundimisht aktor i TK nė 1977. Realizoi mė vonė Vurmi “Intrigė dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damės plakė”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi mė ka shkruar njė letėr”, etj. Ka interpretuar edhe nė disa filma artistikė. I suksesshėm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korēės”, “Pallati 176”, “Nėn dritat e skenės”, “Nė jetė”, “Valsi i Titanikut”, etj. Ėshtė nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
Ju dhe pse nė jetėn artistike keni mė shumė role dramatike, serioz, nė jetėn regjisoriale jeni dhėnė pas komedisė. Pėrse ky ndryshim dhe cėshtė komedia apo e qeshura pėr ?

S’mund tė jap pėrcaktim tė saktė. Dashuria pėr humorin ėshtė dicka e berndshme. Ka lindur bashkė me mua dhe ka marrė orientim nė jetė. Shumė herė njeriu nė jetė nuk zgjedh profesionin e dėshiruar por nė kohė tė caktuara shpalos ato qė janė fshehur brenda qėnies sė tij. Edhe unė si aktor kam luajtur role dramatik, kur nė jetėn regjisorale nė mėnyrė qoftė spontane qoftė tė vetėdijshme I jam pėrkushtuar komedisė, humorit. Ishte diēka qė se pėrcaktoj dot, por qė mė shtynte drejt kėsaj risije pėr portretin tim professional nė aktrim.

Ēėshtė pėr ju humori apo mė mirė tė themi komedia?

Unė do tė flas pėr to nė pėrgjithėsi por edhe nė veēanti. Do tė flas si aktor por mė shumė si regjisor. Si aktor mund tė them qė rolet komik s’janė tė nartyrės sime. Ndėrsa si regjsor e kam gjetur veten nė mėnyrė korrekte. Si regjisor apo bashkregjisor nė “Karnavalet e Korēės”, “Pallati 176”, “Nėn dritat e skenės”, “Nė jetė”, “Valsi i Titanikut”, jam munduar tė pėrcjell komedi qė nga ana regjisoriale ti pėrshatetn realitetit shqiptar, kėrkesave tė spektatorit, humorit tė tabanit popullor. Humori pėr mua ėshtė njė gjini e ėvshtirė nga ana artsitke, ėshtė njė gjini qė kėrkon punė, studim, kėrkesė llogarie, punė sistematike, eksperiencė. Humori do shumė punė pėr t’u vėnė nė skenė dhe do aktor tė njė natyre tė veēantė. Jo ēdo aktor mund tė bėjė humor. Do plastikė, intuitė, por edhe kontrapunt pra tė papritura.

Cilat janė elementėt kryesorė tė humorit qoftė nė komedi apo nė skeēe?
Janė disa elementė ku unė do tė veēoja preceptimin, nuhatjen dhe kontrapuntin (e papritura). Kėto tre elementė dallohen nga elemėntėt e tjerė dhe duhet tė jenė nė harmoni. Pa njė precpetim tė qartė tė komedisė si nga regjisori edhe nga aktori, komedia nuk ecėn ėn unitet, ka shkarje, ngadalsim tė situatės, del nga shinat. Humori bėhet jo organik.

Ēfarė kėrkon komedia apo humori sot?
Nga ana regjisoriale nė njė vepėr absurde nuk mund tė luash absurdin por rolin, hallin. Kėtė ma kanė mėsuar dy gjigandė tė skenės tonė Naim Frashėri dhe Mihal Popi. Nė njė komedi sipas tyre nuk duhet tė luash veten tėnde, por ėt qash hallin tėnd. Nė rol nuk je ti, nuk duhet tė jesh ti si nė pėrditshėmti, por halli jot, problemi jot, pakėnqaėsitė e tua. Kėshtu spektatori tė ofron, tė merr me vete, tė duartroket. Njė personazh nė skenė nuk del si nėj figurė e jetės nė shoqėri, familje,. Por del me idenė dhe mednimin se ėshtė dikush tjetėr qė mabrt mbi shpinė diēka tė vuajtur qė spektatori mund tė jetė pjesė e tij, pra e hallit. Aktori nuk mendon se sa e aprovon nė cacst spektatori por shikon se si mund tė pėrēojė hallin sa mė bukur, sa mė origjinal, tek spektatori.

Drama dhe komedia ēfarė tė reja pėrcjellin nė kohė, pra njė vepėr e dikurshme si mund tė pėrjetohet sot?

Dramaturgjia e njė kohe tjetėr vihet nė skenė sipas kohės, pra me pėrshtatje. Qoftė komedia qoftė drama, nė libretin e tyre bėjėn njė ndryshim, paēka se mund tė jenė kryevepra. Nqs marrim dhe vėmė Shekspirin nė skenė, ato vepra dramaturgjie qė kanė tronditur botėn kur vihen sot nė skenė nga ana regjisoriale duhen luajtur sipas vetes. Pra evolojnė nė kohė, pereceptojnė kohėn, pavarsisht se sbėhen ndryshime tė dukshme. Qoftė aktori qoftė regjisori kėto vepra i luan sipas vetes.

Aktualisht keni ndonjė eng pėr tė vėnė nėj komedi qė e keni pasur ėndėrr?
Endrrat e regjisorit dhe tė aktorit nuk rreshtin kurrė. Ato janė pjesa e paduskhme e tė dyve. Por kur regjisori ėshtė dhe aktor ėndrrat marin pėrmasa tė tjera. Aktualisht kam njė ėndėrr qė lidhet me Tiranėn. Dikur kėtu nė qendėr tė Tiranės ka qenė pazari i Tiranės. Ose pazari i vjetėr. Ai ka qenė i mbushur me artizanė. Pra kishte shumė punishte artsizanale tipike shqiptare. Aty kishte lėvizje gjatė gjithė ditės deri nė buzėmbrėmje. Por aty kishte dhe kafene. Nė kėto kafene kishte dhe dashuri. Aty linin takime tė dashuruarit. Por kėtu kėndoheshin dhe kėngėt e bukura tė Tiranės. Ato kėngė qefi qė tiranasit i ėkndojėn pėrpara filxhanit me raki. Ishte zakon nė Tiranė qė dhe rakija pihej nė filxhanė jo me gota. Por qeflinjtė tiranas kishin dhe evshje karaktersitike siē kishin edhe femrat tiranase. Kėto veshje dallonin pėr shumė gjėra qė sot janė zhdukur por ruhen si relike nga persona tė veēantė apo nė kostumet popullore tė Ansamblit Tirana apo TOB. Kėtė dua tė luuaj. Njė komedi pėr pazarin e Tiranės, pazarin e vjetėr ku gjallojnė zejatėrėt, artizantė, kafenetė, dashuritė, me rroba tardicionale me kėngė karaktersitike tiranase. Nė kėtė komedi dua tė shpalos tė gjallė sentimentin e kėngės tiranase qė i ėkndojnė dashurisė dhe qefit. Tiranasit janė popull i butė dhe qefli. Mė vjen keq qė ai Pazar kaq i veēantė nuk ėshtė mė. Ai ishte i mrekullueshėm dhe shumė origjinal, ishte tipik shqiptar. Pėr mau ishte dhe mė i bukur se veprat e sotme shumėkatshe qė tė marin frymėn. Pzari kishte frymėmarje por dhe shumė gjallėri. Njė komedi e tillė ėshėt nė nderin e Tiranės. Por...

Cilat janė komedianėt apo komedia mė e veēantė qė ju e keni pėr zemėr?
“Mirandolina e Gordonit. Bėn fjalė pėr njė femėr qė nuk jepej as pėr para, as pėr qefe, as pėr kapardije. Njė fmeėr e sigurt, krenare qė jepej vetėm pėr dashrinė e vėrtetė. Kėtu dalin nė pah cilėsitė mė tė mira tė femrės qė Gordoni i ka nxjerrė nė pah me aq hollėsi.Kur shikon njė komedi tė tillė me tė vėrtete ke ēarė merr. Mesazhi ėshėt i qartė dhe pėr kohėn e sotme kur shumė femrave rendin pas parasė, qefit pa pėrmasa, apo kalojnė ėn shthurrje.

Tashmė ėshtė hapur dhe teatri i Komedisė. Ēpėrbėn ky lloj teatri i ri?
Ėshėt njė ogur i mirė tė cilin e pėrshėndes. Ky lloj tearti duhej hapur shumė vite mė parė por mė mirė von se kurrė. Tė gjithė kemi nevojė pėr humor pasi jami lodhur nga hallet. Njė tetarė i specializuar pėr humorin do tė bėjė qė tė ketė mė shumė shfaqje, mė shumė spektatorė mė shumė eskperiencė, mė shumė kėrkesė llogarie. Por njėkohėsisht do tė shtojė numrin e krijueseve tė komedisė. Kėtu flas pėr autor shqiptarė, pasi pak krijues shqiptarė ka pėr komedinė.