Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Është vrarë lideri i Koresë së Veriut?

    Është vrarë lideri i Koresë së Veriut?

    11/02/2012



    Në versionin kinez të Twitter, ditën e premte qarkulluan komente dhe statuse që bënin fjalë për vrasjen e liderit të ri të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

    Sipas postimeve, Kim Jong-un, që trashëgoi pushtetin pas vdekjes së të atit, Kim Jong-il në dhjetorin e kaluar, është vrarë gjatë një vizite private në Pekin.

    Por shërbimi sekret amerikan njoftoi se nuk ekziston asnjë provë për të folur për vdekjen e Kim Jong-un.

    “Në kushtet e izolimit ekstrem të Koresë së Veriut është shumë e vështirë të marrësh informacione, aq më tepër që këto informacione të jenë 100 përqind të vërteta”, deklaroi për CNN një zyrtar i lartë i shërbimeve sekrete amerikane, duke shtuar më pas se SHBA nuk beson se Kim Jong-un ka vdekur.

    “Nga analizat paraprake për ne është një lëvizje e mirëllogaritur për të shkaktuar trazira në tregjet e Koresë së Jugut, të brishta për shkak të krizës financiare”, thotë më tej zyrtari.

    top-channel

  2. #2
    Se gjen nje ate se eshte si bucko

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Ne disa agjensi lajmesh thuhej qe televizoni shteteror paska nderprere trasmetimin per disa ore ,por akoma e pakonfirmuar. Nqf se eshte e vertete dicka do kete ndodh.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Twitter dhe Weibo “vrasin” liderin e Koresë së Veriut

    Në Twitter dhe Weibo (rrjeti social më popullor në Kinë) është përhapur lajmi se është vrarë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un. Por pak orë pas përhapjes së lajmit se lideri i shtetit komunist u vra rreth në ambasadën koreano-veriore në Kinë, kur një person i panjohur qëlloi ndaj tij duke e lënë të vdekur, reagimi i parë ka ardhur nga zyrtarët amerikanë.

    Ata thanë lajmi nuk është i vërtetë dhe nuk ka asnjë shenjë të një ′aktiviteti jonormal′ në Korenë Veriore. Oficerë të shërbimit sekret amerikan kanë thënë për CNN se kanë hetuar zërat për vrasjen dhe ka rezultuar se bëhet fjalë thjesht për një rreng.

    Mesa duket fjala ka dalë nga site kinez, Sina Weibo, një shërbim i ngjashëm me Twitterin. Pas daljes, në njëfarë pike, lajmi arriti në Twitter dhe në pak sekonda, mori dhenë.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Ket Zbulim Thuhet Se E Kan Ber Sherbimi Kombtar I Kosoves Shi-k Ne Krye Me Kadri Veselin Dhe Alas Bekim Haxhiun Kamishi Llulla Ahahahah

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •