Në të kaluarën, ata të dy kanë tërhequr vëmëndjen e mediave skandinave në lidhje me krimet e tyre mostruoze. Ndërsa tani, kthehen fuqishëm në faqet e para të gazetave për historinë e tyre të dashurisë.
Gruaja vampir Michelle Gustafsson dhe mashkulli kanibal, Isakin Jonsson, autorët e dy ndaj krimeve më të ashpra gjatë viteve të fundit të realizuar në Suedi, kanë shpallur dashurinë e tyre dhe deklarojnë se janë të gatshëm që të martohen.
Michelle Gustafsson është 23 vjeçe dhe ka qënë e arrestuar, pasi ka goditur me thikë për vdekje një burr në vitin 2010, babai i katër fëmijëve. Gjatë kohës në të cilën u ndalua, ajo tha se nuk mbante mënd asgjë nga skena e krimit. Emërtimi i saj, “gruaja vampir” nuk është vënë pa arsye nga mediat, pasi kishte thënë se do të priste fytin e udhëtarëve në një metro në Stokholm.
Ndër të tjera, fotot e publikuara ishin të frikshme. Ajo u shfaq e veshur si një vampir, me gojën e zbuluar të cilën e kishte plotësisht të gjakosur, ndërsa në dorë shtrëngonte një thikë dhe një sharrë elektrike.
Historitë e dhimbshme dhe mjaftë tragjike nuk përfundojnë këtu, pasi Isakin Jonsson ka qënë i dënuar në muajin mars të vitit 2011 për vrasjen e ish të fejuarës Helle Christensen, mamaja e pesë fëmijëve. Pas kryerjes së këtij krimi, njëriu kanibal, pasi kishte prerë kokën e gruas, hëngri disa pjesë të trupit të saj.
“Gruaja Vampire”, ka treguar për “Expressen” gjenezën e kësaj dashurie: “Jemi njohur në datën 13 nëntor të vitit të kaluar- tha ajo. Pastaj në ditët në vijim, pas komunikimit në chat, ai më pyeti mua për tu bërë e dashura e tij”.
Të dy vrasësit do të mbetet në burg deri sa mjekët të shohin shërimin e tyre, por me shumë mundësi ata do të qëndrojnë në spitalin psikiatrik dhe për shumë vite. Megjithatë, gruaja vampir ka konfirmuar se të dy nuk e kanë humbur shpresën për të qënë së bashku dhe për të vijuar sërish me pasionet e tyre të cilat janë tatuazhet dhe pirsing.
shekulli
Krijoni Kontakt