Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha: Shqipëria dhe Mali i Zi, projekte të rëndësishme infrastrukturore në shërbim të turizmit


    - Në një hark kohor, pak mujor, distanca Shkodër-Podgoricë do të shkurtohet ndjeshëm për shkak të rindërtimit tërësor të aksit rrugor

    - Do të fillohet menjëherë projekti i Urës që kalon Bunën dhe lidh me zonën tjetër të Ulqinit

    - Duhet të nisin menjëherë diskutimet për hapjen e pikës kufitare në Zogaj ndërkohë që Ministria e punëve Publike do të bëjë projektin e rrugës Zogaj- Shirokë

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha informoi lidhur me vizitën zyrtare në Malin e Zi dhe me takimet e zhvilluara me personalitetet më të larta të vendit.

    Kryeministri theksoi se kjo vizitë i shërbeu forcimit të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, si dhe çeli hapësira të reja në këto marrëdhënie, ne veçanti në fushën e turizmit, të shkëmbimeve tregtare dhe të lëvizjes së lirë.

    Kryeministri bëri të ditur se projekte të rëndësishme infrastrukturore janë në rrugën e zbatimit të tyre, duke iu dhënë një mundësi shumë të mirë të dy vendeve për të qenë më pranë njëri-tjetrit dhe për të promovuar vlerat e jashtëzakonshme turistike. Në këtë kontekst, Kryeministri kërkoi nga Ministritë përkatëse që të intensifikojnë bashkëpunimin me homologët malazezë për të koordinuar punën me synim përfundimin sa më të shpejtë të projekteve të përbashkëta.

    Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh:

    Së pari, dua tu informoj për vizitën e djeshme zyrtare në Malin e Zi dhe për disa detyra që dalin nga kjo vizitë. Shfrytëzoj rastin të falenderoj përzemërsisht kolegun tim kryeministrin Igor Luksiç për ftesën dhe pritjen shume te ngrohtë dhe miqësore, si dhe mikpritësit e tjerë, Presidentin Filip Vujanović, Nënkryetarin e Parlamentit Željko Šturanović, të falenderoj arkitektin e pavarësisë së Malit të Zi dhe mikun tim dhe të shqiptarëve, Milo Gjykanovic. Të falenderoj shumë përzemërsisht Kryetarin e Komunës Urbane të Tuzit, si dhe kryetarin e komunës të Ulqinit, zotin Nasif Cungu për pritjen vëllazërore që më rezervuan në këto komuna.

    Mali i Zi është një vend mik me të cilin marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe gjatë vizitës së djeshme ne shqyrtuam me kënaqësi nivelin e tyre, si dhe hapësirat e reja të këtyre marrëdhënieve, ne veçanti në fushën e turizmit, të shkëmbimeve dhe të lëvizjes së lirë. Ishte një lajm shumë i gëzueshëm se qeveria e Malit të Zi kishte angazhuar fonde dhe realizuar punime te avancuara në rrugën nga Podgorica në Hanin e Hotit. Në një hark kohor pak mujor, distanca Shkodër-Podgoricë do të shkurtohet ndjeshëm për shkak të rindërtimit tërësor të aksit rrugor të ndërtuar 80 apo 90 vjet më parë nga perandoria e Austro-Hungarsisë dhe i lënë në atë gjendje, deri në ditët e sotme. Qeveria e Malit të Zi kishte filluar ndërtimin në 6 kilometrat e para të rrugës Muriqan - Ulqin, dëshmi kjo e rëndësisë që ky vend i kushton lidhjeve me Shqipërinë dhe interes reciprok në këto lidhje.

    Dje firmosëm një marrëveshje shumë të rëndësishme ne infrastrukturën e zonave të Plavës dhe Guxisë, të cilat në statusin aktual, ndonëse janë në zonat më të bukura me potenciale të mëdha turistike janë realisht gjysmë ose tërësisht të izoluara. Qeveria e Malit të Zi me këtë marrëveshje fillon ndërtimin e një rruge që lidh këto zona me Podgoricën, por që kalon në zonën e Vermoshit, gjë e cila bën të mundur lidhjen e këtyre zonave me Shkodrën, ndërkohë që ne po asfaltojmë rrugën Hani I Hotit – Vermosh. Pra ka një angazhim shumë serioz, bilateral, për të ndërtuar një infrastrukturë moderne mes dy vendeve. Tashmë është e njohur, pak muaj më parë ne inauguruam linjën e tensionit të Lartë Tiranë-Podgoricë, linjë e cila i ka dhënë një frymëmarrje të re liberalizimit të mëtejshëm të tregut energjitik, rajonal. Ministri i Punëve Publike, Ministri i Ujërave dhe Mjedisit dhe Ministri i Bujqësisë kanë patur takime të shpeshta me kolegët e tyre malazezë dhe kanë patur diskutime të frytshme mbi problematikat e përbashkëta dhe përgjigjet që duhet tu japim atyre. U ra dakort që të fillohet menjëherë të shqyrtohet për projektin e thellimit të Bunës, projekt i cili mund të mos nënkuptojë një thellim maksimal, por një thellim që ta bëjë Bunën të lundrueshme dhe kjo të ndodhë në një kohë sa më të shpejtë. Në qytetin e Shkodrës, bashkia sipas një marrëveshje, por që duhet edhe të ndihmohet, do të ndërtojë mole, e cila do të lidhe Shkodrën me linjë ujore me Vil pazarin. E tërë kjo, ka si synimin më të madh që turistët e Ulqinit, Tivarit, Shkodrës, Velipojës, pra turistët e kësaj zone të mund të shijojnë një tur ujor në njërin prej komplekseve ujore më të bukura , më mahnitëse të planetit. Është e vështirë të gjesh ansambël ujor siç është ansambli Adriatik, Ulqin-Tivar-Velipojë, qytete këto, të përmendura për bukurinë e tyre nga lashtësia deri më sot. Velipoja që përbën një margaritar të vërtetë, jo vetëm të Shqipërisë, por nga Trieste në Vlorë. Këto brigje vazhdojnë me rrjedhjen e Bunës, një lumë historikisht i lundrueshëm, jo i gjatë, por një lumë me një bio-diversitet, ndër më të pasurit që mund të ekzistojnë me peizazhe magjepsëse dhe pastaj vazhdimi me liqenin, i cili edhe ky është një ndër më të mëdhenjtë në Evropë, me një mikroklimë të shkëputur tërësisht nga mjedisi përreth. Ky tur turistik do të shërbejë jo vetëm për të bërë më tërheqëse , më të këndshme pushimet e turistëve, por do të jetë një promovim i shkëlqyer i brigjeve të liqenit të Shkodrës, i pasurive të mëdha të Ulqinit, Shkodrës, Velipojës, trashëgimisë kulturore.

    Në një hark kohor të shkurtër, vizitori ka mundësi të njihet me dy nga kështjellat më madhështore që ngjiten në 2500 vjet e tutje, kështjellën “Rozafa” në Shkodër dhe kështjellën e Ulqinit. Ndaj dhe zoti Ministër në detyrë duhet të fillohet bashkë me ministrinë e ujërave , projekti për thellimin e Bunës, por Ulqini, derdhja e Bunës dhe Velipoja janë në vetvete një ansambël, nga më të bukurit në brigjet e detrave të Evropës, lidhja e tyre është një imperativ i domosdoshëm, ndaj të fillohet menjëherë projekti i Urës që kalon Bunën dhe lidh me zonën tjetër të Ulqinit. E vërteta është që ne po ecim nga Shëngjini në Velipojë dhe Shëngjini është pjesë e këtij Ansambli, por krahas rrugës që së shpejti arrin në Velipojë dhe është diku afër Rrjollit, pra po ecën, duhet të projektohet me shpejtësi ura dhe njëlloj si ura që kemi ndërtuar në hyrje të Shkodrës, duhet të jetë një urë që hapet dhe që lejon lundrimin.

    Ekonomia turistike po shndërrohet në ekonomi kryesore. Për këtë zonë ajo mund të jetë më kryesorja, prandaj dhe duhen investime, sikundër me qeverinë e Malit të Zi diskutuam edhe një lloj subvencioni fillimisht për krocerat, në rast se sektori privat nuk i gjen të leverdishme. Është në detyrimin tonë që një pjesë e të ardhurave nga turizmi tia kthejmë po turizmit. Por e vërteta është se me pak investime dhe jo me kaq shumë investime ne mund të shënojmë një hov të ri cilësor, në paraqitjen , promovimin e këtij ansambli të pashoq turistik.

    Zoti ministër i brendshëm, duhet që me kolegun tuaj malazez dhe me ministrinë e jashtme të nisni menjëherë diskutimet që të hapni pikën kufitare në Zogaj ndërkohë që Ministria e punëve Publike do të bëjë projektin e rrugës Zogaj- Shirokë, në mënyrë që edhe ajo të jetë në gjendje, duke vendosur në këtë mënyrë një infrastrukturë të shkëlqyer në të katër anët. Turistët nga Tivari, Kraja, mund të dalin në Zogaj, Breg Liqeni, Shirokë, Shkodër, në një hark shumë të shkurtër. Sikundër , kjo për rikujtesë duhet të konkretizohet marrëveshja me qeverinë e Maqedonisë me të cilën kam rënë dakord me kryeministrin Gruevski, për hekurudhën Lin- Strugë dhe shndërrimin e Strugës në një hap të madh mallrash që do të vijnë nga porti i Durrësit. Pra, duhet të lëvizim me shpejtësi sepse integrimi rajonal nuk është vetëm politik ,por ai është igjithanshëm dhe mishërohet më mirë kur ndiqet nga një infrstrukturë moderne dhe shkëmbime intensive.

    Në vizitën time në mal të Zi, moment shumë emotive pata gjatë vizitës në komunën e Tuzit, djep I ngjarjeve më madhore ne historinë tonë kombëtare, I kryengritjeve të mëdha të udhëhequra nga Dedë Gjo Luli dhe burra të shquar të kësaj treve. E vërteta është se ata janë shqiptarët që ngritën në vitin 1911 flamurin dhe janë zona që priti në një kuvend historik Ismail Qemalin. Malësia ka qenë gjithnjë një trevë frymëzuese për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo komunë sot është një komunë urbane, por diskutova gjerësisht me miqtë e mi dhe konstatova se qeveria e malit të Zi ka një vendosmëri të plotë për decentralizimin, si një domosdoshmëri jetike për konsolidimin e demokracisë. Dhe kishte një dakortësi se procesi po ecte drejt asaj kondite që është pan evropiane, drejt referendumeve për të përcaktuar statusin e komuniteteve.

    Një vizitë të pashlyer nga memoria ime ishte vizita në Ulqin, qyteti, i cili që nga kohërat ilire deri në dittë më të vona ka përfaqësuar kombin me lundërtarët e tij ndër më të aftit. Lundrimi dhe Ulqini kanë qenë të pandarë. Ulqini ka një histori shumëplanëshe, por historia e re e është historia e një qyteti të famshëm në mbarë Evropën, për bukuritë dhe potencialin e tij turistik. Kryetari i komunës, zoti Nazif Cungu më njohu me projektet tij shumë optimiste, të shkëlqyera për të rikthyer Ulqinin në një nga qendrat më kryesore turistike të brigjeve të Adriatikut. Diskutuam gjerësisht për këtë plan dhe i dhashë fjalën se qeveria shqiptare me angazhim të plotë do të bëjë që Ulqini,Velipoja , Shëngjini , të jenë një tërësi turistike dhe të behen të njohura në mbarë botën, ndaj edhe ura është një element thelbësor i kësaj infrastrukture, ndaj edhe rruga duhet të vijë deri tek ura në mënyrë që të mund të shfrytëzohen bashkërisht këto potenciale të jashtëzakonshme,. Ndaj edhe njëherë duhet të falënderoj mikpritësit e mi për atë pritje të shkëlqyer që më kanë rezervuar. Jam ndjerë jashtëzakonisht mirë si dhe të përgëzoj prapë për progresin e madh që kanë bërë në një hark 10 vjeçar. Shqipëria do të mbështesë fuqishëm anëtarësimin në NATO të Malit të Zi , me bindjen që është interesi më i mirë i NATO-s. Ky vend i vogël me një pozicion të madh strategjik e ben NATO-n më të sigurtë në krahun e saj juglindor. Natyrisht Mali i Zi ka punuar me përkushtimin më të madh për plotësimin e kritereve. Marrëdhëniet ndëretnike kanë njohur zhvillime progresivisht pozitive. Pakica shqiptare ka patur urtësinë dhe mençurinë , me dialog të insistojë dhe të persisotojë në lirinë dhe të drejtat e tyre njerëzore dhe minoritare. Nuk ka qenë e largët dita kur Mesha nuk cohej në shqip, kurse sot kanë shkolla të larta, kanë një situatë tërësisht të ndryshme dhe kjo është në meritën e tyre.

    Kryeministria
    26/01/2012

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    E kam thene shpesh ne kete forum, para se ta degjonit nga goja e kryeministrit Berisha:

    - Te gjithe ata shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise, qe dalin e kerkojne "bashkimin kombetar me shtetin am", gati ne menyre te pavetedijshme, ajo qe jane duke thene eshte:

    a. Shqiperi, na ndihmo!
    b. Jemi te zhgenjyer me politiken ne vendet tona, dhe shpresojme qe duke iu bashkuar Shqiperise problemet tona do te marrin fund sa hap e mbyll syte!

    Me pak fjale, kur degjon shqiptaret ne Kosove, Mal te Zi apo FYROM te bejne thirrje te tilla, ata jane duke mbrojtur ide separatiste: nuk duam te jemi pjese e Malit te Zi, nuk duam te jemi pjese e FYROM, nuk duam te kemi shtetin tone te pavarur ne Kosove! Eshte per te ardhur keq, por shumica e ketyre shqiptareve nuk arrijne te vleresojne e jene mirenjohes per arritjet e jashtezakonshme te bera per te drejtat e shqiptareve ne Ballkan. Te gjithe shqiptaret sot ne Ballkan jane te lire dhe te mbrojtur me ligj ne te gjitha shtetet ku ata jetojne. Kjo nuk eshte arritje e vogel. Kjo nuk do te thote qe shqiptaret nuk hasin ne plot probleme shoqerore dhe ekonomike, por do te thote qe ata kane perfaqesimin politik ne keto shoqeri per ti mbrojtur keto te drejta dhe per tu dhene zgjidhje problemeve me kohen.

    Iluzioni me i madh qe shqiptaret kane sot eshte kjo ideja se po u bashkuam te gjithe ne nje shtet, problemet tona marrin fund. Kjo nuk eshte aspak e vertete, pasi edhe sikur te gjithe shqiptaret te bashkoheshin me shtetiin am me nje te rene te lapsit, problemet e tyre nuk do te gjenin zgjidhje. Perkundrazi, ajo qe do te ndodhte, nese sot shqiptaret bejne me faj shtetin e Malit te Zi, Serbine, FYROM apo fqinjet per problemet e tyre, kur te ishin ne nje shtet dhe kur problemet te mos gjenin zgjidhje, ata do te benin me faj njeri-tjetrin dhe gjithcka qe eshte ndertuar me kaq mund ne keto 100 vjet do te shkaterrohej. Dhe realiteti do te ishte i tille qe do ta kthente "enderren kombetare" ne zhgenjimin me te madh si popull.

    Shfrytezoni epoken e lirise dhe paqes qe po jetoni, per te rritur mireqenien tuaj e te familjeve tuaja. Per te arsimuar brezin e ri te shqiptareve dhe per tu integruar e respektuar ne shoqerite ku ju jetoni: Kosove, Mal te Zi, FYROM apo diaspore.

    Albo

  3. #33
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Kryeministri Berisha: Shqipëria dhe Mali i Zi, projekte të rëndësishme infrastrukturore në shërbim të turizmit
    Se shpejti do te shohim leshimet e pa-principta qe Sali Berisha i ka bere malaziasve ne kembim te atyre "projekteve" qe jane vetem ne leter ... kishte nevoje Berisha per nje "arratisje" te ketille, per tu dukur se po ben diçka nderkombetarisht, sepse askush nuk e qas as ketej e as andej Atllantikut.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •