Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512

    Gjiganti Kosovare së shpejti 450 të punësuar

    Gjiganti Kosovare Llamkos GalvaSteel së shpejti 450 të punësuar





    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, së bashku me disa anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe kryetarë të shoqatave aktive pranë OEK-ut vizituan fabrikën ‘Llamkos GalvaSteel’, në Vushtrri ku u takuan me stafin menaxhues të kësaj ndërmarrjeje të porsaprivatizuar, e cila me sukses ka filluar prodhimin dhe depërtimin në treg. Gërxhaliu u informua nga menaxheri Adrian Holmes lidhur me aktualitetin e kësaj kompanie, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet menaxhmentit i 'Llamkos GalvaSteel’ në Vushtrri.
    Numri i të punësuarve në këtë ndërmarrje ka arritur në 350 dhe pritet që së shpejti të arrihet numri i të punësuarve në 450, që është një kontribut edhe ekonomik, po ashtu edhe social për Komunën e Vushtrrisë dhe më gjerë. Prodhimi ka filluar me një dinamikë mjaft të mirë, ku dominojnë kualiteti dhe arritja e standardeve ndërkombëtare sepse destinacion i plasimit të këtyre produkteve janë tregjet jo vetëm rajonale, por edhe ato evropiane dhe më gjerë, dhe për të arritur këtë qëllim kualiteti është parakushti esencial. Po ashtu Holmes ishte i kënaqur me stafin e gjetur në ‘Llamkos’, si dhe e quan “unike” formën se si pranohen dhe respektohen investitorët e huaj në Kosovë dhe njëherësh shprehi falënderim për këta punëtorë për angazhimin e tyre për ruajtjen e aseteve dhe pajisjeve në këtë fabrikë, që në vendet e tranzicionit nuk është dukuri e shpeshtë. Ai e informoi të parin e OEK-ut për kushtet e punës të cilat e posedojnë punëtorët e punësuar në këtë ndërmarrje, si dhe për aspektin ekologjik që ia kushtojnë ata.


    http://www.kosova-sot.info/ekonomi/l...50-te-punesuar

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    “Llamkos” ndez makinat






    Pas katër vjetësh ndërprerjeje, është rikthyer prodhimi në fabrikën e llamarinës së zinkuar, tani kompania “Llamkos GalvaSteel”. Në një ceremoni modeste ku kanë marrë pjesë vetëm drejtuesit e kompanisë dhe punëtorët, të premten në mesditë ka filluar prodhimi i produkteve të para të llamarinës së zinkuar për eksport jashtë vendit.

    Arten Bajrushi, drejtor operativ, me rastin e rifillimit të prodhimit, ka deklaruar se blerësi i ri i “Llamkos”-it deri më tani ka investuar 25 milionë euro në rehabilitimin dhe aftësimin e kompanisë për të rifilluar prodhimin.

    “Deri më tash janë investuar mbi 25 milionë euro për rimëkëmbjen e kësaj fabrike, dhe në planet tona biznesore në një të ardhme të afërt pretendojmë të investojmë mbi 100 milionë euro”, ka thënë ai.

    Sipas Bajrushit, faza e parë është në rehabilitimin e linjës ekzistuese dhe maksimalizimi i kapaciteteve ekzistuese. Ai ka thënë se pas 2 vjetëve do të punojnë në rritje të linjës së prodhimit, ndërsa brenda 5 viteve të ardhshme do ta kenë edhe linjën e tretë të prodhimit.

    “Synimi i pronarëve të rinj është ta bëjnë “Llamkos”-in eksportuesin më të madh kosovar në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Bajrushi.

    I pyetur lidhur me obligimet e mbetura borxh ndaj punëtorëve, nga pronari i vjetër i cili dështoi në procesin e privatizimit të kësaj fabrike, Bajrushi duke e quajtur pronarin e ri të fabrikës si “dhëndër i ri”, deklaroi se ka obligime dhe ato do t’i përmbushë vetëm nga vera e këtij viti kur Core Group ka blerë “Llamkos”-in.

    Rifillimin e punës së fabrikës e kanë mirëpritur edhe punëtorët e fabrikës. Për këtë kohë sa kanë rifilluar punën në fabrikë, kryetari i sindikatës së punëtorëve të “Llamkos”-it, Enver Isufi, kanë thënë se punëtorët janë të kënaqur me kushtet e punës që u janë krijuar.

    Ai ka thënë se deri më tani nuk janë kthyer në punë disa punëtorë të administratës dhe disa prej punëtorëve të linjës së përpunimit, që, sipas tij, pritet të bëhet më vonë pas aktivizimit të linjës së përpunimit të llamarinës në këtë fabrikë.

    Pas privatizimit të dytë përmes likuidimit nga kompania ndërkombëtare “Core Group” me seli në Britaninë e Madhe, aftësimi i fabrikës së “Llamkos”-it ka rifilluar para 3 muajsh, derisa sipas drejtorit Bajrushi, deri më tani në punë janë kthyer 350 punëtorë.

    AKP-ja ka bërë të ditur se “Llamkos-i” është vendosur të shitet nëpërmjet metodës së likuidimit vullnetar, përderisa obligimet e kësaj ndërmarrje nuk do barten te blerësi i ri, por ato trajtohen gjatë procesit të likuidimit.

    Një komision i formuar enkas për këtë gjë, sipas tyre, do t’i trajtojë borxhet e ish-kompanisë bullgare “Krajmikovc”, ku kjo kompani për dy vjet ka krijuar mbi 10 milionë euro borxhe, duke futur në hipotekë edhe fabrikën.

    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/3...-ndez-makinat/

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Gjiganti Kosovare Llamkos GalvaSteel ndez makinat ,, Ja disa foto se vetem me Prodhim dhe fabrika te tilla Kosova do te shkoje perpara








    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar.Pr : 24-01-2012 më 15:48

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Gjiganti Kosovare Llamkos GalvaSteel ndez makinat ,, Ja disa foto se vetem me Prodhim dhe fabrika te tilla Kosova do te shkoje perpara








  5. #5
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    BRITISH INTER-PARLIAMENTARY UNION DELEGATION VISIT TO LLAMKOS


    GALVASTEEL
    18.11.2011
    We are pleased to announce that Friday the 18th November, the British Inter-Parliamentary Union delegation honored us with their visit to LLamkos GalvaSteel. The attendees were:
    Lord Hylton (Leader of IPU)
    Political interests: Northern Ireland, housing, British-Irish relations, human rights, prisons, penal affairs and policy, conflict resolution, peace building, inter-faith relations
    Lord Bowness
    Political interests: Local government, London
    Lord Dykes
    Political interests: EU, economics, taxation, transport
    MP Jackie Doyle-Price
    Political interests: Welfare, foreign affairs, vocational education, financial services, transport
    MP Angela Smith
    Political interests: Education, skills agenda, environment and conservation, transport
    H.E.Mr. Ian Cameron Cliff
    British Ambassador to Kosovo
    British Inter-Parliamentary Union delegation visit Kosovo







  6. #6
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512





  7. #7

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Lajme te mira po vine dita dites per Industrine e rende te Kosoves e cila dikur kishte ber Histori ne Industrin e rend te Ishe-Jugosllavise.



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar.Pr : 24-01-2012 më 16:35

  9. #9
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Prishtina pc mduket a
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Prishtina pc mduket a
    Po Shqiptaret dita dites po behen me te forte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar.Pr : 24-01-2012 më 16:34

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •