Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Disa Hadithe që flasin për ajetet Kur'anore

    Disa hadithe lidhur me ajete të caktuara të Kuranit



    1. Nga Ebu Derda ( رضي الله عنه ) nga Pejgamberi ( صلى الله عليه و سلم ) i cili tha:

    “Kushdo që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga fitneja (sprova) e Dexhalit”.
    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.582)

    2. Nga Zubejr, nga Xhabir, nga Pejgamberi ( صلى الله عليه و سلم ):

    “I Dërguari i Allahut nuk flinte, derisa t’i recitonte “Elif.Lâm.Mîm. Tenzil...” (es-Sexhde) dhe “Teberake ledhî bijedihil-mulk...” (el-Mulk)”
    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.585)

    Ka një transmetim nga Ibn Demrâh, nga Ka’ab, i cili tha:

    “Kushdo që lexon suren Sexhde dhe Tebarek (el-Mulk), i shkruhen shtatëdhjetë vepra të mira dhe i hiqen shtatëdhjetë të këqija, dhe, për shkak të kësaj, ngrihet shtatëdhjetë gradë”.
    (Isnad hasen maktu)

    3. Nga Ibn Umer: I Dërguari i Allahut ( صلى الله عليه و سلم ) tha:

    “’Kul: je’ejuleh kafirûn...’ (surja el-Kafirûn) është e barabartë me çerekun e Kuranit”.
    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.586)

    4. Nga Abdullah ibn Mes’ud: I Dërguari i Allahut ( صلى الله عليه و سلم ) tha:

    “Vërtet që çdo gjë ka majën e vet, dhe maja e Kuranit është surja Bekare. Kur shejtani të dëgjojë Kuranin të recitohet, ai e lë shtëpinë ku dëgjohet Kuranit”.
    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.588)

    5. Nga Muadh bin el-Xhuhni, sahab i pejgamberit ( صلى الله عليه و سلم ), nga Pejgamberi ( صلى الله عليه و سلم ), i cili tha:

    “Kushdo që lexon ‘Kul: huwAllahu ehad...’ (surja Ikhlas) derisa ta thotë dhjetë herë, Allahu ia ndërton një pallat në Xhenet si dhe dobi të tjera”. Umeri tha: ”Atëherë, do të kemi shumë pallate, o i Dërguar i Allahut!” Pejgamberi ( صلى الله عليه و سلم ) tha:”Allahu ka më shumë dhe atë që është më e mirë”.
    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.589)

    6. Nga Abdullah bin Shekîk, nga Aisha ( رضي الله عنها ) e cila tha:

    ”I Dërguari i Allahut ( صلى الله عليه و سلم ) falte katër (rekate) para namazit të Drekës, dy para namazit të ikindisë dhe gjithmonë i falte këto. Ajo përmend se ai ( صلى الله عليه و سلم ) thoshte:
    “Janë dy sure të bekuara të cilat recitohen në dy rekatet para namazit të sabahut; ato janë ‘Kul: je’ejuleh Kafirûn’ dhe ‘Kul: huwAllahu ehad’”.

    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.646)

    7. Nga Ebul-Ehwass, nga Abdullah, i cili tha:

    I Dërguari i Allahut ( صلى الله عليه و سلم ) tha:

    “Lexoni Kuranin, sepse vërtet do të shpërbleheni për të. Nuk them se Elif. Lâm.Mîm është një shkronjë, por Elif ka dhjetë shpërblime, Lâm ka dhjetë shpërblime, dhe krejt këto janë tridhjetë shpërblime”.
    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.660)

    8. Nga Zurr, nga Abdullah, nga i Dërguari i Allahut ( صلى الله عليه و سلم ):

    “Leximi i sures Tebarek (el-Mulk) parandalon nga ndëshkimi në varr”.
    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.1140)

    9. Nga Ali ( رضي الله عنه ), nga Pejgamberi ( صلى الله عليه و سلم ):

    “Jemi urdhëruar të përdorim miswakun (dmth të pastrojmë gojën). Vërtet, kur robi i Allahut qëndron në namaz, i vjen një engjëll i cili qëndron përmbas tij duke e dëgjuar recitimin e Kuranit. Pastaj ai (engjëlli) afrohet dhe vazhdon ta dëgjojë e të afrohet, derisa të vendosë buzët e veta në buzët e tij, dhe ai nuk reciton ndonjë ajet vetëm se hyn brenda engjëllit”.
    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.1213)

    10. Nga Malik el-Eshxha’i, nga babai i tij, i cili tha: I Dërguari i Allahut ( صلى الله عليه و سلم ) tha:

    “Kushdo që ia mëson dikujt një ajet nga Libri i Allahut, do të ketë shpërblimin për të sa herë që të recitohet”.
    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.1335)

    11. Nga Ebul-Ewass, nga Abdullah, i cili tha: I Dërguari i Allahut ( صلى الله عليه و سلم ) tha:

    “Lexoni suren Bekare në shtëpitë tuaja, se vërtet shejtani nuk hyn në shtëpinë ku lexohet surja Bekare”.
    (Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.1521)


    Esselamun alejkum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 24-01-2012 më 13:55
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •