Ja ku arrin fantazia e interpretimi shqiptar i nje lajmi te zakonshem, krejt teknik per ndrim vendi te dy statujave ne Gjermani, te Marksit e te Engelsit. Lexoni qarte, ndrim vendi, jo heqje, prishje e hedhje ne plehra te tyre, se nuk jane aq budallenj gjermanet te injorojne figurat e tyre historike. Nuk ka pike ngjashmerie xhvendosja e tyre per arsye urbanistike, me zvarritjen qe ju be statujave te Enverit, sepse nuk ka as ngjashmeri mes Enverit diktator dhe dy teoricieneve qe ai i shtremberoi ne teori e ne praktike. Revolte per zhgenjimin paten gjermanolindoret, por permbysen regjimin dhe statujat e kokave te atij regjimi, sic permbysen dhe te Hitlerit dikur, pa prekur mbi 20 vite me rradhe Marksin e Engelsin. Dalim ne te zgjuarit tani dhe behemi me katolike se Papa duke ju veshur gjermaneve injorancen tone ne interpretim te nje lajmi.