Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 67
  1. #51
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Do te ishte mire qe Kosova t“i bashkohej Shqiperise. Nga kjo do te perfitonte edhe Shqiperia edhe Kosova.

    Reagimi i shteteve fqinje: Serbia do te mundohej ta aneksonte Republiken Serbe te Bosnjes, nuk do te guxonin ta sulmonin shtetin e ri shqiptar pasi Shqiperia eshte pjese e NATO-s, e cdo sulm ndaj nje vendi anetar eshte sulm kunder gjithe aleances. Maqedonia nuk do te prishej pasi eshte shtet i garantuar nga ShBA-ja. Mali i Zi nuk do te prishej pasi keta kane shume miq ne perendim qe do te nderhynin me forca ushtarake nese do te rrezikohej, Greqia perballe nje nacionalizmi te kalbur e nje ekonomie te dobet nuk do te mund te bente dicka rreth kesaj. Bullgaria nuk eshte e interesuar per invadim shtetesh. Turqia nuk do te mundohej ta pengonte kete bashkim sepse ky bashkim nuk do ta prekte direkt ate, aq me teper kur dihet se marredheniet Shqiperi-Kosove-Turqi jane te mira dhe shqiptaret jane munduar te kene marredhenie te mira me cdo shtet.

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    A duhet qe per Ballkanin te mbahet nje konference nderkombetare e tipit Dejton, ne te cilen te percaktohen njeher e mire te gjitha pretendimet territoriale ne rajon, permes nje marreveshje te pranuar nga te gjitha palet?
    Lufta dhe konferencat ballkanike apo nderkombetare, asnjehere nuk kane qene ne favor te interesave shqiptare. Kete ta meson historia e tij populli dhe atij vendi. Cdo konference e huaj qe do te mbahej, do te kish nje mision te vetem, ndarjen e Kosoves mes shqiptareve e serbeve. Dy jane mundesite:

    - Ose Kosova do te vazhdoje te ekzistoje si shtet i pavarur, nje shtet multi-etnik.
    - Ose Kosova nuk do te vazhdoje me te ekzistoje si shtet i pavarur por do te ndahet me thike.

    Dhe gjeja me kryesore qe duhet te mesoni eshte qe Kosova ekziston sot si shtet i pavarur, fale impenjimit direkt ushtarak, politik dhe ekonomik te vendeve te NATO dhe BE. Por kete nuk duhet ta kuptoni si nje "ndihme te perhershme", por duhet ta kuptoni si nje shans qe bota e qyteteruar na jep per te ndertuar shtet e shoqeri qe mbart te njejtat vlera qe mbart edhe bota e qyteteruar. Nese deshtojme qe te ndertojme nje shtet demokratik ne Kosove, durimi i nderkombetareve do te shteroje dhe do te kerkohen "zgjidhje" te problemit duke bere konferencat qe ti ze ne goje. Dhe kur degjon nderkombetaret apo shqiptaret te flasin per konferenca, nenkupto qe ne to do te negociohet ndarja e Kosoves.

    Ndarja e Kosoves jo vetem qe do te sjelli humbjen e pavaresise, humbjen e shkembimin e territoreve, por do te sjelli edhe destabilizimin politik dhe ekonomik te Shqiperise dhe shqiptareve ne Mal te Zi e Maqedoni, qe do te duan te bejne te njejten gje. Dhe kjo ndarje do te shoqerohej me humbjen e avantazhit me te madh qe shqiptaret gezojne prej 13 vjetesh: mbeshtetjes nderkombetare qe siguron paqen ne Ballkan.

    Nese puna arrin tek konferencat dhe bashkimi me Shqiperine, dijeni se dy gjera kane ndodhur:

    a. Kosova ka deshtuar si shtet i pavarur demokratik.
    b. Faktori nderkombetar ka humbur shpresen dhe durimin me Kosoven.

    Dhe nga nje problem nderkombetar, Kosova do te kthehet ne nje problem shqiptar. Prandaj boll enderroni ne dite me diell, por jepni kontributin tuaj qe shteti demokratik ne Kosove te jete i suksesshem, e jo i deshtuar.

    Albo

  3. #53

    Ballkani drejt ndryshimit tė kufijve

    Ballkani drejt ndryshimit tė kufijve

    01/02/2012 17:45


    Njė raund tė ri ndryshimi kufijsh do tė kemi sė shpejti nė Ballkan. Kosova dhe Bosnje e Hercegovina janė ende dy vende politikisht dhe ekonomikisht tė brishta, qė jetojnė nėn protektoriatin e vendeve perėndimore, sė bashku me Maqedoninė.

    Kėshtu thotė Instituti Gjerman pėr Cėshtjet Ndėrkombėtare dhe Sigurinė, SWP, nė bazė tė njė analize tė kryer nga Dusan Reljic, ku nėnvizohet se konfliktet etno-politike do tė ndodhin sėrish nė kėto tre vende.

    Nė dy dekadat e fundit konfliktet territoriale nė zonėn e ish-Jugosllavisė janė zgjidhur me tėrheqjen e kufijve, gjė qė rrallė ka ndodhur pa dhunė, vlerėson analiza.

    Sipas saj, vendi ku harta politike ka mundėsi tė rishikohet ėshtė trekėndėshi i pėrbėrė nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia.

    Kjo zonė dominohet kryesisht nga popullsia shqiptare, shumica e tė cilės kėrkon bashkimin nė njė shtet tė vetėm. Kėshtu, nga njė sondazh i kryer nė vitin 2010 rezulton se:

    81 pėr qind e popullsisė shqiptare nė Kosovė kėrkon njė Shqipėri tė Madhe, nė Maqedoni tė njėjtėn gjė e kėrkon 66 pėr qind e shqiptarėve dhe nė Shqipėri 63 pėr qind.

    Nė vitin 2009, thuhet nė web site-n e SWP, ambasadori amerikan nė Tiranė u pėrpoq tė bindte kryeministrin Sali Berisha qė tė largonte idenė e Shqipėrisė sė Madhe.

    Por, lėvizja Vetėvendosje, forca e tretė parlamentare nė Kosovė dhe qė po pėrhapet me shpejtėsi, ka ringjallur idenė nė radhėt e kombit shqiptar nė Ballkan, duke e vendosur atė nė majė tė prioriteteve tė saj.

    Gjithashtu, edhe serbėt e Kosovės refuzojnė tė jenė pakicė nė njė shtet me shumicė shqiptare, gjė qė sipas SWP, bėn mė tė fortė hipotezėn pėr njė rishikim tė kufijve nė Ballkan.

    Shpėrthimi i njė konflikti tė ri etno-politik do tė godiste nė zemėr Evropėn jug-lindore dhe investimet qė Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Evropės perėndimore kanė bėrė atje.

    Vendet e Ballkanit perėndimor janė tė kufizuara nga vendet anėtare tė BE, kėshtu qė cdo destabilitet nė to do tė kishte impakt edhe nė vendet fqinje, kryesisht nė formėn e emigracionit.

    Pėr rrjedhojė, qėndrimet e ndryshme politike mes Shteteve tė Bashkuara dhe Evropės perėndimore pėr Ballkanin me shumė mundėsi do tė ridalin nė sipėrfaqe.

    Nga ana tjetėr, pesė vendet anėtare tė BE qė nuk e kanė njohur ende pavarėsinė e Kosovės nuk po japin shenja pėr njė ndryshim tė qėndrimit tė tyre.

    Gjithashtu, pėrballjet e Kinės dhe Rusisė me Perėndimin pėr politikat e fundit nė Ballkan, qė nuk janė harruar, ka shumė mundėsi qė tė rishfaqen nė arenėn ndėrkombėtare, vlerėson mė tej analiza.

    top-channel

  4. #54
    Disa shtete nė Ballkan mund tė pėrballen pėrsėri me ndryshim tė kufijve, ka vlerėsuar Instituti gjerman pėr ēėshtje ndėrkombėtare dhe tė sigurisė, me seli nė Berlin….

    Sipas njė analize tė kėtij instituti, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjė-Hercegovina, janė shoqėri fragjile ku sėrish kėrcėnohen nga konfliktet etnike dhe politike./rtk/

  5. #55

    Erhard Busek: “Presheva pėr Kosovėn, veriu pėr Serbinė”

    “Presheva pėr Kosovėn, veriu pėr Serbinė”

    05/02/2012 09:30


    Ish-koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Europėn Juglindore, Erhard Busek, deklaroi se Prishtina dhe Beogradi duhet tė nisin diskutimet pėr ndryshime territoriale tė hartės sė dy shteteve.

    Nė njė prononcim pėr KTV-nė, ai tha se kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr tė siguruar stabilitet afatgjatė. Sipas tij, ky “shkėmbim territoresh” do tė shpėrblehej me statusin e vendit kandidat pėr Serbinė dhe njohjen nga pesė vendet e mbetura tė Bashkimit Europian, pėr Kosovėn.

    Sipas Busek, ėshtė e arsyeshme qė Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, tre qytetet serbe me popullsi dėrrmuese shqiptare dhe rrethinat e tyre, tė pėrfshihen nė shtetin kosovar. Nga ana tjetėr, krahinat me popullsi serbe nė veri tė Kosovės do tė kalonin nė shtetin e tyre “nėnė”.

    ”Jam i bindur qė nėse bisedimet aktuale nuk do tė sjellin asnjė zgjidhje, atėherė ndarja mbetet e vetmja mundėsi”, u shpreh Busek.

    Sa u pėrket bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit, ai ka thėnė se vetėm pas zgjedhjeve nė Serbi do tė krijohen kushte tė favorshme pėr zhvillimin e bisedimeve.

    Aleanca Kuqezi: Jo pazar me tokėn e Kosovės

    Aleanca Kuqezi reagoi ashpėr kundėr fjalės sė Erhard Busek, ndėrsa theksoi se ndarja e Kosovės ėshtė njė ide pa asnjė bazė.

    ”Kufijtė e Kosovės nuk janė dhe nuk mund tė jenė njė ēėshtje pazaresh”, shkruante “AK” nė njė deklaratė tė botuar pėr shtyp, mėngjesin e sė dielės.

    ”Ne mbėshtesim projektin amerikan pėr Kosovėn, pasi shkėmbimi i territoreve nuk ėshtė garanci pėr stabilitet. Propozimi i Erhard Busek nuk ėshtė aspak konstruktiv pėr rajonin”, vlerėsoi Aleanca.


    top-channel

  6. #56
    Halimi pro ndėrrimit tė territoreve

    Pėrfaqėsuesit e Kosovės Lindore janė pėr bashkimin me Kosovėn, dhe kėsisoj do t’i hapej rrugė shkėmbimit tė territoreve. Deputeti i vetėm shqiptar nė Parlamentin e Serbisė, Riza Halimi, ėshtė pajtuar me propozimin e diplomatit austriak, Erhard Busek pėr shkėmbim territoresh.

    Halimi i ka thėnė KTV-sė se nėse serbėt e veriut do tė kenė mundėsi t’i bashkohen Serbisė, atėherė kjo gjė duhet tė ndodhė edhe me shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, qė janė nė numėr mė shumė nė krahasim me serbėt.

    Busek njė ditė mė herėt paralajmėroi mundėsinė edhe tė ndarjes sė Kosovės, por sipas tij kjo gjė ende nuk ka nisur sė diskutuari dhe nuk ka vullnet askund.

    Por, analistėt politikė nė Kosovė vlerėsojnė se njė veprim i tillė ėshtė vėshtirė i realizueshėm. Sipas tyre, Bashkimi Evropian nuk ka treguar se ka ndonjė ide tė qartė pėr rajonin.

    bota sot

  7. #57
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Nese do te bashkohej Shqiperia me Kosoven sigurisht se nuk do te behej pa miratimin e fuqive boterore, prandja reagimi i shteteve fqinje do te ishte i rendesise zero. Po zakonisht me keso pyetje retorike merren vec ata qe jane kunder ketij bashkimi! e qe vuajne qe nuk kane qene pjese e Federates Jugosllave apo qe vuajne me pase naj bashkim te cfaredo lloji me Greqine. Vec me shqiptare jo. lol

    Keta jane per bashkim, po me ba nje kapercim e mu bashku me popujt tjere, e mandej permes atij bashkimi te bashkohen diqysh edhe me shqiptare

    Seriozisht e dhimbshme kjo teori! Sikur ajo motoja moderne, qe e lexon dhe e degjon perdite "shqiptaret do te bashkohen ne Bashkimin Europian". lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 06-02-2012 mė 15:01

  8. #58
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Si do te reagonin shtetet fqinje, nese Kosova do ti bashkengjitej Shqiperise?

    do rrinin urte dhe kaq...
    nese shquperia dhe kosova do bashkohen nje dite, kjo do ndodhe vetem sepse ky do jete vullneti i shteteve te fuqishme.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    258
    po te shikojme listen e shqiperise natyrale,,,,,,,besoj se bashkimi ka filluar

  10. #60

    Angry Albo Antishqiptar

    Vetem me keto qe shkruan albo
    kuptohesh qe je antishqiptar

    Te gjithe antishqiptareve ate qe
    meritojne.

    Rrofte Shqiperia Etnike

    Pellazg Iliria

    New York

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •