NJOLLA MBI EMRA
2012-02-23Artan Lame
Gazeta Shqip
Tė shtunėn qė shkoi, me njė gjest nga ata qė tė lėnė shije plehu, Sali Berisha dhe Lulzim Basha i hoqėn emrin rrugės Dėshmorėt e 4 Shkurtit. U shkrua dhe u fol pėr kėtė punė dhe pėr masakrėn qė i kish dhėnė emrin, por kėtu nė vijim dua ta shoh ngjarjen nga njė pikė tjetėr vėshtrimi, nga ajo e shtetit, i mirė a i lik qoftė ai. Nė vitin 1944, kosovari Xhaferr Deva ishte ministėr i Brendshėm i Shtetit Shqiptar, kishte bėrė betim mbi flamurin kombėtar pėr ti shėrbyer shtetit tė shqiptarėve dhe jo bindjeve dhe tekave tė veta. Nė atė pozicion, qytetarėt shqiptarė dhe ata tiranas, prisnin qė ai, me aq sa mundej dhe nė kushtet e luftės, tė ruante rendin dhe qetėsinė, tė siguronte jetėn dhe pasurinė, si kudo gjetkė. Po ēbėri ministri i Brendshėm i shtetit shqiptar? Bash tė kundėrtėn e kėsaj. Lėshoi rrugėve tė Tiranės nė mes tė natės trupat aspak tė rregullta tė
Regjimentit Kosovar, arrestoi disa qindra vetė dhe me gjakftohtėsi, pa asnjė proces, pa asnjė akuzė, pa asnjė gjyq, 80 e ca syresh i vrau dhe i la rrugėve deri nė mbrėmjen e ditės tjetėr. Si tė mos mjaftonte kjo, njerėzit e tij u lėshuan edhe nė plaēkitje tė dyqaneve, shtėpive dhe tregut tė qytetit. Dhe mė tej akoma, njerėzit e tij filluan tė vrasin e tė plaēkitin edhe njė numėr punėtorėsh italianė tė mbetur nė Tiranė qė nga kapitullimi i Italisė dhe qė kishin gjetur shpėtim nėpėr qytet nė pritje tė riatdhesimit (edhe kėta pėr antikomunizėm i vranė vallė?). Dhe turpi i turpeve qė na bie nė kurriz tė gjithėve, ėshtė se gjermanėt nuk u pėrzjenė fare nė tė gjithė kėtė zallamahi e batėrdi. Ata ishin vėnė nė dijeni nga
Kryeministri, kosovari tjetėr Rexhep Mitrovica, qė do tė bėhej njė reprezalje kundėr mbėshtetėsve tė Lėvizjes Nacional- Ēlirimtare dhe natyrisht qė do kenė thėnė: Bujrum, bėjeni. Ėshtė ēėshtje e brendshme e juaja. Ku ta gjejmė qė shqiptarėt, siē e kanė zakon, ti nxjerrin sytė njėri-tjetrit dhe ne tė rrimė e tė shohim!.
Nė fakt, dhe pėr tė na i bėrė turpin edhe mė tė rėndė, gjermanėt ndėrhynė gjatė ditės sė 4 shkurtit, por pėr tė ndaluar masakrėn dhe plaēkitjet, veēanėrisht pasi kishin marrė njė numėr ankesash nga tė huajt me qėndrim nė Tiranė (italianė dhe tė tjerė) tė cilėt kėrkuan mbrojtjen e tyre ndaj banditėve tė Xhaferr Devės. Ndaj atyre qė ishin demek ruajtėsit e zakoneve mė tė mira shqiptare, tė mikpritjes dhe tė mos prekjes tė tė huajve. huajve. Kujtimet e bashkėkohėsve janė plot me raste kur familjarėt e tė arrestuarve u pėrpoqėn tė kontaktonin me autoritetet pėr tė shpėtuar tė afėrmit e tyre, por u gjendėn pėrpara faktit qė, bash ministri i Brendshėm ishte organizatori i batėrdisė. Kujtimet janė plot me raste kur, mė pas, oficerė tė xhandarmėrisė dhe xhandarė shqiptarė u pėrpoqėn tė shpėtonin ndokėnd prej tė arrestuarve. Si kudo e kurdo, ku do pėrplaseshit ju, nėse vinin nė mes tė natės e ju merrnin djalin, babanė apo vėllanė, pėrveēse tek policia? Dhe atje tė shihnit pastaj se urdhėrues i plaēkitjes ishte bash ministri i Brendshėm! Tė bukur figurė e tė bukur kujtim u la shqiptarėve
ky kosovar gjakprishur. Nėse midis shqiptarėve ka egzistuar kohė pas kohe njė hije mosdashjeje ndaj kosovarėve, Xhaferr Deva dhe shumė Xhaferrė tė tjerė kanė njė pjesė tė madhe tė fajit e pėrgjegjėsisė. Kujtimi qė i lanė Shqipėrisė ata qe shumė i rėndė. Kudo qė shkeli kėmba e tyre, qė nga Vlora e deri nė Veri, la pas vetėm dhunė, plaēkitje dhe tė vrarė. Ca mė keq pastaj kur, pėr politikė tė ditės qė e kėrkon me zor konfliktin, kėrkohet qė krimet e sė shkuarės tė mbulohen e tė fshihen me shfaqje shpifarake si ajo qė pamė, duke i hequr emrat rrugėve. Nuk vihet nė diskutim qė Xhaferr Deva ishte antikomunist, ishte edhe nacionalist, por antikomunizmi dhe nacionalizmi nuk pėrbėjnė certifikatė pastėrtie ndaj krimeve, nuk pėrbėjnė as justifikim pėr tė pėrdorur pėr qėllime politike, shtetin qė tė ėshtė besuar. Se edhe sot, nuk ėshtė se bėjnė ndonjė gjė mė shumė ata qė kemi mbi krye, sesa pėrdorimi i shtetit pėr politikė tė ditės dhe pastaj u duket vetja tė bukur. Kur ia dalin ta bėjnė kėtė pa derdhur gjak, e bėjnė pa gjak, kur pastaj u del pėrpara vrasja, as atė nuk ia pėrtojnė ta bėjnė, paēka se nuk i kemi votuar pėr tė bėrė politikė, por pėr tė bėrė shtetin.
Pa mendoni sikur sot tė ndodhte e njėjta gjė nė mes tė natės, ēdo bėnit? Nė fakt do bėnit tė njėjtėn gjė si atėherė, nėse do kishit mundėsi do kontaktonit njė ambasadė tė huaj, amerikanen a anglezen nė radhė tė parė, ashtu si atėherė qė kush mundi u pėrpoq tė ankohej tek gjermanėt pėr tė shpėtuar tė afėrmit. Nėse nuk do e kishit kėtė mundėsi, do vraponit nė polici apo tek ministri Brendshėm pėr tė kėrkuar mbrojtjen e ligjit dhe tė rendit. Dhe atje do kuptonit se organizator i masakrės ishte vetė ministri! Pak a shumė si mė 21 janar, kur ne prisnim qė policia tė ndėrhynte pėr tė shpėtuar qytetarėt e vet nga plumbat e banditėve me e pa uniformė brenda Kryeministrisė dhe pastaj morėm vesh se nė krye tė kėsaj pune ishte vetė ministri i Brendshėm qė ne prisnim tė na mbronte jetėn e pasurinė. Bash ai ministėr, i cili tani po pėrpiqet ti fshehė gjurmėt e gjakut paraardhėsit tė vet tė 70 vjetėve tė shkuara. Ndoshta termi dėshmorė i pėrdorur deri sot pėr tė vrarėt e 4 shkurtit, ishte disi i ekzagjeruar, pasi dėshmor ėshtė ai qė vdes me armė nė dorė, ndoshta mund tė quheshin tė rėnė apo viktima. Ndoshta nuk ishin 84 por 82, 78 apo 74, siē ka qenė i vetmi argument i turpshėm qė kam dėgjuar kėto ditė kundėr kujtimit tė tyre. Ndoshta midis tyre kishte edhe shumė veprimtarė mbėshtetės apo simpatizantė tė Lėvizjes NacionalĒlirimtare, por edhe kjo ėshtė vlerė siē ėshtė vlerė antikomunizmi. Por asnjė nga kėto ndoshta nuk u heq tė drejtėn bashkėqytetarėve ta kujtonin rėnien e tyre me njė emėr rruge. Por tė gjitha kėto janė hollėsira e delikatesa, ndėrsa gjendemi pėrpara brutalitetit dhe vrazhdėsisė sė dy ministrave tanė tė Brendshėm. Tė njėrit qė i vrau tiranasit 70 vjet mė parė dhe tė tjetrit qė u fshin kujtimin 70 vjet mė pas. Pa bėni hesap tani sikur tė afėrmit e tė vrarėve tė 4 shkurtit 1944 tė duan tė hapin gjyq (krimi i vrasjes juridikisht nuk bie nė parashkrim) pėr tė dėnuar tė paktėn moralisht ekzekutorėt. Ēdo tu thotė atyre zoti Basha, mė falni se nuk e dija historinė, apo se e dija por tė afėrmit tuaj ishin komunistė, apo se Deva ishte antikomunist, apo se nuk di unė nga kėto punė i di Saliu? Xhaferr Devėn, ministėr i Brendshėm i vitit 1944, krimi i bėrė nė Tiranė nė 4 shkurt tė atij viti, do ta ndjekė pas nė jetė tė jetėve dhe ska ideologji qė ia lan, pasi shteti mbėshtetet mbi ligje e rregulla dhe jo mbi ideologji dhe dėshira; ashtu sikundėr Lulzim Bashėn e Sali Berishėn, krimi i 21 janarit do tu mbetet nė kurriz ngado qė ta kthejnė e ta rrotullojnė. Shqiptarėt i kishin vėnė nė ato karrige si pėrfaqėsues tė shtetit dhe prisnin qė ata tu mbronin jetėn e pasurinė, rendin dhe qetėsinė, ndėrsa ata i vranė nė emėr tė ideologjive. Tashmė nėpėr letra emri i rrugės 4 Shkurti ėshtė zėvendėsuar me emrin e ri qė i vunė. Ėshtė emri i njė kosovari tė ndritur, tė cilit ne vdekatarėt nuk e dimė se ēmendon qė atje sė Larti prej nga ndjek punėt e kėsaj Bote, pėr kėtė shpėrdorje qė i bėnė emrit tė tij tė nderuar, por sidoqoftė m
Krijoni Kontakt