Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 67
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Reagimi i pare i shteteve fqinje do te ishte:

    - Kosovaret jane nje popull qe nuk jane te zote te krijojne shtet, detyrimisht nuk meritojne te jene te pavarur, por mbijetesa e tyre eshte gjithmone e lidhur me nje shtet tjeter. Dikur ishte Perandoria Otomane, pastaj erdhi Jugosllavia, pastaj erdhi UNMIK e EULEX, e tani se fundmi vajtem e iu bashkuam Shqiperise. Pra pretendimet e serbeve para faktorit nderkombetar u vertetuan me kohen.

    - Menjehere sapo Kosova do te nderrmerte kete akt, tanket e autoblindat serbe do te niseshin drejt enklaveve serbe te Bosnje Hercegovines dhe kufiri do te ndryshonte brenda pak minutash. Tanket e autobindat serbe do te marshonin edhe drejt Malit te Zi, edhe drejt kufirit me Kosoven. Nese shqiptaret duan te ndryshojne kufijte ne Ballkan, kufijte nuk do te ndryshojne vetem per shqiptaret, por per mbare Ballkanin.

    - Mali i Zi nuk do te ishte me shtet i pavarur por shtet ne gjendje shtetrrethimi nga ushtria serbe.

    - Bullgaria do te marshonte drejt Shkupit, duke e pare prishjen e kufijve ne Ballkan si nje kercenim direkt per Maqedonine dhe shumicen e vete bullgare. Shqiptaret e Maqedonise do te viheshin perpara si bageti nga forcat bullgare drejt kufirit me Shqiperine, ku FYROM si shtet nuk ekziston me, pjesa derrmuese e tij eshte pjese e territorit te Bullgarise. Minoriteti turk i Maqedonise, po i shpetoi masakrave, do te nisen me trena e avione drejt Turqise.

    - Greqia do te merrte pjesen e saj te Maqedonise duke levizur kufirin e saj per te perfshire popullsine me origine greke ne FYROM. Dhe do te ngreje zerin fort: ashtu si shqiptaret u bashkuan ne nje shtet, edhe ne kerkojme bashkimin me territorin e Greqise te gjithe fshatrave e zonave te populluara nga greke ne Shqiperi.

    - Turqia do te perdorte minoritetin e vete turk ne Kosove e Shqiperi, per te ndalur me cdo kusht bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Dhe jo vetem kaq, por do te blinte me para gjithe klasen politike ne Kosove po te ishte e nevojshme, qe te mos lejonte bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Turqia ka 12 vjet qe perpiqet te biresoje Kosoven per vete.

    - Italia nen pretekstin e "destabilizimit te Ballkanit" do te niste floten e vete ne portet shqiptare e do ti mbante ato nen kontrollin e saj, duke shkelur keshtu me te dyja kembet sovranitetin e Shqiperise.

    - EULEX dhe SHBA do te largonin te gjitha trupat e tyre nga Ballkani, duke e lene Kosoven dhe sigurine e jetes se miliona njerezve ne meshiren e fatit: As amerikanet dhe as evropianet nuk kane oreks qe te derdhin gjak ushtaresh te tyre per te mbrojtur sigurine e nje rajoni te populluar nga popuj kokeshkrete.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-01-2012 mė 04:04

  2. #12
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    Mos u merzitni as ju.as shtetet fqinie se sa te kemi hashim polarin, sali gomarin e edi homseksualin as nuk kemi me u bashku as sen


    Kesmet qetash vetvendosja po e merr ka me na bashku e me na lidh me kanopa qe mos me u nda ma




    Bashkimi i trojeve shqiptare mund te ndodh vetem pas 50 viteve nese egziston vetvendosja deri atehere.

    Siq ka than Pa Dorza , duhet te jemi ekonomikisht ushtarakisht dhe loigjistikisht te fort per te ba nje gja te tille. E momentalisht asnjanen prej tyre se kemi.

    Ekonomikisht mund te forcohemi edhe loigjistikisht, si te forcohemi ushtarakisht.
    E ushtarakisht vetem duke shtu natalitetin e populllsise psh tani me ja fillu reformat per shtimin e popullsise ne krye te femiut kryefamiljarit me i jep pare per shkollim deri ne moshen 18 vjeqare. Pas 50 viteve popupulli shqiptar mund te ket disa miliona ma shume

    Nashta hiqen armet e nxehta atehere e vetem me shpata be po ju baj edhe evropen kemi me pushtue

  3. #13
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Reagimi i pare i shteteve fqinje do te ishte:

    - Kosovaret jane nje popull qe nuk jane te zote te krijojne shtet, detyrimisht nuk meritojne te jene te pavarur, por mbijetesa e tyre eshte gjithmone e lidhur me nje shtet tjeter. Dikur ishte Perandoria Otomane, pastaj erdhi Jugosllavia, pastaj erdhi UNMIK e EULEX, e tani se fundmi vajtem e iu bashkuam Shqiperise. Pra pretendimet e serbeve para faktorit nderkombetar u vertetuan me kohen.

    - Menjehere sapo Kosova do te nderrmerte kete akt, tanket e autoblindat serbe do te niseshin drejt enklaveve serbe te Bosnje Hercegovines dhe kufiri do te ndryshonte brenda pak minutash. Tanket e autobindat serbe do te marshonin edhe drejt Malit te Zi, edhe drejt kufirit me Kosoven. Nese shqiptaret duan te ndryshojne kufijte ne Ballkan, kufijte nuk do te ndryshojne vetem per shqiptaret, por per mbare Ballkanin.

    - Mali i Zi nuk do te ishte me shtet i pavarur por shtet ne gjendje shtetrrethimi nga ushtria serbe.

    - Bullgaria do te marshonte drejt Shkupit, duke e pare prishjen e kufijve ne Ballkan si nje kercenim direkt per Maqedonine dhe shumicen e vete bullgare. Shqiptaret e Maqedonise do te viheshin perpara si bageti nga forcat bullgare drejt kufirit me Shqiperine, ku FYROM si shtet nuk ekziston me, pjesa derrmuese e tij eshte pjese e territorit te Bullgarise. Minoriteti turk i Maqedonise, po i shpetoi masakrave, do te nisen me trena e avione drejt Turqise.

    - Greqia do te merrte pjesen e saj te Maqedonise duke levizur kufirin e saj per te perfshire popullsine me origine greke ne FYROM. Dhe do te ngreje zerin fort: ashtu si shqiptaret u bashkuan ne nje shtet, edhe ne kerkojme bashkimin me territorin e Greqise te gjithe fshatrave e zonave te populluara nga greke ne Shqiperi.

    - Turqia do te perdorte minoritetin e vete turk ne Kosove e Shqiperi, per te ndalur me cdo kusht bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Dhe jo vetem kaq, por do te blinte me para gjithe klasen politike ne Kosove po te ishte e nevojshme, qe te mos lejonte bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Turqia ka 12 vjet qe perpiqet te biresoje Kosoven per vete.

    - Italia nen pretekstin e "destabilizimit te Ballkanit" do te niste floten e vete ne portet shqiptare e do ti mbante ato nen kontrollin e saj, duke shkelur keshtu me te dyja kembet sovranitetin e Shqiperise.

    - EULEX dhe SHBA do te largonin te gjitha trupat e tyre nga Ballkani, duke e lene Kosoven dhe sigurine e jetes se miliona njerezve ne meshiren e fatit: As amerikanet dhe as evropianet nuk kane oreks qe te derdhin gjak ushtaresh te tyre per te mbrojtur sigurine e nje rajoni te populluar nga popuj kokeshkrete.

    Albo
    Hahah, po po ky skenar ndodh..ne filmat e Hollywood!

    Bullgaria, Italia e Greqia nuk mund te ndermarrin nisma ushtarake ne koken e vet sepse jane ne NATO dhe jane ne BE. Nuk eshte aq e lehte as te dalesh nga keto dy organizma e as te dalesh kundra. Greqia do te mbaronte ekonomikisht per pune 1 muaji nese edhe ato kacidhe qe i ka i shpenzon per lufte.

    Nese Serbia do te conte cfaredo force ne Bosnje, Mal te Zi apo Kosove, do te bombardohej menjehere dhe do te humbte edhe ato makina lufte qe ka. Le qe serbet nuk e kane me mendjen per luftra tani pas 4 lufterave ne 10 vjet. Ne Bosnje ende ka forca NATO-je, ne Kosove gjithashtu, kurse sa per Malin e Zi, ka rrezik qe shteti i pare qe do t'i dilte kundra do te jete Rusia, nisur nga presioni qe oligarket e biznesmenet ruse i bejne shtetit te tyre per te ndalur cfaredo shkaterrimit te pronave te tyre ne Mal te Zi.

    Dhe ky paragrafi:
    Kosovaret jane nje popull qe nuk jane te zote te krijojne shtet, detyrimisht nuk meritojne te jene te pavarur, por mbijetesa e tyre eshte gjithmone e lidhur me nje shtet tjeter. Dikur ishte Perandoria Otomane, pastaj erdhi Jugosllavia, pastaj erdhi UNMIK e EULEX, e tani se fundmi vajtem e iu bashkuam Shqiperise. Pra pretendimet e serbeve para faktorit nderkombetar u vertetuan me kohen.
    eshte i gabuar dhe tejet fyes. Kosovaret si percaktim i tanishem, eshte nje emer qe eshte vene nga Jugosllavia, e cila dhe percaktoi dhe harten e Kosoves se tanishme. Kosovaret nuk jane popull, por jane shqiptare te Kosoves se percaktuar nga Jugosllavia. Nen perandorine Osmane nuk kishte Kosove e as Shqiperi, por kishte vilajete. Bashkimi i Shqiperise se percaktuar ne Londer, e Kosoves se percaktuar ne Jugosllavi eshte thjesht rikthim i shqiptareve ne keto dy copa territori ne gjendjen qe ishin para se te ndaheshin.
    Nese nje bashkim formal me ane te nje nenshkrimi marreveshje arrihet, do te jesh deshmitar se pervec punes qe do te kene mediat per nja 2 jave, asgje me teper nuk do te ndodhe. Nuk ka ndonje konvente nderkombetare qe ndalon bashkimin e dy shteteve te pavarura me vullnet te lire, bile ka shume konventa qe mbrojne bashkimin nen vullnetin e lire, dhe respektojne vullnetin e popujve.

    Nuk qendron problemi te fqinjet apo te shtete te tjera, problemi qendron te shqiptaret ne Shqiperi e ne Kosove qe nuk duan te bashkohen.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bullgaria, Italia e Greqia nuk mund te ndermarrin nisma ushtarake ne koken e vet sepse jane ne NATO dhe jane ne BE. Nuk eshte aq e lehte as te dalesh nga keto dy organizma e as te dalesh kundra. Greqia do te mbaronte ekonomikisht per pune 1 muaji nese edhe ato kacidhe qe i ka i shpenzon per lufte.
    Anetare e NATO eshte edhe Shqiperia dhe nese Shqiperia do te pranonte ndryshimin e kufijve do te shkelte rregullat e sigurise se NATO dhe maredheniet me vete anetaret e tjere te NATO. Gjeja tjeter qe duhet te kesh parasysh eshte se NATO tashme eshte nje organizate fiktive pa mision e pa te ardhme. Lufta ne Irak e Afganistan e provoi qe vendet anetare te NATO duan prestigjin e anetaresise ne NATO por nuk jane gati te dergojne trupa kur eshte e nevojshme te neutralizohet nje kercenim. Ia lene gjithe kete pergjegjesi ushtrise amerikane.

    Nese Serbia do te conte cfaredo force ne Bosnje, Mal te Zi apo Kosove, do te bombardohej menjehere dhe do te humbte edhe ato makina lufte qe ka. Le qe serbet nuk e kane me mendjen per luftra tani pas 4 lufterave ne 10 vjet. Ne Bosnje ende ka forca NATO-je, ne Kosove gjithashtu, kurse sa per Malin e Zi, ka rrezik qe shteti i pare qe do t'i dilte kundra do te jete Rusia, nisur nga presioni qe oligarket e biznesmenet ruse i bejne shtetit te tyre per te ndalur cfaredo shkaterrimit te pronave te tyre ne Mal te Zi.
    Problemi me mentalitetin tuaj eshte se eshte shume naiv. Kujtoni se SHBA dhe vendet e tjera do ti vijne perseri ne ndihme Ballkanit, sic nderhyne ne Bosnje dhe Kosove 20 vjet me pare. Oreksi per lufte e arena te tjera luftarake ne bote ne SHBA eshte me i ulet se kurre ne historine e tyre. Dhe problemet ekonomike me te cilat po perballen te medhenjte nuk lejojne me shpenzime te perseritura ushtarake.

    Gabimi qe ju beni eshte qe kujtoni se prania ushtarake e nderkombetareve ne Ballkan do te jete ne perjetesi. Ndihma si ajo e vitit 1999 vjen vetem njehere, dhe keto 13 vjetet e fundit, nderkombetaret presin nga ne shqiptaret ne Kosove te ndertojme nje shtet e institucione demokratike, ne menyre qe te jemi vete pergjegjes per sigurine e sovranitetin e vendit. Pra me pak fjale, thirrje te tilla u bejne te ditur nderkombetareve, se ata po harxhojne kohe e resurse kot per te ndertuar nje shtet demokratik e te pavarur ne Kosove.

    Nese nje bashkim formal me ane te nje nenshkrimi marreveshje arrihet, do te jesh deshmitar se pervec punes qe do te kene mediat per nja 2 jave, asgje me teper nuk do te ndodhe. Nuk ka ndonje konvente nderkombetare qe ndalon bashkimin e dy shteteve te pavarura me vullnet te lire, bile ka shume konventa qe mbrojne bashkimin nen vullnetin e lire, dhe respektojne vullnetin e popujve.
    Me fjale, ne i bashkojme shqiptaret me nje te hapur te gojes. Por nuk do te benim keq te studionim ca me shume historine e Gjermanise, qe ne 25 vjetet e fundit ka bere unifikimin e Gjermanise. Gjermani, shteti me i madh dhe i fuqishem ekonomikisht i Evropes, pati veshtiresi te jashtezakonshme ne unifikimin e vendit. Dhe ne po flasim te unifikojme Kosoven, shtetin me te vogel dhe me dendesine dhe papunesine me te madhe ne Evrope, qe ende menaxhohet si koloni evropiane, me Shqiperine, shtetin qe deri dje njihej si nje nga shtetet me te vegjel, me te izoluar e me te varfer te Evropes.

    U be nje sondazh para disa vitesh ne Gjermani, pasi unifikimi kish ndodhur, dhe pjesa derrmuese e popullsise gjermane, kish nje mendim negativ per unfikimin: kosto e larte ekonomike, koha e gjate qe u desh, dhe dallimet e thella kulturore e shoqerore mes dy gjysmave. Me pak fjale, unifkimi i Gjermanise nuk ndihmoi ne unifikimin e ndergjegjes kombetare te gjermaneve, perkundrazi, edhe pse muri i Berlinit u shemb, muri ekonomik e shoqeror u ngrit ne mendjet e gjermaneve per njeri-tjetrin.

    Nuk qendron problemi te fqinjet apo te shtete te tjera, problemi qendron te shqiptaret ne Shqiperi e ne Kosove qe nuk duan te bashkohen.
    Problemi me ju eshte se flisni per bashkim por nuk e dini se cfare do te thote "bashkim". Qe te mos perserit vetveten, lexo mendimin tim per kete ceshtje 6 vjet me pare ne forum:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=42

    Albo

  5. #15
    Nuk besoj se shumica e Shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te Kosoves e duan bashkimin. Case closed.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kur lexova titullin e temės mu kujtua njė fjali nga Kreshnik Spahiu kur ishte nė emision tek Alsat-M.

    Po e citoj: "Shqipėria dhe Kosova, mos sot e neser njėher do tė bashkohen, pasi pėr tu futur nė BE ėshtė e vetmja zgjidhje bashkimi i dy shteteve Shqiptare, mendoni se jan vėrtet aq budalla Gjermania me 80 milion banorė, Franca, Italia etj etj tė lejojnė qė Shqipėria dhe Kosova tė futen veē e veē nė BE dhe shqiptarėt tė kenė 2 vota nė ēėshtjet brenda shteteve tė BE-sė?...".
    Sui generis

  7. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE]
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Anetare e NATO eshte edhe Shqiperia dhe nese Shqiperia do te pranonte ndryshimin e kufijve do te shkelte rregullat e sigurise se NATO dhe maredheniet me vete anetaret e tjere te NATO. Gjeja tjeter qe duhet te kesh parasysh eshte se NATO tashme eshte nje organizate fiktive pa mision e pa te ardhme. Lufta ne Irak e Afganistan e provoi qe vendet anetare te NATO duan prestigjin e anetaresise ne NATO por nuk jane gati te dergojne trupa kur eshte e nevojshme te neutralizohet nje kercenim. Ia lene gjithe kete pergjegjesi ushtrise amerikane.
    Pra dhe kur Shqiperia te bashkohet me shtetin gati-federal te BE-se, duhet te marre leje ne Nato sepse shkel rregullat e sigurise se Natos? Nuk ka ligj ne bote qe ndalin bashkimin me vullnet te lire te dy shteteve apo popujve. Ka ligje qe ndalojne ne fakt te kunderten. Shqiperia nuk po sulmon Kosoven, dhe as Kosova Shqiperine. Eshte si te thuash "Nese popullsia e Flandres merr vendim te ndahet nga Valonia dhe te bashkohet me Hollanden, duke marre parasysh vullnetin e Hollandezeve, atehere do te plase lufta sepse kjo prek sigurine e Natos..." Kjo qe thua eshte teper naive dhe e gabuar. Skocia ka rrezik te behet shtet i pavarur ne 2014. Nuk do te kete as lufte as prishje te sigurise se Natos. Dhe ndoshta Flandra bashkohet me Hollanden, apo Valonia me Francen, apo Cekia me Sllovakine...nuk i pengon asnjeri dhe nuk shkakton asnje lufte edhe pse jane vende te Natos.


    Problemi me mentalitetin tuaj eshte se eshte shume naiv. Kujtoni se SHBA dhe vendet e tjera do ti vijne perseri ne ndihme Ballkanit, sic nderhyne ne Bosnje dhe Kosove 20 vjet me pare. Oreksi per lufte e arena te tjera luftarake ne bote ne SHBA eshte me i ulet se kurre ne historine e tyre. Dhe problemet ekonomike me te cilat po perballen te medhenjte nuk lejojne me shpenzime te perseritura ushtarake.
    Nuk eshte se SHBA e te tjere do t'i vijne ne ndihme Ballkanit, thjesht nuk duan lufte ne nje vend, i cili u intereson. Nese ka lufte ne Evrope, eshte tjeter gje nga nje lufte ne Afrike apo ne Azine qendrore. E para nuk lejohet nga fuqite me te medha tregtare.

    Gabimi qe ju beni eshte qe kujtoni se prania ushtarake e nderkombetareve ne Ballkan do te jete ne perjetesi. Ndihma si ajo e vitit 1999 vjen vetem njehere, dhe keto 13 vjetet e fundit, nderkombetaret presin nga ne shqiptaret ne Kosove te ndertojme nje shtet e institucione demokratike, ne menyre qe te jemi vete pergjegjes per sigurine e sovranitetin e vendit. Pra me pak fjale, thirrje te tilla u bejne te ditur nderkombetareve, se ata po harxhojne kohe e resurse kot per te ndertuar nje shtet demokratik e te pavarur ne Kosove.
    Ishte tjeter gje kur Serbia beri gjenocid ne Kosove, qe quhej ende territor nen Jugosllavi, e tjeter gje eshte te sulmosh nje shtet te pavarur. Eshte si te thuash qe Serbia po te sulmoje Kroacine, askush nuk do te levize....

    Me fjale, ne i bashkojme shqiptaret me nje te hapur te gojes. Por nuk do te benim keq te studionim ca me shume historine e Gjermanise, qe ne 25 vjetet e fundit ka bere unifikimin e Gjermanise. Gjermani, shteti me i madh dhe i fuqishem ekonomikisht i Evropes, pati veshtiresi te jashtezakonshme ne unifikimin e vendit. Dhe ne po flasim te unifikojme Kosoven, shtetin me te vogel dhe me dendesine dhe papunesine me te madhe ne Evrope, qe ende menaxhohet si koloni evropiane, me Shqiperine, shtetin qe deri dje njihej si nje nga shtetet me te vegjel, me te izoluar e me te varfer te Evropes.
    Po normale qe ka veshtiresi, dhe ca do te thuash me kete? Pyetja e kesaj teme ishte se cfare reagimi do te kishte nga shtetet fqinje nese shteti i Shqiperise vendos qe te bashkohet me shtetin e Kosoves me vullnet te lire.

    U be nje sondazh para disa vitesh ne Gjermani, pasi unifikimi kish ndodhur, dhe pjesa derrmuese e popullsise gjermane, kish nje mendim negativ per unfikimin: kosto e larte ekonomike, koha e gjate qe u desh, dhe dallimet e thella kulturore e shoqerore mes dy gjysmave. Me pak fjale, unifkimi i Gjermanise nuk ndihmoi ne unifikimin e ndergjegjes kombetare te gjermaneve, perkundrazi, edhe pse muri i Berlinit u shemb, muri ekonomik e shoqeror u ngrit ne mendjet e gjermaneve per njeri-tjetrin.
    Ok, edhe? Ndarje ekonomike ke ne cdo shtet, ashtu sic ke ndarje mes te pasurve e te varferve ne SHBA. Mos valle duhet te ndahen nga SHBA te varferit? Po te ishin kundra bashkimit gjermanet, do te ishin ndare me kohe. Shko pyet Merkelin qe vjen nga ish Gjermania lindore per kete gje. Po te nisesh me kete mendim, atehere duhet te bejme ndarje mbas ndarje te cdo lloj shtrese e grupi shoqeror, pasi kemi dallime te shumta (katunar-qytetar, pasur-varfer, Republikane-demokrate et etj)

    Problemi me ju eshte se flisni per bashkim por nuk e dini se cfare do te thote "bashkim". Qe te mos perserit vetveten, lexo mendimin tim per kete ceshtje 6 vjet me pare ne forum:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=42

    Albo
    Bashkim do te thote ajo qe do te thote dhe hapesi i temes. Asaj po i pergjigjem une, per te tjeret nuk e di. Ashtu sic e mendon dhe ti qe bashkimi mund te jete ne shume forma, ashtu e mendoj dhe une. Por ne kete rast hapesi i temen mendoj se e ka fjalen per nje bashkim nen nje organ drejtues te dy shteteve te sotme, qofte ky organ federal, gati-federal, i vetem, i decentralizuar, presidencial, republikan, mbreteror etj etj.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pra dhe kur Shqiperia te bashkohet me shtetin gati-federal te BE-se, duhet te marre leje ne Nato sepse shkel rregullat e sigurise se Natos? Nuk ka ligj ne bote qe ndalin bashkimin me vullnet te lire te dy shteteve apo popujve. Ka ligje qe ndalojne ne fakt te kunderten. Shqiperia nuk po sulmon Kosoven, dhe as Kosova Shqiperine. Eshte si te thuash "Nese popullsia e Flandres merr vendim te ndahet nga Valonia dhe te bashkohet me Hollanden, duke marre parasysh vullnetin e Hollandezeve, atehere do te plase lufta sepse kjo prek sigurine e Natos..." Kjo qe thua eshte teper naive dhe e gabuar. Skocia ka rrezik te behet shtet i pavarur ne 2014. Nuk do te kete as lufte as prishje te sigurise se Natos. Dhe ndoshta Flandra bashkohet me Hollanden, apo Valonia me Francen, apo Cekia me Sllovakine...nuk i pengon asnjeri dhe nuk shkakton asnje lufte edhe pse jane vende te Natos.
    "Bashkimi i Kosoves me Shqiperine" nenkupton prishjen e kufijve aktuale politike ne Ballkan mes ketyre dy vendeve. Dhe probleme pretendimet territoriale dhe etnike ne Ballkan nuk kane vetem shqiptaret, por gjithe fqinjet tane ballkanike. Nese shqiptaret do te bejne kete gje, vendet tane fqinje nuk do te rrine duarkryq.

    Nese Kosova do te ndermerte nje hap te tille, te njejten gje do te ndermernin edhe shqiptaret ne Maqedoni, edhe ata ne Mal te Zi. Qe do te thote, qe do te prishej siguria dhe harta politike e mbare Ballkanit, pasi vende si FYROM e Mali i Zi nuk ekzistojne dot pa minoritetet shqiptare. Qe do te thote, nga nje faktor stabiliteti ne Ballkan, shqiptaret do te ktheheshin ne nje faktor destabilizimi te Ballkanit.

    Nuk eshte se SHBA e te tjere do t'i vijne ne ndihme Ballkanit, thjesht nuk duan lufte ne nje vend, i cili u intereson. Nese ka lufte ne Evrope, eshte tjeter gje nga nje lufte ne Afrike apo ne Azine qendrore. E para nuk lejohet nga fuqite me te medha tregtare.
    Amerika nuk do te vazhdoje me te jete "policia e botes" e te paguaje per sigurine e mbare kontinentit evropian. Kriza e stergjatur ekonomike, e ka bere te dukshme qe impenjimet ushtarake te SHBA jashte territorit te saj do te ulen e nuk do te ngrihen. Dhe ne listen e interesave amerikane, shqiptaret e Ballkani jane ne fund te listes.

    Bashkim do te thote ajo qe do te thote dhe hapesi i temes. Asaj po i pergjigjem une, per te tjeret nuk e di. Ashtu sic e mendon dhe ti qe bashkimi mund te jete ne shume forma, ashtu e mendoj dhe une. Por ne kete rast hapesi i temen mendoj se e ka fjalen per nje bashkim nen nje organ drejtues te dy shteteve te sotme, qofte ky organ federal, gati-federal, i vetem, i decentralizuar, presidencial, republikan, mbreteror etj etj.
    Qe te kuptosh qe ketij lloj nacionalizmi i ka perenduar koha: U bene dy censuse te popullsise ne Shqiperi e Kosove, dhe nga keto censuse, doli qe numri i popullsise se ketyre vendeve ka rene ndjeshem, pasi shqiptaret zgjedhin te ndertojne jetet e tyre jo ne Shqiperi e Kosove, por ne Perendim, si emigrante ne kerkim te nje jete me te mire, qe vendi i tyre nuk ua ofron dot.

    Edhe sikur shqiptaret te jetonin ne nje shtet ne Ballkan, 40% e popullsise se tyre prape do te zgjidhnin rrugen e mergimit, edhe sic e kane zgjedhur. E rendesishme nuk eshte qe shqiptaret te jetojne ne nje shtet, e rendesishme eshte qe ne ato shtete qe jetojne, te jene te lire e te mbrojtur me ligj, dhe ne gjendje te ndertojne nje jete me te mire e te begate per vete dhe femijet e tyre.

    Albo

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-01-2012
    Postime
    20
    Kosova E Shqiperia Jan Bashk Pa Passaporta Pa Dogana Vetem Me Leternjoftima

  10. #20
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anėtarėsuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Reagimi i pare i shteteve fqinje do te ishte:

    - Kosovaret jane nje popull qe nuk jane te zote te krijojne shtet, detyrimisht nuk meritojne te jene te pavarur, por mbijetesa e tyre eshte gjithmone e lidhur me nje shtet tjeter. Dikur ishte Perandoria Otomane, pastaj erdhi Jugosllavia, pastaj erdhi UNMIK e EULEX, e tani se fundmi vajtem e iu bashkuam Shqiperise. Pra pretendimet e serbeve para faktorit nderkombetar u vertetuan me kohen.

    - Menjehere sapo Kosova do te nderrmerte kete akt, tanket e autoblindat serbe do te niseshin drejt enklaveve serbe te Bosnje Hercegovines dhe kufiri do te ndryshonte brenda pak minutash. Tanket e autobindat serbe do te marshonin edhe drejt Malit te Zi, edhe drejt kufirit me Kosoven. Nese shqiptaret duan te ndryshojne kufijte ne Ballkan, kufijte nuk do te ndryshojne vetem per shqiptaret, por per mbare Ballkanin.

    - Mali i Zi nuk do te ishte me shtet i pavarur por shtet ne gjendje shtetrrethimi nga ushtria serbe.

    - Bullgaria do te marshonte drejt Shkupit, duke e pare prishjen e kufijve ne Ballkan si nje kercenim direkt per Maqedonine dhe shumicen e vete bullgare. Shqiptaret e Maqedonise do te viheshin perpara si bageti nga forcat bullgare drejt kufirit me Shqiperine, ku FYROM si shtet nuk ekziston me, pjesa derrmuese e tij eshte pjese e territorit te Bullgarise. Minoriteti turk i Maqedonise, po i shpetoi masakrave, do te nisen me trena e avione drejt Turqise.

    - Greqia do te merrte pjesen e saj te Maqedonise duke levizur kufirin e saj per te perfshire popullsine me origine greke ne FYROM. Dhe do te ngreje zerin fort: ashtu si shqiptaret u bashkuan ne nje shtet, edhe ne kerkojme bashkimin me territorin e Greqise te gjithe fshatrave e zonave te populluara nga greke ne Shqiperi.

    - Turqia do te perdorte minoritetin e vete turk ne Kosove e Shqiperi, per te ndalur me cdo kusht bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Dhe jo vetem kaq, por do te blinte me para gjithe klasen politike ne Kosove po te ishte e nevojshme, qe te mos lejonte bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Turqia ka 12 vjet qe perpiqet te biresoje Kosoven per vete.

    - Italia nen pretekstin e "destabilizimit te Ballkanit" do te niste floten e vete ne portet shqiptare e do ti mbante ato nen kontrollin e saj, duke shkelur keshtu me te dyja kembet sovranitetin e Shqiperise.

    - EULEX dhe SHBA do te largonin te gjitha trupat e tyre nga Ballkani, duke e lene Kosoven dhe sigurine e jetes se miliona njerezve ne meshiren e fatit: As amerikanet dhe as evropianet nuk kane oreks qe te derdhin gjak ushtaresh te tyre per te mbrojtur sigurine e nje rajoni te populluar nga popuj kokeshkrete.

    Albo

    Menjehere sapo Kosova do te nderrmerte kete akt, tanket e autoblindat serbe do te niseshin drejt enklaveve serbe te Bosnje Hercegovines dhe kufiri do te ndryshonte brenda pak minutash. Tanket e autobindat serbe do te marshonin edhe drejt Malit te Zi, edhe drejt kufirit me Kosoven. Nese shqiptaret duan te ndryshojne kufijte ne Ballkan, kufijte nuk do te ndryshojne vetem per shqiptaret, por per mbare Ballkanin.

    - Mali i Zi nuk do te ishte me shtet i pavarur por shtet ne gjendje shtetrrethimi nga ushtria serbe.

    Haaaaaaaaaaaaa Deke bre jame tu keshe ase Regjisori me i Qmendur i Hollywood nuk do te kishte mundur te parashohe nje skenare te tille .

    Pooooo Serbia soshte Bote more shoke por nje shtet i Qelbur Sllave o Njeri....


    Turqia do te perdorte minoritetin e vete turk ne Kosove e Shqiperi, per te ndalur me cdo kusht bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Dhe jo vetem kaq, por do te blinte me para gjithe klasen politike ne Kosove po te ishte e nevojshme, qe te mos lejonte bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Turqia ka 12 vjet qe perpiqet te biresoje Kosoven per vete.
    Shqiptaret e Kosoves nuk jane Vllehe dhe nuk jane ble kurre me Pare kur ka qen ne pytje qeshtja Kombetare.


    Turqia ka 12 vjet qe perpiqet te biresoje Kosoven per vete.
    Turqia nuk esht Greqi e ase Shqiptaret e Kosoves nuk jane Vlleho-Shqiptare qe ta shesin prapanicen te Turqia siq e shesin Vlleho-Shqiptaret te Greqia

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •