Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 106
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Sa vlen jeta e një njeriu në Shqipëri?

    Vritet nje e plagosen tre vetem pse benin pak zhurme...jeta e nje personi ne Shqiperi vlen me pak se nje fishek...

    06 Nëntor 2011 - 20:20 | Shqiperi

    Vlorë, një person vritet, 3 plagosen pas lojës me domino
    Vlorë, një person vritet, 3 plagosen pas lojës me dominoVLORË-Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Vlorës këtë të dielë. Rreth ores 18:15 minuta, në lagjen ‘Isa Boletini’ një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në mes të rrugës, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar të plagosur në spital. Autori arrestohet 2 ore pas vrasjes, dyshohet se vrau për motive të dobëta.

    Policia bën të ditur se disa persona kanë debatuar ashpër dhe më pas janë konfliktuar fizikisht, këtë e dëshmojnë shenjat e dhunës në trupat e të plagosurve. Pas debatit me fjalë dhe pastaj atë fizik janë dëgjuar të shtëna armësh ku mbeti i vrarë në mes të rrugës një person i identifikuar si Rizvan Mataj 55 vjec, ndërsa u plagosen 3 personat Zaim Çelaj 33 vjeç, Arben Çelaj 42 vjeç, dhe Elidon Aliaj 27 vjeç.

    Rreth 2 orë pas vrasjes së 55-vjecarit, policia shoqëri si të dyshuar autorin e krimit, shtetasin Altin Leskaj 39-vjec. Dyshohet se Leskaj qëlloi ndaj grupit që luante domino pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e lojës. Efektivët sekuestruan edhe armën e krimit si provë materiale.

    Mësohet paraprakisht se sot pasdite te katër personat kanë qënë duke luajtur domino në një pjesë garazhi makinash dhe më pas janë grindur rreth lojës. Dyshohet Leskaj nuk ka duruar zhurmat dhe ka rrembyer një armë dhe ka qëlluar drejt tyre, duke lenë të vdekur në vend 55-vjecarin dhe plagosur 3 shokët e lojës.

    Efektivet po punojne për zbardhjen e plote te ngjarjes, ndersa pista kryesore e hetimit mbetet ajo per motive banale.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tjetri ben kurban gruan diten e Kurban Bajramit pse ishte vonuar pak ne pune...

    ------

    Kronikë, Shekulli Sot|07/11/2011 07:39
    Burri vret gruan dhe arratiset bashkë me fëmijën 2 vjeç

    Dashamir Biçaku

    TIRANË- Një burrë vrau dje në mesditë gruan që bashkëjetonte në sy të fëmijës dy vjeç dhe më pas u larguar nga shtëpia së bashku me vajzën e mitur. Pak orë më pas policia gjeti vajzën, të cilën autori i krimit e kishte lënë tek disa njerëz të tij. Dyshimet e para janë se krimi ka ndodhur për motive xhelozie. Viktima është 27 vjeçarja Edlira Doçi. Vrasësi dyshohet se është Ismet Hysaj, 40 vjeç nga Tropoja.

    Vrasja

    Ngjarja ndodhi dje në mesditë rreth orës 12:40 minuta, në rrugën “Berit Beker”, në afërsi të Doganës së Tiranës, kur Ismet Hysaj, punonjës i një shoqërie të sigurisë fizike kryeqytet ku edhe banonte, qëlloi disa herë më thikë, Edlira Doçin 27 vjeçare, gruan me të cilën bashkëjetonte dhe kishte një vajzë të mitur dy vjeçare. Pasi vrau të shoqen duke e qëlluar disa herë me thikë, autori i dyshuar i krimit mori të bijën dy vjeçare dhe bashkë me të u largua nga shtëpia që kishte marrë me qera. Së bashku me vajzën ai ka shkuar në shtëpinë e të afërmve që jetonin në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Aty ka lënë vajzën dhe më pas u largua nga kryeqytetit me qëllim për t’i shpëtuar arrestimit të policisë.

    Policia

    Gjatë kësaj kohe policia kishte mësuar për ngjarjen nga një telefonatë e mbërritur në sallën operative. Menjëherë në adresën e lajmëruar mbërritën disa shërbime dhe patrulla të komisariatit nr.6. Trupi i gruas ndodhej ende në banesë dhe ajo nuk kishte shenja jete. Nga këqyrja e trupit të gruas, policia konstatoi se kishte marrë së paku katër plagë të rënda në trup, çka i kishin shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe armën e krimit, një thikë, e cila është administruar nga ekspertët në cilësinë e provës materiale, bashkë me disa rroba të gjakosura si dhe disa kampione gjaku. Pas kryerjes së veprimeve nga policia në vendngjarje, trupi i gruas u përcoll për në morgun e Tiranës, për t’i kryer autopsinë, për të përcaktuar edhe ligjërisht shkakun e vdekjes së saj.


    Hetimi

    Pas hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes, policia konfirmoi se shkak për ngjarjen kishte shërbyer një grindje për motive xhelozie, mes çiftit që bashkëjetonte prej disa vitesh. Gruaja e dytë e Hysës, punonte si kameriere në një lokal në qendër të Tiranës, në zonën e ish- bllokut, dhe të shtunën ajo është kthyer vonë në shtëpi, pas punës. I shoqi e ka pritur për orë të tëra në shtëpi dhe më pas është detyruar që të largohet pasi punonte si roje e turnit të tretë në një polici private. Kur është kthyer në mëngjes nga puna ai ka gjetur gruan në shtëpi dhe ka nisur grindja, e cila përfundoi me vdekjen e 27 vjeçares.

    Fillimisht hetuesit e policisë dyshuan se Hysaj mund të kishte marrë me vete vajzën e tij dy vjeçare, që kishte nga lidhja e tij e dytë martesore, por më vonë ata mësuan se ai e kishte dërguar të bijën tek të afërmit e tij në kombinat. Fëmija është lënë të rrijë me të afërmit ndërsa i ati është person në kërkim. Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se ai është fshehur në Tropojë tek disa kushërinj.

    Qiradhënësi: Ismeti mundohej të ishte i rregullt

    Ismet Hysaj jetonte me bashkëshorten e tij të dytë në rrugën “Berit Beker”, në afërsi të Doganës së kryeqytetit, në katin e parë të një vile trekatëshe, ku kishin marrë me qera katin e parë. Sipas fqinjëve, ata kishin afërsisht gjashtë muaj që jetonin me qera në këtë shtëpi bashkë me vajzën. “Qiradhënësi i tyre tregon se Ismeti ishte munduar të ishte i rregullt, por nuk pati arritur të ishte i tillë. Kohët e fundit ai pati probleme shëndetësore me vajzën dhe na kërkoi që ta mirëkuptonim. Ne i bëmë një favorizim, për shkak të bijës”,- thanë qiradhënësit. Ata shprehen se gjatë kohës që kanë jetuar në shtëpinë e tyre nuk kanë pasur konflikte apo grindje që mund të jenë shkaktuar më pas edhe acarimin e marrëdhënieve të tyre deri në ngjarjen e djeshme. Në lidhje ngjarjen, qiradhënësi pohon se dje në mesditë nuk kishte qenë në shtëpi dhe se e shoqja kishte parë policët jashtë shtëpisë, por se nuk kishin arritur ta kuptonin se për se kishin ardhur. Më vonë, sipas tij, e shoqja kishte marrë vesh nga policia se në shtëpinë e dhënë me qera prej tyre kishte ndodhur një ngjarje e rëndë. “Ne e kuptuam se kishte ndodhur një ngjarje vetëm kur pyetëm policinë dhe ata rrethuan shtëpinë. Më pas pamë trupin që doli me nj barelë të mbuluar”,- thanë fqinjët.

    Fqinjët: E pamë të largohej bashkë me vajzën

    Specialistët e hetimit të krimit në komisariatit e Policisë nr.6, në kryeqytet, si dhe specialistët e hetimit të vrasjeve në Drejtorinë e Tiranës, morën dëshmitë e disa personave të ndryshëm në vendin e ngjarjes. Dëshmitarët i pohuan policisë se kishin parë Hysajn të largohej bashkë me të bijën të largohej nga shtëpia rreth orës 13:00. Sipas tyre më parë nuk ishin dëgjuar zhurma apo grindje në banesën ku jetonin me qera. Fillimisht ishte menduar si një largim normal mes babait dhe të bijës, por më vonë, kur është marrë vesh ngjarja, fqinjët lajmëruan policinë për krimin e rëndë.

    Policia negocion me të afërmit për dorëzimin të kërkuarit

    Menjëherë pasi u zbulua autori i krimit, në rrugët e Tiranës u ngritën pika kontrolli me qëllim identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit dhe arrestimin e tij. Veç kërkimeve, policia angazhoi të afërmit dhe miqtë e të kërkuarit, me qëllim që ai të bindej për t’u dorëzuar kundrejt lehtësirave që mund të përfitonte nga ky veprim. Blutë morën një lehtësim kur mësuan se vajza dy vjeçare e çiftit ishte shëndoshë e mirë në shtëpinë e të afërmve të Ismet Hysajt në kryeqytet. Ndërkaq ky i fundit, pasi kishte lënë të bijën mësohet se ishte larguar në drejtim të veriut të vendit dhe me të gjitha gjasat në drejtim të vendlindjes së tij në Tropojë. Policia identifikoi atë nëpërmjet antenave të telefonisë celulare në vend. Ai ishte zbuluar nga dy numra telefoni të tij në veri të vendit. Për këtë qëllim, policia ngriti disa pika kontrolli në Kukës, në liqenin e Fierzës, për të bllokuar ngjitjen e tij në traget dhe në disa vende të tjera ku mendohej se mund të lëvizte i kërkuari. Policia shpërndau foto të tij duke kryer edhe kontrolle të ndryshme në pikat e kontrollit të ngritura prej saj. Të afërmit e Hysës, komunikuan disa herë me të në dy numra telefoni, por Ismet Hysa nuk pranoi të dorëzohej.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gruaja e mbante me buke, ai e ther pse vonohet pak ne pune...

    Sherret në familje, Ismeti u nda edhe me gruan e parë
    2011-11-07

    Të afërmit

    Të njohur të autorit të krimit të djeshëm rrëfejnë se Ismet Hysa ka qenë i martuar më parë dhe prej asaj martese ka edhe një djalë, por ishte ndarë, pasi nuk punonte dhe ishte xheloz. Sipas dëshmive të tyre, të dhëna në polici, ai ka qëndruar i martuar për një kohë të gjatë dhe nga kjo martesë ka pasur një djalë. Por, meqë nuk punonte, pavarësisht se nuk ishte person që konsumonte alkool, shfaqte xhelozi tek e shoqja, që punonte për të mbajtur familjen. Në këto kushte, ata u divorcuan, ndërkohë që fëmija iu la në kujdestari nënës së vet. Pas ndarjes, Ismeti u lidh me 27-vjeçaren, ndërkohë që në atë kohë ishte me detyrë punonjës i policisë së burgjeve. Madje, ai punonte në burgun e Fushë-Krujës, por më vonë e transferuan në një vend tjetër pune dhe meqë kryente shkelje të ndryshme, e shkarkuan nga detyra. Për një periudhë të gjatë kohe mbeti pa punë, kështu që gruaja e dytë u detyrua të punonte për të mbajtur fëmijën, por edhe për të paguar qiranë. “Por kjo lloj jetese duket se ka sjellë probleme, duke e çuar çiftin në konflikte të pazgjidhshme dhe në gjendje të rënduar, 40-vjeçari ka vrarë të shoqen”, shprehen të njohur të autorit të krimit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Sa vlen jeta e një njeriu në Shqipëri?

    Me keto qe po lezojm nuk vleka jeta as nje qindarke
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    po kur nuk ka shtet, keshtu ndodh. rrini ju merruni me PD e PS.
    krime ka kudo, por ceshtja eshte se cfare ndodh me kriminelin.
    kur sheh qe levizin lirisht njerez qe kane bere gjithfare krimesh duke filluar qe nga vrasja, patjeter qe ka te tjere qe do marrin zemer. sistemi gjyqsore eshte i kalbur.
    njeriun ne fillim e edukon familja. nese familja deshton, ka per detyre per ta edukuar shteti. si?
    me "dajak". per kete ka nevoje populli shqiptar. "dajak". ndryshe nuk marrim vesh ne.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Duhet te punohet shum ne ket drejtim per ta ndalu ket fenomen jeta sociale e ben njeriun te egersin shteti shqiptar duhet te bej perparime ne jeten sociale te njerzve
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Kur them une qe shqiptaret nuk mbushin shume dalin keta pseudopatriotet dhe me kundervihen .Nuk kane kuptuar qe krimi eshte krim dhe nuk duhet duartrokitur por duhet denuar .Ne Shq nuk ka ligje dhe keshtu cdo kafshe ben si te doje dhe kur te doje.

    nuk eshte ceshtje patriotizmi qe une te siguroj une ty se keta qe me rrethojne mua ( prinderit ,vellezerit ,motrat e miqte e mij "mbushin"te gjith )
    nqs ata te tute qe normalisht jan shqiptar nuk mbushin , ka klinika te posatshme per rehabilitimin e tyre


    tani pak te tema ....cdo vrasje denohet e aq me shum keto vrasje per motive kaq te dobta ......ne cdo vend te botes keta lloj personash do i kishin mbyllur neper klinika ose do i kishin bombarduar me ilace e do ishin ber "fito" ( kjo per ksanthipin)
    e keqja ne shqiperi eshte se keta persona jetojn midis nesh

    mund te te tregoj me qindra raste edhe per greqin , qe te perdhunimi i plakave nga femijte e tyre e deri te perdhunimi seksual i deleve ......keshtu qe mos i pergjitheso gjerat

    pra nuk eshte fenomen shqiptari ....por tregon se sa prapa jemi ne per eleminimin e ketyre fenomeneve

  8. #8
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga stern Lexo Postimin
    Sa vlen jeta e një njeriu në Shqipëri?

    Me keto qe po lezojm nuk vleka jeta as nje qindarke
    Jeta ne Shqiperi vlen me pak sesa aq. -10
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    po kur nuk ka shtet, keshtu ndodh. rrini ju merruni me PD e PS.
    krime ka kudo, por ceshtja eshte se cfare ndodh me kriminelin.
    kur sheh qe levizin lirisht njerez qe kane bere gjithfare krimesh duke filluar qe nga vrasja, patjeter qe ka te tjere qe do marrin zemer. sistemi gjyqsore eshte i kalbur.
    njeriun ne fillim e edukon familja. nese familja deshton, ka per detyre per ta edukuar shteti. si?
    me "dajak". per kete ka nevoje populli shqiptar. "dajak". ndryshe nuk marrim vesh ne.
    ktheu pak vite mbrapa dhe e gjen pergjigjen

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    pra nuk eshte fenomen shqiptari ....por tregon se sa prapa jemi ne per eleminimin e ketyre fenomeneve
    tregon edhe se sa te shpeshta jane krime te tilla ne shqiperi. ne nje shtet me vetem 3 milione banore.
    ne shqiperi gjate vitit 2010 jane kryer 115 vrasje.
    per te qene ne "norme", i bie qe ne itali te kryhen rreth 2300 vrasje ne vit.
    mirepo jane rreth 600. dhe nuk po flasim per ndonje parajse, por per nje vend qe ka mafia, camorra dhe ndrangheta...
    ne vende te tjera eshte edhe me e ulet kjo shifer.

    kriminelet jane shqiptare, viktimat jane shqiptare, organet shteterore jane shqiptare, votuesit qe i zgjedhin dhe u vihen prapa PD-se e PS-se jane shqiptare...

    pra eshte fenomen shqiptar qe c'ke me te.
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •