Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 51
  1. #31
    Lepirsit e Saliut bejne mire te mos flasin keq per Nanon se nuk do ti vinte mire Saliut dhe ben vaki ju shkul veshin juve pastaj

    Revolution 1848

  2. #32
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    germo tare germo

  3. #33

    Me çfare misioni rikthehet Nano ne politike?

    VITI 2004


    Fatos Nano: "Une do te marr hak per gjithcka"

    NGA FABIAN MORAVA

    "U ambjentova menjehere dhe tani jam akoma me i forte nga zvarraniket e Sales. Ketu jam mes njerezish te mire prandaj kerkoj nga ju qe te qendroni te forte dhe t'i sfidoni te gjithe. Mama, mos luaj nga fjala qe me dhe...Baba, jam ne burg si antifashist, ndaj jam trim. Xhina, ti e di cfare duhet te besh, te dua si ne gjimnaz...tani nuk jemi me te persekutuar! Une do te marr hak per gjithcka!" jane keto pjese nga letra prekese por edhe paralajmeruese e te burgosurit te qelise nr.47 te burgut 313 te Tiranes. Nese do te ishte fjala per nje te burgosur te zakonshem, me siguri qe do te mendosh se pas daljes nga burgu, ky person do te vrase te gjithe njerezit qe gjenden ne listen e tij te zeze. Por ky i burgosur eshte Fatos Nano dhe letra e tij, eshte shkruar vetem tre dite, pas arrestimit te tij, ne 3 gusht 1993.

    Sot pas njembedhjete vjetesh, Fatos Nano duket se po kompleton hakmarrjen e tij. Natyrisht shume nga protagonistet e dikurshem, jane jashte skene per arsye nga me te ndryshmet. Nena e tij, vdiq kur ai vuante denimin ne Bence, ndersa ish-bashkeshorja i eshte kthyer emrit te vajzerise, ndersa ai vete, Fatosi, eshte rikthyer me i forte se kurre ne karrieren e lene disa here pergjysem si kryeminister. Por, ajo leter e 3 gushtit 1993, permban edhe pezmin e dufin e nje hakmarrjeje, qe dote merret totalisht vetem dy dite me pas, kur ne livadhin jugor te Shtepise se Bardhe, Fatos Nano do te shtrengoje duart me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Fryt i nje investimi te rrezikshem sic ishte rreshtimi ne frontin antiterror, ftesa per ne Shtepine e Bardhe perben padyshim ngercin, tabune, kocken e ngelur ne fyt, ylberin politik te Fatos Nanos.

    Pas kesaj ka shume gjasa qe vete ai te tregoje shenja zbutjeje dhe vaniteti dashamires ndaj rivaleve te vet humbes. Per nje arsye shume te forte. Ndersa do te shtrengoje duart me Xhorxh Bush, me siguri Fatos Nano do te ngreje syte e te shohe zyrat e Uest Uing, te administrates presidenciale. Diku aty, prej se paku dhjete vjetesh ne file-in me emrin e tij jane shenuar gjera te zeza. Prej dhjete vjetesh emri i tij ishte non grata. Para dhjete vjetesh, nje skeme qe pati bekimin amerikan, solli burgosjen e tij, fillimisht ne qeline numer 47 te burgut te Tiranes, procesin e bujshem gjyqesor dhe me pas burgosjen ne Bence. Dhjete vjet me pas, ja ku do te jete ne Livadhin Jugor te Shtepise se Bardhe. Dhe nuk ka fare rendesi, qe takimi me Bush do te zgjase vetem pak minuta, ndoshta vetem nje shtrengim duarsh. Bile fare pak rendesi ka per Fatos Nanon, menyra se si e siguroi kete vizite, pa ndjekur rrugen e zakonshme-miratimi duhet patjeter te kalonte nga Londra, qe eshte lene mekembese kujdestare per ceshtjet e Shqiperise nga Uashingtoni. Ai do te jete aty, perkunder gjithe hamendjeve, gjasave dhe mallkimeve. Askush nuk mund t'i heqe te drejten te shijoje deri ne fund momentet historike te kompetimit te hakmarrjes, qe i premtonte te afermve te tij me 3 gusht 1993.

    Por ne fakt procesi i transformimit te Fatos Nanos nga nje antiamerikan skeptik, ne nje antiamerikan te bindur dhe me urrejtje te pafshehur ndaj CIA-s, e me pas ne nje proamerikan te bindur dhe te palekundur, ka qene i gjate. Ka nje gje qe bashkon te gjithe lideret e shtetit shqiptar, ne keto dhjete vjetet e fundit dhe kjo eshte mbeshtetja absolute qe ata kane marre nga Uashingtoni persa kohe kane qene te forte ne pushtet, dhe me se paku indiferencen- bile dhe ndonje "shtytje" te vogel- kur kane rene prej tij. Keshtu i ndodhi Sali Berishes-investimin ndaj te cilit, SHBA e quajti para pak ditesh, nje zhgenjim te ngjashem me ate te Shevarnaxes apo Aristid-por po keshtu i ndodhi edhe Rexhep Meidanit apo Ilir Metes. Me radhe, ambasadoret USA ne Tirane Hill, Rajerson,Llejk, Lino, Limpreht kane bere lojen e dashamiresit me me te fortit, per t'i braktisur me pas, ne ditet e tyre me te zeza. Pjesa e pare po perseritet tepke edhe me dashurine e re mes Xhefrit dhe Nanos. Me nje ndryshim: duket se interesat afatgjata amerikane, kane gjetur nje mbeshtetes besnik, qe u eshte rreshtuar si bisht, ne koalicionin e luftes kunder terrorizmit nderkombetar. Nje lufte qe nuk duket te zgjase pak, duke i dhene po kaq shpresa jetegjatesie, dhe dhurata simbolike, Fatos Nanos, njeriut qe ne jete ka dy fiksime, ate te mbarimit te se paku nje mandati si kryeminister dhe te nje vizite ne Shtepine e Bardhe. Dhe qe ne shkembim, "po e jep Shqiperine amerikaneve me koncesion, duke e kthyer de fakto ate ne nje republike bananesh". Ne fakt keto jane vete fjalet e Fatos Nanos, por 11 vjet me pare, drejtuar kunder Sali Berishes, ate atehere investimit te sigurt politik te Uashingtonit ne Ballkan. Keto fjale i sollen Nanos, me shume probleme se sa ai parashikoi, ndoshta pertej vuajtjeve te 4 vjeteve burg te dyshimte.Sepse Uashingtoni nuk ia fali atij per gati nje dekade, deklaratat e renda ne drejtim te diplomateve amerikane, qe ai i pati akuzuar si autoret e burgosjes se tij politike. Uashingtoni e futi Fatos Nanon ne listen e te padeshiruarve, jo per faktin se tha nje genjeshter, por pikerisht per faktin se guximshem tha me ze te larte nje te vertete.

    Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e tmerrshme: "...Diplomate te tipit Hill dhe Rajerson, pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin...Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike...per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman... Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi... dh jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time...por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet".

    Eshte e pabesueshme dhe gati-gati e pamundur ta besosh se keto fjale, jane thene po nga i njejti njeri, qe neser udheton drejt Uashingtonit per te shtrenguar doren e Presidentit Bush, jo thjesht si homologe e partnere, por si ushtar i tij i bindur, hapes pa kushte i dyerve te Shqiperise, dorezuesi i celesave te sektoreve strategjike dhe nenshkrues me sy mbyllur i cdo projekti apo marreveshjeje, qe mbron interesat amerikane ne Europe, rajon e Mesdhe. Por nese jane te qarta motivet e kesaj dashurie te re, eshte teper interesante te tentosh te zbulosh, rrenjet e armiqesise se dikurshme te Fatos Nanos me Ameriken. Perse nje njeri me kulture qytetare dhe mendje te hapur, nuk u mor ne konsiderate nga Uashingtoni, i cili permes emisareve te tij fillimisht te ngarkuarit me pune Hill dhe ambasadorit Rajerson, pergatiti dhe shtroi rrugen drejt burgut per Fatos Nanon, qe ishte edhe lideri i opozites? Ndoshta arsyet duhen kerkuar me thelle, pikerisht ne grupet qe mbeshteten ardhjen ne pushtet te forcave te djathta dhe investimet e medha qe u bene ndaj liderit te opozites se pare, Sali Berisha. Vete Fatos Nano, ne ato dite te nxehta, kur ndjeu daren qe t'i shtrengohej, nuk ngurroi te shtrinte gishtin tregues ndaj motivit kryesor qe ai quante pergjegjes dhe personave qe ai i quante fajtore. "Une po denohem se nuk kam pranuar te hyj ne ato dyer ku u fute ti" i shkruan ai drejtperdrejt Sali Berishes. Ndersa ne letren e pare te derguar nga burgu, ai shprehet edhe me shkoqur, kur thote se gjendet ne burg: "si antifashist". E ne letren e tij te hapur popullit shqiptar dhe elektoratit socialist me 27 korrik 1993, Fatos Nano denoncon hapur fajtoret sipas tij te vertete te burgosjes se tij politike: "Jam i bindur qe shqiptaret nuk do te lejojne qe murtaja fashiste... e stervitur nga eproret e Gjonmarkajve e kompani, ta kthejne Shqiperine prapa. Ata qe pergatiten kete farse te ndyre, do te pergjigjen se nxorren Shqiperine ne ankand... per perdhosjen e lapidareve per gradimin e krimineleve, per rivrasjen e atdhetareve". Megjithe tonin deshperues e patetik te ketyre rreshtave, del qarte se 11 vjet me pare, per burgosjen e tij, Fatos Nano fajesonte lobin shqiptaro-amerikan. I perbere kryesisht nga legalistet, balliste dhe nacionaliste, qe kishin bere gjithcka qe regjimi komunist te rrezohej, ky komunitet pa tek lideri i PD Berisha, njeriun qe po permbyste dhe varroste perfundimisht komunizmin. Shtetet e Bashkuara qe po perjetonin nje periudhe euforie pas rrezimit te komunizmit boteror dhe afrimit me te madh historik te kufijve te NATO-s me Bashkimin Sovietik, po shijonte edhe frytet e fitores ne Luften e Gjirit dhe vendosjen e nje statukuoje ne Lindjen e Mesme. Administrata Bush tani ishte perqendruar ne Ballkan, ku konflikti jugosllav, dilte perdite jashte kontrollit dhe ku ishte e rendesishme, qe te investohej ne lidere lokale, qe te ofronin besimin dhe stabilitet. Fatos nano dhe PS, tashme ne opozite dhe te rrezuar si ish-komuniste, nuk mund te perbenin nje aleance te natyrshme. Edhe per nje arsye tjeter: gjate vitit te pare te pluralizmit, PPSH dhe Nano ne pushtet, perballe nje Amerike agresive ndaj cdo forrmacioni me histori apo aparat komunist, natyrshem kthyen syte nga Europa. Ja se cfare shkruan Fatos Nano ne tete maj 1993 ne ZP: "Ne tere konfliktet e sotme politike dhe te tjera, ne Shqiperi dhe Rajon, ka nje perplasje Europe-Amerike. T jua qartesojme mire njerezve, se kjo nuk do te thote se ne jemi antiamerikane, por me emrin e madh te Amerikes spekullojne qarqe te caktuara per ta bere Shqiperine nje instrument te interesave parciale te tyre". Pra Nano, i papranueshem per amerikanet, shfrytezoi pakenaqesine ne rritje te europianeve ndaj supermacise se momentit te Uashingtonit, per t'u strukur e mbrojtur pas Europes. Ndaj ishte e natyrshme qe lobi nacionalist dhe antikomunist i shqiptareve te Amerikes, te punonte kunder tij, duke investuar tek PD dhe Sali Berisha, i cili qe me 1991 se bashku me Azem Hajdarin do te vizitonte Ameriken dhe vetem nje vit me vone, do te pritej zyrtarisht me tapet te kuq ne Shtepine e Bardhe-nje privilegj ende unik ndaj nje presidenti shqiptar. Fatos Nano, por me shume europianizimi i tij, duheshin ndeshkuar.Dhe per te realizuar kete, ndikoi nje fakt, qe normalisht duhet t'i jepte kredit liderit te opozites socialiste: fitorja ne zgjedhjet lokale te 22 korrikut 1992. PS fitoi bindshem ne mbi 54 perqind te komunave dhe bashkive dhe gati 70 per qind te votave ne shkalle kombetare. Ne Uashington ra seriozisht alarmi. Komunizmi i rrezuar, tani rrezikonte te rikthehej-bile shume shpejt-duke perdorur sistemin demokratik te votave. Kjo nderkohe kishte ndodhur ne Sllovaki. Nese ndodhte edhe ne Shqiperi, kjo do te percaktonte jo me nje incident, por nje tendence.

    Megjithese informacionet ne kete drejtim jane teper te pakta dhe te rezervuara, eshte fakt se ajo qe akuzon Fatos Nanon, eshte pothuajse e vertete. Skema e burgosjes se Fatos Nanos, ishte pa dyshim nje ide amerikane, e percjelle ne Tirane nga i pari i ngarkuar me pune i SHBA pas rinvendosjes se marredhenieve diplomatike Kris Hill, te cilin me pas Fatos Nano do ta quante ne nje nga intervistat e tij nga burgu: "Njeriu me thike ne goje". Per kete diplomat karriere, ish ambasadorri i SHBA ne Maqedoni, perfaqesuesi amerikan ne bisedimet e Rambujese dhe aktualisht ambasador i vendit te tij ne Varshave, Nano ka deklaruar se fundi se jane miq. Atehere ai qe vetem nje ish punonjes i CIA-s "kuptohet kontacioni qe merrte kjo fjale per elektoratin e majte shqiptar me 1992) dhe percues ne Tirane i teorive makartiste. Atehere mik i ngushte dhe teper i afert, Kris Hill, ishte me kreun e PD Eduard Selami. Thuhet se Hill ka qene i pari qe ka percjelle idene e burgosjes se Nanos, bile duke premtuar edhe miratimin e heshtur te Shteteve te Bashkuara.Gjithcka u zhvillua shpejt, duke prere piksepari urat e komunikimit te Nanos me Italine, ku sapo kishte fituar qendra e djathte e formacioneve te reja, pas periudhes se Tanxhentopolit. Bile u perdor e njejta skeme edhe ndaj Nanos. Shpresa ishte eleminimi perfundimtar politik i Fatos Nanos, duke realizuar disa qellime, per disa interesa: Amerika eleminonte nje antiamerikan te bindur dhe te zgjuar, qe kishte zgjedhur hapur aleancen me Europen, ndersa Berisha ne shkembim gjendej pa rivale imediate. Por, Uashingtoni megjithese mbyllte nje sy, mbante shenim shkarjet e presidentit antikomunist dhe ishte vene ne kerkim te nje alternative. Heqja e Nanos nga tribuna politike e PS, mund t'i hapte rruge, ardhjes ne krye te figurave te reja te pakompromentuara roze, te gatshme per te zevendesuar Berishen, ne rast se investimi amerikan ndaj tij, deshtonte.

    Shume shpejt, parashikimi amerikan do te provohej i vertete dhe kjo shenon edhe piken e ktheses dhe fillimin e permbysjes se situates. Lobi grek, edhe ky antikomunist dhe njekohesisht financues kryesor i cdo kandidati per ne Shtepine e Bardhe, nuk arriti dot nen adminisraten Bush te percillte shqetesimet e tij mbi situaten e minoritetit grek ne Shqiperi. Ndaj edhe mbeshtetja ndaj kandidatit Klinton ishte e madhe dhe fitorja e tij, shenoi edhe percuarjen me te mire te zerit te lobit grek brenda Shtepise se Bardhe-George Stefanopulos u zgjodh zedhenes i presidentit Klinton. Ne Departamentin e Shtetit Nikolas Gejxh, filloi te kete akses te palimituar, nderkohe qe luante edhe rolin e keshilltarit te jashtem te kryeministrit grek Micotakis. Shume nga keto shqetesime u tentuan t'ju percillnin Berishes. Por ky i fundit nuk ia kishte ngene. Ne kulmin e suksesit te tij, Presidenti Berisha e ndjeu veten aq te forte, sa te mendonte se mund te fillonte te bente nje politike te tijen, autonome nga Uashingtoni. Berisha perfundimisht duhet te kontrollohej, po si? Shpejt edhe rasti erdhi.
    Disa incidente ne kufirin shqiptaro-grek dhe befas ndaj pese minoritareve fillon nje gjyq spektakolar. Lobi grek reagon ashper dhe ndikon ne te gjitha menyrat ne Shtepine e Bardhe dhe Uashington. Ne 26 maj 1994 Departamenti i Shtetit shprehet me rezerva per gjendjen e te drejtave te njeriut te minoritetit grek ne Shqiperi, ndersa me 6 tetor ne Nju Jork Tajms, Gejxh fajeson Berishen per qendrimin e ashper ndaj "grekeve etnike" dhe ben paralelizmin e rrezikshem te Vorioepirit me Kosoven. Berisha ndjen i bezdisur presionin e Uashingtonit dhe shpreh preferencen qe problemi greko-shqiptar te zgjidhet me ndermjetesine e Euorpes, qe percakton nderrkohe edhe treshen negociatore. Ne gusht-shtator 1994, kur te pestet prisnin rigjykimin ne shkalle te pare dhe kur gjakrat ishin zbutur disi, Ricard Shifter, nje zyrtar i larte i Shtepise se Bardhe u nis me misionin perfundimtar per ta mbyllur kete problem. Shifter ne Tirane, arrin disa sukesese, por menjehere fluturon ne Athine, per t'i konfirmuar lajmin, kryeministrit socialist te sapozgjedhur, Papandreu. Nga zyra e tij, per te konfirmuar suksesin,ai merr ne telefon Berishen. Presidenti shqiptar i fyer, e akuzon kerkesen e Shifter per te mbyllur gjyqin ndaj te pesteve, si "staliniste" dhe i mbyll telefonin. Shifter deshton, por Berisha fiton keshtu perfundimisht armiqesine e tij dhe te lobit grek, qe tani vihet ne kerkim te nje aleati te brendshem ne Shqiperi, per te ndihur synimet e veta, politike, historike dhe financiare. Ne 1995, ne raportin vjetor te Departamentit te Shtetit, plot dy vjet pas arrestimit te tij, per here te pare Fatos Nano cilesohet nga Uashingtoni si "i burgosur politik" dhe kerkohet lirimi dhe rigjykimi i tij. Nen kujdesin e Gejxh nje delegacion i opozites shqiptare, mes te cileve ishin Pellumbi dhe Islami nga partia Socialiste, zhvillojne ne fillim te vitit 1996, nje vizite zyrtare, te ftuar nga Departamenti i Shtetit. Gjerat tani filluan te levizin ne drejtim te kundert. Pas atij percaktimi surprize te raportit te departamentit te shtetit u kuptua se SHBA nuk kerkonin te shenjonin Nanon si njeriun e tyre te ri ne Shqiperi, mbi te gjitha, ata donin te hiqnin qafe Berishen. E per kete faktet nuk mungojne. Jane tashme te njohura e te publikuara orvatjet e ambasadores se SHBA ne veren e 1997, Mariza Lino, e cila beri te gjitha perpjekjet per te shmangur liderin socialist dhe per te lene kryeminister te Shqiperise edhe pas 29 qershorit, Bashkim Finon. Dihet gjithashtu se si e priti kryeministrin Nano ne shtator te po ketij viti sekretaria e Shtetit Medlin Ollbrajt. Gjate takimit te tyre te shkurter ne New York, ajo i tha tekstualisht se ishte e pakenaqur ngaqe ne administraten e re, Nano, po integronte punonjesit e sigurimit te shteti. Jane e njohura edhe ngjarjet e 1998 dhe "kapja ne flagrance" e Mariza Linos dhe e Rexhep Meidanit, qe sipas vete Nanos, po komplotonin per rrezimin e tij. Nese kishin nderhyre njehere per te burgosur fizikisht, njerezit e Uashingtonit po e benin per here te dyte kete, per ta izoluar politikisht.

    Fatos Nano i kishte parasysh te gjitha keto kur u kthye per here te fundit kryeminister. Iu deshte rreshtohej perkrah nje lufte antiterror ndaj nje feje, se ciles i perket mbi 60 per qind e votuesve te rij. Nenshkroi traktatin e moscenimit te interesave amerikane, duke iu kundervene hapur Traktatit te Romes, te nxitur nga Europa dhe per pasoje, duke fituar merine e bashkesise perendimore, ku Shqiperia dhe shqiptaret enderrojne te integrohen. Fatos Nano beri gjithcka qe nuk beri Berisha-deri edhe stervitjet ushtarake e qitjet mbi Sazan e Karaburun, i kundershtoi aq me force ne vitin 1996. Fatos Nano luajti tinezisht kulisa ne korridoret politike europiane, duke shfrytezuar rivalitetin e rindezur euro-amerikan, ku momentalisht Uashingtoni ka doren fituese. Por paralelisht me keto levizje, Fatos Nano nuk harroi te luante me kujdes lojen politike me fqinjet greke dhe lobin e tyre ne Amerike. Me politiken e haracit dhe te kerbacit, kryeministri shqiptar, fillimisht acaroi marredheniet me zgjedhjet ne Himare-duke testuar keshtu ndjeshmerine e Uashingtonit ndaj personazheve te tipit Gejxh-por duke ushtruar edhe presion mbi te, per ta ndihur me sa mundte ende-qofte edhe me ndonje leshim te vogel, sic ishte se fundi krijimi i Sekretariatit te Minoriteteve- ne realizimin e nje vizite zyrtare ne Uashington. Ose aktit final te hakmarrjes se tij, qe ua premtonte 11 vjet me pare te afermve nga qelia. Nga qelia ku e shtyne me nje dore dhe amerikanet, po te njejten dore, qe ai sot po e perdor per t'u mbrojtur e qendruar ne pushtet. Ndryshimi i humorit amerikan ndaj Fatos Nanos, lidhet pa diskutim me rivalitetin e dy lobeve shqiptare dhe greke ne Amerike dhe influencen e Uashingtonit mbi ta.

    Por megjithate kjo nuk shuan dot buzeqeshjen cinike tek ata qe rilexojne urrejtjen e dikurshme te liderit socialist ndaj amerikaneve, teksa 11 vjet me pare, ndersa priste te burgosej, shkruante: "Eshte nje perplasje e qarte e interesave dhe aspiratave te Shqiperise per t'u integruar ne Evrope dhe interesave te ketij grupimi "lobi shqiptar ne Amerike, per ta lidhur Shqiperine me SHBA, gje qe po krijon dhe nje situate konfliktesh ne Shqiperi dhe ne Ballkan...Opsioni i tyre ka qene nje dhe i vetem: E ardhmja e Shqiperise eshte vetem nje lidhje me SHBA dhe kete mund ta realizoje vetem zoti Berisha. "Por balanca politike e politikes se jashtme shqiptare dhe e hapjes se Shqiperise ne te gjitha pikepamjet ne sensin e kontakteve afariste, te investimeve, te shkembimit te lire te mendimeve, mallrave, te sherbimeve etj. duhen detyrimisht te jene te orientuara nga Europa Perendimore, nga Komuniteti Europian, nga bashkesia e kontinentit, te cilit Shqiperia i takon", shkuran Fatos Nano ne gazeten Koha Jone, ne 15 qershor 1993.

    Dhjete vjet me vone, ne Boston Globe, Fatos Nano ndryshoi mendje. I kujtoi Evropes plazhin Omaha dhe faktin se pa planin Marshall ajo nuk do te ekzistonte. Sot interesat "europiane" ne Shqiperi, kane vetem emra amerikane, Lockheed Martin, Hambo, General Electric. Sot miku i tij i madh europian eshte Berluskoni, jo se eshte i djathte, porse eshte proamerikan. Neser Fatos Nano realizon endrren dhe udheton ne Uashington, me statusin e renegatit te vogel Europian. Dhe pa dyshim te kryeministrit te republik`s shqiptare te bananeve, qe ai aq shume i ndruhej dhe urrente 11 vjet me pare.

    Shenim i redaksise: Ky shkrim eshte marre me lejen e botuesit Andi Bushati nga revista "Klan" e numrit te fundit

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Leni keto Legjendat urbane o Dydrinso !

    Nuk i hame me keto neve ! Madje po te them se nuk i kemi ngron asnjihere ! Po tani i ka kuptu edhe gjoja me e trashe ne Shqiperi !

    Shofin telenovela perdite edhe plakat dhe edhe ato nuk e hane mo kete pune !

    Por Shqiperia dhe Shqiptaret jane lodh nga keta vegla te te huajve dhe duar te zgjatura te pjeses me te lige te PPSH-se !

    Duhet te largohen nji sekonde e me pare , sepse me punen e tyre 20 vjecare , e cuan Shqiperine ne lengate , ndersa shqiptaret drejt zhdukjes , duke fillu qe nga refugjatlliku , vetvrasjet , skamja , trazirat , shkaterrimi i shtetit shqiptar e deri tek falja e territoreve !

    Boooolllll mo ! A ka Zot per me e pa kete popull dhe kete vend ?

  5. #35
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    urime per Nanon .shyqyr do kaloj eskorta nga lagjja ime.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e ikthus
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    146
    Edi duhet te mendohet mire para se te veje Tosin ne kandidature sepse ishte ai qe para se te zgjidhej kryetar i PS-se i therriste Salen dhe Tosin "Doktor Rrumpalla" dhe "Robert Camcakezi" keshtu qe sdo tingelloje mire edhe ne veshet e simpantizanteve te tij.Cfaredo te jene forcat qe sjellin nje figure te djegur ne kandidature kuptohet qe seshte per te miren e vendit.
    Riciklimi po shendrohet ne nje kulture politike .Shohim ministra qe kercejne sa ketu sa aty neper ministri te ndryshme vetem kolltukun e ndrrojne ne mos e marrshin edhe ate me vete.
    Presidente qe behen kryeminster dhe anasjelltas dhe qe jane instaluar njehere e pergjithmone ne krye vetem klasa politike shqiptare i pjell.

  7. #37
    Nano: "Nuk kam punë me bandat e 21 janarit"




    Ish Kreu i PS, ne nje lokal me Ramen

    Ish-kreu i PS, Fatos Nano, ka mohuar dje të ketë pasur një takim me pasardhësin e tij në këtë parti, Edi Rama. Lajmi për një takim të mundshëm mes dy figurave të majta është përhapur dje, pasi Rama i shoqëruar nga deputetët Stërkaj dhe Doshi ka darkuar në të njëjtin lokal në qendër të Tiranës, ku rastësisht ka qenë i pranishëm edhe Nano. Ish-kryeministri: “Nuk kam asnjë marrëdhënie me asnjërën nga bandat e 21 janarit”

    Ky lajm është përhapur me shpejtësi në redaksitë e mediave, për t’u bërë scoop-i i ditës. Burimet e lajmit tentuan ta trajtonin atë si ‘takim mes Ramës dhe Nanos’, vetëm dy javë para zgjedhjeve të 8 majit, kur Rama është në garën e tij për mandatin e katërt në Tiranë. I kontaktuar në telefon nga “Panorama”, ish-lideri socialist, Fatos Nano, hodhi poshtë takimin me pasardhësin e tij në krye të PS-së. Madje deklarata e tij fshin çdo hamendësim se një takim i tillë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. “Besoj është e qartë për të gjithë se nuk kam asnjë marrëdhënie me asnjërën nga bandat apo banditët e 21 janarit”, tha Nano për “Panorama”, i pyetur nëse ka pasur një takim me Edi Ramën.

    Darka

    Kreu socialist Edi Rama, të enjten në darkë, pasi ka mbaruar mitingun në Njësinë Nr.2 në kryeqytet, ishte në shoqërinë e deputetëve socialistë Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj. Dy deputetët po angazhohen në ndërtimin e një strukture për të ruajtur votat në 8 maj. Të tre bashkë kanë shkuar për të darkuar në restorantin italian “Il Gusto”, i cili ndodhet prapa dy kullave binjake. Në restorant ata kanë gjetur ish-liderin socialist, i cili ishte në shoqërinë e personave të tjerë. Vetëm deputeti Sterkaj ka përshëndetur Nanon dhe ka vazhduar me shoqërinë e tij në një ambient disi të veçuar të restorantit. Është parë nga të pranishmit në restorant një reagim i Ramës pas përshëndetjes së Sterkajt ndaj ish-kreut socialist Nano. Rama dhe deputetët që e shoqëronin kanë qëndruar deri në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes, ndërsa Nano është larguar më herët nga restoranti pa i përshëndetur ata.

    Marrëdhëniet e Fatos Nanos dhe Edi Ramës nuk kanë qenë asnjëherë miqësore që prej ardhjes së Ramës në krye të PS-së pas dorëheqjes që bëri Nano, pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të korrikut 2005. Ai ka qenë kritik për mënyrën se si Rama po drejton Partinë Socialiste, ndaj drejtimit të Bashkisë së Tiranës, bërjes opozitë, por dhe sulmeve të vazhdueshme që ai bën ndaj vlerave të PS-së. Ndërsa Rama, nga ana e tij, që pas zgjedhjeve vendore të 2007-s, ka vënë shenjën e barazisë mes Nanos dhe Berishës, duke e cilësuar si njeriu që punon kundër partisë që e ka drejtuar prej 15 vjetësh. Fushata elektorale ka hyrë në fazën finale, atë të shpalosjes së alternativave, ndërsa kandidatët po mundohen të përfshijnë rreth vetes të gjitha potencialet politike dhe intelektuale e njerëzore për të fituar zgjedhjet e 8 majit.

    panorama

    23 Prill 2011

  8. #38
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    2 shesh.mos u lodhni me copy-paste



  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    VITI 2004


    Fatos Nano: "Une do te marr hak per gjithcka"

    NGA FABIAN MORAVA

    "U ambjentova menjehere dhe tani jam akoma me i forte nga zvarraniket e Sales. Ketu jam mes njerezish te mire prandaj kerkoj nga ju qe te qendroni te forte dhe t'i sfidoni te gjithe. Mama, mos luaj nga fjala qe me dhe...Baba, jam ne burg si antifashist, ndaj jam trim. Xhina, ti e di cfare duhet te besh, te dua si ne gjimnaz...tani nuk jemi me te persekutuar! Une do te marr hak per gjithcka!" jane keto pjese nga letra prekese por edhe paralajmeruese e te burgosurit te qelise nr.47 te burgut 313 te Tiranes. Nese do te ishte fjala per nje te burgosur te zakonshem, me siguri qe do te mendosh se pas daljes nga burgu, ky person do te vrase te gjithe njerezit qe gjenden ne listen e tij te zeze. Por ky i burgosur eshte Fatos Nano dhe letra e tij, eshte shkruar vetem tre dite, pas arrestimit te tij, ne 3 gusht 1993.

    Sot pas njembedhjete vjetesh, Fatos Nano duket se po kompleton hakmarrjen e tij. Natyrisht shume nga protagonistet e dikurshem, jane jashte skene per arsye nga me te ndryshmet. Nena e tij, vdiq kur ai vuante denimin ne Bence, ndersa ish-bashkeshorja i eshte kthyer emrit te vajzerise, ndersa ai vete, Fatosi, eshte rikthyer me i forte se kurre ne karrieren e lene disa here pergjysem si kryeminister. Por, ajo leter e 3 gushtit 1993, permban edhe pezmin e dufin e nje hakmarrjeje, qe dote merret totalisht vetem dy dite me pas, kur ne livadhin jugor te Shtepise se Bardhe, Fatos Nano do te shtrengoje duart me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Fryt i nje investimi te rrezikshem sic ishte rreshtimi ne frontin antiterror, ftesa per ne Shtepine e Bardhe perben padyshim ngercin, tabune, kocken e ngelur ne fyt, ylberin politik te Fatos Nanos.

    Pas kesaj ka shume gjasa qe vete ai te tregoje shenja zbutjeje dhe vaniteti dashamires ndaj rivaleve te vet humbes. Per nje arsye shume te forte. Ndersa do te shtrengoje duart me Xhorxh Bush, me siguri Fatos Nano do te ngreje syte e te shohe zyrat e Uest Uing, te administrates presidenciale. Diku aty, prej se paku dhjete vjetesh ne file-in me emrin e tij jane shenuar gjera te zeza. Prej dhjete vjetesh emri i tij ishte non grata. Para dhjete vjetesh, nje skeme qe pati bekimin amerikan, solli burgosjen e tij, fillimisht ne qeline numer 47 te burgut te Tiranes, procesin e bujshem gjyqesor dhe me pas burgosjen ne Bence. Dhjete vjet me pas, ja ku do te jete ne Livadhin Jugor te Shtepise se Bardhe. Dhe nuk ka fare rendesi, qe takimi me Bush do te zgjase vetem pak minuta, ndoshta vetem nje shtrengim duarsh. Bile fare pak rendesi ka per Fatos Nanon, menyra se si e siguroi kete vizite, pa ndjekur rrugen e zakonshme-miratimi duhet patjeter te kalonte nga Londra, qe eshte lene mekembese kujdestare per ceshtjet e Shqiperise nga Uashingtoni. Ai do te jete aty, perkunder gjithe hamendjeve, gjasave dhe mallkimeve. Askush nuk mund t'i heqe te drejten te shijoje deri ne fund momentet historike te kompetimit te hakmarrjes, qe i premtonte te afermve te tij me 3 gusht 1993.

    Por ne fakt procesi i transformimit te Fatos Nanos nga nje antiamerikan skeptik, ne nje antiamerikan te bindur dhe me urrejtje te pafshehur ndaj CIA-s, e me pas ne nje proamerikan te bindur dhe te palekundur, ka qene i gjate. Ka nje gje qe bashkon te gjithe lideret e shtetit shqiptar, ne keto dhjete vjetet e fundit dhe kjo eshte mbeshtetja absolute qe ata kane marre nga Uashingtoni persa kohe kane qene te forte ne pushtet, dhe me se paku indiferencen- bile dhe ndonje "shtytje" te vogel- kur kane rene prej tij. Keshtu i ndodhi Sali Berishes-investimin ndaj te cilit, SHBA e quajti para pak ditesh, nje zhgenjim te ngjashem me ate te Shevarnaxes apo Aristid-por po keshtu i ndodhi edhe Rexhep Meidanit apo Ilir Metes. Me radhe, ambasadoret USA ne Tirane Hill, Rajerson,Llejk, Lino, Limpreht kane bere lojen e dashamiresit me me te fortit, per t'i braktisur me pas, ne ditet e tyre me te zeza. Pjesa e pare po perseritet tepke edhe me dashurine e re mes Xhefrit dhe Nanos. Me nje ndryshim: duket se interesat afatgjata amerikane, kane gjetur nje mbeshtetes besnik, qe u eshte rreshtuar si bisht, ne koalicionin e luftes kunder terrorizmit nderkombetar. Nje lufte qe nuk duket te zgjase pak, duke i dhene po kaq shpresa jetegjatesie, dhe dhurata simbolike, Fatos Nanos, njeriut qe ne jete ka dy fiksime, ate te mbarimit te se paku nje mandati si kryeminister dhe te nje vizite ne Shtepine e Bardhe. Dhe qe ne shkembim, "po e jep Shqiperine amerikaneve me koncesion, duke e kthyer de fakto ate ne nje republike bananesh". Ne fakt keto jane vete fjalet e Fatos Nanos, por 11 vjet me pare, drejtuar kunder Sali Berishes, ate atehere investimit te sigurt politik te Uashingtonit ne Ballkan. Keto fjale i sollen Nanos, me shume probleme se sa ai parashikoi, ndoshta pertej vuajtjeve te 4 vjeteve burg te dyshimte.Sepse Uashingtoni nuk ia fali atij per gati nje dekade, deklaratat e renda ne drejtim te diplomateve amerikane, qe ai i pati akuzuar si autoret e burgosjes se tij politike. Uashingtoni e futi Fatos Nanon ne listen e te padeshiruarve, jo per faktin se tha nje genjeshter, por pikerisht per faktin se guximshem tha me ze te larte nje te vertete.

    Vetem tre dite para se te arrestohej, me 27 korrik 1993, parlamenti shqiptar i heq Fatos Nanos imunitetin e deputetit. Tashme ai ishte lakuriq dhe i pambrojtur perballe drejtesise. Kryetari progresist i Partise Socialiste i drejtohet popullit shqiptar me nje leter te hapur, ku nder te tjera shkruan fjalite e tmerrshme: "...Diplomate te tipit Hill dhe Rajerson, pasi bene karriere me CIA-n ne Beograd, i vune ne tavoline Berishes skenarin...Nuk eshte e rastit kenaqesia e tyre patologjike...per te zbatuar planet e pluhurosura makartiste te hartuara jo vetem per vendin tone, ne periudhen e pasluftes, te doktrines Truman... Eshte fatkeqesi e madhe dhe fatalitet qe Shqiperia nuk drejtohet sot ne Shqiperi. Ky eshte alarmi... dh jo thjesht heqja e imunitetit apo cungimi i lirise time...por kthimi ne nje shtet klient ideal pa dinjitet dhe sovranitet".

    Eshte e pabesueshme dhe gati-gati e pamundur ta besosh se keto fjale, jane thene po nga i njejti njeri, qe neser udheton drejt Uashingtonit per te shtrenguar doren e Presidentit Bush, jo thjesht si homologe e partnere, por si ushtar i tij i bindur, hapes pa kushte i dyerve te Shqiperise, dorezuesi i celesave te sektoreve strategjike dhe nenshkrues me sy mbyllur i cdo projekti apo marreveshjeje, qe mbron interesat amerikane ne Europe, rajon e Mesdhe. Por nese jane te qarta motivet e kesaj dashurie te re, eshte teper interesante te tentosh te zbulosh, rrenjet e armiqesise se dikurshme te Fatos Nanos me Ameriken. Perse nje njeri me kulture qytetare dhe mendje te hapur, nuk u mor ne konsiderate nga Uashingtoni, i cili permes emisareve te tij fillimisht te ngarkuarit me pune Hill dhe ambasadorit Rajerson, pergatiti dhe shtroi rrugen drejt burgut per Fatos Nanon, qe ishte edhe lideri i opozites? Ndoshta arsyet duhen kerkuar me thelle, pikerisht ne grupet qe mbeshteten ardhjen ne pushtet te forcave te djathta dhe investimet e medha qe u bene ndaj liderit te opozites se pare, Sali Berisha. Vete Fatos Nano, ne ato dite te nxehta, kur ndjeu daren qe t'i shtrengohej, nuk ngurroi te shtrinte gishtin tregues ndaj motivit kryesor qe ai quante pergjegjes dhe personave qe ai i quante fajtore. "Une po denohem se nuk kam pranuar te hyj ne ato dyer ku u fute ti" i shkruan ai drejtperdrejt Sali Berishes. Ndersa ne letren e pare te derguar nga burgu, ai shprehet edhe me shkoqur, kur thote se gjendet ne burg: "si antifashist". E ne letren e tij te hapur popullit shqiptar dhe elektoratit socialist me 27 korrik 1993, Fatos Nano denoncon hapur fajtoret sipas tij te vertete te burgosjes se tij politike: "Jam i bindur qe shqiptaret nuk do te lejojne qe murtaja fashiste... e stervitur nga eproret e Gjonmarkajve e kompani, ta kthejne Shqiperine prapa. Ata qe pergatiten kete farse te ndyre, do te pergjigjen se nxorren Shqiperine ne ankand... per perdhosjen e lapidareve per gradimin e krimineleve, per rivrasjen e atdhetareve". Megjithe tonin deshperues e patetik te ketyre rreshtave, del qarte se 11 vjet me pare, per burgosjen e tij, Fatos Nano fajesonte lobin shqiptaro-amerikan. I perbere kryesisht nga legalistet, balliste dhe nacionaliste, qe kishin bere gjithcka qe regjimi komunist te rrezohej, ky komunitet pa tek lideri i PD Berisha, njeriun qe po permbyste dhe varroste perfundimisht komunizmin. Shtetet e Bashkuara qe po perjetonin nje periudhe euforie pas rrezimit te komunizmit boteror dhe afrimit me te madh historik te kufijve te NATO-s me Bashkimin Sovietik, po shijonte edhe frytet e fitores ne Luften e Gjirit dhe vendosjen e nje statukuoje ne Lindjen e Mesme. Administrata Bush tani ishte perqendruar ne Ballkan, ku konflikti jugosllav, dilte perdite jashte kontrollit dhe ku ishte e rendesishme, qe te investohej ne lidere lokale, qe te ofronin besimin dhe stabilitet. Fatos nano dhe PS, tashme ne opozite dhe te rrezuar si ish-komuniste, nuk mund te perbenin nje aleance te natyrshme. Edhe per nje arsye tjeter: gjate vitit te pare te pluralizmit, PPSH dhe Nano ne pushtet, perballe nje Amerike agresive ndaj cdo forrmacioni me histori apo aparat komunist, natyrshem kthyen syte nga Europa. Ja se cfare shkruan Fatos Nano ne tete maj 1993 ne ZP: "Ne tere konfliktet e sotme politike dhe te tjera, ne Shqiperi dhe Rajon, ka nje perplasje Europe-Amerike. T jua qartesojme mire njerezve, se kjo nuk do te thote se ne jemi antiamerikane, por me emrin e madh te Amerikes spekullojne qarqe te caktuara per ta bere Shqiperine nje instrument te interesave parciale te tyre". Pra Nano, i papranueshem per amerikanet, shfrytezoi pakenaqesine ne rritje te europianeve ndaj supermacise se momentit te Uashingtonit, per t'u strukur e mbrojtur pas Europes. Ndaj ishte e natyrshme qe lobi nacionalist dhe antikomunist i shqiptareve te Amerikes, te punonte kunder tij, duke investuar tek PD dhe Sali Berisha, i cili qe me 1991 se bashku me Azem Hajdarin do te vizitonte Ameriken dhe vetem nje vit me vone, do te pritej zyrtarisht me tapet te kuq ne Shtepine e Bardhe-nje privilegj ende unik ndaj nje presidenti shqiptar. Fatos Nano, por me shume europianizimi i tij, duheshin ndeshkuar.Dhe per te realizuar kete, ndikoi nje fakt, qe normalisht duhet t'i jepte kredit liderit te opozites socialiste: fitorja ne zgjedhjet lokale te 22 korrikut 1992. PS fitoi bindshem ne mbi 54 perqind te komunave dhe bashkive dhe gati 70 per qind te votave ne shkalle kombetare. Ne Uashington ra seriozisht alarmi. Komunizmi i rrezuar, tani rrezikonte te rikthehej-bile shume shpejt-duke perdorur sistemin demokratik te votave. Kjo nderkohe kishte ndodhur ne Sllovaki. Nese ndodhte edhe ne Shqiperi, kjo do te percaktonte jo me nje incident, por nje tendence.

    Megjithese informacionet ne kete drejtim jane teper te pakta dhe te rezervuara, eshte fakt se ajo qe akuzon Fatos Nanon, eshte pothuajse e vertete. Skema e burgosjes se Fatos Nanos, ishte pa dyshim nje ide amerikane, e percjelle ne Tirane nga i pari i ngarkuar me pune i SHBA pas rinvendosjes se marredhenieve diplomatike Kris Hill, te cilin me pas Fatos Nano do ta quante ne nje nga intervistat e tij nga burgu: "Njeriu me thike ne goje". Per kete diplomat karriere, ish ambasadorri i SHBA ne Maqedoni, perfaqesuesi amerikan ne bisedimet e Rambujese dhe aktualisht ambasador i vendit te tij ne Varshave, Nano ka deklaruar se fundi se jane miq. Atehere ai qe vetem nje ish punonjes i CIA-s "kuptohet kontacioni qe merrte kjo fjale per elektoratin e majte shqiptar me 1992) dhe percues ne Tirane i teorive makartiste. Atehere mik i ngushte dhe teper i afert, Kris Hill, ishte me kreun e PD Eduard Selami. Thuhet se Hill ka qene i pari qe ka percjelle idene e burgosjes se Nanos, bile duke premtuar edhe miratimin e heshtur te Shteteve te Bashkuara.Gjithcka u zhvillua shpejt, duke prere piksepari urat e komunikimit te Nanos me Italine, ku sapo kishte fituar qendra e djathte e formacioneve te reja, pas periudhes se Tanxhentopolit. Bile u perdor e njejta skeme edhe ndaj Nanos. Shpresa ishte eleminimi perfundimtar politik i Fatos Nanos, duke realizuar disa qellime, per disa interesa: Amerika eleminonte nje antiamerikan te bindur dhe te zgjuar, qe kishte zgjedhur hapur aleancen me Europen, ndersa Berisha ne shkembim gjendej pa rivale imediate. Por, Uashingtoni megjithese mbyllte nje sy, mbante shenim shkarjet e presidentit antikomunist dhe ishte vene ne kerkim te nje alternative. Heqja e Nanos nga tribuna politike e PS, mund t'i hapte rruge, ardhjes ne krye te figurave te reja te pakompromentuara roze, te gatshme per te zevendesuar Berishen, ne rast se investimi amerikan ndaj tij, deshtonte.

    Shume shpejt, parashikimi amerikan do te provohej i vertete dhe kjo shenon edhe piken e ktheses dhe fillimin e permbysjes se situates. Lobi grek, edhe ky antikomunist dhe njekohesisht financues kryesor i cdo kandidati per ne Shtepine e Bardhe, nuk arriti dot nen adminisraten Bush te percillte shqetesimet e tij mbi situaten e minoritetit grek ne Shqiperi. Ndaj edhe mbeshtetja ndaj kandidatit Klinton ishte e madhe dhe fitorja e tij, shenoi edhe percuarjen me te mire te zerit te lobit grek brenda Shtepise se Bardhe-George Stefanopulos u zgjodh zedhenes i presidentit Klinton. Ne Departamentin e Shtetit Nikolas Gejxh, filloi te kete akses te palimituar, nderkohe qe luante edhe rolin e keshilltarit te jashtem te kryeministrit grek Micotakis. Shume nga keto shqetesime u tentuan t'ju percillnin Berishes. Por ky i fundit nuk ia kishte ngene. Ne kulmin e suksesit te tij, Presidenti Berisha e ndjeu veten aq te forte, sa te mendonte se mund te fillonte te bente nje politike te tijen, autonome nga Uashingtoni. Berisha perfundimisht duhet te kontrollohej, po si? Shpejt edhe rasti erdhi.
    Disa incidente ne kufirin shqiptaro-grek dhe befas ndaj pese minoritareve fillon nje gjyq spektakolar. Lobi grek reagon ashper dhe ndikon ne te gjitha menyrat ne Shtepine e Bardhe dhe Uashington. Ne 26 maj 1994 Departamenti i Shtetit shprehet me rezerva per gjendjen e te drejtave te njeriut te minoritetit grek ne Shqiperi, ndersa me 6 tetor ne Nju Jork Tajms, Gejxh fajeson Berishen per qendrimin e ashper ndaj "grekeve etnike" dhe ben paralelizmin e rrezikshem te Vorioepirit me Kosoven. Berisha ndjen i bezdisur presionin e Uashingtonit dhe shpreh preferencen qe problemi greko-shqiptar te zgjidhet me ndermjetesine e Euorpes, qe percakton nderrkohe edhe treshen negociatore. Ne gusht-shtator 1994, kur te pestet prisnin rigjykimin ne shkalle te pare dhe kur gjakrat ishin zbutur disi, Ricard Shifter, nje zyrtar i larte i Shtepise se Bardhe u nis me misionin perfundimtar per ta mbyllur kete problem. Shifter ne Tirane, arrin disa sukesese, por menjehere fluturon ne Athine, per t'i konfirmuar lajmin, kryeministrit socialist te sapozgjedhur, Papandreu. Nga zyra e tij, per te konfirmuar suksesin,ai merr ne telefon Berishen. Presidenti shqiptar i fyer, e akuzon kerkesen e Shifter per te mbyllur gjyqin ndaj te pesteve, si "staliniste" dhe i mbyll telefonin. Shifter deshton, por Berisha fiton keshtu perfundimisht armiqesine e tij dhe te lobit grek, qe tani vihet ne kerkim te nje aleati te brendshem ne Shqiperi, per te ndihur synimet e veta, politike, historike dhe financiare. Ne 1995, ne raportin vjetor te Departamentit te Shtetit, plot dy vjet pas arrestimit te tij, per here te pare Fatos Nano cilesohet nga Uashingtoni si "i burgosur politik" dhe kerkohet lirimi dhe rigjykimi i tij. Nen kujdesin e Gejxh nje delegacion i opozites shqiptare, mes te cileve ishin Pellumbi dhe Islami nga partia Socialiste, zhvillojne ne fillim te vitit 1996, nje vizite zyrtare, te ftuar nga Departamenti i Shtetit. Gjerat tani filluan te levizin ne drejtim te kundert. Pas atij percaktimi surprize te raportit te departamentit te shtetit u kuptua se SHBA nuk kerkonin te shenjonin Nanon si njeriun e tyre te ri ne Shqiperi, mbi te gjitha, ata donin te hiqnin qafe Berishen. E per kete faktet nuk mungojne. Jane tashme te njohura e te publikuara orvatjet e ambasadores se SHBA ne veren e 1997, Mariza Lino, e cila beri te gjitha perpjekjet per te shmangur liderin socialist dhe per te lene kryeminister te Shqiperise edhe pas 29 qershorit, Bashkim Finon. Dihet gjithashtu se si e priti kryeministrin Nano ne shtator te po ketij viti sekretaria e Shtetit Medlin Ollbrajt. Gjate takimit te tyre te shkurter ne New York, ajo i tha tekstualisht se ishte e pakenaqur ngaqe ne administraten e re, Nano, po integronte punonjesit e sigurimit te shteti. Jane e njohura edhe ngjarjet e 1998 dhe "kapja ne flagrance" e Mariza Linos dhe e Rexhep Meidanit, qe sipas vete Nanos, po komplotonin per rrezimin e tij. Nese kishin nderhyre njehere per te burgosur fizikisht, njerezit e Uashingtonit po e benin per here te dyte kete, per ta izoluar politikisht.

    Fatos Nano i kishte parasysh te gjitha keto kur u kthye per here te fundit kryeminister. Iu deshte rreshtohej perkrah nje lufte antiterror ndaj nje feje, se ciles i perket mbi 60 per qind e votuesve te rij. Nenshkroi traktatin e moscenimit te interesave amerikane, duke iu kundervene hapur Traktatit te Romes, te nxitur nga Europa dhe per pasoje, duke fituar merine e bashkesise perendimore, ku Shqiperia dhe shqiptaret enderrojne te integrohen. Fatos Nano beri gjithcka qe nuk beri Berisha-deri edhe stervitjet ushtarake e qitjet mbi Sazan e Karaburun, i kundershtoi aq me force ne vitin 1996. Fatos Nano luajti tinezisht kulisa ne korridoret politike europiane, duke shfrytezuar rivalitetin e rindezur euro-amerikan, ku momentalisht Uashingtoni ka doren fituese. Por paralelisht me keto levizje, Fatos Nano nuk harroi te luante me kujdes lojen politike me fqinjet greke dhe lobin e tyre ne Amerike. Me politiken e haracit dhe te kerbacit, kryeministri shqiptar, fillimisht acaroi marredheniet me zgjedhjet ne Himare-duke testuar keshtu ndjeshmerine e Uashingtonit ndaj personazheve te tipit Gejxh-por duke ushtruar edhe presion mbi te, per ta ndihur me sa mundte ende-qofte edhe me ndonje leshim te vogel, sic ishte se fundi krijimi i Sekretariatit te Minoriteteve- ne realizimin e nje vizite zyrtare ne Uashington. Ose aktit final te hakmarrjes se tij, qe ua premtonte 11 vjet me pare te afermve nga qelia. Nga qelia ku e shtyne me nje dore dhe amerikanet, po te njejten dore, qe ai sot po e perdor per t'u mbrojtur e qendruar ne pushtet. Ndryshimi i humorit amerikan ndaj Fatos Nanos, lidhet pa diskutim me rivalitetin e dy lobeve shqiptare dhe greke ne Amerike dhe influencen e Uashingtonit mbi ta.

    Por megjithate kjo nuk shuan dot buzeqeshjen cinike tek ata qe rilexojne urrejtjen e dikurshme te liderit socialist ndaj amerikaneve, teksa 11 vjet me pare, ndersa priste te burgosej, shkruante: "Eshte nje perplasje e qarte e interesave dhe aspiratave te Shqiperise per t'u integruar ne Evrope dhe interesave te ketij grupimi "lobi shqiptar ne Amerike, per ta lidhur Shqiperine me SHBA, gje qe po krijon dhe nje situate konfliktesh ne Shqiperi dhe ne Ballkan...Opsioni i tyre ka qene nje dhe i vetem: E ardhmja e Shqiperise eshte vetem nje lidhje me SHBA dhe kete mund ta realizoje vetem zoti Berisha. "Por balanca politike e politikes se jashtme shqiptare dhe e hapjes se Shqiperise ne te gjitha pikepamjet ne sensin e kontakteve afariste, te investimeve, te shkembimit te lire te mendimeve, mallrave, te sherbimeve etj. duhen detyrimisht te jene te orientuara nga Europa Perendimore, nga Komuniteti Europian, nga bashkesia e kontinentit, te cilit Shqiperia i takon", shkuran Fatos Nano ne gazeten Koha Jone, ne 15 qershor 1993.

    Dhjete vjet me vone, ne Boston Globe, Fatos Nano ndryshoi mendje. I kujtoi Evropes plazhin Omaha dhe faktin se pa planin Marshall ajo nuk do te ekzistonte. Sot interesat "europiane" ne Shqiperi, kane vetem emra amerikane, Lockheed Martin, Hambo, General Electric. Sot miku i tij i madh europian eshte Berluskoni, jo se eshte i djathte, porse eshte proamerikan. Neser Fatos Nano realizon endrren dhe udheton ne Uashington, me statusin e renegatit te vogel Europian. Dhe pa dyshim te kryeministrit te republik`s shqiptare te bananeve, qe ai aq shume i ndruhej dhe urrente 11 vjet me pare.

    Shenim i redaksise: Ky shkrim eshte marre me lejen e botuesit Andi Bushati nga revista "Klan" e numrit te fundit

    Dydrinso ,

    eshte e cuditshme se ti po kerkon te japesh pershtypjen se ne koniukturat poltike ne Shqiperi kemi te bejme me rezultante forcash (me demek PS,PD,LSI etj.etj. jane forca te pavarura politike ) ! Ky perceptim i gabuar tendi , me dashje apo pa dashje , te con edhe ne konkluzione te gabuara !

    Si PS , si PD si LSI etj etj po ta shikosh ti nuk jane parti , por vetem individe ku PS sundon vullneti i Edi Rames , PD-i padiskutueshmi Berisha , LSI - i padiskutueshme Ilir MEta dhe po keshtu edhe partickat e tjera te cilat kane po ate anetar dhe kryetar , ndonje nga -içkat qe kane qene figura kryesore ne partite meme ! Poziten me te veshtire brenda nje partie e ka Edi Rama , te cilit i duhet te beje "kompromise" dhe "mashtrime" brenda forumeve te PS-se per te ligjeruar vullnetin personal te tij , qellimet e te cilit i di vetem ai dhe ata qe e komandojne . Sala brenda PD-se e ka fare te lehte , se te "ngrin" , te shkrin" dhe te flak kur t'i doje suma , pa i dhene llogari askujt , po keshtu edhe Ilir Meta brenda LSI-se .

    Prandaj situata e berjes se Nanos President nuk eshte aq e komplikuar sa e paraqet ti ! Nano eshte caktuar president qe kur u bene ndryshimet kushtetuese ne 2008-ten , te cilat Edi Rama i nenshkroi me urgjence dhe pa pyetur njeri ! Dhe do ta dish ? Ato ndryshime u bene vetem dhe vetem per te siguruar qendrimin edhe fizikisht te Nano -Berishes ne krye te puneve te ketij vendi ! Mos harro se keta individe qe nuk bejne lojen e popullit shqiptar kane marre "bekimin" ne San Egidio ne 1991 , ku bekimin ua dha Nexhmia me Ramizin dhe klanet nderkombetare qe i mbeshtetnin ata .

    Edi Rames i duhej roli i viktimes , gjithe keto vjet , per te krijuar pershtypjen se ishte kunder Nanos -Berishes dhe Ilir Metes dhe se ketu ne Shqiperi , nuk eshte duke u luajtur loja e uzurpatoreve te PPSH-se dhe klaneve nderkombetare qe mbeshteten dikur ate !

    Keshtu qe Nanua jo vetem qe ka qene presidenti real i Shqiperise , por dhe do te behet edhe formalisht kete radhe .

    Une nuk shikoj ndonje te keqe , perpos deshires se ketij klani qe i ka kercyer ne qafe Shqiperise , per ta mbajtur ne zi , papunesi dhe regres Shqiperine ! Nuk e kuptoj nga i vjen kjo lloj deshire si ketyre veglave ashtu edhe atyre klaneve nderkombetare qe i udhezojne dhe iu pergatisin skenarin ...!

    Nuk e kuptoj gjithashtu se pse dhe SHBA-ja duhet te kete kete lloj vizioni per mbajtjen e Shqiperise ne kete gjendje !

    Sepse pavaresisht koniktures ndekombetare , per Shqiperine ne planin e brendshem mundet te ishte bere shume me shume , ose te pakten t'i ishte dhene shteti , apo e drejta per te krijuar shtet .........
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 25-02-2012 më 16:10

  10. #40

    Elegjia politike e Eduart Zaloshnjes per Fatos Nanon

    Lamtumirë shoku Fatos!

    Eduard Zaloshnja

    Shoku Fatos,
    Pas asaj që ndodhi në Tiranë e Sarandë në 18 shkurt, duket se ka ardhur dita të shkruajmë një elegji politike për ty. Dhe ky adet i shkon sidomos për shtat penës që po i shkruan këto rreshta, sepse ajo s’ka reshtur së parashikuari se kjo ditë një ditë do vinte. (Si një rudiment i kohërave kur shkruhej me penë, shoku Fatos, na ka mbetur si zakon ta quajmë penë gjësendin me të cilin shkruajmë, pavarësisht se ai mund të jetë një stilolaps, apo më mirë akoma, një kompjuter. Prandaj, shpresojmë të na e bësh hallall po e përdorëm përsëri në vijim këtë fjalë.) Por nejse, le të mos merremi me paranteza, shoku Fatos - le të vazhdojmë pra me elegjinë tënde politike.

    Kur shoku Ramiz ta kaloi ty shkopin e stafetës që shoku Enver ia kishte pas lënë atij në dorë me aq fanfarë, punët nuk ishin fort mirë në partinë tënde, shoku Fatos. Dhe ti, me ato fjalët e bukura që kishe mësuar duke lëçitur nëpër libra, ua mbushe mendjen shokëve se, pas traumës që partia pësoi në qershorin e vitit 1991, do dije ta udhëhiqje drejt fitoreve.

    Por shumë shpejt, shoku Fatos, u pa se ti, në fakt, e kishe mendjen më shumë për të ngrëna e të pira se sa për të drejtuar partinë. Dhe po të mos kishte ardhur në ndihmë mik-armiku jot i betuar - shoku Sali - ty do të kishin shkarkuar shokët nga posti që shoku Ramiz të besoi. Shoku Sali të rrasi në burg atëherë (ndoshta jo me qëllimin e mirë për të të ndihmuar), dhe duke e bërë atë gjë, ai të shndërroi ty në sytë e shokëve nga një pijanec dembel në një martir të së majtës. Dhe ajo burgosje, për ca vite të mira, ta çimentoi postin që të kishte pas lënë trashëgim shoku Ramiz.

    Kur dole nga burgu, ti shoku Fatos si hero u prite nga shokët e partisë. Por edhe populli në përgjithësi mirë të priti, falë dënglave të tua të bukura për demokracinë, meritokracinë, ekonominë e tregut, e të tjera si këto. Madje edhe pena që po shkruan këto rreshta të uroi sukses në detyrën e vështirë për qeverisjen e Shqipërisë. Sepse tekembramja, nuk mund të bënte ndryshe për kryeministrin e vendit të vet, sado që fare nuk e pëlqente.

    Por ti shoku Fatos zhgënjeve shumë veta. I pari ndër të zhgënjyerit ishte shkrimtari i madh në radhët e partisë që të lanë trashëgim, i cili meritokracinë tende e quajti shkërdhatokraci. Dhe pastaj ishin shokët e tjerë të tu, të cilët u detyruan të mbronin istikamin që ti le bosh kur ia mbathe i veshur me poture fshatari për në Maqedoni.

    Për nja dy vjet pas aventurës maqedonase, ti shoku Fatos u zhduke nga radari kryesor i politikës, për t’u shfaqur përsëri mu në qendër të tij. Por kësaj radhe, me një fjalë të re në gojë dhe me një nuse të re përkrahu, të cilat, diku andej nga Athina i kishe psonisur. Katarsis quhej fjala, e Xhoana quhej nusja. Dhe pa u ndarë një minutë nga to, nise një fushatë të zjarrtë për t’u bërë President i Republikës. Por një zonjë e fortë gjermane, e quajtur Doris Pack, dhe një djalë i ri shqiptar, i quajtur Ilir Meta, të rezultuan pengesë e pakapërcyeshme për realizimin e ëndërrës tënde presidenciale.

    Dhe në atë moment të vështirë, shoku Fatos, në ndihmë të erdhi përsëri mik-armiku jot i vjetër, shoku Sali. Ai bëri një pakt me ty për të të ndihmuar në luftën kundër Ilir Metës, dhe në këtë mënyrë, pavarësisht se nuk arrite të bëhesh president, u bëre kryeministër. Pasi ti shoku Fatos u bëre për herë të fundit kryeministër, pena që po shkruan këto rreshta, si shumë të tjera, parashikoi se do dështoje në qeverisje, dhe se do i humbisje zgjedhjet e 2005-ës. Por ty t’u duk se mbrapa të vinte historia, dhe se partia që krijoi ai çapaçuli Meta do ishte thjesht një pikë uji në oqeanin e madh socialist. Në fakt, siç rrodhën ngjarjet më vonë, rezultoi se ty mbrapa të vinte humbja, dhe se “pika e ujit” të Metës grumbulloi rreth vetes pothuaj çerekun e votave të oqeanit socialist.

    Pasi humbe në 3 korrik 2005, ti shoku Fatos, me poza mallëngjyese, zyrtarizove dorëheqjen nga posti që të kishte pas lënë trashëgim shoku Ramiz. Por ndërkohë, le të kuptohej se do mbeteshe udhëheqës shpirtëror i partisë tende. Si një biçim ajatollahu, domethënë.

    Por llogaritë t’i prishi përsëri një djalë i ri, shoku Fatos. Emri i tij ishte Edi Rama. E kishte filluar karrierën politike tek PD-ja, kur ajo sapo ishte themeluar, e kishte vazhduar pastaj si intelektual i pavarur, dhe në vitet e fundit të ishte bërë një konkurrent i fortë në parti. Sado që u mundove ta minoje kandidaturën e tij në kongresin e partisë që do zgjidhte kryetarin e ri, ai prapëseprapë fitoi. Dhe ti, si një dhelpër e vjetër që je, u rehatove sërish në strofkullën tënde, në pritje të një rasti tjetër të volitshëm.

    Ky rast, shoku Fatos, ty t’u duk se të erdhi kur Rama, në prag të zgjedhjeve lokale, kishte bllokuar për javë me radhë negociatat rreth ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Dhe ti dole në një konferencë shtypi së bashku me shokun Sali, në të cilën dhe mesazhin se vetëm burra si ti e si mik-armiku jot i vjetër mund t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë. Ndërsa në ditët që pasuan, ti le të kuptohej se vota e përkrahësve të tu duhej të shkonte për Olldashin, kundërshtarin e Ramës në Tiranë, në mënyrë që të realizohej ëndrra jote e vjetër presidenciale. Madje, ti lajkatove edhe djalin plangprishës të PS-së, Ilir Metën, duke sugjeruar publikisht se atij, dhe jo Ramës, i takonte ta merrte në dorë shkopin e stafetës që të kishte pas dorëzuar dikur shoku Ramiz.Por si Ilir Meta, ashtu edhe pasuesit e tu, nuk të dëgjuan ty, shoku Fatos. Ata mbështetën fuqimisht Ramën në garën vendimtare të Tiranës, dhe ai mori 12 pikë më tepër se miku jot Olldashi. Madje edhe në Sarandë, ku ti je deputet, e ku bëre fushatë intensive, nuk qullose gjë. Prandaj, shoku Fatos, duket se ty nuk të mbetetet gjë tjetër veçse të shijosh pensionin tënd politik me nusen e re, duke pritur që një ditë, në klubin e pensionistëve, të vijë edhe mik-armiku jot i vjetër, shoku Sali.

    Lamtumirë pra, shoku Fatos!

    Gazeta PANORAMA

    Mars 2007
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 25-02-2012 më 16:15

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •