Adem Demaçi është figura shqiptare, me tipare atdhetare, i gatëshm për t’u sakrifikuar në çdo kohë për këtë Kosovë të shenjtë e të shtrenjtë.
Periudha e pasburgut e përcolli me përpjetat e tatëpjetat e saj duke e ngritur kështu herë në piedestal e herë - herë duke u munduar për ta plandosur për toke, duke mos kuptuar vizionaritetin e tij. Mirëpo, Adem Demaçi asnjëherë nuk u mposht përballë këtyre stuhive, ai i qëndroi besnik idealit të vet për të mirën e Kosovës, prandaj ka zgjedhur rrugën që gjërat t’i thotë siç janë dhe t’i jep emërtimin meritor secilës dukuri.
Emisionin që po sjell për ju nuk do ta analizoj, sepse baca Adem, siç e ka zakon gjerave t'u bie trup e t'i thotë hapur, që fillim e jep përgjigjen.
Ndiqeni këtë intervistë, e cila zgjat vetëm 45 minuta.
http://www.youtube.com/watch?v=tbsPBPWtqAI
Krijoni Kontakt