Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623

    Rrezik: Plazma keks gėnjen!

    Prishtinė, 20 janar - Ka kohė qė organizata KONSUMATORI, duke u bazuar nė dyshime tė arsyeshme, ka filluar angazhim aktiv nė hulumtimin e aspektit tė sigurisė ushqimore tek prodhimet serbe qė importohen nė Kosovė. Tanimė ėshtė e qartė se shumica e kompanive serbe posedojnė linja tė veēanta tė prodhimit pėr tregun kosovar dhe se mallrat qė kėto kompani i shesin nė Kosovė subvencionohen nga Beogradi zyrtar nė mėnyrė qė tė jenė mė konkurrente nė tregun e Kosovės, duke arritur kėshtu pushtimin tregtar dhe ngufatjen e prodhimit vendor.

    Kėsaj radhe duam tė njoftojmė konsumatorėt kosovarė nė lidhje me zbulimet shqetėsuese pėr keksin Plazma, tė prodhuar nga kompania serbe “Bambi” dhe tė importuar nė Kosovė nga “Elkos Group”.

    Konsumatori, duke u bazuar nė analizat laboratorike tė paanshme tė porositura nė Institutin Kombėtar tė Shėndetit Publik nė Maqedoni, nxjerr konkluzionin se produkti “Plazma Keks” ėshtė i dyshimtė, i papėrshtatshėm dhe si i tillė ėshtė edhe i rrezikshėm pėr konsumatorin kosovar, meqenėse deklaron rrejshėm pėrbėrėsit dhe kėsisoj shkel dispozitat ligjore qė pėrcaktojnė qartė se deklarimi i produktit duhet tė jetė i saktė.



    Rezultatet e analizės sė bėrė mund ti lexoni nė vijim:



    I K S H P M DEKLARACIONI I NĖ PAKETIM

    Ujė 5%

    Proteina 13,5%, 11,9%,

    Yndyrė 11,9%, 12 %,

    Saharozė 15,1%, 20,0 %,

    Vitaminė C 26,4 mg/100gr, 12,20%

    Vitaminė B1 1 mg/100gr, 0,90%,

    Vitaminė B6 2,7 mg/100gr, 2 %,

    Vitminė E 1,5 mg/100gr, 2 mg/ 100gr,

    Nikotinė amid 17 mg/100gr, 95,80mg/100gr,

    Kalcium 30 mg/100gr, 106,0 mg/100gr,

    Hekur 2,5 mg/100gr, 3,30mg/100gr,



    Kėsaj duhet shtuar edhe faktin se prodhimi pėrmban emulgatorė, lloji i tė cilit nuk saktėsohet, si dhe ėshtė cekur se “Mund tė pėrmbajė lajthi nė sasi tė vogėl”. Dihet se disa lloje tė emulgatorėve mund tė jenė fatalė pėr disa konsumatorė dhe se mund tė shkaktojnė alergji me pasoja tė paparashikueshme - duhet tė kemi parasysh se disa konsumatorė janė alergjikė edhe ndaj lajthisė.

    Jemi tė brengosur nė lidhje me pėrdorimin e sojės nė prodhim tė “Plazma Keks”, meqenėse globalisht ka dyshime tė arsyeshme se soja, pėrkundėr disa vetive tė mira, ėshtė e dyshuar pėr prishjen e balancės hormonale ( te gjinia femėrore), pėr shkaktimin e akneve nė fytyrė dhe ndėrlikime tjera shėndetėsore. Pėr kėto arsye nė shumė shtete ndalohet pėrdorimi i sojės, ndėrsa soja GjM ndalohet edhe pėr ushqim tė kafshėve. Pėr tė njėjtat arsye edhe prodhuesi “Bambi” pėr njė kohė relativisht tė gjatė ka hezituar ta njoftojė konsumatorin pėr kėtė zėvendėsim tė pėrbėrėsve nė “Plazma keks”.

    “Bambi” thirret nė certifikatėn “Hallall” nga Bashkėsia Islame e Serbisė, pavarėsisht faktit se kjo bashkėsi nuk ka kompetenca mbi tregun e Kosovės dhe nuk do tė duhej tė lėshonte certifikatė tė tillė pėr shtetin i cili qė nga shkurti 2008 edhe juridikisht ėshtė i ndarė dhe i pavarur nga Serbia.

    IKSHPK, AVUK dhe inspektoratet e Kosovės duhet tė verifikojnė kėto analiza dhe ta marrin nė mbrojtje konsumatorin menjėherė si dhe tė urdhėrojnė tėrheqjen e “Plazma keksit” nga pikat shitėse deri nė vendimin e ri, i cili do tė dalė nga konstatimi i fakteve tė ofruara nga organizata Konsumatori. Pėrderisa qeveria dhe institucionet tjera nuk ndėrmarrin asnjė veprim konkret pėr tė mbrojtur konsumatorin nė kėtė aspekt, ėshtė e qartė se konsumatori do tė vetėmbrohet duke shfrytėzuar institucionin themelor demokratik tė protestės dhe ēdo institucion tjetėr demokratik me synim ndalimin e plotė tė mallrave tė rrezikshme, aplikimin e plotė tė ligjeve qė ofrojnė mbrojtje e siguri pėr konsumatorin dhe arritjen e reciprocitetit tė plotė ekonomik e tregtar me Serbinė, thuhet nė komunikatėn pėr medie tė kreut tė kėsaj organizate, Selatin Kaēaniku.

    http://www.koha.net/?page=1,13,84839

    Vini re... Ketu ceket VETEM nje nga qindra produktet e shtetit shovinist serb i cili nuk u ngop duke na ngopur me thika e pushka, por ende ka oreks te na ngop - natyrisht - me instrumente diversive.

    Perndryshe, atyrve qe nuk i bene pershtypje nje lajm i till, ather iu uroj te te ngopen e te pelcasin.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •