Mocioni i ri e zhvleftëson mocionin e dhjetorit të Vetëvendosjes
Kalon kundër-mocioni i PDK-së
Ka kaluar në Kuvendin e Kosovës mocioni i Partisë Demokratike të Kosovës që e shfuqizon atë të 7 dhjetorit të inicuar nga Vetë vendosja pë r reciprocitet të plotë me Serbinë .
Kuvendi i Kosovës me vota 59 për, 41 kundër, 1 abstenim, ka votuar mocionin e propozuar nga PDK.
Mocioni i PDK-së parasheh atë që Kuvendi mirëpret marrëveshjet e arritura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë nga dialogu; Qeveria obligohet që në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës të zbatojë masat e reciprocitetit; ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit dhe shfuqizon të gjitha vendimet tjera lidhur me këtë çështje.
Paraprakisht, është zhvilluar një debat i gjerë e i ashpër. Partitë opozitare e kanë kundërshtuar mënyrën e propozimit të këtij mocioni nga PDK, duke vlerësuar se është dashur që së pari te ketë debat, e në bazë të debatit të nxirren rekomandimet, e jo siç PDK kishte propozuar që në fillim rekomandimet.
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kjo tendencë e PDK-së është tendencë për t’ia mundësuar Qeverisë ta shpërfillë Kuvendin. /Indeksonline/
Krijoni Kontakt