Close
Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 213
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Ambasada amerikane, nderpret komunikimin me Gazeten Shekulli

    Ambasada Amerikane 'ndėrpret marrėdhėniet' me gazetėn "Shekulli"


    Shekulli | 15/04/2011 | Lajm i fundit | 0 KOMENTE | Facebook | -+


    Teksti i letrės sė Ambasadės Amerikane dėrguar dje nė redaksinė e "Shekulli"-t:


    "...Po ju shkruaj pėr t'ju informuar qė Ambasada e SHBA ka vendosur tė ndėrpresė marrėdhėnien e saj profesionale me gazetėn 'Shekulli' deri nė njė njoftim tė mėtejshėm. Duke hyrė nė fuqi menjėherė, Ambasada do tė anulojė tė gjitha pajtimet e saj me gazetėn 'Shekulli', dhe stafi i gazetės nuk do tė ftohet mė pėr tė marrė pjesė nė aktivitete, apo trajnime, tė sponsorizuara nga Ambasada. Gjithashtu, Ambasada nuk do t'i dėrgojė mė gazetės 'Shekulli' njoftime pėr shtyp, apo deklarata tė Ambasadės.



    Ambasada e ka marrė kėtė vendim nė pėrgjigje tė njė opinioni nga Ilir Yzeiri, botuar nė gazetėn tuaj mė datėn 9 prill, me titull, "Intelektualėt dhe Ambasadori i Vogėl i njė vendi tė Madh."


    Mė lejoni tė jem shumė i qartė. Ambasada nuk kundėrshton nė asnjė mėnyrė faktin qė Z. Yzeiri nuk ėshtė nė njė mendje me disa prej pikėpamjeve tė Ambasadorit Arvizu, apo politikėn e SHBA. Nė fakt, javėn e kaluar Ambasadori Arvizu u takua me disa prej kritikėve tė tij mė tė njohur nė media pėr tė diskutuar politikėn e SHBA nė Shqipėri. Megjithatė, artikulli i Z. Yzeiri shkoi shumė pėrtej kufijve tė gazetarisė profesionale dhe opinioneve. Pėrkundrazi, kapėrceu kufirin dhe u shndėrrua nė njė sulm personal tė papėrshtatshėm dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve tė Bashkuara. Pėrgojimet e lidhura me racėn dhe etninė veēanėrisht ishin tė pavend pėr njė gazetė, e cila pretendon tė pėrfaqėsojė opinionin kryesor.


    Jam nė dijeni se nė faqet e gazetės pėr editorialet dhe opinionet ka njė shėnim tė redaksisė pėr pikėpamjet e shprehura. Megjithatė, nuk ka asnjė shėnim redaksional qė mund ta shfajėsojė kėtė botim nga pėrgjegjėsia pėr tė mos lejuar artikuj opinioni qė qartazi sulmojnė individėt mbi bazat e prejardhjes sė tyre racore etnike.


    Gjatė njėzet viteve tė kaluara, Shtetet e Bashkuara kanė punuar me organet e mediave shqiptare tė tė gjitha llojeve pėr tė mbėshtetur krijimin e mediave tė pavarura e profesionale nė Shqipėri, sepse dimė qė njė media e lirė, e pėrgjegjshme, dhe e pavarur ėshtė me rėndėsi kritike pėr funksionimin e njė shteti demokratik. Pėrgjegjėsia juaj ėshtė e madhe, sepse me gazetėn tuaj keni fuqinė tė ndikoni debatin dhe tė informoni qytetarėt. Shpresoj qė nė tė ardhmen gazeta 'Shekulli' do tė marrė kėtė detyre mė seriozisht dhe do tė ribashkohet me radhėt e gazetarisė sė pėrgjegjshme..."


    * * * * *

    Pėrgjigje pėr letrėn e Ambasadės

    I nderuar Ambasador Arvizu!
    Sė pari konsideroni qė kjo pėrgjigje ndaj letrės sė Ambasadės Amerikane qė ka mbėrritur dje pasdite nė redaksinė e "Shekulli"-t, ėshtė njė detyrim ndaj lexuesve tanė, jo ndaj jush.
    Nėpėrmjet letrės nė fjalė u njohėm me vendimin tuaj pėr tė ndėrprerė, siē shkruani ju, "marrėdhėniet" me gazetėn "Shekulli".


    Besoj jua kanė thėnė edhe kėshilltarėt tuaj qė ky vendim ėshtė i paprecedentė; ėshtė fare pa kuptim nė sensin juridik, por megjithatė shumė i rėndėsishėm pėr publikun shqiptar, i cili ka nevojė tė njohė pikėpamjet tuaja mbi demokracinė dhe rolin e medias.


    Ky "vendim", siē ju e quani nė letrėn tuaj, me gjasa ėshtė i pari i kėtij lloji nė historinė e gazetarisė; sigurisht i pari qė aplikohet nė Shqipėri, (ndoshta nė botė) nga njė ambasadė drejt njė gazete dhe tė kujton kohė krejt tė tjera, por pak rėndėsi ka kjo.


    Ju keni zgjedhur njė rrugė ekstreme qė jua keni shkėshilluar mė forcė tė tjerėve: bojkotin. Ju mund tė zgjidhnit njė formė reagimi publik normal ndaj opinionit qė kontestoni, pra njė replikė, apo diēka tė ngjashme dhe ne do ta botonim atė. Kurse reagimi nė njė formė tė tillė dėshmon nervozizėm, qė ndoshta ju vjen nga performanca shumė e kritikueshme publike qė ju zoti ambasador keni konsumuar kėto muaj tė qėndrimit tuaj nė Shqipėri.


    Nėse nuk ėshtė nervozizėm, dhe ka arsye tė tjera, atėherė thuajani publikut shqiptar arsyet e vėrteta; ėshtė e sigurt qė do tė dėgjoheni me vėmendje.


    Pėr sa i pėrket opinionit, ndaj tė cilit ju keni rezerva, pra ai me titull "Ambasadori i vogėl i njė vendi tė madh", me autor z. Ilir Yzeiri, merrni nė konsideratė sa mė poshtė vijon:


    Ne i respektojmė opinionet dhe kontributin e bashkėpunėtorėve tanė, dhe jemi shumė tė vėmendshėm ndaj etikės. Me kuptimin qė i keni dhėnė njė fjalie tė kėtij artikulli, thjesht keni rikonfirmuar qė ju, i nderuar, nuk e njihni as Shqipėrinė, as shqiptarėt. Por nuk po zgjatemi nė kėtė pikė, pėrgjigjen mund ta merrni nga vetė autori i artikullit tė botuar nė faqet e opinioneve tė "Shekulli"-t. Ajo ėshtė njė faqe e lirė me tė gjitha vijėzimet e nevojshme pėr publikimet.


    Nė respekt tė lexuesit, qė ndoshta nuk e ka nė kujtesė opinionin nė fjalė, ne po e ribotojmė sot atė me lejen e autorit dhe po ia lėmė lexuesit tė gjykojė, nėse aty ka "pėrgojime tė lidhura me racėn dhe etninė", siē shkruhet nė letrėn tuaj.


    Sė fundmi, mė lejoni t'ju pėrgjigjem drejtpėrdrejt pėr disa rreshta qė i konsideroj krejt tė panevojshėm nė kėtė letėr:
    - Ju shkruani se keni marrė vendim qė (citoj): "stafi i 'Shekulli'-t nuk do tė ftohet mė pėr tė marrė pjesė nė aktivitete, apo trajnime, tė sponsorizuara nga Ambasada".
    I nderuar mik! Po ju njoftoj paraprakisht qė edhe pasi ju tė "rilidhni marrėdhėniet" me "Shekulli"-n, stafi refuzon ēdo trajnim tė sponsorizuar nga ju, apo institucione tė tjera.
    Veē tė tjerash, kjo ėshtė e ndaluar pėr gazetarėt tanė.


    Ju shkruani mė tej: "Gjithashtu, Ambasada nuk do t'i dėrgojė mė gazetės 'Shekulli' njoftime pėr shtyp, apo deklarata tė Ambasadės...".
    Ju kujtojmė qė nė ēdo rrethanė jemi ne qė vendosim, nėse do tė botojmė njė njoftim pėr shtyp dhe jo anasjelltas.


    Nė fund tė letrės, ju shkruani diēka fyese. Citoj: "Shpresoj qė nė tė ardhmen gazeta 'Shekulli' do tė marrė kėtė detyrė mė seriozisht dhe do tė ribashkohet me radhėt e gazetarisė sė pėrgjegjshme".


    I nderuar ambasador! Ėshtė e dyta herė qė merrni pėrsipėr tė fusni "Shekulli"-n nėpėr klasifikime. Ndoshta ėshtė rasti t'ju themi qė gazeta "Shekulli" ka 15 vjet qė ėshtė nė opozitė. Ju jeni i ri nė Shqipėri, u lini radhė tė tjerėve, tė gjykojnė, nėse opozicioni ynė pėr tė cilin kemi paguar dhe vijojmė tė paguajmė kosto tė larta, ėshtė "i pėrgjegjshėm", apo jo.
    Ushqejmė si gjithė populli shqiptar ndjenjat mė miqėsore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivlerėsoni veten dhe mos pėrfitoni nga kjo ndjenjė.


    Siē ju kam shkruar edhe nė njė redaksionale tė mėparshme, si kryeredaktor i gazetės, nė emėr tė lexuesve tanė, ju them se jemi thellėsisht tė shqetėsuar pėr qėndrimet tuaja pas 21 janarit. Pėr herė tė parė nė histori, nė komentet dhe reagimet e shqiptarėve mbi deklaratat tuaja, kanė nisur tė hasen ndjenja shqetėsuese antiamerikane.


    Pranoni njė sugjerim, ashtu si ne pranojmė pėrditė sugjerimet tuaja: Nuk ia vlen barra qeranė qė pėr njė qeveri gangsterėsh, tė mbillni nė zemrėn e njė prej popujve mė filoamerikanė nė botė, ndjesi tė tilla.


    Adrian Thano
    Kryeredaktor i "Shekulli"-t


    ******

    Opinioni i kontestuar nga Ambasada Amerikane.


    Intelektualėt dhe ambasadori i vogėl i njė vendi tė madh



    Nga dr. Ilir Yzeiri

    Java qė lamė pas u shėnjua nga skandali i madh i akuzės publike qė Hysen Shoshori, njė hero i rezistencės antikomuniste, i bėri kryeministrit S.Berisha pėrmes transmetimit tė njė interviste regjistruar disa vjet mė parė nga vetė i dėmtuari.


    Njė vend jo tė vogėl, megjithėse tė shtėrzuar, mori edhe lajmi se disa intelektualė kėrkonin njė ballafaqim me dy kandidatėt pėr kryetar bashkie tė Tiranės, ballafaqim qė u realizua nė njė panel ku rrinin tė ngjitur njėri bri tjetrit disa nėpunės tė lartė tė administratės publike e private shqiptare dhe profesionistė tė njohur gjithashtu dhe kandidati Basha qė ngjante mė shumė si njė student province qė po mbronte temėn e diplomės pėrpara njė jurie qė nxirrte veēanėrisht nė dritė portretin e Rektorit tė Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, akuzuar kohė mė parė nga shoqata e ambientalistėve pse doli nė krah tė qeverisė dhe mbėshteti projektin pėr prishjen e njė pjese tė Kopshtit Botanik nė emėr tė ndėrtimit tė Unazės sė Madhe.


    Pėrdorja e termit intelektual dhe e rolit qė duhet tė luajė ai nė jetėn publike, u bė edhe njėherė temė e ditės nga disa komentatorė tė shtypit, tė cilėt, herė me tė drejtė e herė tė nervozuar, u shprehėn se pėrdorimi nė kėtė mėnyrė i nėpunėsve tė lartė ėshtė njė fyerje pėr ta, se pėrpjekja qė po bėnte qeveria qė tė pėrdorte edhe kėtė armė ndaj kundėrshtarit tė vėshtirė Edi Rama, vetėm sa e zhvlerėsonte rolin dhe emrin e intelektualit.


    Nė fakt, cili mund tė jetė roli i intelektualit nė shoqėrinė pluraliste, nė njė shoqėri thellėsisht tė politizuar, ku palėt e ndara si me thikė, kanė polarizuar gjithēka. Shqipėria ka dhjetėra universitete publike e private, por ka pak intelektualė qė e drejtojnė mendimin publik, qė thirren sa herė qė shoqėria gjendet nė udhėkryq. Kėto ditė m'u kujtuan dy shembuj.


    Po e nis nga ai mė i freskėti. Bernard Henri Lévi ėshtė njė filozof me plotė kuptimin e fjalės dhe njė intelektual i shquar francez me njė ndikim tė madh, jo vetėm nė jetėn e vendit tė tij, por edhe mė gjerė. Nė njė intervistė dhėnė "TV5 Monde" disa ditė pasi filloi bombardimi nė Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk tė duket se ju po dubloni ministrin e Jashtėm francez se me mbėshtetjen qė po i jepni Presidentit pėr tė sulmuar Gedafin kini krijuar pėrshtypjen se luftėn e kini filluar ju?


    Dhe ai u pėrgjigj pak a shumė kėshtu. Unė nuk po zėvendėsoj ministrin e Jashtėm. Unė isha nė Benghazi me miq tė mi profesorė universiteti nė kohėn kur Ghedafi po sulmonte kėtė qytet dhe pashė se si po vriteshin njerėz tė pafajshėm. Atėherė, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit tė vendit tim duke i thėnė se Europa nuk duhet tė lėrė njė gangster qė tė vrasė popullin e tij.


    Pas kėsaj, Franca nisi tė lėvizė dhe ndodhi ajo qė tė gjithė e dimė. Ky ėshtė njė model i intelektualit qė mund tė jetė i kritikueshėm nga njė tjetėr pikėpamje. Nė Shqipėri u vranė katėr njerėz tė pafajshėm dhe unė nuk pashė asnjė nga ata intelektualė qė merrnin nė provim kandidatin Basha tė ngrinte zėrin. Tė gjithė ata qė merren me shkencėn e komunikimit e dinė se roli i intelektualit nė hapėsirėn e opinionit publik nis e pėrvijohet me artikullin e Emil Zola-sė «J'accuse - Unė akuzoj».


    Nė shoqėrinė pluraliste ky njihet si njė nga kontributet e para tė zgjerimit tė hapėsirės publike edhe me ndėrhyrjen e intelektualėve. Ėshtė fjala pėr atė qė, mė vonė, nė literaturėn publicistike hyri me emrin «Ēėshtja Drajfus». Nė origjinė tė kėsaj ēėshtjeje ėshtė dėnimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorėzuar Perandorisė gjermane dokumente sekrete.

    Mė pas u zbulua se kjo akuzė nuk ishte e vėrtetė dhe se ishte bėrė njė gabim juridik.
    Nė sfond tė kėsaj akuze ishte spiunazhi dhe njė frymė antisemite, meqenėse kapiteni ishte me origjinė hebre. E gjithė kjo ndodhte nė kontekstin social tė aneksimit tė Alzasės dhe njė pjesė tė Lorrainės prej gjermanėve. Historia ėshtė e gjatė, por ajo ka mbetur nė kujtesėn kolektive si rasti ideal ku u pėrleshėn ajo qė quhet «raison d'etat» dhe opinioni publik i pėrfaqėsuar nga njė intelektual i kalibrit tė Emil Zola-sė.


    Mjaft tė themi qė nė vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall tė pafajshėm kapitenin Drajfus.
    Natyrisht, kėto janė shembuj qė tani rrinė nėpėr almanakė dhe tekste universitetesh dhe u pėrsėriten studentėve nėpėr leksione. Intelektualėt e postdiktaturės nė Shqipėri janė rralluar dhe ata tė paktėt si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojnė pėr tė deligjitimuar krimet qė kryhen nė Shqipėri nė emėr tė antikomunizmit.


    Fat i madh ėshtė se shtypi ka krijuar njė grup tė qėndrueshėm gazetarėsh me integritet moral qė gjenden gjithmonė nė opozitė me ēdo qeveri qė hyn e del nė kėtė vend. Ndėrsa teatri banal me intelektualė tė emėruar e tė pėrdorur nuk ėshtė ndonjė shfaqje e re. Kjo ėshtė norma e jetės sonė publike, ėshtė dėshmia e prapambetjes sonė tragjike.


    Ambasadori i vogėl i njė vendi tė madh
    Ambasadori Arvizu ishte i ftuar nė njė emision televiziv dhe paraqiti edhe njėherė performancėn e tij si njė ambasador i vogėl, (jo pėr nga shtati, por pėr nga statura), i njė vendi tė madh.


    Zhgėnjimi kur e dėgjon dhe e sheh kėtė ambasador nuk ėshtė vetėm mėnyra se si ai flet, por ėshtė mėnyra se si na trajton ne shqiptarėve. Zoti ambasador ka zgjedhur tė heshtė dhe tė mos fajėsojė qeverinė shqiptare pse ajo sillet si njė qeveri autokratike, qė ėshtė e pleksur me krimin e organizuar, qė ka mbytur tregun dhe qė e kontrollon atė me klientėt e vet, qė ka mbytur median dhe qė e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar nė njė qendėr zėri tė shėmtuar tė reparteve ushtarake tė kohės sė komunizmit.


    Por, ajo qė ėshtė mė flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur tė mbrojė dhe tė justifikojė njė kryeministėr qė ka nė biografinė e tij njėherė mbi 3000 tė vrarė nė krizėn e vitit 1997 dhe 30 tė vrarė tė tjerė nė ngjarjet e Gėrdecit dhe 21 janarit.


    Ambasadori i vogėl i vendit tė madh pėrmendi me cinizėm se edhe nė Amerikė Garda ka vrarė nė vitet '70. Po ėshtė e vėrtetė dhe shqiptarėt e dinė se nė Amerikė ėshtė vrarė edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush nė Amerikė nuk ka qenė nė krah tė vrasėsve dhe askush nė Amerikė nuk ka menduar qoftė edhe njė ditė tė vetme qė tė pėrkrahė vrasėsit dhe tė dėnojė viktimat siē bėni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetėr, nuk ėshtė e gjetur pėrpjekja qė bėni ju pėr t'u treguar se jeni njė njeri i dashur me popullin. Kėtyre nė shqip ne u themi "kinezėrira".


    Ju e njihni mirė psikologjinė e kinezėve tė Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund tė lexoni edhe romanin "Koncert nė fund tė dimrit" tė shkrimtarit tonė tė madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo qė ne i themi "kinezėri". Nė fakt, historia qė treguat mbrėmė me atė qė ju bėtė kur shkuat tė darkoni me zotin Kantrimen te "Tajvani", pra historia qė treguat ju me atė gruan me fėmijėn qė ju e takuat dhe pėrkėdhelėt edhe fėmijėn, tė mė ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi nė Shqipėri nuk ngjit, pėrkundrazi bėn efekt tė kundėrt.


    Ne shqiptarėt e kuptojmė shumė mirė vėshtirėsinė qė ka sot diplomacia amerikane pėr tė ndikuar nė botė. Pas dėshtimit nė Irak e Afganistan, pas krizės sė tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka mė atė fuqi qė kishte dikur.


    Natyrisht, ne e dimė shumė mirė se Amerika nuk mund tė vihej nė krye tė revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftė me Mubarakun, qoftė me Ben Alinė, se pėr tė ndėrhyrė nė Libi, u desh qė iniciativėn ta marrė Franca.


    Pra, tė gjitha kėto ne i mirėkuptojmė dhe jemi tė vetėdijshėm se Amerika nuk mund tė na shpėtojė nga autokracizmi dhe nga mafia qė na qeveris. Ne e kuptojmė shumė mirė se pėr ju ėshtė i shenjtė stabilizimi, se demokracia do kohė tė mėsohet, ndaj edhe ju me cinizėm na kujtoni shembujt me vrasje tė viteve '70 qė kanė ndodhur nė Amerikė.


    Tė gjitha kėto ne i mirėkuptojmė, ashti siē edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanė tė bėjnė me asnjė ambasador tė pėrkohshėm qė vjen nė Tiranė.
    Vetėm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbėshtetjen qė i bėni qeverisė nė emėr tė stabilitetit, po i dėmtoni ndjenjat proamerikane tė shqiptarėve.


    Nė atė intervistė ju do tė duhet tė pėrgjigjeshit edhe pėr njė letėr tė hapur qė ju ka dėrguar njė shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhėt tė flisni me njė gjuhė konspirative duke thėnė shpesh e mė shpesh se mė kanė ardhur disa njerėz e mė kanė thėnė kėshtu, mė kanė ardhur ca tė tjerė e mė kanė thėnė ashtu.


    Cilėt janė kėta njerėz qė vijnė e ju raportojnė zoti Ambasador? Uroj tė mos jenė "tė pakėnaqurit nga opozita".


    Do tė ishte mirė qė ju tė mos i dekonspironit kėta dashnorė tė stabilitetit. Nuk kam ndėrmend tė analizoj me detaje intervistėn dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo qė mė shqetėson ėshtė perceptimi dhe imazhi qė ju po krijoni me shpejtėsi nė kėtė vend. Dhe njė pyetje tė fundit, a e kini parė portretin e Anės, vajzės sė Ziverit qė u vra mė 21 janar?


    Nė njė shkrim timin atė e kam quajtur "Perėndesha e dhimbjes sonė". Ajo dhimbje qė ndjeva atėherė pėr atė vajzė me buzė tė mbledhura dhe me dy pika lot nė sy, nuk mė ėshtė fshitur ende.


    Por kur tė pashė e tė dėgjova nė atė emision televiziv m'u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi njė ambasador tė vogėl nė vendin tim gjithashtu tė vogėl.

    http://www.shekulli.com.al/2011/04/1...-shekulli.html
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    valle cila do te kete qene shkendija qe ka ndezur situaten midis dy aleateve te vjeter .....???
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky eshte nje lajm historik.

    me ne fund behet e qarte qe Arvizu ky burr i madh po e shpreh qarte se Ai i njeh mire MAFIEN Shqiptare, antar me rendesi i kupoles se te ciles eshte dhe koko Kokodhima., dora e djathte e Edvin Rucit ne pergatitjen e Zivereve e Perlekajve qe i pame ne 21 janar.

    Ky Lajm do mbetet ne Histori sepse Ambasada Amerikane distancohet qarte nga Mafia me nick "seli rozja" (te ciles i sherben shekulli me batalionin e tij te gebelsave -gazetare.. ) dhe se e ka kuptuar qarte rolin destruktiv anti demokratik e kanibalesk te kesaj shpelle te se keqes.

    Lavdi Arvizut Garantit te demokracise e Jetes paqesore te Shqiptareve..... se te ish per sali.. na kish varur deri me sot te terve ne litar gramoz Altin Ruc Arap Aldo Ditmir bushat Gjolek Gjinush Tako Preci i Nexhit..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    valle cila do te kete qene shkendija qe ka ndezur situaten midis dy aleateve te vjeter .....???
    "...Nga ana tjetėr, nuk ėshtė e gjetur pėrpjekja qė bėni ju pėr t'u treguar se jeni njė njeri i dashur me popullin. Kėtyre nė shqip ne u themi "kinezėrira"... "

    kjo fjali shkruar nga dr. ilir yzeiri eshte te pakten nje shuplake e rende ndaj thelbit njerezor. per disa njerez ne shqiperi, shuplakat mbase jane normale, por kjo nuk do te thote se ato duhet te jene te tilla edhe per te tjeret.

    gangsterrizmi gazetaresk duket ne ate cfare shkruan. dhe te dalesh e te mbrosh hapur gangsterrizmin ne emer te nje populli - me apo pa vetedije - sic ben kryeredaktori i shekulli-t nuk tregon as seriozitet e as pergjegjshmeri e akoma me pak humanizem...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Respekt "shekullit" !

    Nuk e kam lexuar ndonjehere , por qenka gazete serioze !

    Ooouuu cfare kurajoje dhe cfare perballje dinjitoze ! E paska detyru Ambasadorin me e ul vehten ne toke !

    Bravo cunave shqiptare ! Ja keto karaktere duhet te ishin ne krye te vendit dhe jo keta plehrat qe jane !

    Bravo kurajos intelektuale ! Bravo Bravo Bravo ! Respekt edhe nje here per mendimin e tyre te lire dhe per kurajon publike !

  6. #6
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga uj me gaz Lexo Postimin
    "...Nga ana tjetėr, nuk ėshtė e gjetur pėrpjekja qė bėni ju pėr t'u treguar se jeni njė njeri i dashur me popullin. Kėtyre nė shqip ne u themi "kinezėrira"... "

    kjo fjali shkruar nga dr. ilir yzeiri eshte te pakten nje shuplake e rende ndaj thelbit njerezor. per disa njerez ne shqiperi, shuplakat mbase jane normale, por kjo nuk do te thote se ato duhet te jene te tilla edhe per te tjeret.

    gangsterrizmi gazetaresk duket ne ate cfare shkruan. dhe te dalesh e te mbrosh hapur gangsterrizmin ne emer te nje populli - me apo pa vetedije - sic ben kryeredaktori i shekulli-t nuk tregon as seriozitet e as pergjegjshmeri e akoma me pak humanizem...
    e di populli kush eshte shekulli.

    nene e babe i shesin per para.

    me gjeni nje gazete shqiptare te pavarur.

  7. #7
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Une mendoj se Ambasada USa duhet te nderpresi marredheniet "diplomatike" edhe me Top-Kanalin

    Shijko cfare jep ky

    http://www.top-channel.tv/video.php?id=23605

    Po mire por ky jepen karikatura ne media pse nuk nderpresin marredheniet keto?
    "Shoku Mjekesise"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Epo te mbrosh vrasjet qe beri shteti diktatorial e ti justifikosh ato kur pati shkelje ligji nga shteti nuk e kuptoj sesi mund te pergezohet policia qe beri vrasje e rrahu njerez kot se koti me Tiranes.
    Kaq zimbabve na di ky ambasador xhanem?
    Te behet pale me diktaturen nje ambasador amerikan kurre se kam cuar ne mendje, ambasador i nje sheteti qe tere jeten ka bere lufte me diktaturat e ka humbur jeten e mijera amerikaneve.
    Ai vertet percon politiken e mikut me te madh qe kemi ne shqipot po me diktaturen ben shume keq qe behet pale.
    Andaj ka ofenduar shume shqiptare kur kerkon ti perligje vrasjet qe beri shteti diktatures e njeri nga shqipot qe dhe gazetari qe pati mundesine te hedhe ca rreshta ne media duke shprehur indinjaten.
    Albania Uber Alles

  9. #9
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anėtarėsuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Ne fakt ambasadoret amerikane na jane bere zot shtepie si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, por shyqyr qe jane, se keta udheheqesit tane do e vrisnin njeri-tjetrin.

    Nga dy te keqija, me mire e keqja me e vogel.

  10. #10
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Po keta te Shekullit jane bere si ata qe vinin "Fleterrufe" dikur..

Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •