-
i/e regjistruar
Ehli Suneti – Larg çdo ekstremiteti
Ehli Suneti – Larg çdo ekstremiteti
Vëllezër të nderuar, si në kohën e kaluar ashtu edhe sot, ka shumë njerëz të cilët janë të tepruar në bindjet apo veprimet e tyre. Është Ehli Suneti ai i cili qëndron larg çdo ekstremiteti, si në të kaluarën ashtu edhe sot. Njerëzit duke u bazuar në argumente të ndryshme dhe duke i keqkuptuar ato, apo duke lakmuar në çështje të caktuara, apo duke e shtrembëruar të vërtetën, kalojnë në gjëra të cilat nuk janë pjesë e argumenteve të pastërta dhe kuptimit të saktë të tyre.
Që në kohët e hershme, njerëzit filluan të kenë mospajtime në çështje të caktuara të Islamit, duke i keqkuptuar argumentet e Kur’anit dhe Sunetit pa qëllim, apo duke i shtrembëruar ato qëllimisht. Derisa filluan njerëzit me bindjet e tyre të ndahen në grupe. Ishin të vetmit Ehli Suneti pasuesit e vërtetë të argumenteve, të cilët i kuptuan argumentet ashtu sikur që i kanë kuptuar sahabet dhe qëndruan duke qenë të bindur dhe të qëndrueshëm në to.
Ndërsa të tjerët devijuan bindjet e tyre në disa çështje, në të cilat Ehli Suneti qëndron i përpikt dhe mesatar, duke mos qenë tolerant në atë që e ka shtrënguar Islami dhe duke mos qenë qenë ekstrem në atë e ka zgjeruar Islami.
Sikur që qëndruan mesatar në çështjen e emrave dhe cilësive të Allahut, në të cilën çështje devijuan disa grupe të devijuara. Prej tyre:
-Xhehmitë, të cilët i mohuan emrat dhe cilësitë e Allahut,
-Mu’tezilet, të cilët i pranuan emrat dhe i mohuan cilësitë e Allahut,
-Esh’aritë, të cilët i pranuan emrat dhe disa prej cilësive të Allahut, ndërsa i mohuan apo i devijuan shumë cilësi të Allahut.
Ndërsa Ehli Suneti, nuk kaloi në asnjërin prej këtyre teprimeve dhe ekstremiteteve, por qëndroi në atë që kanë besuar sahabet e të Dërguarit (salallahualejhiveselem), duke i pranuar të gjithë emrat dhe cilësitë me të cilat Allahu e ka cilësuar Veten e Tij, duke mos i mohuar, devijuar, shtrembëruar ato, si dhe duke mos e përngjasuar Allahun me askënd prej krijesave të Tij. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Teuhidi i emrave dhe cilësive)
Gjithashtu njerëzit devijuan edhe në çështjen e vepruesit të mëkatit të madh, saqë kaluan në ekstremitete të ndryshme, në të cilën Ehli Suneti është mesatar. Sikur:
-Havarixhët, të cilët vepruesin e mëkatit të madh e llogaritën kafir, i cili në këtë botë gjykohet si kafir dhe në botën tjetër është përgjithmonë në Xhehenem.
-Mu’tezilet, të cilët vepruesin e mëkatit të madh e nxjerrën prej Imani dhe nuk e llogaritën atë kafir, por e lanë në një vend në mes dy vendeve. Ndërsa në botën tjetër, gjithashtu ai është përgjithmonë në Xhehenem, vetëmse dënimi i tij është pak më i lehtë se dënimi i jomuslimanëve.
Kundër këtij ekstremiteti, dolën njerëz të devijuar të cilët kaluan në një ekstremitet krejtësisht të kundërt, si:
-Murxhiet, të cilët vepruesin e mëkatit të madh e llogaritën besimtar me iman të plotë, dhe se mëkati i tij nuk e dëmton imanin e tij fare.
Ndërmjet këtyre teprimeve dhe ekstremiteteve qëndron Ehli Suneti, i cili vepruesin e mëkatit të madh e llogaritë besimtar mëkatar, apo besimtar me imanin e tij dhe mëkatar me mëkatin e tij. Kështuqë nuk e nxjerr atë prej Islami, por dhe nuk e llogaritë atë besimtar me iman të plotë. Dhe në botën tjetër nëse nuk pendohet është nën dëshirën e Allahut, nëse don Ai e falë me mëshirën e Tij, e nëse don e dënon me drejtësinë e Tij. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Mëkatet e mëdha dhe vepruesi i tyre)
Gjithashtu njerëzit devijuan edhe në çështjen e kaderit, saqë kaluan në ekstremitete të mëdha. Sikur:
-Kaderitë, të cilët e mohuan kaderin dhe e llogaritën njeriun krijues të veprës së tij, duke thënë se Allahu nuk i ka krijuar veprat e njerëzve, apo duke thënë edhe se Allahu nuk e di se ç’do të veprojnë njerëzit, përveçse pas veprimit të tyre.
Kundër këtij devijimi, dolën njerëz me një devijim tjetër, si:
-Xhebritë, të cilët e mohuan tërësisht dëshirën dhe zgjedhjen e njeriut, dhe e llogaritën njeriun të imponuar në kryerjen e veprave të tij në këtë botë.
Ndërsa ndërmjet këtyre ekstretimeteve qëndron Ehli Suneti, i cili beson se çdo gjë që ka ndodhur, ndodhë dhe do të ndodhë është në diturinë e Allahut, dhe Ai është Krijues i çdo gjëje, si dhe i veprave të njerëzve. Gjithashtu dhe njerëzit kanë dëshirë dhe zgjidhje në veprimet e tyre dhe ata i veprojnë në realitet ato duke mos qenë të imponuar fare, edhepse dëshira e tyre është nën dëshirën e Allahut. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Besimi në kader)
Gjithashtu njerëzit devijuan edhe në çështjen e sahabeve dhe i kaluan kufijtë ndaj tyre, duke i nënçmuar apo duke i ngritur ata, më shumë se sa kanë ardhur argumentet për vlerën e tyre. Sikur:
-Shiat, të cilët e ngritën Aliun (radijallahuanhu) mbi të gjithë sahabet tjerë, si dhe i përshkruan atij cilësi të cilat i takojnë vetëm Allahut, duke thënë se ai e di të fshehtën, është i pagabushëm, etj. (Në të njëjtën kohë, shiat kaluan në një ekstremitet tjetër, duke i shpallë Ebu Bekrin dhe Omerin mosbesimtar, si dhe sahabet tjerë, përveç një pakice të tyre.)
Kundër këtij ekstremiteti, dolën njerëz të cilët kaluan në një ekstremitet tjetër dhe i nënçmuan sahabet me lloj lloj nënçmime dhe ofendime, derisa disa prej tyre i shpallën mosbesimtarë. Sikur:
-Havarixhët, të cilët e shpallën kafir Aliun (radijallahuanhu) dhe e lejuan ngritjen kundër tij dhe vrasjen e tij.
Ndërsa ndërmjet këtyre ekstremiteteve është Ehli Suneti, i cili nuk i ngritë sahabet më shumë se sa ka caktuar Islami vlerat dhe meritat e tyre, si dhe nuk e nënçmon asnjërin prej tyre. Por, beson se ata janë njerëz sikur të gjithë njerëzit dhe nuk janë të pagabueshëm, të cilët Allahu i ka nderuar me shoqërim të Pejgamberit (salallahualejhiveselem) dhe me përcjelljen e mesazhit të tij në gjeneratat tjera, dhe ata janë njerëzit më të mirë pas pejgamberëve të Allahut. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Besimi në vulën e pejgamberëve)
Gjithashtu njerëzit devijuan edhe në shumë çështje tjera, në të cilat Ehli Suneti çdoherë qëndron mesatar dhe nuk kalon në asnjë lloj esktremiteti.
E në këtë kohë, shfaqen edhe grupe të reja të cilat kalojnë në ekstremitete të ndryshme, në disa bindje të caktuara, në të cilat gjithashtu Ehli Suneti qëndron mesatar. Sikur:
-Rebiovcat, të cilët e llogarisin bidatçi çdo person i cili nuk pajtohet me bindjet e tyre, qoftë ai edhe prej dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunetit, e nuk flitet fare për njerëzit që nuk janë të këtij rangu. Derisa pas gjithë kësaj padrejtësie që kanë bërë ndaj njerëzve, ka hyrë fitneja ndërmjet tyre dhe kjo bindje e devijuar është kthyer kundër tyre, saqë kanë filluar tash edhe njëri tjetrin ta llogarisin bidatçi. (Në lidhje me këtë, lexo: Kush janë rebiovcat dhe cilat janë bindjet e tyre?)
Kundër këtij ekstremiteti, qëndron një ekstremitet tjetër i njerëzve të cilët nuk luajnë me lojën tebdi’it (shpalljes së njerëzve bidatçi), por luajnë me lojën e tekfirit (shpalljen e njerëzve kafir). Sikur:
-Tekfircat, të cilët e llogarisin kafir çdo person i cili nuk pajtohet me bindjet e tyre, qoftë ai edhe prej dijetarëve të mëdhenj të Ehli Sunetit. E që pas gjithë kësaj padrejtësie, gjithashtu fitneja ka hyrë edhe ndërmjet tyre, saqë edhe këta kanë filluar ta llogarisin kafir edhe njëri tjetrin. (Në lidhje me këtë, lexo: Kush janë tekfircat dhe cilat janë bindjet e tyre?)
Ndërsa ndërmjet këtyre qëndron Ehli Suneti, i cili nuk kalon në asnjërin ekstremitet, dhe nuk quan bidatçi përveçse atë që e meriton këtë emër, dhe nuk e shpallë kafir përveçse atë që në të vërtetë është i tillë.
Këto grupe të devijuara kalojnë në ekstremitete të kundërta edhe në çështjen e tekfirit, saqë:
-Rebiovcat, nuk e llogarisin kafir asnjë person i cili e ka thënë shehadetin edhe nëse ai thotë fjalë apo vepron vepra të kufrit, ngase kufri (sipas tyre) është vetëm me zemër dhe ne nuk mund të dijmë çka ka në zemrën e tij. (E në këtë çështje pajtohen me xhehmitë e devijuar). Dhe i arsyetojnë njerëzit me aryetime për të cilat nuk ekzitojnë argumente të Kur’anit dhe Sunetit, si arsyetimi me hidhërim, me mosedukim të familjes, me injorancë në çdo rast, etj. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Kuptimi i kufrit sipas Ehli Sunetit)
Ndërsa në të kundërtën e tyre qëndrojnë:
-Tekfircat, të cilët e llogarisin kafir edhe atë që nuk është kufri i tij i qartë, apo është i arsyetuar me argumente të Kur’anit dhe Sunetit. Apo edhe atë që nuk ka lidhje me kufrin fare, porse nuk pajtohet me bindjet e tyre. Si dhe nuk i arsyetojnë njerëzit në asnjë mënyrë, qofshin ata edhe të arsyetuar me argumente të Kur’anit dhe Sunetit. (Në lidhje me këtë, dëgjo: Tekfiri – Kushtet dhe pengesat)
E që ndërmjet tyre, qëndron Ehli Suneti i cili nuk e shpallë kafir gjithkënd, por edhe nuk e arsyeton çdokënd. Si dhe e arsyeton atë për të cilin Allahu ka caktuar arsyetim, dhe nuk e arsyeton atë me arsye për të cilat nuk ka argumente.
Dhe ekstremitete tjera të cilat ekzistojnë në mesin e grupeve të devijuara, të cilat nuk mund të përmblidhen brenda një teme kaq të shkurtër. Megjithatë, lusim Allahun (azzevexhel) që të na bëjë mesatar, dhe mos të kalojmë në ekstremitetet e ndryshme të grupeve të devijuara, por të jemi të sinqertë ndaj Tij dhe të pasojmë argumentin çdoherë. Amin
Hoxhe Omer Bajrami
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt