Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Po ti nuk paske qene kamarier, ti paske qene cimka e Priftit qe pergjon bisedat lol


    Hajt hajt se video me priftin ska qen asgja sa t'jav dergoj Fis Fare kete te Iliri Metushit. Do te mbahet mend si show televiziv me i gjati ne politiken shqiptare hahahah.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Qytetarët kosovarë: Të varfër, por me 2.Miliarde kursime në banka
    Sa per krahasim.
    Qytetaret e Gjermanise kane 4.930.000.000.000 Miliarde ne banka.
    Per tiu afruar nivelit te kursimeve te qytetareve te Gjermanise, kosovaret do te duhej te kishin mbi 120 Miliarde ne banka...

  3. #13
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Sa per krahasim.
    Qytetaret e Gjermanise kane 4.930.000.000.000 Miliarde ne banka.
    Per tiu afruar nivelit te kursimeve te qytetareve te Gjermanise, kosovaret do te duhej te kishin mbi 120 Miliarde ne banka...


    Mos ja kaj nanen bre Keso krahasimesh 83 milion me 1. milion e 800 mij banor nuk krahasohen. boll edhe na paskemi ne krahasim me popullate. E tu llogarit qe sa vjet jemi shtete.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    shume mire por kush i ka?
    si ne KOSOVE ashtu dhe ne SHQIPERI po behet nje endek i madhe midis te pasurve dhe te varferve

    jalla RUSI thuaj

  5. #15
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    KU PO I MARRIN?





    Nga Agon Sinanaj 31 Janar 2012 09:28


    Për gjashtë muaj, kosovarët i deponuan në bankat komerciale hiç më pak se 166 milionë euro. Zyrtarë të Bankës Qendrore thonë se deri në dhjetor të 2011’ës, vlera e depozitave ka arritur 2 miliardë e 97 milionë euro. Nga ana tjetër, bankat po investojnë me të madhe jashtë vendit.

    Kosovarët po del që janë shumë kursimtarë. Për gjashtë muaj i deponuan në bankat komerciale hiq më pak se 166 milionë euro.

    Kjo bëri që vlera e depozitave në dhjetor 2011 të arrijë në 2 miliardë e 97 milionë e 586 mijë euro.

    “Vlera e depozitave në dhjetor 2010 kap shifrën e 1 miliard e 931 milionë e 708 mijë euro, ndërkohë që në dhjetor 2011, kjo shumë është 2 miliardë e 97 milionë e 586 mijë euro”, ka thënë për Express, zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada.

    Nga ana tjetër, vlera e kredive te lëshuara, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore, deri më 31 dhjetor 2011, ka arritur shifrën 1 miliard e 675 milionë e 580 mijë euro, derisa kreditë në të njëjtën periudhë të vitit 2010 kapnin shifrën 1 miliard e 435 milionë e 405 mijë euro.

    Pavarësisht kësaj, bankat në Kosovë, përkundrazi, po investojnë miliona euro jashtë vendit. Edhe pse kreditimi i ekonomisë kosovare, për njohësit e ekonomisë, as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e saj.

    Vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, bankat kanë investuar mbi 200 milionë euro depozita të qytetarëve në letra me vlerë jashtë vendit. Kjo sipas raportit të fundit të BQK-së, paraqet nivelin me të lartë të investimeve të bankave në letra me vlerë që nga viti 2006. “Duke arritur shumën prej 205.6 milionë eurosh në qershor 2011, pjesëmarrja e investimeve në letra me vlerë në gjithsej asetet e sistemit bankar arriti në 8.2 për qind, e cila paraqet nivelin më të lartë të investimeve të bankave në letra me vlerë që nga viti 2006”, thuhet në raportin BQK-së.

    Nga bankat, kjo kryesisht arsyetohet nga rreziku i likuiditetit, duke përfshirë këtu rrezikun për kthimin e kredive dhe proceset e vonuara gjyqësore.

    Por, njohësit e ekonomisë e quajnë të tepruar këtë arsyetim, duke thënë se me gjithë besimin e kosovarëve që kanë në banka, këto të fundit është dashur që ta rrisin kreditimin për ekonominë e Kosovës, e jo gjithë kjo shumë e mjeteve të investohet jashtë.

    “Ekziston shtrëngim i tepruar i kredidhënies. Bizneset e reja kanë pak gjasa të marrin kredi me gjithë këto shtrëngime”, thotë Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”. Ai shton se nuk e ka të qartë se pse i gjithë ky hezitim nga bankat, kur gjithë treguesit financiarë flasin për likuiditet të mjaftueshëm.

    “Kreditë e këqija janë trefish më të vogla në Kosovë, krahasuar me disa vende të rajonit”, ka thënë ai. Zgjidhjen e këtij problemi e sheh tek eliminimi i këtyre barrierave nga bankat, pasi thotë se më së shumti e pësojnë bizneset kosovare.

    Për më tepër, për likuiditet dhe siguri të sistemit bankar në Kosovë flet edhe raporti i fundit i BQK-së, sikurse edhe ai për vitin e kaluar. Sipas raportit, kredidhënia brenda këtij viti ka qenë brenda parametrave dhe bankat kanë mundur të lëshojnë edhe më shumë kredi. Për më tepër, sipas të njëjtit raport, treguesit e likuiditetit flasin për një nivel në vazhdimësi të kënaqshëm të likuiditetit në sistemin bankar në Kosovë.

    Madje, raporti nuk e paraqet problem as rritjen më të shpejtë të kredive krahasuar me rritjen e depozitave gjatë kësaj periudhe. “Raporti aktual ndërmjet kredive dhe depozitave, 83 për qind, është kryesisht në linjë me rekomandimet e BQK-së që bankat të mirëmbajnë raportin ndërmjet kredive dhe depozitave në mesatarisht 80 për qind”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të BQK-së.

    Për më tepër, edhe rezerva e detyruar ishte mbi nivelin që e kërkojnë rregullat e Bankës Qendrore të Kosovës, çka nënkupton se bankat i kishin mbi 80 milionë euro të paplasuara. Në raport, thuhet se vlera e rezervave të detyrueshme për bankat komerciale ishte 177.6 milionë euro.

    “Ndërsa, bankat kishin ndarë mjete rezervë në vlerë prej 262.7 milionë eurosh, duke tejkaluar për 85.1 milionë euro nivelin e rezervës së detyrueshme”, konstaton ky raport.

    Ndryshe, aktiviteti kredidhënës i bankave vazhdon të përfaqësojë një ndër burimet kryesore të financimit për konsumin dhe investimet në vend.


    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,72783

  6. #16
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Kosovar.Pr Lexo Postimin



    Për gjashtë muaj, kosovarët i deponuan në bankat komerciale hiç më pak se 166 milionë euro. Zyrtarë të Bankës Qendrore thonë se deri në dhjetor të 2011’ës, vlera e depozitave ka arritur 2 miliardë e 97 milionë euro. Nga ana tjetër, bankat po investojnë me të madhe jashtë vendit.
    Kosovaret?
    Cfare kosovare more. Keto te holla i takojne 10% te atyre qe kane zyre neper ministri, gjykata e institucione tjera shteterore.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #17
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Kosovaret?
    Cfare kosovare more. Keto te holla i takojne 10% te atyre qe kane zyre neper ministri, gjykata e institucione tjera shteterore.
    Gabim e ke ne Kosove funksionojne gjerat me ndryshe se ne Shqiperi ka aty ketu edhe Ministra te pasur por shumica e te pasurve ne Kosove jane Biznesmen normale.

    Ndersa sa i perket asaje perqindjes kjo esht Standarte Boteror gjdokun ne Bote esht ajo perqindaj pre 10% apo 15% e cila kontrollone shumicen e Pausris apo kapitalit te nje vendi ndersa ne USA kjo perqindje me duket se esht dikun te 5%

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2012
    Postime
    25

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Kosovar.Pr Lexo Postimin
    KU PO I MARRIN?





    Nga Agon Sinanaj 31 Janar 2012 09:28


    Për gjashtë muaj, kosovarët i deponuan në bankat komerciale hiç më pak se 166 milionë euro. Zyrtarë të Bankës Qendrore thonë se deri në dhjetor të 2011’ës, vlera e depozitave ka arritur 2 miliardë e 97 milionë euro. Nga ana tjetër, bankat po investojnë me të madhe jashtë vendit.

    Kosovarët po del që janë shumë kursimtarë. Për gjashtë muaj i deponuan në bankat komerciale hiq më pak se 166 milionë euro.

    Hmm , keto para me shume se gjysma jane te korruptuara nga Qeveria ne pushtet, hajnat !
    Po ca flisni ketu mo !?

    27 % e popullsise eshte ne varferi .

    10 % ne varferi te skajshme.

    40 % e popullates jane te papune ! nc.

    Kursime ? ca kursimesh ? flet per kursimet 10 - 20 euro ? lol

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49

    Për: Qytetarët kosovarë: Të varfër, por me 2.Miliarde kursime në banka

    Totali i depozitave ne Bankat e Shqiperise eshte 7 miliarde euro.
    Domethen 2500euro per cdo qytetar.

    Τe dhena nga viti 2012

    -----
    Sa per dijeni, ne Greqi jane 160 miliarde, duke humbur nga viti 2008 70 miliarde.
    Domethen tani per cdo qytetar ne Greqi, i bie te ket 16.000euro depozita, nga 23.000euro qe ishte ne vitin 2008.
    Ndryshuar për herë të fundit nga vergogc : 02-01-2014 më 10:56
    Ju lutem te me korrigjoni sa herë që shihni gabime në mënyrën qe shkruaj Shqip!

  10. #20
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Qytetarët kosovarë: Të varfër, por me 2.Miliarde kursime në banka

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Sa per krahasim.
    Qytetaret e Gjermanise kane 4.930.000.000.000 Miliarde ne banka.
    Per tiu afruar nivelit te kursimeve te qytetareve te Gjermanise, kosovaret do te duhej te kishin mbi 120 Miliarde ne banka...
    Po si jo, vetem se na duhen edhe 10 kosova te ngjashme + 40here me teper banor se c'numron aktualisht Kosova !
    … ///

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •