Protestë fetare në Prishtinë
Më së 2 mijë qytetar i janë përgjigjur thirrjes së Lëvizjes "Bashkohu" për të protestuar kundër diskriminimit fetar që po i bëhën muslimanëve në Kosovë. Çështjet që u parashtruan si preokupim i organizatorëve ishin: ndalimi i vijimit të mësimit për femrat që bartin shami, mos aplikimi i lëndës edukata fetare dhe morale, si dhe injorimi i kërkesës për xhami nga ana e kryetarit të komunës Isa Mustafa.
Fuad Ramiqi përfaqsues i Lëvizjes "Bashkohu" u shpreh me tone të ashpra ndaj pushtetarëve, duke bërë që herë-herë t'i kërcenoj ata. "Në emër të xhematit, njerëzit e parlamentit janë hipokritë”, ka thënë Ramiqi, përderisa protestuesit kanë brohoritur “Jashtë majmunët nga Parlamenti”. Ramiqi poashtu potencoi se nëse nuk plotësohen kërkesat e lëvizjes, nuk do të bartë përgjegjsitë për hapat që do të ndërmerrën. ‘Ose i plotësoni kushtet, ose i bartni pasojat' ka theksuar Ramiqi.
Ramiqi ka vazhduar fjalimin e tij duke akuzuar kreun e AKR-së Behgjet Pacollin për mosmbajtje të premtimit, si dhe ka kërkuar se nëse nuk ja arrinë zbatimit të premtimeve të largohet nga koalicioni. Ai poashtu ka kritikuar edhe kryeministrin Hashim Thaçi duke iu bërë me dije pranishmeve se posedon fakte nga fushata elektorale për premtimet e tij për lejimin e shamisë dhe inkorporimin e lëndës edukata fetare dhe morale.
Masën protestuese e elektrizoi dalja e Dr. Shefqet Krasniqit në skenë, ai u treguar shumë i ashpër me pushtetarët sa që disa herë i akuzoi ata se kanë shkelur gjakun e deshmorëve.
"Pushtetarët tanë fyejn mbi 5 milion shqiptarë në mbarë trevat, ata nuk u ndalen me kaq fyen edhe deshmorët e ketij vendi edhe nënat e të pagjeturëve të cilët në ditën e gëzimit (bajramin) i lanë me lotë sofrat e tyre." ka theksuar Krasniqi.
Ai ndër të tjera shtoj: "ka kaluar koha komuniste enveriste në Shqipëri dhe ajo titiste në Kosovë, për një shekull janë luftuar shqiptarët dhe feja e tyre nga armiqtë, sot kjo po bëhët nga ata që ju ua dhatë votën, ata ju tradhëtuan".
Ndërkohë përfaqsuesi i Lëvizjes "Bashkohu" Fuad Ramiqi ka bërë me dije protestuesëve se protestat do të vazhdojnë edhe javëve në vijim dhe se kjo është paraprirje për të hyrë në fazën e kuqe, mirëpo ai nuk ka potencuar se cilat janë masat që ka paraparë Lëvizja "Bashkohu" në fazën e kuqe.
Krijoni Kontakt