"Cosmopolis" - film kanadez me regji te David Kronenberg
Romancierit Don DeLillo (nje nga dy-tre shkrimtareve me interesante aktuale amerikane) i kisha lexuar vetem dy romane : te fundit te tij, dmth "Point Omega"- 2010 (me ka pelqy shume !!) dhe "Cosmopolis"- ne 2003. Dua te them se, rastesia kish dashur qe te kisha lexu vepren mbi te cilen eshte bazuar Cronenbergu per te realizuar filmin e tij te fundit, film qe jo me shume se nje jave me pare u shfaq edhe ne Festivalin e Kanes.
Nese ideja per te ndertuar "Cosmopolis"-in duke marre si qender interierin e limuzines se heroit kryesor eshte interesante (80% e ngjarjeve te filmit zhvillohen pikerisht aty), ideja tjeter per te marre pothuaj kallup dialogjet e librit dhe per ti vene ato ne film, eshte... krejt e deshtuar ! Pse ? Sepse, dialogjet, nese jane tejet intriguese (interesante, transgresive, provokuese... etj etj) ne liber, ne film ato nuk shkojne, nuk funksionojne. Dhe kjo, per nje parsye te thjeshte : mizaskena nuk eshte interesante, transgresive, provokuese (siē jane dialogjet), pra ajo nuk eshte e te njejtit nivel me dialogjet e perdorura. Ajo, pra mizaskena, nuk eshte veēse nje seri e merzitshme "Shot reverse shot" (http://en.wikipedia.org/wiki/Shot_reverse_shot) ne funksion banal te dialogjeve dhe kaq ! Gjuhes 'aventurore' te DeLillo-s, Cronenbergu i 'kunderve' nje film te bute (gati-gati qullac) dhe te plakur. Ku eshte Cronenbergu i transpozimeve te romaneve qe konsideroheshin si pamundesisht te traspozueshem ne kinema, pra i "Naked Lunch", romanit te Burroughs apo i "Crash", romanit te J. G. Ballard ??
Me duket se problemi eshte i meposhtmi : Cronenbergu, per mizaskenen e filmit, eshte mjaftuar me pasurine dhe pushtetin e heroit kryesor dhe kaq. Ose, thene ndryshe, i ka mjaftuar te mbledhe bashke : nje kolltuk-fron, nje limuzine te madhe, nje pale gjyslyke te zeza shic, nje kostum te 'thjeshte' por klas dhe elegant, nje... nje... dhe kaq. I pasuri (i kamuri) krijon diskurs. Pasuria (kamja) krijon fabul, dmth metafore ! E keni vene re qe, kur shikojme njerez te kamur dhe kur kjo gje na duket reale, e vertete (si te thuash), kenaqemi shpejt ??! Ne fakt, kenaqemi me metaforen ! Kete ka bere dhe Cronenbergu, eshte kenaqur me aq. Ose me sakte : eshte fshehur pas metafores qe ka gjetur, duke harruar te na FLASĖ.
Ky eshte Cristi Puiu, 45 vjeē, lindur ne Bukuresht (Rumani), regjizor.
Ka bere gjithesej 3 filma :
1- "Marfa si banii" ("Malli dhe paraja" ne 2003), film i cili edhe pse ketu tek une nuk ka dale kurre as ne kinema as ne tv, e kam pare permes nje kasete VHS te vjeter ! Per mua eshte me i miri i regjizorit, biles gjithmone sipas meje, eshte dhe filmi me i mire i realiziar ndonjehere ne nje ish-vend Lindor, ne keto 20 vitet e ashtuquajtura "te tranziconit". Nota 10 me yll eshte pak per ate film.
3- dhe ky i treti, "Aurora", prezantuar para dy vitesh ne Kanė ne 2010, por qe me ne fund doli (edhe pse, me pikatore !) neper ekranet e kinemase, veēse pas dy vitesh.
Por pikatoren, mua me duket se ky Cristi Puiu e "kerkon" ēik vete : nese "Vdekja e Zotit Lazaresku" zgjaste 2 ore e 30 minuta (kohezgjatje jo e vogel per nje film!), ky i fundit, pra "Aurora", zgjat fiks... 3 ore ! Keshtu qe edhe ato pak kinema indipendente qe kane mbetur e nuk jane mbyllur, me gjithe kurajon kinofilike qe mund te kene, duket se e kane patur te veshtire te pranojne te shfaqin nje film me kohezgjatje te tille.
Megjithate, lind pyetja : Cristi Puiu, mire qe pikatoren e kerkon vete, por a i del zot vertet filmit te tij 3 oresh apo kjo kohezgjatje eshte thjesht kapriēo regjizoriale ? Pergjigja ime eshte nje PO e madhe, e ē'fare po-je se : regjizori jo vetem qe i del zot (e ē'fare zoti !) filmit te tij, por biles eshte edhe "vete zot, vete shkop" (do ta shpjegoj pak me poshte kete punen e shkopit, qe me sakt, eshte shkop-vetefshikullues).
* * *
"Autora" eshte film radikal sa per nga kohezgjatja dhe skenari, aq edhe per nga menyra se si pershfaqet. Ose thene troē, nuk eshte film i kollajshem (se i lehte, nuk eshte e nuk eshte). Nese "Vdekjen e Lazareskut" e 'shpetonte' nje fare humori i zi, "Auroren" s'ka kurrgje qe ta 'shpetoje' : filmi ne fakt, eshte historia 3 oreshe e nje vrasesi ne seri dhe e gjitha kjo, e pershfaqur pa me te voglen joshje spektakolare. E theksoj : pa nje gram joshje spektakolare (muzike jo e jo, por as edhe me e vogla tentative per te 'xhongluar' me lojen e aktoreve apo elemente te tjere) : qasja eshte thjesht bihevioriste (dmth qe psikologjia merret parasysh vetem dhe vetem nen prizmin e observimit eksperimetal dhe shkencor te sjelljes) dhe ne rastin konkret, te shperberjes, shkaterrimit psiqik, mendor, te nje burri tek te 40-t, mendja e te cilit punon vetem dhe vetem per te vene ne jete qellimin qe i ka vene vetes : te vrase njerezit qe ka parashikuar. Dhe nuk ka qofte dhe nje plan te vetem filmik ky burri ne fjale nuk shfaqet.
Tani dolem tek "vete zot e vete shkop"-i qe permenda me lart : ne fakt, eshte vete regjizori qe luan rolin e heroit kryesor te filmit te tij. Dhe per mendimin tim, kjo perben dhe ēelesin e gjenialitetit te "Aurores" : cilido tjeter aktor, do ta kishte te pamundur te luante ate rol, ekzaktesisht siē e ka perfytyruar e menduar Cristi Puiu ! Cilido tjeter aktor, do kish arritur qellimshem ose jo-qellimshem te dilte nga "binarėt" ne te cilet regjizori e ka menduar filmin e tij. Duke e marre persiper vete rolin kryesor, Puiu eviton definitivisht ēfardo lloj joshjeje tjeter spektakolare, sidomos per sa i perket aktrimit. Keshtu qe Criti Puiu e mban jo vetem si regjizor, por edhe si aktor i rolit kryesor filmin mbi shpatulla. Te terin ! Por po e saktesoj : e mban jo vetem figurativisht ("sa eshte lodhur i gjori", "edhe para kameres edhe para saj"...., ba bla bla), por e mban mbi te gjitha, moralisht. Ose biles edhe me sakt, mban pergjegjesine e filmit (ate qe ne angl. thuhet permes fojet 'to assume'). I del per zot. Mendimi im eshte se ne ēdo rast tjeter, roli i tij do te binte pa dyshim ne ate te regjizorit-Perendi, regjizorit qe eshte "mbi palėt", e qe nuk i del per zot krijesės se tij, pikerisht ne kesi rastesh kur krijesa eshte e ēarmatosur nga ēdo sigurese mbrojtese (te cilat me lart i quajta 'joshje spektakolare').
Eshte nje skene andej nga treēereku, qe me pelqen jashte mase :
heroi kryesor shkon te marre vajzen e tij ne kopesht. Femijet, nen drejtimin e edukatores, bejne provat e koreografise se nje valleje alla-amerikane per nje feste te tyren. Koreografia e valles eshte tmerresisht e shemtuar. Heroi yne (per te cilin kemi mesuar tashme qe eshte nje vrases ne seri) eshte po aq i shemtuar sa dhe vallja. E megjithate, skena filmike eshte ... gjeniale !
ēurk mua lotėt...
nota ?
ndofta objektivisht, 'duhet' vene diēka me pak, por une, subjektivisht do ti ve noten 10 !
"Moonrise Kingdom" - film amerikan me regji te Wes Anderson
Ka dy Anderson-ė : njeri eshte Paul Thomasi, ai i "Magnolia"-s, "Punch drunk love" apo "There will be blood"-it (filma e tij zakonisht i quaj filma-migrenė, per arsye se me japin automatikisht dhimbje koke), dhe tjetri, Wes Andersoni, regjizori i Life Aquatic, The Royal Tenenbaums, "Rushmore", filmat e te cilit i quaj filma-Murray, sepse jane te gjithe delirantė, absurdė dhe me humor te hollė siē eshte vete Bill Murray, qe luan pothuaj ne secilin prej tyre.
I tille eshte dhe "Moonrise Kingdom" , qe beri edhe hapjen e Festivalit te Kanes 2012. Nuk merret vesh shume kjo perzgjedhja e filmave ne ouverture te Kanės : nganjehere zgjidhet si i tille ndonje blockbuster amerikan jo shume debilizues, ndonjehere rradha i bie filmit te rradhes se Woody Allenit (nga nje nė vit ai mo !), nganjehere ndonje vizatimor i Walt Disneyt... . Pra ne pergjithesi, nuk ka ndonje rregull te veēate : pergjithesisht, jane filma jashte konkurimit. Me sa duket, rastesia e solli qe kete vit ta hapte "Moonrise Kingdom" qe jo vetem 'detyroi' Bruce Willisin, Bill Murrayn apo Edward Nortonin te ngjisnin shkallet e Pallatit te famshem, qe jo vetem ishte nje nder 22 filmat ne konkurim, por ishte dhe nje nga filmat me te mire amerikane te ketij viti ! Kesaj i thone surprize !
U shkriva (dhe u ngriva une !)
Jemi ne veren e viti 1965. Ne nje ishull jo larg New-England (andej nga Bostoni), nje kompani scout-ėsh shkon per verim tek ishulli ne fjale. Njeri nga djemte, 12 vjeēari Sam (tip John Lennoni i epokes se 'Imagine') bie ne dashuri me nje vajze te ishullit dhe ēajne te dy ferren (u fshihen prinderve). Por puna nuk mbaron me kaq : pasi "arrestohen" nga polici i ishullit me ndihmen e scout-eve te tjere, jane pikerisht keta te fundit qe me pas bejne nje evazion, pra ēajne ferren kolektivēe !
E gjitha kjo, ne shikim te pare, duket si biēim fantazie, ose edhe si biēim komedie. Ne fakt, "Moonrise kingdom", ne fund, perveē shijes se fantazise apo komedise, te jep dhe ate te nje krijimi plotesisht artistik ku ka nje moral, ku ka nje ide. E qe, ne nje fare menyre, duket se eshte kjo : perpara se te ndodhe nje levizje masive, nje ngjarje kolektive, nje revolucion (mund ti veme emrin qe deshirojme, nuk ka asnje rendesi emri !) - pra, para se te ndodhe revolta kolektive, duhet te ndodhe se pari revolta individuale e cila, gjithe duke deshtuar ne planin personal, kthehet ne shembull, merr virtutet e nje shembulli qe mund te ndiqet nga te tjeret; nje revolte indiviuale qe kthehet ne narracion, ne rrefim, nje rrefim qe i ben te emocionohen e preken pikerisht ata qe ne fillim iu kundervune asaj ! Kjo ide, ky moral, jo rastesisht misherohet ne nje kontekst preciz, ne ate te Amerikes se viteve '60, vite "o ho ho, ku rafsha mos u vrafsha", nderkohe qe filmi del sot, ne 2012, biles hap edhe Kampionatin Boteror te Filmit !
Pra : Suksesi i nje revolte, aksioni, ndermarrjeje, levizjeje, ngjarje kolektive NUK matet me metrin e realizimit te objektivit qe ishte fiksuar ne nisje, ne start, por me ate se SA eshte kapaciteti i saj per tu kthyer ne histori (narracion) qe lexohet dhe rrefehet, ne nje aksion qe mund te imitohet, perseritet dhe riluhet. Sigurisht, per te deshtuar perseri, perseri e perseri, por per te deshtuar... mė mirė !
"On the Raod" - film amerikan me regji te Walter Salles
Ēohu Kerouac nga varri, se te kane bere gropen !
Qe romanin e tij "On the Road" vete Kerouac ka dash ta beje film (me James Dean dhe Marlon Brandon) kjo dihej. Dihej gjithashtu qe, te drejtat per ta kthyer romanin ne film, Coppola i kish blere qe ne 1968-n (dhe me pas, desh qe filmin ta realizonte Jean Luc Godardi). Pyetja eshte se ē'mize e pickoi Coppola-n per te autorizuar Walter Salles-in te realizoje filmin ! C'eshte mė komikja eshte fakti se vete Coppola eshte shprehur se e mori kete vendim, fiks pasi pą "The Motorcycle Diaries", filmi me i njohur i Walter Salles e qe eshte dhe esenca e kinemase konformiste (ne sensin me te keq te fjales !). Nderkohe qe Kerouac ka qene gjithshka, vetem shkrimtar konformist nuk ka qene !
Ne fakt, po ta mendosh mire, filmi eshte nje fyerje per romanin ne fjale dhe per vete "beat generation", qofte kjo edhe 'pa dashje'. Filmi e transformon Dean Moriarty thjesht ne nje bukurosh pa tru qe e ka mendjen vetem te beje gome, ndersa Sal Paradise (qe eshte vete Kerouac - meqe romani ka qene autobiografik) pershfaqet si tip spektatori, per te cilin "the road" nuk eshte veēse nje eksperience qe do ta ndihmoje te dale nga mediokriteti dhe qe do e frymezoje (me demek !) per te shkruar vepren e tij ! Faqja e zeze ! Nderkohe qe ne liber, pelegrinazhi i personazheve nuk eshte ai i dy pijaneceve pa tru : Dean vertet pi, por me se shumti dehet nga fjale, nga poetika (ku jane monologjet e tij poetike ???). Ne vend te kesaj magjie, ne vend te kesaj poetike, filmi lundron ne cliché e nuk eshte gje tjeter veēse ilustrim, ilustrim dhe vetem ilustrim ! Krijim ? hiē ore !
Ne fakt, regjizori, duke dashur ti mbetet (me demek !) besnik romanit, nuk ka bere gje tjeter veēse nje ngjyrosje te shpirtit te librit, duke e kthyer filmin ne diēka te lemuar, ku nuk ndihet per asnje sekonde te vetme era e djerses apo asfaltit, era e benzines apo pluhurit, atmosfera e dalldise se soditjes mengjezore, te deshperimit pa kthim.
Ne fakt ne fakt, dalim gjithmone atje ku dalim zakonisht : tek mizaskena (meqe, qofte dhe teorikisht, regjizori eshte bazuar nuk ka ku te shkoje mė tek romani, dhe, besoj se per kaq pakogje jemi dakort : romani eshte nje kryeveper !). Biles pikerisht, ky ndofta eshte dhe difekti kryesor i filmit : skenari i tij eshte tmerresisht i parapergatitur, i paramenduar, duke mos i lene asgje te lire improvizimit. Filmi, ne thelb, eshte menduar qe ne fillim (nga regjizori, nga kush tjeter ?) si tekst, si proze.
autor pershendetje
po e shof se je ne linje
sot nuk kam pune shum dhe kam mundesi ta shof nje film
ma prefero nje pasi po shof se cenke majft i informuar
pelase
"The day he arrives" - film koreano-jugor me regji te Hong Sang-soo
Ne pamje te pare, Hong Sang-soo duket sikur po plaket, sikur po zbutet : filmat e tij, gjithe duke trajtuar tema sentimentale, jane bere mė te urtė e me te thjeshte, gjithe duke dhene pershtypjen se jane po aq kompleksė si me pare : regjizori jug-korean po na ben film-dhurate pothuaj nga nje ne vit, te gjithe te njejte (ne qender pothuaj gjithmone eshte nje regjizor, ēik si deshtak, ēik si qesharak - te pakten ne aparence), por te gjithe te ndryshem. Krejtesisht te ndryshem !
C'fare po ben vaki atehere me Hong Sang-soo ??
°°°
"The day he arrives" hapet permes nje sentimentalizmi po aq te forte (mbreselenes) sa dhe burlesk (pra gati qesharak) : heroi kryesor, regjizori Seong-Ju, pasi ka realizuar 4 filma, ka vendosur te shkoje te jape mesim ne province. Me qellim qe te takoje mikun e tij me te mire, ai vendos te kthehet per pak dite ne Seul, ne kryeqytet : filmi tregon pikerisht 'the day he arrives'.
Ne darke, heroi yne takon nje ish-te dashur; ndersa ne tre ditet e mepasme (qe perbejne edhe 80% te filmit !) i kalon mbremjet ne te njejtin bar, te quajtur 'Roman', ne shoqerine e mikut te ti me te mire, nje shoqeje te ketij te fundit, si dhe pronares se lokalit, nje bukuri e vertete !
Pikerisht, ketu luan edhe 'filmi' : Nese Hong Sang-soo do vazhdonte ne gjurmet e filmave te tij te meparshem (dmth edhe ne gjurmet e Eric Rohmer, bababit te tij shpirteror), kur heroi kryesor mberrin tek ex-i i tij, do ta shihnim sesi do ta kalonte naten me tė. Dhe do kalonim gjysmen e filmit ne dhomen e saj. Jo ! Tashme regjizori e ka kaluar ate 'stad', ate 'film' : Hong Sang-soo tashme ka filluar te 'germoje' me tej se deri ku kish mberritur me pare. Se qysh e tek, nuk mundem, pasi filmat e tij, pikerisht pasi jane fort te mire, tejkalojne gjithmone skenarin permes mizaskenes, qe ne kete rast do te quhej : zgavra nate dhe kohe, 'zgavra' te hapura ne trupin e mbremjeve, dhe te shtrira ne kohė. Ndofta ne te njejten hulli, ok. Biles duhet theksuar : absolutisht ne te njejten hulli . Por pikerisht, duke germuar ne te njejtin drejtim, Hong Sang-soo eshte madheruar. Gjithe duke mos bere te njejtin film. Edhe pse, regjizoret e mire, zakonisht te njejtin bejne. Por dhe Hong Sang-soo, duke mos bere te njejtin film, te njejtin ben, edhe ai !
Hynin e dilnin njerezit, uleshin per disa minuta ne kubet perballe 5 ekraneve te videove... dhe iknin. Por edhe sikur te qendronin gjysem ore, prap nuk do 'kuptonin' gje nga instalacioni i Anri Sales ne Qendren Kulturore Pompidou (Beaubourg), ne Paris.
Une ndenja me shume se nje ore dhe ne fakt bera mire : ishe kushti i nevojshem per te kuptuar a ndjere diēka nga puna e tij. Sigurisht, kush i pamjaftueshem per te gjykuar cilesine e vepres ne fjale, por i nevojshem, pa asnje dyshim !
Pra Anri Sala ekspozon ne Qendren Kulturore te Parisit - ne Beaubourg, deri ne fillim te gushtit. Instalacioni ne fjale eshte i organizuar mbi bazen e 4 filmave te tij, te xhiruar ne 4 qytete te botes : Sarajeve, Berlin, Meksiko dhe Bordeaux (pse nuk na lajmeroi ky Anri, te kishim pire nje kafe me te ?? )
Me i njohuri nga 4 filmat eshte ai i cili eshte shfaqur vjet edhe ne kinema : filmi eksperimental "1395 days" (qe korrespondon me numrin e diteve te rrethimit te Sarajeves gjate luftes ne Bosnje - filmi ve ne qender te tij nje grua qe kalon rruget e boshatisura te Sarajeves, duke iu fshehur snajpereve). Te kater filmat shfaqen papushim me ndihmen 5 ekraneve te stermedhenj, te vendosur ne forme freskoreje, ne mes te nje salle te stermadhe. Spektatori eshte i ftuar te nderroj ēdo 7-8 minuta pozicion e te vendoset para secilit ekran (nganjehere, edhe dy ekrane njeheresh) per te ndjekur videot ne fjale.
Kaq sa per konceptimin e instalacionit.
Siē e thashe ne krye te heres, nese hyn, qendron 10 a 15 minuta, i ben nje te shetitur instalacionit dhe del, doemos qe do nxjerresh konkuzionin :" aman edhe ky arti modern, kot fare". Nderkohe qe jo vetem nuk eshte ashtu, por puna e Anri Sales eshte jo vetem fort e levdueshme, por nga me te mirat qe me eshte dhene te shikoj ne lemine e filmave eksperimentale, te art-videos e biles edhe te arteve kontemporane ne pergjithesi.
Sekreti ne fakt fshihet tek fakti qe, edhe pse te copezuar ne 5 ekrane, edhe pse duhet tu gjemosh nga prapa imazheve, prap se prap, ne fund te 60 minutave magjia funksionon ! Ne pothuaj te 4 filmat, teme qendrore eshte ecja, por me se shumti si ecje muzikore, ecje ne kohe permes muzikes, ose edhe ecje ne muzike permes kohes : mermeritjet (e simfonise patetike te Cajkovskit) te violinistes sarajevase, orkestra ku ajo luan qe e pret per provat, performanca e kenges e Clash "Should I Stay or Should I Go" (e luajtur ne periferine e Bordeaux) ... etj etj, arrijne te krijojne nje tė tėrė, nje unitet, nje "bllok". Sigurisht, puna e zerit ne ekspozite eshte e shkelqyer, po aq sa edhe ajo me imazhin : zeri eshte zė por dhe zhurmė (cilesia teknike te le pa fryme ! nuk me kishin degjuar ndonjehere veshet nje kualitet te tille sonor !). Mua me duket se Anri Sala eshte vertet nje artist qe di te kapė imazhin dhe zerin e duhur, dhe, qe nga momenti qe spektatori pranon 'kushtet e lojes', rezultati eshte fort i mire !
Nje mendim imi : me duket se Sala i ka te gjitha vetite (talentin, mundesite...) per te bere nje film fiksion, qofte dhe duke vazhduar punet e tij ne hullinė e artit-video. Nuk do ishte i vetmi : Apichatpong Weerasethakul ose Steve McQueen, kineaste te ardhur nga fusha e kinematografise ekseprimentale, jane nga regjizoret e rinj aktuale me te talentuar. Sikurse iraniani Kiarostami, nje regjizor i famshem ne fushen e fiksionit, ka provuar se fundmi jo pa sukses te levroje fushen e artit-video
Krijoni Kontakt