Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 125
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "We Bought A Zoo" - film amerikan me regji te Cameron Crowe



    Shenjat ishin per mire : fakti qe regjizori i "Vanilla Sky" kish vendosur qe filmi i tij te zgjaste 2 ore (dhe jo 1 ore e 30 minuta, sa ē'zgjasin zakonisht komedite amerikane, nen pretekstin ultra komercial "o bo bo se do na merzitet spektatori !") ishte premtues; po ashtu fakti se luante Matt Damon (shenje tjeter se regjizori kish amicje per te bere diēka te mire) duhej marre gjithashtu ne konsiderate. Keshtu qe perfundimisht perfundova ne nje salle te stermadhe kinemaje qe kundermonte ere kokoshka : Tafti-bafti ! Te dale ku te dale !

    Dhe rezultati doli... i mire ! Mund te ishte edhe me i mire, por problemi eshte se mund te ishte edhe shuuuume me i keq ! Biles kur them se "mund te ishte edhe me i mire", jam pak arbitrar, pas per asnje sekonde te vetme, nuk mu duk se Cameron Crowe bente leshime artistike ! Biles dhe muzika (qe me se shumti eshte e perbere nga kenge), nuk dukej te ishte ilustrative, por pjese perberese e filmit, e dramatrugjise se tij.

    Filmi ka pak a shume te njejtin fillim skenaristik me ate te "Super 8" : vdekja e nje bashkeshortjeje. Vetem se kesaj rradhe, nje tragjedi e tille nuk shihet nen kendveshtrimin e nje femije, por kryesisht nen ate te nje bashkeshorti : Benjamin Mee (rol i luajtur nga Matt Damon, sigurisht i persosur !), i vé, e ka veshtire ti rrise vetem femijet e tij. Me deshiren per ti dhene nje impuls te ri familjes, vendos te braktise punen qe ka (goxha pune !) dhe te aventurohet ne blerjen e nje shtepie te vjeter ne fshat, oborri i stermadh i te ciles ka brenda edhe nje... kopshti zoologjik te braktisur ! Dhjetra kafshe (arinj, tigra, ... etj etj) jetojne ne "Rosemoor Animal Park", ku Kelly Foster (luajtur nga kingia Scarlett Johansson) dhe ekipi i saj i deshperuar perpiqen te bejne nje fare kujdesi, me aq sa munden, per parkun e braktisur. Pa piken e eksperiences, Benjamin Mee dhe miqte e tij te rinj, me pak parą dhe me shume kurajo, i futen aventures se rehabilitimit te parkut zoologjik.

    Filmi e merr shtysen nga nje ngjarje e vertete, gje qe ne kinematografi, nuk eshte as ndonje gje e kritikueshme, as ndonje gje e levdueshme (per fat te keq, ne filmat amerikane, premisa "based on a true story" mistifikohet aq shume sa i ben filma te tille banalė dhe krejt te pabesueshem, i ben kanoēe coca-cole qe flaken sapo i konsumon (gazi i tyre shpesh te del prej hundesh !!). Per fat, asgje e tille tek "We Bought A Zoo" !

    Pra :

    7.9

    trailer :

  2. #42
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Para nja dy ditesh, isha ulur ne darke ne kolltuk, e cfare te bej, cfare te bej- me shifet nje film mendova. Isha ne mood per nje film te mire. Mora telekomanden, e fillova kanalet mbare, e asnje spo ma mbushte mendjen. Nga nje kanal ne tjetrin,ca te para, ca shume koti, ca te vjeter shume. E nejse, vendosa thashe po ble ndonje film ne demand. E cova ne demand, dhe te filmat e fundit qe kane nxjerre. E aty prape spo ma mbushte asgje mendjen. Skane shume larshmeri ne filmat e rinj kete vit keto amerikanet, si i behet kesaj pune ?! Filma per kalamaj shumica. Duke zbritur poshte listes fap me zuri syri kete - WE BOUGHT A ZOO. Thashe, po shikoj preview njehere para se ta marr/rentoj/paguaj. Po do ti qe dhe ky film sma mbushi mendjen o Autor? E lashe, nuk e pashe, mu duk dicka si e fryre, jo reale, si perralle, pavarsisht aty thuhej bazuar ne real story. Kush shkon e ble shtepi me zoo? . Tani shoh qe ti e paske pare. lol

    E ke pare ate filmin me G. Clooney-The Descendants ? Nese jo, ta rekomandaj ta shohesh. Tip Komedie-Drame. Po i kendshem si film.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin

    E ke pare ate filmin me G. Clooney-The Descendants ? Nese jo, ta rekomandaj ta shohesh. Tip Komedie-Drame. Po i kendshem si film.
    Jo, nuk e kam pare, dhe nuk do ta shoh, edhe pse thua ti

    Tjeter gje, meqe dole ketu : kam dash me te shkrujt me mesazh privat, sepse : kreeeejt rastesisht, po lexoja disa komente ketu ne forum ne lidhje me nje ngjarje (qe mua me interesonte) dhe aty kishe komentuar edhe ti. Dhe me vinte keq, sepse te binin ne qafe kot disa te tjere (nderkohe qe ti s'kishe faj ne ato ē'thoshe, sepse nuk ishe ne dijeni per te verteten; por dhe te tjeret, ja fusnin me top). Me jep nje mail, sepse ishte e pamundur me te shkrujt ne mesazh privat.

  4. #44
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Pse sdo ta shohesh? Ste pelqen Clooney e ?

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Avé" - film bullgar me regji te Konstantin Bojanov





    Film tmerresisht i thjeshte, ku fabula permblidhet me dy rreshta : Avé, 17 vjeēare bullgare, ka ēare ferren nga shtepia dhe, rruges duke bere auto-stop, takon Kamen, djalosh i ri qe gjithashtu ben auto-stop.

    Per nga ana formale filmi eshte i mire, biles fort kursimtar ne plane dhe ne muzike (pothuaj fare). Por keto zgjedhje te regjizorit, ndjehen jo si zbatim i direktivave te IFA-se, "Internacionales se Filmit Autor" , por si nevoje e brendshme e filmit. Por edhe per nga permbajtja, mua mu duk se filmi as nuk i sforcon gjerat qe deshiron te na transmetoje e komunikoje, por as nuk ben sikur i snobon. Por dhe film asnjanes "as... as..." nuk eshte, sepse angazhohet goxhą ne ato qe i ndodhin Avé-s dhe Kamen-it.

    Megjithate, kinematografia se ē'ka diēka "je ne sais quoi" ("hajd emerre vesh !") qe e ben nje film te magjishem, te veēante, misterioz ( jo per nga fabula, jemi dakort). Kjo sikur i mungon filmit, por qe gjithsesi, eshte nje pune fort e paqme dhe e levdueshme

    ah, me erdhi diēka ne mend : "diēkaja" qe i mungon filmit eshte per shembull ajo qe nje filmi si "Le Départ" i Skolimowskit (e qe trajton diēka te perafert me "Avé"n) nuk i mungon

    7.7


    Trailer :

  6. #46
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Cilen do zgjidhje midis nje filmi Italian apo Danish ? Ne pergjithesi, nga ky dhjetevjecari I fundit. Kush dominon me shume...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    E ke fjalen se nga cili prej ketyre dy vende vijne filma me te mire ?? (ne keto 10 vitet e fundit)

    Sasia e prurjeve filmike nuk mund te krahasohet : danezet (dhe jo danishet ) jane 5.5 miljon banore; italjanet 60 miljon.
    Danezet kane nje regjizor te njohur, LVT (Lars von Trier); por italianet kane po ashtu LVT-tė e tyre.

    Nuk rri pyetja jote, nuk qendron. It makes no sense

  8. #48
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Yeah pak a shume, ate doja te thoja. E mendova ta elaboroja dhe ca ate mendimin qe me erdhi, e si me erdhi, dhe pse erdhi?! Po me mbylljen qe I bere; does not make sense, ma preve ' hovin'. E lashe. P.s. Edhe ska te bej popullsia, mendoj. lol

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Chronicle" film amerikan me regji te Josh Tank



    "Jo te gjithe heronjt jane super" - lajmeron posteri i ketij filmi, dhe une do shtoja : "jo te gjithe filmat fantastike jane super"

    Siē jam shpjeguar edhe me pare, nese me kane pelqyer filma te tille si "I'm Number Four" ose "The Last Airbender" apo "Cloverfield", ka qene pikerisht fakti se keto filma e kane ruajtur nivelin e reales, gjithe duke qene filma fantastike. Dhe realja ne kete rast, nuk ka te beje aq shume me realizmin e ngjarjes, fabules, me dukjen e saj "si e vertete", sesa me menyren se si transmetohet kjo ngjarje.

    Tek "Chronicle", procedura qe zgjedh regjizori eshte ajo e Blair Witch-it, pra ajo e vetė-filmimit te ngjarjes (3 gjimnaziste, qe filmojne gjithe diten veten, nje dite prej ditesh, pasi bien ne kontakt me nje lende misterioze dhe kthehen ne te superfuqishem). Kaq i ka mjaftuar regjizorit per ta bere filmin e tij bindes, 'realist' (me demek, qe te duket si i vertete). Ne fakt, pikerisht ketu eshte ndryshmi midis "Chronicle" dhe dy-tre filmave qe permenda me lart, sidomos ndryshimi me "Cloverfield", film po ashtu fantastik dhe i bazuar po ashtu ne vet-filmim dokumentaresk : nese "Cloverfield" propozonte nje misazkene te pasur, "Chronicle" mjaftohet me kete 'shpikje' alla Blair Witch dhe kaq.

    4.0


    trailer :




  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Fenming" - film kinez me regji te Wang Bing



    Ne nje fare menyre, ky film eshte "gjysma" e nje diptiku, ku gjysma tjeter do te qe "The Ditch" (hendeku), nga po i njejti regjizor, dmth Wang Bing

    Per kete te fundit, tek filmi i sipermendur, kam shkruar :

    Nese pranojme se tre filmat dokumentarė artistikė me te rendesishem te shek. te 20 per nga pesha, volumi apo fuqia artistike kane qene “Milestones“, “Shoah” dhe “Le fond de l’aire est rouge” (Horizonti eshte i kuq), me te gjith gjasat, shekulli 21, edhe pse ne fillimet e tij, ka tashmė arsye pse te mburret, mbi te gjitha me dokumentarin 8 orėsh “Tie Xi Qu: West of the Tracks” (aka :”A l’Ouest des rails”) te regjizorit kinez Wang Bing : historia 8 oreshe agonisė se Kombinatit me te madh Metalurgjik ne bote.

    Dhe ashtu sikurse tek "The Ditch" (Hendeku), regjizori vazhdon punen e tij (mė shume se titaneske !) per arkivimin e Historise moderne te Kines. Kesaj rradhe, ne qender te dokumentarit te tij (qe ne fakt, eshte mė shume fiksion se sa treēereku i filmave qe dalin sot ne kinema!), eshte Fenming, nje grua kineze te te 80 : pergjate 3 oresh non-stop tregon historine e saj te internimeve ne fund te viteve '50 dhe pastaj ne fund te viteve '60, ne epoken e Mao Ce Dunit.



    Ky eshte pothuaj i vetmi plan filmik (me dy-tre perhasjtime te vogla) qe shihet pergjate gjithe kohes sa zgjat filmi. Gjithshka eshte e bazuar tek fjala e saj.

    Mua me pelqeu; nuk ndjeva te merzitem asnje moment te vetem pergjate 3 oreve. Megjithate, mendoj se fjala e Fenmingut nuk arrin te kthehet teresisht ne hipnoze. Ndofta u ka dashur filmuar edhe mė shume, edhe mė gjate deshmia e saj pasi vetem nga treēereku i filmit ndjehet se heroina "humbet" teresisht ne rrefimin e saj. Ndofta u ka dash qe regjizori te beje nje perzgjedhje tjeter, dhe jo ate te regjistrimit non-stop, pergjate 3 oresh brenda nje pasditeje, te deshmise ne fjale.
    Gjithsesi, pune fort e levdueshme


    7.6




    trailer :

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •