Nuk plotesokam kushtin e gjuhes.. ( Italisht aq sa mbaj mend une qe " once upon a time in albania" sdo jem ne gjendje ta kuptoj ashtu sic duhet. Po do e provoj njehere, I will give it a try
![]()
Nuk plotesokam kushtin e gjuhes.. ( Italisht aq sa mbaj mend une qe " once upon a time in albania" sdo jem ne gjendje ta kuptoj ashtu sic duhet. Po do e provoj njehere, I will give it a try
![]()
Duke qene se kish dale ne kinema gjate muajve te verės, mė kish mbetur pa pare ky film i 2011-s; kisha nje fare deshire, kryesisht per temen. Dhe ē'eshte interesant, eshte konstatimi se sot, ne kinematografi, inteligjenca apo philosophical questioning pa hilé, vijne rralle e me rralle nga filmat autorialė, dhe shpesh e mė shpesh nga blockbuster-a amerikanė siē eshte ky ne fjale : nje film me nje motion-capture tmerresisht te shemtuar. E ēuditshme !
C'dua te them ?
Po ja per shembull, vjet Lars Von Trier-i dhe Almodovari, qe te dy bene nga nje film; te dy jane regjizore tashme te konfirmuar. Por as njeri, as tjetri, nuk mė duket se i kane shkuar deri ne fund, nepermjet filmit te tyre te fundit, asaj qe kane filluar, asaj qe kane dashur te thone, ose siē e quaj mė lart, philosophical questioning te tyre. Dhe hop, del nje Ruper Wyatt, nje zanatēi hollywoodi (qe eshte evidente qe estetikisht ka gusto leshi !) por... qe arrin te thote jo pak gjera inteligjente dhe interesante ne filmin e tij ! Ndofta pikerisht sepse nuk e koncepton kinematografine si "ēeshtje gustosh" ! Ndofta !
"Rise of the Planet of the Apes" eshte nje prequel, pra historia qe ai trajton (si ja moren majmunėt pushtetin njeriut) ka ndodhur me pare se Ngjarja vetė, pra perpara se historia e njohur tashme e "Planet of the Apes" (Planetit te majmuneve) te Tim Burton-it (2001). Duke qene se eshte prequel, mua mė duket se merita e filmit, ose edhe mė sakte merita e regjizorit (pasi historia, ne vetvete, ka qene tashme e njohur prej dekadash) qendron ne atė se si ai e trajton fatalizmin, ose edhe mė sakte, fatalizmin e ketij prequel-i : spektatori e di tashme se majmunet do t'ja marrin pushtetin njeriut, pra s'ka rrugedalje. Nga ana tjeter, regjizori nuk mund te luajė karten e nje suspensi te ndonje alternative tjeter : per shkak te nje gabimi te vete njeriut, njerezimi e humb definitivisht pushtetin mbi Boten. Por ajo qe mu duk interesante ishte fakti qe majmunet, kete gje nuk e shohin si nje mundesi per te marre pushtetin, por thjesht si nevoje ! Dhe ne fakt, filmi nuk trajton temen e pushtetit (ne sensin e moralit te pushtetit - i mire, i keq); ne te nuk flitet per 'te mire e per te keqinj', por thjesht per nje gabim, nje gafė.
I them keto gjera, sepse mua me duket se "Rise of the Planet of the Apes" eshte shume here mė tragjik dhe i trishtushem se "Melancholia" e Lars Von Trier-it (qe po ashtu trajton temen e fundit te botes) dhe shume here mė i pa-parashikueshem filozofikisht : filmi i ben gjyqin nje deshire te fshehte nga ana e vete njeriut : shuarjes se rraces se tij. Fundin e Botes (ose me sakte, fundin e ekzistences se njeriut ne kete bote), njeriu e ka ne vetvete, e ka ne natyren e tij te fshehte, e ka si menyre te ekzistuarit ne kete bote. Pra, aktivitetet e mire-organizuara te tij (pra te njeriut), tentojne pikerisht drejt ketij fundi ! Njeriu punon per te shkaterruar ate qe nderton.
Pra, edhe pse filmi eshte i parashikueshem per nga skenari (perderisa eshte prequel, dihet paraprakisht si do zhvillohet ngjarja), pikeshikimi regjizorial me pelqen, eshte radikal, jo pikeshikim melodramatik (ne kuptimin e keq qe i eshte dhene kesaj fjale).
Nje tjeter merite e filmit (dhe qe me duket se shkon kunder rrymes se producenteve hollywoodianė) eshte anti-paternalizmi i tij : paportet baba-bir jane shume iteresante ne film dhe jo te ujdisura.
Per shembull : babai (ne film) nuk i shpeton vdekjes, as nuk arrin te pajtohet me te birin (James Franco), i cili sigurisht qe do donte ta shpetonte te jatin, gjithe duke mos qene i afte te jete vete baba : eshte i jati i tij ai qe i jep nje emer femijes-majmun ! Shume me vone, James Franco kupton se ai vete eshte babai i vertete i majmunit dhe i duhet te paguaje konsekuencat. Jo pak per nje film hollywoodian, apo jo ??!
Por edhe per raportet midis James Franco-s dhe femijes-mamun qe ai vete e ka rritur dhe pastaj burgosur, ka jo pak gjera interesante. James Franco i hap deren e kafazit dhe i propozon atij te kthehet ne shtepi. Por tashme eshte shume vone : majmuni-femi eshte plagosur dhe s'ka mė shanc te dyte per tu rikther ne shtepine e ngrohte e te vizatoje rrathė ne muret e dhomes se tij ! Iku ajo kohe ! Ai ka plane te tjera, ka te tjera nevoja. Ne fund te filmit, James Franco kthehet te shikoje femijen-majmun te tij dhe ben nje tentative te fundit duke perdorur emocionin baba-bir : edhe kete rradhe, reaksioni i majmunit eshte i qarte : tashme ai flet dhe, nepermjet fjales-armė, eshte bere autonom. Shtepia e tij tashme nuk eshte ajo e James Franco-s, por... bota, planeti Tokė. Dhe qe nga ky moment, filmi propozon qe ne si spektatorė te bejme dallimin midis nocionit njeri(human) dhe nocionit qenie . Dhe filmi luan jo pak me kete ambiguitet, nepermjet nocionit te fjales. : te qenit njeri eshte diēka qe i jepet ēdo qenieje njerezore, qe flet ose jo; ndersa te qėnit, pra thjesht te ekzistuarit, fitohet !
Me gjithe keto merita, per fat te keq, kinematografikisht, filmi eshte nje lemeri e vertete (estetike pertace, cliché-ske... etj etj). Keshtu qe, per mua personalisht, sado e larte te jete nota per permbajtjen, nota per formen do te ishte kater.
Keshtu qe mestatarja i bie... 6.5 (ose thene ndryshe : sa gjynah qe keto gjera, regjizori nuk ka dash (mundur ?) ti thote mė hijshem, mė artistikisht)
trailer i filmit :
Per inat te ceremonise Oscar, une pashe nje film amerikan te 2011-s qe nuk ishte nominuar fare per ceremonine e fustaneve, por qe mua ... me pelqeu fare fare :
Regjizor i "In Time" eshte Andrew Niccol, ai qe ka pas bere "Gattaca". Ate qe ka te veēante dhe intriguese ky Andrew Niccol, eshte fakti se eshte vete skenarist dhe vete regjizor ne filmat e tij : te tille, numerohen me gishtat e dores ne Hollywood ! Per me teper, seē ka diēka autentike ne filmat e tij : fanta-shkenca perzihet organikisht me realen, gjė qe, siē kam shkruar per filmin "I'm number Four" : "filmi ruan kepin (le cap), ruan pragun e realizmit, edhe kur nderhyn elementi fantastik. Pra, per mua, filmi eshte i besueshem, edhe pse eshte i gjinise fantastike. Ose, siē thuhet rendom ne shqip, ne blog-et dhe forumet per filmat, ai eshte realist".
Historia e "In Time" eshte e shkelqyer dhe s'ka ku te shkoje mė intriguese : ne nje te ardhme te afert, te modifikuar gjenetikisht, njerezit nuk plaken kurrė pas moshes 25 vjeē. Por nga ana tjeter, KOHA zevendeson PARANĖ keshtu qe pas kesaj moshe, duhet me fitu KOHĖ qe te mos vdesesh. Perndryshe, i bie te vdesesh ne moshen ... 25 vjeē !
Mė njeren ane, jane te pasurit, qe akumulojne kohė me dhjetra e dhjetra vite, biles edhe me qindra vite; m'anė tjeter, jane te varfrit, qe lypin (kohė), vjedhin, ose marrin borxhe (marrin kohė-borxh) te njeri-tjetri, nje apo dy dite, sa per te jetuar nje apo dy dite me teper.
Ne nje klimė te tille, heroi kryesor i filmit (Justin Timberlake - i hatashem dhe shume here mė teper i mire si aktor se sa si kengetar !), i akuzuar gabimisht per nje vrasje, merr arratinė, duke marre peng nje bukuroshe ultra te pasur.
Zakonisht, filmat hollywoodiane me skenar kaq intrigues dhe interesant, e 10sin kur vjen puna tek mizaskena : me sebepin per te nxjerre sa me shume fitim, ca nga paaftesia e regjizorit, ca nga gustot mizerabėl qe ata kane, filmi del nje pallagjyrė e vertete.
Ndersa "In Time" i shpeton nje mallkimi te tille : Andrew Niccol qenka regjizor jo vetem ambicioz (skenari eshte vertet origjinal dhe permbledh brenda disa nga temat mė bashkekohore si 'rina e perjetshme', 'paraja-kohė' etj etj), por edhe i talentuar : me nje skenar te tille (arratia e nje ēifti qe ndiqet nga pas), ne fakt, filmi nuk eshte veēse nje remake (i shkelqyer !) i filmave legjendarė si "High Sierra" (Raoul Walsh, 1941) apo "They live by night" (Nicholas Ray, 1949). Biles heroina kryesore (Amanda Seyfried) http://s.plurielles.fr/mmdia/i/95/1/...ujquz_2041.jpg
nuk eshte veēse nje homazh i Anna Karinės se "Pierrot le fou" te Godard-it (1965)
Ose, nese do ta thoja disi ndryshe, ne nje fare menyre eshte kinofilia ajo qe e ka shpetuar filmin e Andrew Niccol nga rėnia ne hollywoodianizėm cheap. Gje qe, sigurisht, regjizori e ka paguar me mos-nominimin qofte dhe nje here te vetme per Oscar !
Por... : who cares ???!
9.9 !
trailer i filmit :
I ka ardhur rradha nje Zonje te madhe te artit te 7, shume te madhe biles : regjizores belge Chantal Akerman :
Nese ajo do te lexonte keto qe shkruaj, regjizorja do me zinte me drł, pasi zor se ajo vete e konsideron veten Zonje, aq me pak - te madhe ! Por nje epitet te tille une ja vura per hater te respektit te pamate qe personalisht kam per punet e saj, per filmat e saj.
Akerman (lindur ne 1950) thote se vendosi te behej regjizore andej nga viti 1965, pikerisht kur pą ne kinema "Pierrot le fou" te Godard-it. Pra kur kishte 15 vjeē ! Ajo ē'ka e ndihmoi me se tepermi ne karrieren e saj (besoj se edhe per fjalen 'karriere', Akerman do mė zinte prap me drł !), ka qene qendrimi ne USA per disa kohe, ku dhe u njoh me avant-garden amerikane (mbi te gjitha me filmat e videoastit Michael Snow, bazuar kryesisht tek shtriqja e kohes se filmit).
Ne 1975, Chantal Akerman, 25 vjeēe, realizon filmin e saj te trete : "Jeanne Dielman, 23 quai du commerce, 1080 Bruxelles", ose i njohur shkurt edhe si "Jeanne Dielman". Pikerisht ai film mund te hyje pa frike ne rrethin e ngushte te atyre qe mund te quhen "filma-ngjarje ne Historine e Kinematografise". Ketu nuk eshte fjala per ndonje sukses publik te filmit, as per ndonje incident apo eveniment te veēante lidhur me tė por per diēka tjeter : per rendesine qe ai paraqet per vete kinematografine si art, i cili ka njohur disa filma-ngjarje te tilla, per shembull :
-"Birth of a Nation" (1915) e Grifith, konsideruar si metrazhi pare i gjate i Historise se kinemase
- "Atalante" i Jean Vigo (1934) si nje nga filmat-poeme te pare, bashke me ata te Murnau (Faust, Sunrise, Tabu)
- filmat e Chaplinit pas 1930-s, cilesia artistike e te cileve beri te mundur marrjen seriozisht ne konsideratė te zerit dhe triumfin definitiv te filmave me zė.
- "Rebel Without a Cause” (1955) i Nicolas Ray-t (me James Dean), i xhiruar ne CinemaScope (perdorimi i objektivit deformues) qe shikohej deri atehere me shumė skepticizėm nga kinofilėt e atyre viteve (njesoj si sot me 3D !!)
- "Avventura" e Antonionit (1960), pa dyshim filmi i pare i Erės Moderne te kinematografise
"Jeanne Dielman" (1975 - kam shkruar diēka per te ketu ) eshte pikerisht i ketyre permasave : gjuha kinematografike qe Chantal Akerman perdor nė tė, eshte nje revolucion i vertete ! Te pakten une personalisht, per nga vlerat formale, e konsideroj si nje nga 4-5 filmat mė mbresėlėnės qe mund te kem pare (dhe sigurisht, vlerat e filmit nuk mbeten vetem ne rrafshin e formes artistike te vepres ne fjale pasi permbajtja e tij eshte po aq e levdueshme).
C'eshte edhe mė interesante eshte fakti qe "Jeanne Dielman" eshte shfaqur edhe ne kryeqytetin e vendit te shqipeve, para dy vjetesh, ne kuadrin e Bienales se Tiranes : http://filmjournal.net/autori/2009/10/09/446/
Por edhe pas filmit ne fjale, Akerman nuk ka rreshtur ndonjehere se tentuari per te gjetur forma te reja shprehese kinematografike; ndofta filmat e saj (fiksione dhe dokumentare) nuk kane qene gjithmone 100% te arrire, pa dyshim qe jo. Por kurre amą stagnant, gjithmone kerkues ndaj vetes, gjithmone ambicioze (ne sensin mė nobel te fjales) : gjithmone bėrė me deshiren per te tejkaluar pararendesin (edhe pse, duhet pranuar se me "Jeanne Dielman", Akerman e ka vendosur ca si fort lart stekėn e kercimit te saj sė larti... ).
I tille eshte dhe "La folie Almayer" (Cmendia Almayer), filmi i fundit i saj : fort i mire, puro kinematografi ne ēdo minut te tijin, por ndofta jo teresisht i arrirė ne teresine e tij :
Filmi eshte lehtazi i bazuar ne romanin me te njejtin titull te anglezit Joseph Conrad : eshte historia e nje europiani, diku ne nje vend te Azise Jug-Lindore dhe i vajzes se tij. Dikush. Diku. Dhe disa tema te tilla si Faji, Shpetimi (redemtion), Humbja, Tjetri. Por pa me te voglin element fetar brenda, po aq sa mungesa totale e romantizmit (ndofta tipari me karakteristik i filmave te saj).
Nje nga te rrallėt filma te ketyre dy-tre viteve te fundit qe do doja ta rishihja, edhe pse nuk ka as me shume se 24 ore qe kam dale nga kinemaja... (edhe pse, 'fshehtazi' e di qe dua ta rishoh mbi te gjitha per montazhin, per te cilin regjizorja, dihet qe eshte nje Mbretereshe e vertete !!)
8.0
trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=4htK7exi8iQ
![]()
Qenka shpallur posteri i Festivalit te 65 te filmit ne Kanė (16-27 maj 2012) :
![]()
![]()
Ky filmi i pare i kesaj goces se re regjizore (historia e 4 vajzave te reja ne Tanger, qytet i Marokut) duket sikur eshte xhiruar live, si direkt. Dhe ky eshte jo vetem problemi, por edhe shkaku i problemit te filmit
i cili
rri
ne raport me "Rozetėn" (e vellezerve Dardenne)
exactement ne te njejtat raporte
qe "Kali i Torinos" (se Bela Tarr)
rri
me "Jeanne Dielman" (te Akermanit).
3.0
Per ata qe akoma lexojne, se me ka mbet i fjale e pathene per Kalin e Torinos se Bela Tarr-it. Filmi ne fjale eshte eskperienca ultime, e para ne kohe historike e kinematografike (pra jo e fundit), ku midis vuajtjes dhe dinjitetit qendron kufiri me i holle qe mund te egzistoje, dhe qe quhet pellicule , lekure e holle. Bardh e zi. Eshte hiri i djegies saq shume gjerash (tragjedish, misteresh, perrallash, njerezish, kohesh, ideologjish, absurditetesh e te qeshurash e sa shume te tjera), para se ta fryje era. Pra nostalgjia e zjarrit te fundit. Eshte caku i mbijeteses se fundit nga ku mund te kete o vdekje o ringjallje, po jo me zvarritje. Testament i djegur, i shkrumbuar, nga ku do te kete a jo kinema evropiane (por si dihet ku e ēon era). Ja pse nje artist si Bela Tarr ne vend te testamentit djeg lekuren e vet duke filmuar filmin e tij te fundit. Dhe qe ca trapa shoq te legenizmit (per te mos thene b.yth.qirise) kozmologjik nuk arrijne ta kuptojne, jo me ta shikojne, u a ka fajin lekura e holle e tyre. Mendafsh ua ka qejfi ta quajne.
"Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"
Sjöström-i e ka "fik driten" (nostalgjia e zjarrit te fundit) qė 85 vjet mė parė me "The Wind", ok ? Dhe e ka bere nė vetem 1 ore e gjys, pa emfaze (pa insistim, pa i meshu fare dorės !), pa asnje fjale (film memec) dhe pa pas nevoje fare per ekran te zi alla-Debord ne fund. Ka vite qe ka fryjt era, or ti detektiv i lekur-mendafshėve
Te shohesh ne kinema gjate te njejtes seance metrazhin e pare te shkurter (14 min) dhe metrazhin e parė te mesem (58 min) te nje regjizori, eshte njesoj sikur te asistosh ne lindjen e tij ! Pothuaj nuk me ish dhene kurre me pare mundesia per nje gje te tille.
Metrazhi i shkurter 14 minutesh titullohet "Le naufragé" (I braktisuri) ndersa ai i mesmi (qe zgjat 58 minuta, e qe me siguri enkas i mungojne dy minuta per tu konsideruar si metrazh i gjate !) titullohet "Un monde sans femme" (Nje bote pa gra)
![]()
Duhet thene qe ne fillim se eshte mese evidente qe nese regjizori i ri ka nje dhe vetem nje dishepull, ai eshte Jacques Rozier, nje nder 3-4 regjizoret e mi mė te preferuar ever ! (ketu kam pas shkrujt diēka per tė). Tek "Nje bote pa gra" eshte mese evidente influenca e "Du cōté dOrouėt "(1973) - nje nga filmat me te mrekullueshem te Rozier.
Ne fakt, te dy filmat i lidh nje ide e perbashket (edhe pse ne aparence, ide jo e dukshme) : monotonia. Pra te dy shtrojne pyetjen : si t'ja beje njeriu i shkrete per te qene ne kontakt gjithmone me te njejtin person (gruan, burrin, mikun, mikeshen, te dashurin te dashuren, femijen e tij (te saj), dhe te mos bjere ne mėrzi ?? E them kete, sepse ishte goxha befasuese te degjoje te njejten fraze ne dy filma te ndryshem, ne dy situata krejt te ndryshme : tek "I braktisuri", ēiklisti (i cili nuk i ka mire punet me mikeshen e tij) thote : "Sa here shikoj te dashuren time, nje si lemsh me mblidhet ne stomak"; ndersa tek "Nje bote pa gra", heroina kryesore (e cila po ashtu nuk merret fort mire vesh me vajzen e saj adoleshente), degjohet te thote ekzaktesisht te njejten gje : "femijet rriten, dhe kur vjen nje moshe, duan te ēajne ferren; ndersa ty, nje si lemsh te mblidhet ne stomak, sa here i sheh".
Megjithate, per kam nje mendim edhe mė kategorik qe do e shprehja keshtu : nese metrazhet e shkurter do ishin te shkelqyer e te mrekullueshem si "I braktisuri", nuk do shkoja mė ne kinema per te pare metrazhet e gjate !
notat :
- "I braktisuri" (Le naufragé) : 10.0
- "Nje bote pa gra" (Un monde sans femmes): 7.8
![]()
...C'hyn ketu "The wind" more i gjore? A e ke pare gje, apo e citove sepse fola per eren? Merr vesh per cilen ere e zjarr flitet or tunxh, o kaq'holle. Ty te paska syri hale mor trim. Kur vjen puna te perfolja, perqasja e filmave, qofte edhe te komenti i thjeshte, nuk di te besh tjeter pervec se t'ja fusesh kodra pas bregut duke cituar nje film tjeter a nje regjizor tjeter, tamam si ndonje pasunik qe ble e ble e ble "gjithefarellojgjerash" pa njohur asnjeren prej tyre, kjo eshte merita jote e vetme... ke pare, ke pare, ke pare (te keqen te merites). Ndryshe nuk pi uje gomari mer lale. Pra s'ke pare hic asgje. Nejse mo gjithkush sipas tagrit.
"Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"
Krijoni Kontakt