Louis Mandrin (ose i njohur ndryshe "Robin Hoodi i Frances") ka qene nje badit, kontrabandist dhe anarkist i famshem i shek XVIII, fiks para se te ndodhte Revolucioni Francez i 1789-s. Mandrin vdiq ne 1755 dhe nuk e pa ate ngjarje, por ka mbetur i famshem per "kenget e Mandrinit" te shkruajtuara pas vdekjes, fort te popullarizuara gjate Revolucionit, dhe qe i bejne jehone historise s e tij. Temen e krijimit te kengeve te tij (pas vdekjes) e trajton ne filmin e tij te ri regjizori francez Rabah Ameur-Zaļmeche (R.A.Z), regjizor qe une e konsideroj si ardhmerine e kineatografise autoriale franceze, sot per sot : filmi i tij i fundit nė 2008-n "Ceta e fundit" (Dernier Maquis) mė kish lene pa fjale dhe me kujtohet ta kem vendosur ne nje liste timen top-10 film-politik ever, krah per krah me "Salon " e Pasolinit apo "Palombella Rossa"-n e Morettit !
Pra s'kam nevoje te nenvizoj se me sa padurim po e prisja "Kenget e Mandrinit", filmin e rradhės se R.A.Z :
Qe ne fillim te filmit, bie ne sy deshira (e justifikuar!) e regjizorit per te thene disa gjera politike. Ose me sakt, disa gjera te forta politikisht, deshira per te reprezentuar nje univers te veēante, ate te baditeve, te pirateve te Historise se Frances, e sidomos per te parė se ē'rezonancė mund te kete nje botė e tille ne ate te sotmen, pra ne ate te shek. XXI.
Nuk ka si te jem me teper se dakort me keto, por problemi eshte se filmi shpesh reduktohet nė njė seri pozash, pozimesh. Per shembull, degjohen dialogje te tipit :
" - Vous campez depuis longtemps ?
- Depuis que nous sommes nés." -
(-Ju fshiheni ketu prej shume kohesh ?
- Qė kur kam lindur !)
Do te ishte njesoj sikur sot te besh nje film per te Indinjuarit, dhe replika te ishte :
-Ju e keni ngritur ēadren prej kohesh ketu ?
Dhe pergjigja : Qe prej se kam lindur !
Mė se shumti te krijohet pershtypja se po asistojme ne nje grumbullim (mbledhje) ekstremistesh te majte (asgje e keqe deri ketu !), muzika qe shoqeron eshte cool, dakort, por fundja edhe nje mbledhje te djathtesh, me perjashtim te muzikes, nje grumbullim i tille nuk do kish ndonje ndryshim te madh.
Ne fakt, problemi i fallcitetit te filmit qendron ketu (per mendimin tim ):
Nje regjizor qe ben nje film te tille, pyetja e pare qe duhet ti beje vetes nuk duhet te jete : "Cilat jane figurat e medha revolucionare historike ?" por : C'fare eshte nje trup (prej mishi dhe gjaku) revolucionari ?
Rralle me ish dhene te shihja personazhe te tille te presupozuar te jenė mendje-ndritur, sy-hapur, me koshiencė te zgjuar, por qe ne nje film te pershfaqen fizikisht (trupėrisht) kaq tė... pergjumur !
Them se R.A.Z ka dale keqas huq me kete film; por kjo nuk do te thote se nuk duhen ndjekur punėt e tij te ardhshme !
4.0
trailer i filmit :
Krijoni Kontakt