Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 125 prej 125
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Tabu"- film portugez me regji te Miguel Gomes

    Une nuk njoh ndonje regjizor tjeter te ri perveē Miguel Gomes-it i cili, qė me tė parėn, te kete goditur aq fort ne shenjė sa qe filmin e tij ta kem perzgjedhur si te preferuarin tim per X apo Y vit, siē ka qene rasti per "Fort i dashuri muaji gusht", Number ONE ne Top listen time te vitit 2009.

    Kaluan tre vite dhe portugezi Gomes (qe lexohet GomeSH, me sh-nė e famshme portugeshe), ka bere nje film te ri, "TABU", te cilin e prezantoi kete vit, pra ne shkurt te 2012-s ne Festivalin e filmit ne Berlin, nga dhe ku u kthye me ēmimin fipresci, dmth me ēmimin e Jurise profesioniste. Po behej gati nje vit qe prej shkurtit, dhe mua po me dilte nepsi per te pare filmin, sepse e dija qe e kish bere Gomes-i portugesi. Dhe per fat, edhe pse filma te tille dalin me pikatore qofte edhe ne nje vend kinofil si Franca, "Tabu" po shfaqet edhe ne kete qoshken time. Dhe puna e pare qe duhet te beja, ishte te sulesha e te shihja... TABU !

    Edhe kesaj rradhe, Gomesit i ka qare kamera! Dhe filmi ka nje sharm te hatashem prej crooner-i. Biles fare mire mund te quhet : film-crooner !

    Emri:  Tabu_NYFF.jpg

Shikime: 3662

Madhėsia:  51.4 KB

    "Tabu" eshte i ndare ne dy pjese. Ne pjesen e pare, Pilar, nje zonje grua nga Lisbona, perpiqet te ndihmoje Auroren, fqinjen e saj, nje zonje e thyer ne moshe, qe duket se eshte afer te dalurit nga mendt : Aurora prish kot mė kot paret e saj ne kazino, deliron, keqtrajton sherbyesen e saj zezake nga Bregu i Gjelber (te cilen e akuzon se i ben magji) etj etj. Aurora nje dite vdes, gjithe duke i lene nje leter komshijes, te ciles i kerkon qe te shkoje te gjeje nje farė... Gianluca Ventura!

    Kur Gianluca del ne skene, fillon dhe pjesa e dyte e filmit, dhe eshte zeri i tij qe rrefen te shkuaren e tij ne Afrike (Mozambik) me... Auroren! Filmi, qe nga ai moment kthehet ne film-pa-zė, me perjashtim te zhurmave te pyllit, te zogjve, motorrave, kengeve. Por asnje ze nuk del kur buzet levizin : Gianluca rrefen ē'ka ndodhur para gjysem shekulli, aventurat e tij me Auroren, martesa e saj me nje tjeter, dashurine e tyre klandestine... etj etj.

    Tabou eshte i gjithi ne bardh e zi. Sikurse dhe filmat, ne origjine te tyre, ne fillim te ekzistences se tyre. Dhe film mė 'kinofilik' se TABU, ne kete sens, nuk behen dy !

    Emri:  tabu.jpg

Shikime: 3534

Madhėsia:  22.6 KB

    Eshte e vertete se, ajo qe mund ta quajme kinematografi ekzigjente (por jo detyrimisht vetem ajo autoriale), i ruhet si djallit rrefimit, narracionit, pikturimit te pasioneve dhe aventurave sentimentale te cilat, ne me te shumten e rasteve, duhet ta pranojme, jane konfiskuar nga kinemaja meanstream, nga filmat ekspoitative, nga kinemaja e kokoshkave. Keshtu qe pergjithesisht, regjizoret autorialė, me se shumti i kthejne kurrizin rrefimit, per ti dhene me shume rendesi afirmimit formal (dmth per nga forma) te vepres se tyre.
    Me ē'kuptoj une, Gomes sigurisht qe e di kete, por ēuditerisht refuzon te marre nje 'qendrim' te tille, a thua se refuzon te pranoje nje ndarje te tille te kinemase, a thua se refuzon nje "rruge (te tille) pa krye", refuzon tautologjine e 'ekzigjences' dhe te 'veshtiresise', a thua se ende beson ne martesen te sharmit te fabules dhe te kerkimit formalist ne nje veper arti. Biles duket sikur nje gje te tille, Gomes e konsideron VITALE.
    Dhe mire ben : Filmi eshte i mrekullueshem e i shkelqyer ! Per shembull : guximi per ta rrefyer pjesen e dyte te filmit me ze "off" (ze komentatori), in fine, nuk ben gje tjeter veēse ēliron imazhin (nderkohe qe, normalisht, nje zė off ne nje film, ne te shumten e rasteve e fut imazhin si ne burg), zė 'off' qe duket sikur i ben imazhet e peizazheve te vallezojne, po aq sa dhe instalon nje fare flash-back-u nė gjysem-distance te kujtimeve (souvenir, souvenir) : parajsa afrikane eshte po aq e larguar sa dhe e afert, me koktejt e saj ne buze te pishines, me gjuetine dhe lojrat e ping-pongut, me ekzotizmin e saj po aq te pacenuar sa dhe te vjeteruar, me personazhet e saj crooner !

    Emri:  tumblr_ma6pyoQ22t1qzxiujo1_500.jpg

Shikime: 3501

Madhėsia:  19.3 KB

    E gjitha kjo kthehet ne rezonance te bute : Lisbona dhe Afrika, e sotmja dhe e djeshmja, tamam si kenga "Be my baby" e "the Ronettes"– qe interpretohet ne Mozambikun e vitet '60 ! Gjithshka eshte funy, sepse gjithshka qe normalisht duhet te ishte kontradiktore, kthehet ne 'ngjashmeri', kthehet nė rimė ! Ndofta ketu duhet gjetur dhe arsyeja qe filmi i merr borxh titullin njerit prej filmave me te bukur te historise se kinemase, "Tabu" te Murnau (ne vitin e larget 1931) : innamoramentoja kinofilike do ishte diēka nevrikosese nese nuk do behej fjale per "diēka tjeter" : Gomes merr deri dhe dy nen-titujt e filmit te Murnau, por i kthen bythmbrapsht : parajsa e humbur tashme eshte pjesa e pare e filmit, jeta ne Lisbone. E dyta, ajo ne Afrike, parajse e rigjetur, eshte po aq e humbur, ose me sakte, e rihumbur : Gianluca largohet nga Afrika, po ashtu Aurora : dashuria e tyre nuk i shoqeron mė ne ditet e fundit te jeteve te tyre.

    Duket sikur vete Gomes beson tek permbysja e kohes. E kohes njerezore dhe asaj kinematografike. Qe te jep shijen e kerkimit te Parajses, ose me sakte, rigjetjen e nje moshe te Re te arte te formave dhe pasioneve. Dmth nje Parajse te Re per Artin. Diēka te tille duket se ben dhe tailandezi Weerasetakhul, ose filipinasi Raya Martin, nga me te talentuarit e regjizoreve aktuale bashke me portugezin ne fjale. Tek te tre, ka diēka krejt te ndryshme nga perpjekja ne vitet '80-90 e regjizoreve te asaj kohe, me se shumti volontariste dhe manieriste : ne kete dekade te dyte te shek te XXI, me se shumti duket se ka nje perpjekje per nje kercim te vertete ne te 'kaluaren', ne sensin qe e Shkuara te kthehet ne Emer te Ri te se Resė.

    Vezullues dhe... so crooner !

    nota : 10.0

    web-site i filmit : http://adoptfilms.net/tabu

    trailer i filmit :

  2. #122
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kurre nuk kam lexuar nje reēensim kaq origjinal dhe sintetik. Komplimentet e mia ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Life of Pi" - film amerikan me regji te Ang Lee

    Emri:  Life-of-Pi-Poster.jpg

Shikime: 2110

Madhėsia:  33.4 KBVetem kur dola nga kinemaja e mora vesh se tigri qe kisha pare ne 3D pergjate 2 oresh kish qene... tiger dixhital ! Nderkohe qe, ose e kisha menduar prej verteti, ose nuk e kisha pyetur fort veten per kete gje
    Por kjo eshte shenje e mire, pasi provon se per nga efektet teknike, filmi eshte vertet i arrire. Biles dhe 3D, eshte ndofta hera e pare (per nje film amerikan) qe mu duk se ishte perdorur ne menyre organike, pra ne funskion te mizaskenes se filmit, te narracionin te tij. Sigurisht sigurisht, nganjehere ka ndonje budallallek 3D te tipit 'ndryshim i lenteve (focals) per te orientuar shikimin e spektatorit', ose ndonje skene banale ku nje pirun merr vlera dramatikisht gjigandeske per hiēgje ! Por hajt mo, ca proēkulla po ja falim

    Shkurt, "Life of Pi" per mua ishte nje surprize per mire : ne fakt, nuk behet fjale fare (po fare amą) per nje 'film-per-femije', dhe kjo fale kompleksitetit te tij dhe sidomos karakterit te tij monochord (nderkohe qe, shumica e prodhimeve hollywoodiane, jane shpesh nje perzierje e disa regjistrave regjizoriale, vetem e vetem se "mos na merzitet spektatori" e qe u jep atyre nje aspekt prej video-clipi qe me shume eksiton, sesa intrigon shqisat). Nje nga pasojat e monochorditetit te levdueshem te "Life of Pi" duhet te shpjegoje faktin se jo pak spektatore dolen nga salla pergjate shfaqjes se tij : me siguri ata prisnin nje film argetues-femijeror, te tipit kartolinė postale, siē propozon rrejshem posteri i filmit. Por per fat, jo vetė filmi !

    Sigurisht, regjizor i tij nuk eshte dokushdo, eshte Ang Lee, regjizor i "Brokebuck mountain", "Lust, Caution", "Hulk" (atij te 2003-shit), "Crouching Tiger, Hidden Dragon". Por duke patur parasysh se adaptimi i romanit me te njejtin titull ekzistonte si projekt prej dhjetra vjetesh, ekzistonte frika qe Ang Lee te kish aplikuar thjesht kerkesat e hollywoodit dhe kaq. Po jo ! Per fatin tone, regjizori zgjedhon (siē zgjedhohet nje folje) nje estetike surealiste me nje tjeter hiper-realiste ! Biles bukuria e tigrit me beri te kujtoj nje tablo te salvadore Dalise :
    Emri:  dali-tigres.jpg

Shikime: 2111

Madhėsia:  16.6 KB

    Dy fjale per historine e filmit : pas nje femijerie te kaluar ne Pondicherry, indiani 17 vjeēar Pi Patel niset me prinderit e tij per ne Kanada, per te filluar nje jete te re. Anija e udhetimit permbytet dhe heroi yne gjendet i vetem ne nje varke-shpetimi. Ose me mire, pothuaj i vetem, por jo i vetem fare-fare : Richard Parker, tigri i kopeshtit zooligjik te te jatit (qe po ashtu po transferohej per ne Kanada), ndodhet... ne varke ! Instikti i mbijeteses i ben dy heronjte te perjetojne nje odisé jo banale.


    nota : 7.9

    trailer :

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    TOP-TEN imi pėr 2012-n :

    10 filmat e mi te preferuar per vitin qe kaloi (click ne secilin prej titujve per komentin perkates per secilin film):

    1. “Faust” - film ruso-gjerman me regji te Alexandr Sokurov

    Emri:  7749723899_faust.jpg

Shikime: 2179

Madhėsia:  25.9 KB

    2. “Into the Abyss” - film amerikan me regji te Warner Herzog

    Emri:  abyss-poster_280x415.jpg

Shikime: 2193

Madhėsia:  28.3 KB

    3. "Tabu" - film portugez me regji te Miguel Gomes

    Emri:  poster.jpg

Shikime: 2356

Madhėsia:  46.8 KB

    4. "Aurora" - film rumun me regji te Cristi Puiu

    5. "Killer Joe" - film amerikan me regji te William Friedkin


    6. "In Another Country" - film koreano-jugor me regji te HONG Sang-soo

    7. "21 Jump Street" - film amerikan me regji te Phil Lord & Chris Miller


    8. "Moonrise Kigdom" - film amerikan me regji te Wes Anderson

    9. "The Girl With The Dragon Tattoo" (MILLENIUM) - film amerikan me regji te David Fincher

    10. "Life of Pi" - film amerikan me regji te Ang Lee


    vijojne :

    11. War Horse - film amerikan me regji te Steven Spielberg

    12. Like Someone In Love - film japonez me regji te iranianit Abas Kiarostami

    13. J. Edgar - film amerikan me regji te Clint Eastwood

    14. The Avengers - film amerikan me regji te Joss Whedon

    15 “We Bought A Zoo” - film amerikan me regji te Cameron Crowe

    16. The day he arrives (Hong sang-soo, Kore e Jugut)

    17. Le marin masqué [marinari i fshehur] (Sophie Letourneur, France)

    18. La Folie Almayer (Chantal Akerman, Belgjike)

    19 Un Monde sans Femmes (Guillaume Brac, France)

    20. Saudade (Katsuya Tomita, Japoni)



    Jo keq :

    21. Projet X (Nima Nourizadeh, USA)

    22. Fengming (Wang Bing , Kine)

    23. Paperboy ( Lee Daniels, USA)

    24. L'estate di Giacomo (Alessandro Comodin, Itali)

    25. Avé (Konstantin Bojanov, Bullgari)

    26. Magic Mike (Steven Soderbergh, USA)

    27. Camille (Noémie Lvovsky, France)

    28. Twixt (Francis Ford Coppola, USA)

    29. Pas betejes (Yousry Nasrallah, Egjipt)

    30. Keep the Lights On (Ira Sachs, USA)

    31. Skyfall (Sam mendes, Angli )

    32. Looper (Rian Johnson, USA)

    33. God Bless America (Bob Goldthwait, USA)



    C'ka...

    34. Holy Motors (Leos Carax, France)

    35. Cesar deve morire (Paolo et Vittorio Taviani, Itali)

    36. Duch (Rithy Panh, Kamboxhia)

    37. Terraferma (Emanuele Crialese, Itali)

    38. Laurence Anyways (Xavier Dolan, kanada)

    39. Barbara (Christian Petzold, Gjermani)

    40. Elena (Andrei Zviaguintsev, Russie)



    Ncuq... :

    41. Bellflower (Evan Glodell, USA)

    42. Cosmopolis (David Cronenberg, Kanada)

    43. Toka e dhunuar (Michale Boganim, UkraHine)

    44. I wish (Kore-Eda Hirokazu, Japoni)

    45. Oslo, 31 gusht (Joachim Trier, Norvegji)

    46. Kenget e Mandarinit (Rabah Ameur-Zaļmeche, France)

    47. Dark Shadows (Tim Burton, USA) ē'shgenjim nga Burton... smiley

    48. Chronicle (Josh Trank, USA)

    49. Sur la planche (Leļla Kilani, Marok)

    50. Hanezu (Naomi Kawase, Japoni)

    51. Take Shelter (Jeff Nichols, USA)

    52. Amour (Michael Haneke, France)

    53. Je suis une ville endormie (Sébastien Betbeder, France)

    54. La vida util (Federico Veiroj, Uruguaj)

    55. - Hashoter [polici] (Nadav Lapid, Izrael)

  5. #125
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Pėr: Kino-ditari 2012

    nga top 10 qe ke vendosur vetem numrin 10 kam pare dhe me ka pelqyer tej mase.
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •