Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 125
  1. #101
    Vėshtir Pėr Ta Kuptuar Maska e Dj_PiRoMaN
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Vendndodhja
    TeToVė
    Postime
    362
    SAFE
    Loneliness brings pain and pain makes you a genius... ;)

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    sipas "Sight and Sound" :

    Qe prej vitit 1952, revista britanike "Sight and Sound" boton ēdo 10 vjet "top-50" te filmave me te mire te te gjitha koherave.

    Kete vit jane pyetur 846 kritike kinemaje, programatorė, profesore kinemaje, distributorė etj etj, kryesisht anglo-saksone (Angli & USA), por edhe disa europiane, aziatike etj.

    Lista e plote (top-50) me komente eshte ketu, tek web-site i "sight & sound" :



    top-50 :

    1. Vertigo (hitchcock)
    2. Citizen Kane (welles)
    3. Tokyo Story (ozu)
    4. La rčgle du jeu (renoir)
    5. Sunrise (murnau)
    6. 2001: A Space Odyssey (kubrick)
    7. The Searchers (ford)
    8. Man with a Movie Camera (vertov)
    9. The Passion of Joan of Arc (dreyer)
    10. 8 1/2 (fellini)


    11. Battleship Potemkin (Eisenstein)
    12. L’Atalante (Vigo)
    13. Breathless [ą bout de soufle] (godard)
    14. Apocalypse Now (coppola)
    15. Late Spring (ozu)
    16. Au hasard Balthazar (bresson)
    17. Seven Samurai (kurosawa)
    18. Persona (bergman)
    19. Mirror[zerkalo] (tarkovsky)
    20. Singin’ in the Rain (donen & kelly)

    21. L’avventura (antonioni)
    22. Le Mépris (godard)
    23. The Godfather (coppola)
    24. Ordet (dreyer)
    25. In the Mood for Love (wang k.ar-Wai)
    26. Rashomon (kurosawa)
    27. Andrei Rublev (tarkovsky)
    28. Mulholland Dr. (lynch)
    29. Stalker (tarkovsky)
    30. Shoah (lanzmann)

    31. The Godfather Part II (coppola)
    32. Taxi Driver (scorsese)
    33. Bicycle Thieves (de sica)
    34. The General (keaton)
    35. Metropolis (lang)
    35. Psycho (hitchcock)
    36. Jeanne Dielman (akerman)
    37. Sįtįntango (tarr)
    39.The 400 Blows (truffaut)
    40. La dolce vita (fellini)
    41. Journey to Italy (rossellini)
    42. Pather Panchali (ray)
    43. Some Like It Hot (wilder)
    44. Gertrud (dreyer)
    45. Pierrot le fou (godard)
    46. Play Time (tati)
    47. Close-Up (kiarostami)
    48. The Battle of Algiers (pontecorvo)
    49. Histoire(s) du cinéma (godard)
    50= City Lights (chaplin)
    50= Ugetsu monogatari (mizoguchi)
    50= La Jetée (Chris Marker)

    Disa konstatime :

    - Te vetmin film nga lista e qe e ka pas transmetu TVSH-ja para renies se kamunizmit ka qene "Beteja e Algjerit" qe figuron ne vend te 48

    - Regjizori me shume i cituar eshte Godard, me 4 filma, pastaj vjen Dreyer, Coppola dhe Tarkovsky me 3, pastaj Ozu e Fellini me dy

    - Bie ne sy mungesa e ndonje filmi te Bunuel-it, por eshte e vertete qe ai ka bere vetem filma te shkelqyer, dhe eshte gati e veshtire te veēosh ndonje nga tufa

    - Ne liste figurojne vetem tre filma te ketyre 20 viteve te fundit : "Mulholland Drive" e Lynch-it (ne vend te 28), "In the mood fot love" e Wong K.ar-wait dhe "Satantango" e Bela Tarr.

    - 'Stalkeri' im eshte ne vend te 29

    - I vetmi film me metrazh te shkurter qe figuron ne liste eshte ai i Chris Marker "La jetée" !

    - Nese ka nje film qe me jep realisht kenaqesi ta shikoj ne kete liste gjithsesi konvencionale, eshte ai i vendit te 36, pra ai i regjizores belge Chantal Akerman : "Jeanne Dielman", qe eshte per mua nje nga 3-4 filmat me te rendesishem te historise se kinemase, per nga risia qe sjell ne forme (dmth edhe ne permbajtje).

    - Filmin qe figuron ne krye te listes ne fjale do ta vija po ashtu me shume deshire ne nje top-5 'all time' timin !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 08-08-2012 mė 06:17

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Magic Mike" - film amerikan me regji te Steven Sodergerg



    Ne vitin e larget 1989, kur regjizori amerikan Steven Soderbergh fiton palmen e arte ne festivalin e Kanes me "Sex, Lies ans Videotape" (Seks, rrena dhe video) nuk ishte veēse 26 vjeē, duke hyre keshtu ne histori si regjizori mė i ri qe rremben ate ēmim. Pa harruar se behej fjale per filmin e pare fare fare te tij ! Nje zbulim i vertete

    Jo fort i ndjeshem ndaj sirenave komerciale te Hollywoodit, Soderbergh me pas tenton disa filma te natyres indipendente ("Kafka", "King of the Hill"... etj) por qe rezultojne deshtime persa i perket suksesit financiar (gje normale ne USA...). E megjithate, kjo i dha atij nje far statusi te nje regjizori te ri vertet te talentuar. Per me teper qe Soderbergh eshte nga ata qe di ti beje te gjitha: edhe regjizorin, edhe producentin, edhe montazhierin, edhe kameramanin, edhe... . Keshtu qe nuk u 'dekurajua'.

    Me pas ai realizon Oqeanet e tij (11, 12, 13...) por une nuk nuk kam pare ndonjehere asnjerin prej tyre, keshtu qe nuk mund te shprehem per to; Pastaj vijne 'Traffic' qe nuk me eshte dukur i keq, po ashtu 'Erin Brokovitch' (goxha i mire biles!). Ndersa duke filluar nga 2006, i kam ndjekur rregullisht ne kinema ato ē'ka ka realizuar : keshtu "Bubble" me kish lene skeptik; Che Guevara i tij me pat pelqyer ą la folie (per mua, ai film eshte jo vetem kryevepra e Soderbergh-ut, por filmi i tij mė intim, mė personal); pastaj po aq skeptik me ka lene "The Girlfriend experience" nderkohe qe "The Informant!" me pat ngazellyer si film. ndersa i parafundit qe nxori vjet, pra "Contagion" me qe dukur pa interes dhe i kollajshem per nje regjizor qe ka dhene shuume here me shume se kaq.

    Midis epitetit -i mbivleresuar- dhe -i ngrėnė ne hak- , nuk di njeriu i shkrete ku ti vendose 23 filmat (ne 24 vite karriere) te Soderbergut, per me teper qe "Magic Mike" eshte filmi i parafundit i tij : regjizori ne fjale ka deklaruar se, pas filmit te tij te ardhshem qe del ne kinema ne 2013-n, ai do te pushoje sė beri filma dhe do nderroje profesion (kjo me pelqen ne fakt, sepse perkedhel nje ide te hershme timen, sipas se ciles ata regjizore autorialė qe e ndjejne se i kane thene ē'kane patur per te thene, mė mire te nderrojne zanat se sa te perserisin veten- per ti rene shkurt). Por qe ka diēka prej radikaleje ne vepren e tij, kjo nuk do as men as kalem.
    Dhe "Magic Mike", ku mund te pozicionohet ne kete krijimtari sa radikale aq dhe te qete (nganjehere deri dhe te qullet) te Soderbergut ?

    Nese tek "Girlfriend experience" regjizori trajtonte temen e nje vajze te re amerikane e cila me gjithe dijenine e te dashurit te saj prostituoet, "Magic Mike" rrefen nje Amerike nen sunlight e Florides, rrefen historine e Majkut (Mike), nje djali tek te tridhjetat (rolin e luan Channing Tatum) qe punon diten si murator dhe naten si stripper ne nje disko striptize, gjithe duke enderruar qe nje dite te behet entrepreneur; Mike ze shoqeri me nje murator te ri, Adamin, te cilit i propozon po ashtu nje vend tek ndermarrja e striptizes. Adami ka nje moter...

    "Magic Mike" ben fjale per mardheniet e amerikaneve me fuqine (the power), sigurisht jo ne sensin fizik te fjales, edhe pse pershfaqja, vizualiteti i filmit e ben kete gje pikerisht permes fizikes, pra permes muskujve. Kete rradhe Soderbergu duket se interesohet per gjinine mashkullore, dhe ketu me duket se ka diēka mė specifike per tu vrojtuar. Por per kete, duhet ti rikthehemi filografise se tij ne nje sens tjeter :
    Soderbergu duket tip ekseprimentuesi, qe ka dashur ti provoje te gjitha. Jo vetem qe emri i tij tek gjeneriket e filmave (gjithmone te tij) figuron ne funskione te ndryshme (montazh, kameraman... etj etj, biles nganjehere edhe me pseudonime), por edhe zhanret qe ka levruar jane krejt te ndryshem : nganjehere remake, nganjehere biopic, nganjehere fanstiko-shkencorė, nganjehere komedi sentimentale, nganjehere thriller; po ashtu edhe per nga stili, duket tip qe i ka provuar te gjitha : flash-back, ngadalesim imazhi, kalim nga ngjyrat ne bardh e zi.
    C'ngelet tjeter ? Ngelet per nga gjinia, per nga seksi. Dhe po ta shikosh me vemendje, edhe nga ajo ane, Soderbergu ka filmuar te dy sekset me nje barazi gati perfekte : duke filluar nga filmi i tij i pare "sex, rrena dhe video" (ku filmon dy meshkuj dhe dy femra qe duhen ne pothuaj gjithe kombinimet e mundshme) e duke perfunduar me "Magic Mike" (nje stipper-mashkull qe i ka ardh ne maje te hundes te veshe tanga ēdo mbremje per te eksituar gjinine femerore), ne thelb behet fjale per te njejten gje : ndryshimi i kaheve te arketipeve mashkull-femer. Fundja keshtu ka qene edhe tek Erin Brockovich (gra avokate qe u linin burrave te tyre te mbanin femijet) ose tek "girlfriend experience" (nje vajze e re qe prostituoet me dijenine e te dashurit). Me kete, nuk dua te them se Soderbergu idealizon seksin e kundert te atij (asaj) qe filmon ne X film, as nuk i bie "shkurt" si Tarantinoja (per te cilit, femrat jane superiore ndaj meshkujve dhe ka vdek ajo pune!). Me se shumti behet fjale per nje fare barazie : meshkujt dhe femrat, per tė, duket se jane dy variabla te nje ekuacioni. Ose edhe me sakte : bota, e shikuar si nje far' lisharseje, ku kemi hypur te gjithe dhe mbahemi nepermjet dy kembeve : njera mashkullore, tjetra femerore. Edhe pse, nuk duhet patur ndonje iluzion i madh (duket se na thote regjizori) : raportet njerezore, edhe pse te ngarkuara me deshira, besime e mosbesime, prap se prap mbesin kalimtare, te perkohshme. Njeriu, cilido qofte seksi i tij, eshte bashkudhetar i vetmise...

    Pesimizem quhet ndryshe.





    nota e filmit : 7.8 (por pse jo dhe 8.7)

    Trailer :
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Nje lajm entuziast : me ne fund trailer i "PASSION", filmit te ri te njerit prej regjizoreve me te talentuar te viteve '70-'80 Brian De Palma (regjizor i "Sisters", "Carrie", "Obsession", "Blow Out", "Scarface", "Body double", "Raising Cain", "Carlito's Way")

    http://www.youtube.com/watch?feature...&v=kveNw8uD2kY


    Me te gjitha gjasat, rikthim i De Palma-s ne epoken e tij te famshme te viteve '80!


  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Topat e verės

    Sado femijėrorė e naivė ne dukje, top ten-et (dhe ne pergjithesi listat e filmave) gjithmone kane qene 'loja' me e veēante e kinofilise. Me shume se nje konkurence midis filmash, interesi i tyre duhet pare mbi te gjitha tek fakti i ndihmes qe ato japin per te na rifreskuar memorjen me tituj dhe emra regjizoresh. Ashtu si me topat e plazhit, zbavitja me to gjate veres eshte plotesisht e keshillueshme !

    Ja disa gjuajtje me top per kete sezon :

    Top10 i filmave te preferuar te regjizorit (nuk ka ku te shkoje mė kinofilik) Martin Scorcese (ne kuadrin e top-50 'all time' nga revista 'signt & sound') :

    10 filmat (sipas rendit alfabetik) :

    - 2001: A Space Odyssey (1968, Stanley Kubrick)

    - 8½ (1963, Federico Fellini)

    - Ashes and Diamonds (1958, Andrzej Wajda)

    - Citizen Kane (1941, Orson Welles)

    - Leopard, The (1963, Luchino Visconti)

    - Paisą (1946, Roberto Rossellini)

    - Red Shoes, The (1948, Michael Powell/Emeric Pressburger)

    - River, The (1951, Jean Renoir)

    - Salvatore Giuliano (1962, Francesco Rosi)

    - Searchers, The (1956, John Ford)

    - Ugetsu Monogatari (1953, Mizoguchi Kenji)

    - Vertigo (1958, Alfred Hitchcock)

    °°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°

    Top10 'all time' sipas filozofit jo pak kinofil Slavoj Zizek (te kuptosh pse ka perzgjedhur keta 10 filma eshte sport me vete, por nejse ! ):

    (sipas rendit alfabetik)


    3.10 to Yuma (1957, Delmer Daves)

    Dune (1984, David Lynch)

    Fountainhead (1948, King Vidor)

    Great Sacrifice, The (1944, Veit Harlan)

    Hero (2002, Zhang Yimou)

    Hitman (2007, Xavier Gens)

    Nightmare Alley (1947, Edmund Goulding)

    Noi Vivi (1942, Goffredo Alessandrini)

    On Dangerous Ground (1951, Nicholas Ray)

    Sound of Music, The (1965, Robert Wise)


    °°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°

    TOP10 i regjizorit 103 vjeēar portugez Manoel de Oliveira (i vetmi regjizor ne bote qe ka realizuar filma pa zė e qe eshte ende ne aktivitet!)

    sipas rendit alfabetik:

    Battleship Potemkin (1925, Sergei M Eisenstein)

    Gertrud (1964, Carl Theodor Dreyer)

    Gold Rush, The (1925, Charles Chaplin)

    Informer, The (1935, John Ford)

    Ivan the Terrible (1945, Sergei M Eisenstein)

    Journey to Italy (1954, Roberto Rossellini)

    Mouchette (1966, Robert Bresson)

    Passion of Joan of Arc (1927, Carl Theodor Dreyer)

    Playtime (1967, Jacques Tati)

    Ugetsu Monogatari (1953, Mizoguchi Kenji)

    °°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°


    Top10 i filmave me te bukur ne bote sipas te 'ēmendurit' Quentin Tarantino (lista e tij eshte po aq e ēmendur lol) :

    (gjithmone sipas rendit alfabetik):


    Apocalypse Now (1979, Francis Ford Coppola)

    Bad News Bears, The (1976, Michael Ritchie)

    Carrie (1976, Brian de Palma)

    Dazed and Confused (1993, Richard Linklater)

    Good, the Bad and the Ugly, The (1966, Sergio Leone)

    Great Escape, The (1963, John Sturges)

    His Girl Friday (1939, Howard Hawks)

    Jaws (1975, Steven Spielberg)

    Pretty Maids All in a Row (1971, Roger Vadim)

    Rolling Thunder (1997, John Flynn)

    Sorcerer (1977, William Friedkin)

    Taxi Driver (1976, Martin Scorsese)

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    vazhdojme me disa topa te mijte kesaj rradhe :

    Top5 e regjizoreve, filmat e te cileve i kam pas adhuruar, dhe mė pas mė kane zhgenjyer :

    1. Wim Wenders - qe prej filmit te tij "Wings of Desire" (1987) e tutje - nje katastrofe e vertete!

    2. Martin Scorsese : filmi i tij i fundit i madh mbetet "Casino" (1995). Qe prej atij filmi, Scorsese ben sikur ben filma, ose edhe me sakte, gjithmone sipas meje, pak a shume tall menderen.

    3. Woody Allen : andej nga mesi i viteve 2000, pasi kish rreshtuar nje bataljon me filma koti ne vitet '90, Woody Allen duket premtues me ato te tijte europiane (duke filluar me 'Match Point'). Por bataljoni-koti rifilloi perseri marshimin...

    4. Francis Ford Coppola : filma te mire te tijte jane ata te vjetrit, mė pak te njohurit (vitet '80 : 'The Convertation', 'Rumble fish', 'The Outsiders', por dhe nje film-cult si 'apocalypse now' eshte film i mire!). Pastaj Coppola u mor me rrush (me vreshta) dhe andej nga mesi i viteve 2000, u rikujtua te na beje filma (Youth without youth, Tetro, Twixt). Mua me duket vanitoze (edhe pse jam perpjekur ti pelqej filmat e tij te fundit) kjo perpjekje e tij dhe pse me duket keshtu, jam shpjeguar ne fund te ketij postimi

    5. Wong K.ar-wai : qe hongkongezi i talentuar ka qene qe ne fillimet e tij kinematografike nje kineast manierist kjo dihej dhe nuk kish asgje te keqe (persa kohe qe manierizmi i tij ishte ne funksion te filmit). Qe prej "2046" (realizuar ne vitin 2004), mua me duket se formalizmi i tij eshte kthyer ne qellim ne vetvete. Vetem ndodhte ndonje ēudi e madhe qe wong k.ar wai te mė rihabise per mire...


    top5 e regjizoreve (ne aktivitet) filmat e te cileve nuk me kane zhgenjyer asnjehere :

    1- Manoel de Oliveira : ky ben filma gjithe e me te bukur, gjithe e duke u rinuar me shume
    2- Jean Luc Godard : idem si de Oliveira !
    3- Warnzer Herzog : idem si Godard !
    4- Tsai Ming-liang : besnik i integritetit te tij artistik !
    5- Hong Sang-soo : idem si Tsai !

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    top-5 i filmave me tituj idjotė :

    1.Attack of the Killer Tomatoes! (1978, John De Bello) - USA

    2.I epithésis tou yigantiéou moussaka (The Attack of the Giant Moussaka) (1999, Panos H. Kotras) -Greqi

    3.Si tu vas ą Rio tu meurs (Po shkove ne Rio, do vdesesh) (1987, Philippe Clair) France/Brazil

    4. The Cat from Outer Space (Macja e ardhur nga Hapsira) (1978, Norman Tokar) USA

    5. Night of the Lepus (Nata e Lepujve) (1972, William F. Claxton) USA

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Killer Joe"- film amerikan me regji te William Friedkin



    77 vjeēarit Friedkin pakkush ja di emrin, por shumekush do reagonte menjehere po ti thuhej se eshte regjizori i filmit kult "The Exorcist" ! Por pse jo edhe i “The French Connection” (1971) ose “To Live and Die in L.A.” (1985).
    "Bug", filmi i tij i fundit ka pas dale ne kinema ne 2008 (te cilin rastesisht e ripashe vjet dhe me qe dukur disi mė pak i mire...) mbeshtetej ne nje drame te shkruar nga i njejti Tracy Letts qe ka shkruar edhe pjesen teatrale ku mbeshtetet "Killer Joe". Qe mua mu duk nje film i shkelqyer !

    Me dy fjale historia eshte kjo : Chris, nje dealer droge 22 vjeēar, duhet te gjeje me doemos 6 mije $ te cilat i ka borxh, perndryshe rrezikon lekuren e tij. Shpresa e tij e vetme : 50 mije $ te 'life-insurance' te se jemes (me te cilen ai jeton), e cila eshte divorcuar prej vitesh nga i ati. Nje mbremje me shi Chris zbarkon tek ky i fundit per ndihme. Dhe ka nje zgjidhje qe quhet Joe: polic diten, hitman naten.

    Behet fjale per nje polar metafizik e goxha seksual te cilin, nese do ta kish realizuar per shembull te themi vellezerit Coen (meqe ata i kane fort per zemer polaret metafizike), rezultati do qe mė se shumti nje film cinik e jo pak meskin (e biles edhe pretencioz). Asgje e tille tek "Killer Joe": Friedkin realizon nje film te hareshem, eksitues (dhe te eksituar), kaotik e nervoz, sarkastik e biles biles plot humor ! Si dhe provon par excellence se morali ne kinema nuk vjen drejtperdrejt nga ngjarja, nga intriga e filmit (ne rastin konkret, pulsionet qe i mbajne gjalle personazhet vijne prej aq se largmi sa qe eshte e pamundur qe te dirigjohen prej moralit), por pikerisht nga pasiguria e ketij te fundit. Ose thene ndryshe: ja ēdodh kur fallen angels nuk kontrollojne dot pulsionet

    ps: skena e veshje/zhveshjes se Dottie si dhe ajo e thithjes (pseudo-felacionit) te kofshes se pules duhet te hyjne ne antologjine e kinemase !


    nota: 9.2

    trailer i filmit:

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Pas betejes" (Baad el mawkeaa) - film egjiptian me regji te Yousry Nasrallah



    Kisha degjuar te flitej per kete film gjate festivalit te Kanes ne maj te ketij viti dhe me kish intriguar fakti se ai i merrte ngjarjet pikerisht nga ato te zhvilluara vitin qe shkoi ne sheshin Tahrir ne Kajro. Dhe ne fakt, ashtu ishte, historia e filmit eshte me teper se aktuale.

    Ai ne foton e melartme eshte Mahmuti, nje nga kaloresit e shumte te cilet, te manipuluar nga sherbimet sekrete te regjimit te Mubarakut, me 2 dhe 3 janar te 2011-s ju versulen me kuaj dhe gamilje te rinjve qe mbushnin sheshin ne fjale. Nje vit me pas, i papune, i poshteruar, i degdisur ne lagjen e varfer ngjitur me Piramidat e famshme, Mahmuti ndjehet dhe eshte teresisht i izoluar.
    Ne nje moment te tille njihet me Reem, vajze e re egjiptiane, laike e moderne, qe punon per nje kompani reklamash, pjesemarrese aktive ne revolucionin egjiptian. Dhe qe nga ai moment, fillon e ndryshon rrjedha e ngjarjeve per Mahmutin (burre i martuar me nje femi).

    Ne fakt, pjesa e pare e filmit nuk me pelqeu : duket si realizimi i planit (skenarit) dhe kaq. Por per fat, gjerat ndryshojne per mire : nga mesi i filmit ka nje skene, gjate te ciles Mahmuti revoltohet kunder murit qe rrethon piramidat (mur qe pengon ndertimin e metejshem te shtepive), skene e cila eshte fort e arrire, dhe qe arrin ta ngreje ne nje 'stad' te ri vete filmin. Por ajo qe eshte edhe me interesante tek "Pas betejes", vjen nga 'diēka' tjeter, ne dukje jo fort e dukshme : vjen nga vullneti i padukshem (e fort i levdushem!) i regjizorit jo vetem per te mos anashkaluar relaitetin social dhe politik te vendit te tij, pra Egjiptit, por mbi te gjitha per ta trajtuar ate permes kontradiktave.
    Konkretisht, vendosja ne qender te filmit te nje looser-i te revolucionit (Mahmuti) jo vetem nuk eshte e rastesishme, por te kujton ate qe thoshte shpesh nje njeri i menēur i shek. te XX : "Marksistet dogmatike nuk e kuptojne se tek kontradiktat, universalja ndodhen pikerisht tek specifikja!". Dhe heroi i filmit eshte pikerisht specifikja ! Ne kete sens, lidhja e tij me Reemin, heroinen e filmit, te kunderten e tij, eshte misherimi i asaj qe kish parasysh nje tjeter filozof i shekullit qe shkoi, kur shkruante : "Dialiektika eshte teoria qe tregon se te kundertat mund te jene dhe zakonisht jane (dhe transformohen) ne identike - ne cilat kushte jane identike duke u transformuar tek njera-tjetra-, pse Njohja (dija njerezore) nuk duhet ti konsideroje keto kontradikta si te vdekura, te ngurta, por si te gjalla, te levizshme, te kushtezuara e te konvertuara tek njera-tjetra".
    Ose thene ndryshe, une veēse tregova fundin e filmit, i cili, pikerisht per kete shkelqen!

    7.2

    tralier :


  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Camille redouble" (Qamilja dublikatohet)- komedi franceze me regji te Noémie Lvovsky



    'De jure', filmi ne fjale e konsideron veten komedi, por mua me duket se interesi i tij qendron pikerisht tek forma qe fsheh : tek fakti qe, ne fakt, nuk eshte komedi.
    Ne shikim te pare, filmi ka per 'model' ate te Coppola-s : "Peggy Sue Got Married" (1986) : kthimi prapa ne kohė (si me magji!) i heroines kryesore. Por nese ai i Coppolas kete fakt e shfrytezon per te krijuar plot skena burleske, ky i francezes Noémie Lvovsky (e cila luan vetė rolin kryesor), nga ana plastike, nuk e shfrytezon dhe aq : heroina ruan po ate trup, po ate fizik prej 40 vjeēareje edhe ne te kaluaren. Pra ne thelb, me duket se kthimi pas ne kohe (gjithmone si me magji!) me shume se komik, eshte melankolik. Camille, aktore per nga zanati, me shume se kunder botes, dynjase qe e rrethon, duket se lufton me veten. Dhe eshte skena e fundit qe e konfirmon kete gje : e braktisur nga i shoqi pas 25 vitesh martese, pas nje revisit-e te se kaluares, Camille arrin ti thote ketij te fundit ato qe mendon. Kesaj rradhe pa histeri dhe klithma. Dhe e gatshme te behet nje aktore, kesaj rradhe per veten e saj.
    De la dialectique, non ?

    7.5






    trailer i filmit :

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •