Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 125
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Rip Chris Marker

    Regjizori i "La Jetée", ndofta filmit te shkurter (zgjat 26 minuta) me te bukur te historise se kinemase, ka vdekur pardje ne Paris, ne moshen 91 vjeēare.

    Ketu filmi ne fjale eshte me titra ne anglisht :




    Postulati i "La Jetée" eshte i meposhtmi : te nesermen e Luftes se Trete Boterore, te shpetuarit strehoen ne katakombet e Parisit. Nje burre, i paemer, i afte te udhetoje ne Kohe (pra edhe te ri-integroje te kaluaren), ka per mision te sjelle nga udhetimet e tij temporale te mira materiale dhe energji (Terry Gilliam eshte frymezuar nga historia e ketij metrazhi te shkurter per filmin e tij "Twelve Monkeys").



    Po te kerkosh ne internet per Chris Marker, kjo foto e vjeter eshte nje nga dy tre te rrallat e tij. I lindur ne 1921, kur ishte gjimnazist, nje nga profesoret e tij quhej nje farė... Jean Paul Sartre; me pas, ka qene nje nga pjesmarresit e paket te rezistences anti-fashiste franceze dhe me pas, shok armesh i Godard-it, Resnais, Varda, kineasteve te 'nouvelle vague' franceze.

    Natyre tmerresisht e mbyllur (por per asnje moment mizantrop!), udhetari i famshem qe i bie rreth e qark botes, regjizor i nje numri te panumert dokumentaresh, fiksionesh, metrazhesh te shkurter, te mesem e te gjate (permes te cileve Chis Marker eshte sa historian dhe sociolog, sa etnolog as dhe poet), per kete erudit te hatashem do te mjaftonte shprehja e famshme e poetit Henri Michaux per ti bere homazhin e fundit : « Il faudrait raser la Sorbonne et mettre Chris Marker ą la place » ("Po te rrafshonim Universitetin parizian te Sorbones, do te duhej te vinim Chris Marke rne vend te tij").

    ps: The New Yorker i kushton kete artikull (ne ang.)

    p.s.2 : nje nga filmat e tij te fundit ka qene "Nje kryebashkiak per Kosoven"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autori : 01-08-2012 mė 08:29

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    me thuaj tani
    ca punon ti?
    ke punen te lidhur profesionalusht me filmin

    aa nje fans i fimit nuk eshte ne gjendje te beje kritike te ketij niveli filmave te par
    tani ma shuaj kete kuriozitet

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Top-10 cinema portuguźs 2001-2011

    C'me ka bere pershtypje kur kam germuar ne dyqanet multi-media ne Lisbone, ka qene fakti qe ne departamentin e filmave portugeze, ekzistonin vetem filma-autor ! Asnje film portugez i natyres 'kinematografi ekspoatative'. Asnje per bese !
    Kjo me gezoi pa mase, pasi gjithmone kisha konstatuar se pothuaj ne fund te ēdo viti, kur me eshte 'dashur' te bej top-ten vjetor, gjithmone ne liste ka figuruar te pakten nje film portugez, por gjithmone i natyres film-autor (indipendent) !

    Mungesa e filmave eksploatative tregon qe populli portugez (me te drejte!) i ka rene shkurt : meqe 95% e filmave te shfaqur neper kinema eshte qe eshte 'made in USA', pse me u lodh kot e me bo gjasme 'filma portugeze per publikun e gjere', nderkohe qe ai 'i ngushti' mund te shijoje kryevepra si keto me poshte :

    1. Juventude em marcha (Perpara rini) (regjia Pedro Costa) 2008
    2. Aquele querido mes de agosto (Fort i dashur muaji gusht!) (regjia Miguel Gomez) 2009
    3. No quarto da Vanda (Ne dhomen e Vandes) (regjia Pedro Costa) 2001
    4. O Estranho Caso de Angélica (Rasti i ēuditshem i Angjelikes) (regjia Manoel de Oliveira) 2011
    5. Singularidades De Uma Rapariga Loira (Veēantitė e nje bjondeje) (regjia Manoel De Oliveira) 2009
    6. A Religiosa Portuguesa (Murgeshėn portugeze) (regjia Eugčne Green) 2010
    7. Alice (regjia Marco Martins) 2005
    8. Belle toujours (Perjetesisht e bukur) (regjia Manoel De Oliveira) 2006
    9. Ne change rien (Asgje mos ndrysho) (regjia Pedro Costa) 2009
    10. Body Rice (regjia Hugo Vieira da Silva) 2006


  4. #94
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Autor, o "kritiku" kinematografise. Pse Ben indiferentin ketu? Te bejne pyetje njerezit I anashkalon gjithe pol. Perderisa te bejne pyetje tregon qe te lexojne e vleresojne. Shqipet vuajne per manners ! Bej monolog me veten pra! lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Autor, o "kritiku" kinematografise. Pse Ben indiferentin ketu? Te bejne pyetje njerezit I anashkalon gjithe pol. Perderisa te bejne pyetje tregon qe te lexojne e vleresojne. Shqipet vuajne per manners ! Bej monolog me veten pra! lol

    Fakti qe zotrote e mbaje te bllokuar kutine e mesazheve private nuk do te thote qe edhe te tjeret e mbajne !

    Ja me te mira njehere !

  6. #96
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Ne fakt, kinematografia eshte vertet art ambig : ose eshte art bastard, perzierje e paformė e gjithe arteve te tjera, qe jep shpesh diēka qė mė sė shumti mund ta quash pallagjyrė se sa ta emėrosh me diēka tjeter, ose eshte art total, kuintesence e te gjithe arteve te tjere (piktures, muzikes, letersise...), te cilat i subliminon duke i "kombinuar" e duke i ngritur ne katror (ne fuqi te dyte). "Fausti" i Alexandr Sokurovit eshte nga kjo specia e dyte, nje far' vepre absolute, kinematografi qe e prek gjenialen ne menyre pothuaj irracionale : alkimia qe shfaqet para syve eshte disi e veshtire per tu analizuar, per ta 'racionalizuar' permes fjaleve : kur shikon filmin, "sheh" edhe literature, "sheh" edhe muzike, "sheh" edhe pikture, edhe arkitekture, edhe teater, edhe skulptre. Ose e thene ndryshe permes asaj fjales per rahmet qe ka lene (rahmet paste!) Serge Daney, i fundit kritik brilant i kinemase : "l'art est une affaire de vision" (arti eshte ēeshtje vizoni). "Fausti" i Sokurovit do te ishte prova e kesaj thenieje !

    Po te permblidhnim filmin ne nje foto te vetme (edhe pse e di se po bej nje sakrilegj, pasi pikerisht, kinematografia e vertete nuk eshte vetem nje imazh X, por edhe imazhi pararendes dhe pasrendes i x-it, pra : ..., x-1, x, x+1, ...), ajo foto do te ishte :



    Ky eshte imazhi qe Sokurovi i jep ne filmin e tij Djallit, Mefistofelit (ne te majte te fotos) dhe Doktor Faustit (ne te djathte te saj).

    Ne fakt, ekzistojne tashme edhe versione te tjera bazuar mbi Faustin e Gėtes : nga me te njohurit eshte filmi pa zė i gjermanit Murnau, ne vitin e larget 1926, por ky i Sokurovit krahasuar me vepren letrare, i lejon vetes liri thellesisht fondamentale : 'shpik' episode e personazhe, e transferon historine nga mesjeta ne shek 19 dhe mbi te gjitha, e redukton intrigėn ne nje reminishence te thjeshte emrash dhe evenimentesh : miti faustian eshte ri-interpretuar ne nje menyre te paparashikueshme e te lire, gjithe duke mbetur memorja kulturore e filmit i cili ne fakt eshte pjese perberese e trilogjise sokuroviane te diktatoreve te shek.XX ("Moloch"- filmi mbi Hitlerin - ne 1999; "Telets"(Taurus) - filmi mbi Leninin- ne 2000, "Solntse"(The Sun) - filmi mbi Hiro Hiton- 2005), e cila nga trilogji, kthehet ne tretralogji : "Faust" merr atributet e nje epilogu te kesaj epopeje te raporteve me pushtetin, te se Keqes me te Miren ( per ata qe e kane pare filmin : ndofta kjo duhet pare mbi te gjitha ne sekuencat e fundit te tij, ku Dashuria dhe Dija e ndihmojne Doktor Faustin te ēlirohet nga djalli). Por edhe vete lėnda vizuale e Faustit te Sokurovit, e cila mund te permblidhet ne dy fjale : shetitje + trupa njerezorė (pra mish njeriu), ka te perbashket me filmat e trilogjise pikerisht trupin njerezor, plakjen, vdekjen e tij, pamundesine nga ana e njeriut per ta pranuar vdekjen fizike, dhe konkretisht : fundin politik dmth edhe vdekjen (tek Hitleri), plakjen e paevitueshme fizike (tek Lenini), rikthimin nga hyjni ne trup njerezor (tek Hiro Hito), vetem pas apokalipsit atomik. Fundja ē'fare kerkon doktor Fausti ne autopsine e fillimit te filmit ? Shpirtin e njeriut, ku eshte fshehur shpirti ne kadavren e pacientit te tij !

    *************

    Pra siē shkruajta, fotoja e melartme mund te 'perfaqesonte' fare mire "Faustin" e Sokurovit. Megjithate, ky muhabet ka edhe nje te anasjellte : ka disa filma qe duket se jane bere me qellim lindjen e nje imazhi te vetem mrekullues (per shembull, fetusi i bebit tek "2001, A Space Odyssey" i Kubrick-ut). Faustin e tij, me siguri qe Sokurovi duhet ta kete bere per kete te meposhtmin (imazh qe arrin andej nga treēereku i filmit) :



    Eshte portreti i Margarites, pas se ciles doktor Fausti ka rene ne dashuri, nje portret qe ndiēon krejt planin filmik, qe ndriēon krejt filmin. Fryma dhe Dashuria ne nje plan te vetem filmik ! Hatą !
    Megjithate, kjo qe shkruaj, jam koshient se ne shikim te pare mund te duket deshperimisht reaksionare (shto ketu edhe natyren nje ēik konservatore te Sokurovit si dhe refuzimin e tij ndaj modernes). Por nuk eshte ashtu, per nje arsye 'te thjeshte' : si ēdo artist i madh, dishepulli i Tarkovskit (edhe pse filmat e tij nuk kane fort gje te perbashket me ato te ketij te fundit) eshte i afte te tejkaloje kontigjencat ideologjike apo sherret teologjike pikerisht duke arritur, duke prekur nje farė "zone" ku dhe syte mė tė lodhur ndiēohen, ku shpirtrat me te ftohur zene e ngrohen (edhe pse, per te arritur deri aty, deri tek ky plan iluminues i nje filmi tė tėrė - portreti i Margarites, duhet kaluar nepermjet me shume se 2/3-ve e filmit, duhet kaluar permes nje tjeter beteje, asaj midis trupave njerėzorė, beteje nė siperfaqe, por dhe ne brendesi te tyre !).

    Mund te thuehn 1001 gjera per nje veper te tille filmike, por mos harroj te them edhe dy tri fjale per trajtimin artistik te filmit. Si gjithmone, Sokurovi nė persosmeri : Bosch, Bruegel, de Vermeer, Rembrandt "parakalojne" ne 2 ore e ēerek film, por pa u kthyer per asnje moment ne ilustrime te drames faustiane. Absolutisht jo. Drama faustiane luhet teresisht e plotshmerisht (pra nuk ilustrohet !); ndryshimi i vetem eshte se kesaj rradhe, fusha e lojes se kesaj drame nuk eshte teatri, por arti i shtate, filmi.



    Luanin e Arte qe Sokurov mori vjet ne Festivalin e filmit ne Venecia, eshte pak te thuhet se e kish hak. Nderi nė kėsi rastesh i behet mė sė shumti artit kinematografik, pasi siē thame ne krye te heres, ai i verteti eshte ēeshtje vizioni.
    Sa per Sokurovin, ai 'thjesht' eshte nje... vizionar !

    nota : 10 me shume e shume yje

    trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=M1XhLff71r8


    ah, per ta mbyllur, nje tjeter imazh : djalli sipas Sokurovit (i misheruar ne trajtat e personazhit te nje fajdexhiu te quajtur Mauricius ne film ):
    autor,kam degjuar edhe nga dikush tjeter per kete film po nuk e kam gjetur dot gjekundi ne internet.Ndonje ide se ku mund ta gjej/shoh ?!
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Blood, nuk kam asnje ide se si gjehen ne internet filmat. Jo se jam kunder, por nuk e praktikoj nje gje te tille
    E kam pare ne kinema

  8. #98
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Fakti qe zotrote e mbaje te bllokuar kutine e mesazheve private nuk do te thote qe edhe te tjeret e mbajne !

    Ja me te mira njehere !
    ua, ua. E terheq cka thashe

    E ke pa Ted yet? lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anėtarėsuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    autor,kam degjuar edhe nga dikush tjeter per kete film po nuk e kam gjetur dot gjekundi ne internet.Ndonje ide se ku mund ta gjej/shoh ?!
    http://www.1channel.ch/watch-2329881-Faust

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Top-30 asian movie 2001-2011 :

    Perveē asaj gjeografike, duhet thene se nuk ka asnje arsye tjeter per te folur per 'filma aziatike' : produksioni iranian, per shembull, nuk ka asgje te perbashket te themi, me ate japonez; dhe anasjelltas.
    Megjithate, gjithe duke mos harruar se nje liste e tille niset nga nje premise pothuaj irelevante (se kontinentet i ka bo zoti mo, nuk i kemi bo ne!), duhet konstatuar se ne konitnentin aziatik, Korea e Jugut ka qene vendi qe ka sjelle ne keto 10 vitet e fundit kinematografine mė pasionuese, sa ne lemin e filmave autoriale aq edhe ne ato eksploatative. Sigurisht sigurisht, India me Bollywoodin e saj mbetet pruresi me i madh quantitativ planetar, por ajo ē'eshte deziluzionuese eshte fakti qe qofte dhe nje film te vetem (qofte dhe nje nga 1000 filmat qe Bollywoodi prodhon ne vit - 2 here me shume se Hollywoodi), nuk ka lene gjurme pikerisht ne kete univers kinematografik planetar.

    Pra :

    Top-30 asian movie 2001-2011 (click tek titujt e filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur e kam pare ) :

    1. Tropical Malady (regjia Apichatpong Weerasethakul) - Tailande, 2004

    2. "Tie Xi Qu: West of the Tracks" & "The Ditch" (regjia Wang Bing) - Kinė 2003 & 2010

    3. Eureka (regjia Shinji Aoyama) Japoni, 2001

    4. Caterpillar (regjia Koji Wakamatsu) Japoni 2010

    5. Still Life (regjia Jia Zhang-ke) Kine 2006

    6. "Woman on the beach" (regjia Hong Sang-soo) Korea e Jugut, 2009

    7. Face (regjia Tsai Ming Liang) Tajvan, 2008

    8. Three times ( Hou Hsio Hsien) Tajvan, 2004

    9. Yuki & Nina (regjia Hipolite Girardot & Nabuhiro Suwa) Japoni, 2009

    10. "Climates" & "Uzak" (regjia Nuri Bilge Ceylan) Turqi, 2006 & 2002

    11. Z 32 (regjia Avi Mograbi) Izrael 2008

    12. Café lumičre ((Kōhī jikō) (regjia Hou Hsiao-hsien) Tajvan, 2004

    13. This is not a film (regjia Jafar Panahi) Iran 2010

    14. Woman is future of man (regjia Hong Sang-soo) Korea e Jugut, 2004

    15. I don't want to sleep alone (regjia Tsai Ming Liang) Taivan, 2006

    16. Platform (regjia Jia Zhang-ke) Kine, 2001

    17. Little Moth(Xue Chan) (regjia Tao Peng) Kine, 2007

    18. The Host (regjia Joon Ho-bong) Korea e Jugut, 2006

    19. Dua te shoh (regjia J. Hadjithomas & K.Joreige) Liban, 2008

    20. Be with me (regjia Eric Khoo) Singapor, 2005

    21. Toka e braktisur (regjia Vimukthi Jayasundara) Sri-Lanka, 2004

    22. syndromes & a century (regjia Apichatpong Weerasethakul) Tailande, 2006

    23. Talaye sorkh (Crimson Gold) (regjia Jafar Panahi) Iran, 2003

    24. Shija e lengut te shalqirit (regjia Tsai Ming Liang) Tajvan, 2004

    25. Shara (regjia Naomi Kawase) Japoni, 2003

    26. In the mood for love (regjia Wong K.ar-Wai) Hong-Kong 2001

    27. Millenium mambo (regjia Hou Hsiao Hsien) Taivan, 2001

    28. Mayıs Sıkıntısı (Retė e majit) (regjia Nuri Bilge Ceylan) Turqi, 2001

    29. Shanghai dreams (regjia Wang Xiaoshuai) Kine, 2005

    30. The Dayereh (The Circle) (regjia Jarfar Panahi) Iran, 2001


    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •