Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Nazif Gashi

    Nazif Gashi u lind me 1. Tetor 1951 nė fshatin Mramor tė Prishtinės. Nazi-i nga mosha rinore i kishte pasion sportet luftarake. Nė vitin 1970 inkuadrohet nė klubin mė tė madh tė boksit nė Kosovė, K.B. Prishtina ku talentin e tij menjėherė e vėrejti traineri i atėhershėm Sishkovic. Nazifi pėr 10-vite me radhė qėndroi ne klubin e boksit Prishtina, pra nga 1970 deri mė 1980, ku prania e tij ishte e padiskutueshme, ai ishte i pazavendėsueshėm. Nazifi vlen tė pėrmendim se nuk i mungoi klubit nė asnjė match. Ai gjithė ashtu ishte mjaft i diciplinuar, ku nė stėrvitje nuk mungonte kurrė, i pari vinte ndėrsa i fundit lėshonte sallėn e boksit. Pėr Nazif Gashin tė flitet ėshtė pak, mirėpo ai mbetet njė nga figurat mė tė mėdha tė sportit tė Kosovės pėr shekullin e kaluar. Nazifi ishte mė i merrituari pėr pesė titujt e ish-Jugosllavisė qė fitoi K.B. Prishtina nė atė kohė. Traineri legjendar Lah Nimani thoshte se Nazifi ishte predispozicion pėr ēdo kundėrshtar, “ai ishte xhoker i imi”.

    Nazif Gashi momentalisht ėshtė duke punuar si trainer nė klubin e tij tė Body Building-ut dhe Aerobic-ut nė Prishtinė.

    Rekordet e Nazif Gashit:
    (1970 – 1980) - Pesė herė kampion i ish-Jugosllavisė nė konkurrencėn kolektive,
    (1974 – 1978) - Reprezentues i ish-Jugosllavisė pėr katėr vite me radhė,
    (1974) – Fitues i turneut tė Beograd-it,
    (1975) - Gongu i Artė nė Shkup (medalja e artė),
    (1976) - Gongu i Artė nė Shkup (medalja e artė) dhe fitues i turnamentit kundėr Plamen Jankov,
    (2002 – 2005) - Selektor i Kosovė-s.

    Vlen tė pėrmenden disa fakte pėr match-et e Nazifit qė mbetėn pėrkujtim pėr dashamirėt e boksit:

    Ka fituar ish-fituesin e medaljes sė Artė Olimpike nė Los Angelos, dhe kampionin botėrorė nė amatorizėm dhe profesionalizėm nė kategorinė gjysmė tė rėndė, Sllobodan Kacar, ka fituar kampionin botėrorė nė amatorizėm dhe profesionalizėm, Marian Benesh, ka fituar ish-nėnkampionin europian dhe fituesin e medaljes sė bronzt, Svetomir Bilic.

    http://www.albanianboxing.com/legjendat/nazif-gashi.html

  2. #12
    Muharrem Gjocaj

    Muharrem Gjocaj u lind me 9.06.1962 nė Pejė. Me boks filloi tė mirret qė nga viti 1979 nė K.B.Peja. Si junior arritė tė shfaq talentin e tij dhe sukseset nuk munguan. Nė vitin 1980 arritė titullin e parė nė konkurrencėn e juniorėve nė Kosovė - kategoria gjysmė e rėnd. Gjocaj pėr katėr vite boksoi nė konkurrencėn e juniorėve k`u me 1983 arritė edhe njė titull nė konkurrencėn e juniorėve, nėnkampion i ish-Jugosllavisė nė kampionatin e mbajtur nė Gjilan.

    Me 1984 kalon nė konkurrencėn e seniorėve dhe pėrsėri arritė tė bėhet nėnkampion i ish-Jugosllavisė nė Maribor tė Sllovenisė. Talenti i tij, i kishte ra nė sy ish-trajnerit tonė legjendar Lah Nimani dhe me insistimin e tij arritė tė bėhet pjesė e K.B.Prishtina. Nė fillim e kishte tė vėshtirė sepse pjesė e ekipit tė parė nė kategorinė e rėnd nė K.B.Prishtina ishte Xhevdet Peci dhe Aziz Salihu por Gjocaj dita-ditės bėhej pjesė e rėndėsishme e klubit dhe ēdo herė qė shfaqej nė ring ishte e vėshtirė pėr kundėrshtarėt. Duelet qė ka pasur nė karierė kanė mbetur nė histori tė boksit tė Kosovės dhe pėrmenden ende duke e pėrkujtuar nostaligjinė e adhuruesve tė boksit.



    Ai mposhti boksier me namė tė asaj kohe, si Andricin nga Gosha e Smedrevska Palanka me KO, Ratko Drashkovicin me KO i cili bėri njė karierė tė sukseshme edhe si profesionist. Pėrndryshe Drashkovic ka boksuar me ish-kampionin europian Sinan Samil Sam. Njė e dhėnė interesante ėshtė se Gjocaj gjatė duelit qė ka pasur me Drashkovicin ia kishte thyer nofullėn dhe ishte nxjerur me lese nga ringu. Lufta mė e rėndėsishme nė karieren e tij ishte ku ai duhej tė boksonte me Zoran Millutinovic-in e Beogradit. Kjo luftė ishte mjaft interesant dhe ishte luftė qė thuhet nė zhargonin sportiv "Tė jesh apo tė mos jesh" sepse ishte lufta e cila pėrcaktonte titullin e ish-Jugosllavisė. Gjocaj i patrembur hyri nė ring dhe fitoi, kėshtu i sjelli K.B.Prishtina titullin e pestė nė ish-Jugosllavi. Njėherit ky ėshtė titulli i fundit pėr K.B.Prishtina nė ish-Jugosllavi. Lufta e tij e fundit nė petkun e K.B.Prishina ishte me 1985 me Budimir Rozicin nga Buducnosti pėr tė kalur mė pas nė Zvicėr.



    Ai ishte perspektiva e Kosovės dhe sė bashku me boksieret e tjerė tė talentuar si Nysret Rexhepi, Afrim Majanci, Fatmir Makolli qė pritej tė vazhdohet suksesi edhe mė i madh nė tė ardhmen, mirpo ishte politika e cila e shtyri Muharrem Gjocaj e shumė boksier tė Kosovės t`a braktisin vendlindjen pėr tė gjetur njė tė ardhme mė tė mirė nė shtetet perendimore.

    Me 1987-1988 bėhet anėtar i K.B. Ascona. Menjėherė shifet talenti i tij dhe merr thirrjen nga pėrzgjedhėsi i Zvicrės. Nė kėto vite sjell dy herė medalje tė argjenda nga Laboul e Francės pėr Zvicrėn.


    Suksest nuk kishin tė ndalur pėr tė, duke qenė i pakonkurrencė, katėr herė kampion i Zvicrės nė vitet 1987-88-89-90. Ka boksuar me legjendėn e boksit Arnold Vanderlyde i cili ka qenė tre herė kampion Europian dhe njė herė nėnkampion botėrorė. Gjocaj kishte humbur nga Vanderlyde me anė tė pikėve, mirpo tė rallė ishin ata qė i kishin rezistuar boksierit holandez. Vanderlyde ka vetem disa humbje dhe ato kanė qenė tė ralla, njė ndėr to janė nga Felix Savon dhe Ray Mercer tė dy legjenda tė boksit bashkohor.


    Nė vitin 1991 karieren e vazhdon nė Kick-box amator. Me 1994 fiton medaljen e argjendė nė Finlandė nė kampionatin botėrorė. Po nė kėtė vit i jep fund karierės sė tij nė sportet luftarake pas 15 viteve nė ringje tė ndryshme.


    Me 1995 fillon shkollimin pėr zejen e trajnerit tė boksit duke u licencuar si trajner. Punon si trajner nė K.B. Riazzina, Tisino nė Zvicėr.



    Rekordet e Muharrem Gjocaj:

    1980 - Kampion i Kosovės pėr Junior
    1983 - Nėnkampion i ish-Jugosllavisė pėr junior
    1984 - Fitues i turneut ndėrkombėtar Golden Gong nė Shkup
    1985 - Kampion i Jugosllavisė me ekipin e K.B.Prishtina
    1987 - deri 1990 - Kampion i Zvicrės
    1994 - Nėnkampion botėrorė nė kick-box amator

    http://www.albanianboxing.com/legjendat/muharrem-gjocaj.html

  3. #13
    Tranjeri i famshem i Prishtines dhe i perfaqesueses se ish-Jugosllavise, Lah Nimani

    Lah Nimani u lind me 15 Shtator 1939 nė fshatin Kostėrc, Skenderaj. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje ndėrsa atė tė mesme nė Prishtinė (Shkolla normale) pėr tė vazhduar studimet nė Beograd (Fakuleti i Edukatės Fizike ). Gjatė studimeve nė Beograd ai kishte fatin tė punonte me njė profesor tė zotin i cili e mėsoj shumė gjėra tė sporteve luftarake dhe kėtė Lahu e shfrytėzoi mjaft mire dhe sjelli mėsimin a atjeshėm nė vendin tonė ēka nuk e kishte bėrė asnjė shqiptar mė pare.

    Fillimisht Lah Nimani tė cilėt tė gjithė e kishin njohur me nofkėn “BACA LAH” pas diplomimit ishte punėsuar si Arsimtar i edukatės fizike nė qytetin e Mitrovicės. Pas njė kohe fillon tė punoj nė klubin e boksit “Akumulatori “ ku ishte edhe zanafilla e parė pėr boksin e atėhershėm. Pas suksesit qė kishte me ekipin Akumulatori ekipi i boksit Prishtina kishte filluar t`a gjurmonte dhe nė mes tė stinorit 1973-74 baca Lah transferohet nė ekipin e Prishtinės. Ekipi i Prishtinės kishte boksier tė shkėlqyer mirpo i mungonte njė strateg i cili do tė arrinte suksese me ta. Prishtina u bė ekip me nam jo vetem nė Kosovė por edhe nė tėrė ish-Jugosllavinė. Boksieret si Nazif Gashi, Bajram Hashani, Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Aziz Salihu, e shumė tjerė filluan qė popullit tone t`ju sjellin medalje krejt kėto falė punės sė palodhshme tė Lah Nimanit.

    Lah Nimani fitoi ēdo gjė nė boksin amator duke fituar pesė here titullin e ish-Jugosllavisė, gjashtė herė nėnkampion i ish-Jugosllavisė dhe tre here vendin e tretė nė ish- Jugosllavi. Ai pėrgaditi pėr katėr herė boksier pėr Lojrat Olimpike (1976,1980,1984,1988). Baca Lah ka edhe medaljen e artė nė Lojrat Olimpike si trainer nė Moscow (1980) tė Rusisė me boksierin serb, Sllobodan Kacar, ēka asnjė shqiptar deri mė sot nuk ka sjell medalje tė artė. Pėr Lah Nimanin tė flasim na duhen ditė dhe muaj tė tėrė por ėshtė ky njeri i cili tashmė ėshtė legjendė dhe puna e tij sdo tė harrohet kurrė, sepse janė gjeneratat tė cilit brez pas brezi do tė mėsojnė pėr tė. Edhe boksieret tanė shqiptar qė e mbrojnė identitetin tone kombėtar dhe me namė si Luan Krasniqi, Elvir Muriqi etj, u mbetet pikė nė zemer se do tė arritnin mė shumė nė boksin amator dhe profesionist po tė kishin punuar me profesorin e boksit Lah Nimani.

    Nė vitin 1998 Lah Nimani shkoj ta vizitonte tė birin nė Oklahoma tė Amerikės, atėhere filloj lufta nė Kosovė dhe u emigrua kėshtu nė SHBA.

    Me datėn 21.02.2008 trajneri Legjendar Shqiptarė Lah Nimani vdiq pas njė sėmundje tė shkurtė nė Amerikė, ndėrsa me 2 Mars 2008 u varros nė vėndlindje

    http://www.albanianboxing.com/legjendat/lah-nimani.html

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •