-
-
-
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-01-2012 mė 17:38
-
-
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-01-2012 mė 17:31
-
-
Prej kesaj gjenerate boksieresh te famshem eshte e veshtire te veēosh dike, mirepo ne tifozet e boksit te Kosoves ne Shqiperi kemi patur adhurim per Xhevdet Pecin.
Sikur trajneri Nimani te kishte arritur ta kontrollonte me mire ate nga ana emocionale, Peci do te kishte qene nje kampion bote i padiskutueshem.
Ai ka qene nje luan ne ring!
Permes televizionit te Prishtines, ne kemi ndjekur ēdo ndeshje te ekipit Prishtina ne kampionatin e ish-Jugosllavise dhe kemi ndare me bashke me to (ndonese ne mes na ndante kufiri i zi) emocionet, gezimet, hidherimet, fitoret, humbjet.
Ka qene nje gjenerate e tere sportive qe na ka mbushur me krenari!
-
-
Fatmir Makolli
Fatmir Makolli u lind me 9. Shtator 1964 nė Prishtinė. Me boks filloi tė mirret nga viti 1978 nė K.B. Prishtina. Talenti e Makollit u vrejt nga trainerė tė njohur si Shefki Bugujevci dhe Branko Dragishic tė cilėt punonin nė atė kohė me grupmosha tė reja. Fatmir Makolli shumė shpejt hyri nė ekipin e pare tė K.B.Prishtinės duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e ekipit tė Lah Nimanit. Makolli shumė shpejt u bė i njohur pėr opinionin sportdashės sė boksit ku fitoi mjaft simpati nė tėrė Kosovėn. Shumica e sportdashėsve menodojnė se Makolli la boksin dhe kaloj nė karate por, jo. Fatmir Makolli mbetet orgjinalitet nė vete dhe ka jetuar pėr 17-vite nė shtetet perendimore. Pra Makolli mbetet njėri ndėr talentet mė tė mėdhenjė tė boksit qė ka patur Kosova, por regjimi serb ndėrpret aktivitetet sportive pėr Shqiptarė dhe sikur shumica e sportistėve kosovar edhe Makolli mori rrugėn e migrimit. Pėr Makollin kemi pėr tė folur shumė sepse sukseset e kėtij boksieri nuk munguan.
Nė vitin 1983 nė njė turne botėrorė qė mbahej nė Beograd, aty ishte prezent menagjeri i njohur amerikan i ish legjendės tė famėshmit Muhamed Ali, Angelo Donald. Atij i ra nė sy talenti i Fatmir Makollit dhe ishte mjaft i interesuar pėr tė. Makolli ishte ende pa i bushur tė 20-at dhe Donald ishte mjaft i interesuar pėr te, por regjimi serb i asaj kohe nuk lejoi qė tė kontaktoj drejtėpėrdrejt Makollin dhe kėtė e kishte kuptuar shumė vite mė pas vet Makolli.
Nga vitet 1985 e mė tutje Makolli u bė pjesė e rėndėsishme e klubit dhe boksit kosovar ku nė vitin 1985 humb nė gjysėm finale tė kampionatit tė ish-Jugosllavisė dhe po ashtu nė vitin 1986 diskualifikohet padrejtėsisht pėr tė mos fituar titullin. Vitet sa vinin dhe shtoheshin dhe gjithėnjė bėhej ma e vėshtirė pėr Shqiptarėt e Kosovės.
Nė vitin 1986 mbahet pėr here tė parė njė kampionat i boksit Ballkanikė nė Kosovė. Populli i Kosovės jetonte pėr kėtė ngjarje, sepse kishte vite me radhė qė K.B. Prishtina fitonte tituj nė ish-Jugosllavi. Makolli fiton vendin e parė nė kategorinė gjysėm tė rėndė (medaljen e artė). Pasi qė tashmė Makolli ishte edhe reprezentues i rregullt i ish-Jugosllavisė ai merr ftesėn edhe pėr ta pėrfaqėsuar reprezentacionin e Europės.
Nė vitin 1987 nė Lojrat Mediterane qė mbaheshin nė Lataki tė Sirisė, Makolli fiton vendin e dytė (medalja e argjent). Pasi qė tashmė Makolli ishte pjesė e reprezentacionit tė Europės ai po kėtė vit kishte fatin tė takohet me Koreanin Park Si-Hun nė fazėn e parė tė kualifikimeve tė kontinenteve. Makolli e dėrmoj duke i dhėnė tre knock-down radhazi deri sa referi ndaloj match-in. Eshtė interesant se njė vit mė vonė Park Si-Hun fitoi medaljen olimpike nė Seul tė Koresė duke fituar tė madhin Roy Jones Junior. Europa kualifikohet pėr nė finale tė kontinenteve, dhe finalja mbahej nė Las Vegas mes Amerikės dhe Europės. Kėtė here Fatmir Makolli takohet me Roy Jones Junior dhe pėson aksident nė round tė dytė pasi qė Roy Jones aksidentalisht godet Makollin dhe ja qkyn buzėn e eperme. Pėr Makollin finalja kishte mbaruar por shuhet edhe ėndra pėr pjesėmarrje nė Lojrat Olimpike nė Seul 1988. Makolli nderohet me mirėnjohje dhe medalje nderi nga kampionati i kontinenteve. Pas njė viti e gjysmė pushimi Makolli merr pjesė nė kampionatin Europian nė Athinė tė Greqisė, duke fituar vendin e pestė. Nė kėtė kampionat vlen tė pėrmendet se e kishte mposhtur legjenden e boksit Gjerman, Sven Ottke. Po nė kėtė konkurrencė ishte edhe legjenda Henry Maske i cili fitoj medaljen a artė.
Makolli mbaron karieren e boksit nė vitin 1989 pasi qė pėr Shqiptarėt e Kosovės nuk kishte mė perspektivė.
Makolli ka zhvilluar rreth 250 luftra amatore ku ka shėnuar afėr 230 fitore (100 me Knock-Out dhe mbetet boksieri i dytė mbas Xhevdet Pecit qė ka pėr afėrsisht aq shumė KO) karshi 20 humbjeve.
Publiku Shqiptarė do tė perkujtojė me nostalogji match-et e Makollit kundėr Trajkovski ku para 5000 shikuesve nė palestrėn e sporteve nė Prishtinė ka mposhur Trajkovski-n me njė dorė pasi qė tjetrene kishte tė thyer. Pastaj fitorja ndaj ish-kampionit tė shumėfisht tė ish-Jugosllavisė, Dragan Mugosha nė Podgoricė tė Malit tė Zi, si dhe ndaj Park Si-Hun dhe matchit me Roy Jones Junior.
Rekordet e Fatmir Makollit:
1985 - Njė here kampion i ish-Jugosllavisė nė konkurrencėn ekipore
1986 Kampion Ballkanikė nė Prishtinė, Kosovė (medalja e artė)
1987 Vendi i dytė nė Lojrat Mediterane nė Lataki, Siri (medalja e argjent) & sportisti i vitit
1987 - Vendi i tretė nė kupen Botėrore nė Beograd
1987 - Sportisit i vitit nė Kosovė
1988 Vendi i tretė nė kampionatin e kontinenteve nė Las Vegas, SHBA (medalja e bronzt dhe nderohet me medalje nderi dhe me mirėnjohje)
1989 I pesti nė kampionatin Europian nė Athinė, Greqi
1989 - Nė Ranglisten Botėrore zyri vendin e tretė shpesh here ne periudhėn 1984 - 1989
http://www.albanianboxing.com/legjendat/fatmir-makolli.html
-
-
Xhevdet Peci
Xhevdet Peci u lind me 17 Prill 1955 nė fshatin Zhazhė tė Mitrovicės. Me boks filloi tė mirret si 16 vjeēar nė klubin e boksit "Akumulatori" tė Mitrovicės. Talenti i tij, goditja e fortė e kėtij fenomeni e bėri njė boksier nė peshat e rėnda qė se kishte Kosova deri mė atėhere. Me tė punonte traineri ynė legjendar Lah Nimani i cili parashikoj njė tė ardhme tė ndritėshme te ky djalosh i urtė dhe punėtor. Nė gjysėm sezonen e vitit 1973-1974, Xhevdet Peci dhe Lah Nimani kalojnė s`bashku nė K.B.Prishtina si pėrforcime mjaft tė qėlluara tė asaj kohe.
Xhevdet Peci me tė ardhur nė K.B.Prishtina fitoj mjaft simpati. Publiku ishte i fascionuar me talentin e tij, atė filluan ta thėrrasin KNOCK OUT artist, sepse tė rallė ishin ata qė i qėndronin Pecit mė shumė se njė raund. Tėrė Pallati i rinisė dhe Sportit nė Prishtinė pritnin match-in e fundit (kryesor tė mbrėmjes) ku Peci gjithėmonė sjellte shllagun nė torte si e quajnė kategorinė e rėndė nė zhargonin boksiv.
Xhevdet Peci nga viti 1975 deri 1983 arriti ti fitoj pesė tituj ne konkurrencėn ekipore dhe katėr tituj nė konkurrencėn individuale nė ish-Jugosllavi. Po nė kėto vitė Peci arriti tė fitoj edhe dy kampionate Ballkanike. Peci pėr pesė vite me radhė ishte boksieri qė nuk kishte humbur asnjė match. Me 1983 dėrgohet nė Radniēki tė Beogradit si huazim pėr ta shpėtuar nga rrėnja e ligės. Pas katėr mujave Peci vendos tė kthehet nė folen e vjeter dhe bokson deri mė vitin 1986 ku nė Podgoricė tė Malit tė Zi pas njė padrejtėsie nga referi Serb ndaj tij e detyron Pecin qė ta knock out-oj referin nė Ring dhe kėtu Pecit i ndalohet boksimi pėrjetėsisht dhe K.B.Prishtina dėrgohet nė ligėn e dytė.
Rekordet e Xhevdet Pecit:
(1975 1983) Katėr here kampion i ish-Jugosllavisė nė konkurencėn individuale
(1975 1983) Pesė here kampion i ish-Jugosllavisė nė konkurrencen ekipore
(1978) - Kampion Ballkanikė
(1981) - Kampion Ballkanikė pėr herė tė dytė
(1999 - deri me sot ) - kryetar e kėshilit profesional sė federatės boksit tė Kosovės
(2000) - Qyteti i Mitrovicė-s e zgjedh sportistin e shekullit
http://www.albanianboxing.com/legjendat/xhevdet-peci.html
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-01-2012 mė 18:00
-
-
Azis Salihu
Aziz Salihu u lind me 1 Maj 1954 nė fshatin Banullė, Lypijan. Azizi me boks filloi tė merret nga mosha 15 vjeēare. Ai hapat e parė tė boksit i mėsoi nė klubin e boksit Liria nė Shkup. Nė vitin 1970 ftohet nga traineri i famėshėm Zivko Doboskog pėr inkuadrim nė ekipin e pare. Azizi edhe pse u aktivizua shumė i ri me 16-vjet arsyetoi vlerėsimin e trainerit Duboskog duke fituar titullin e pare nė ish-Jugosllavi pėr junior. Kėtė sukses Azizi arriti t`a pėrsėrit edhe njė vit mė vonė. Pas njė suksesi mjaft tė mirė si junior dhe talentit tė treguar Azizi kalon nė Svetozarev tė Jagodinės nė klubin Kabllov. Atje qėndron deri nė vitin 1977 k`u pastaj kalon nė K.B.Prishtina me tė cilėn edhe arrit tė gjitha deri nė pėrfundim tė karrieres me 1990. Pėr Aziz Salihu-n kemi mjaft pėr tė folur vetėm se nuk do tė ndalemi nė detale por do tė tregojmė drejtpėrdrejt rekordet e tij.
Rekordet e Aziz Salihut:
1970 - Kampion i ish-Jugosllavisė pėr junior,
1971 - Kampion i ish-Jugosllavisė pėr junior ( pėr here tė dytė radhazi ),
1972 - 1990, Tetė here kampion i ish-Jugosllavisė nė konkurrencėn individuale,
1980 - Fitues i turneut tė Beogradit, 1980 - Pjesėmares nė Lojrat Olimpike nė Moscow, Rusi,
1981 - Vendi i tretė nė kampionatin Europian nė Tempore, Finlandė (medalja e bronzt),
1981 - Kampion Ballkanikė nė Pullė, Kroaci (medalja e artė),
1982 - Kampion Ballkanikė nė Bursė, Turqi pėr here tė dytė (medalja e artė),
1984 - Fitues i dorėzės sė artė nė Beograd,
1984 - Fitues i turneut ndėrkombėtar nė Bengazi, Libi (medalja e artė),
1984 - Vendi i tretė nė Lojrat Olimpike nė Los Angelos, SHBA (medalja e bronzt),
1985 - I treti nė kampionatin Europian nė Budapest, Hungari (medalja e bronzt),
1986 - Kampion Ballkanikė nė Prishtinė, Kosovė,
1987 - Kampion nė Lojrat Mediterane nė LLataki, Siri (medalja e artė),
1988 - Pjesėmarrės nė Lojrat Olimpike nė Seul, Korea Jugore pėr here tė tretė.
Duelet e Aziz Salihut do tė mbeten nostalogji pėr tė gjithė dashamirėt e boksit. Ka zhvilluar afėr 500 lufta ku shumicėn e tyre i ka fituar.
Disa kundėrshtar tė Azizit:
Ka fituar boksierin me renome botėrore Jakupinin ne finalen e turneut tė Beogradit (1980). Prap nė finale tė turneut tė dorėzės se artė nė Beograd nė vitit (1984) e mposht ish-kampionin botėrorė nga Rusia, Abagian. Ka fituar kampionin botėrorė nė amatorizėm dhe profesionalizėm Francesko Damian nė turneun ndėrkombėtar nė Bengazi tė Libisė nė vitin (1984). Ka fituar nga Tony Berton, Graig Page, Marvin Fraizer (djali i George Fraizer). Ka humbur nga kampioni Olimpik dhe botėrorė nė amatorizėm dhe profesionalizėm Tyrrell Biggs tre here i cili ka mposhtur nė kualifikime tė Lojrave Olimpike tė madhin Mike Tyson i cili pastaj ka mposhtur Biggs-in dy here nė profesionalizėm. Dhe ka humbur nga ish kampioni botėrorė nė amatorizėm nga rusi Zaev.
http://www.albanianboxing.com/legjendat/aziz-salihu.html
-
-
Mehmet Bogujevci
Mehmet Bogujevci u lind me 3. Maj 1951 nė fshatin Bresje, Fushė Kosovė. Me boks filloi tė mirret me 1966 nė klubin e boksit Spartak tė Suboticės. Traineri i parė i tij ishte Stefan Engelbrecht i cili i ndihmoi mjaft nė ngritjen e njė boksieri aq tė madh. Mehmeti filloi nė kategorinė pendel ku pesha e tij ishte 48 kg. Pėr katėr vite boksoi nė Spartak tė Suboticės pėr tė kaluar mė vonė te K.B.Prishtina me 1970. Pėr 13 vite sa boksoi te K.B.Prishtina ishte boksieri i padiskutueshėm. Me 1968 fiton titullin e ma tė mirit nė ish-Jugosllavi pėr junior (pesha 48 kg). Kėtė sukses e pėrsėrit njė vit mė vonė por kėsaj here (pesha 51 kg). Po kėtė vit kalon nė konkurrencėn e seniorėve ku nė vitin parė ishte i treti nė ish-Jugosllavi.
Nė vitet 1970 deri 1976, Mehmeti ishte katėr herė nėnkampion i ish-jugosllavisė, duke e vjedhur disa here nė duelet e drejtėpėrdrejta vjedhet pėr tė mos lejuar tė fiton titullin e asaj kohe. Mehmeti ia arrin titullin e parė nė ish-Jugosllavi nė vitin 1977. Po kėtė vit fiton (medaljen e bronzt) nė kampionatin Europian nė Halle, tė Gjermanisė. Nė vitin 1978 nė Beograd mbahet kampionati botėrorė ku Mehmeti edhe njė here tregon shkathėsitė e njė boksieri tė veqantė duke fituar vendin e dytė (medalja e argjentė). Sukseset s`kishin tė ndalur pėr kėtė boksier ku pėrsėri me 1979 nė Split tė Kroacisė fiton (medaljen e artė) nė lojrat Mediterane. Nė vitin 1980 me trainerin tonė legjendar Lah Nimani i cili nė atė kohė ishte pėrzgjedhes i ish-Jugosllavisė, fitoi vendin e pestė nė Lojrat Olimpike nė Moscow, Rusi.
Nė vitin 1983 mbaron karrieren amatore tė boksit nė K.B.Prishtina.
Rekordet e Mehmet Bogujevci-t:
(1968 - 1969) - Dy herė kampion i ish-Jugosllavisė pėr junior nė konkurrencėn individuale,
(1970 - 1976) - kėtyre viteve ishte katėr here nėnkampion i ish-Jugosllavisė nė konkurrencėn individuale,
(1977) - kampion i ish-Jugosllavisė nė konkurrencėn individuale,
(1970 - 1983) - pesė herė kampion e ish-Jugosllavisė me K.B.Prishtina nė konkurrencėn ekipore,
(1977) - Fitues i turneut ndėrkombtar nė Shtrangjat - Sofia, Bullgari,
(1977) - i treti nė kampionatin Europian nė Halle, Gjermani,
(1977) - Sportist i vitit nė Kosovė i shpallur nga e pėrditshmja "RILINDA",
(1978) - i dyti nė kampionatin Botėrorė nė Beograd, ish-Jugosllavi,
(1978) - Sportis i vitit nė Kosovė pėr herė tė dytė nga e pėrditshmja "RILINDA",
(1979) - kampion i Lojrave Mediterane nė Split, Kroaci,
(1979) - Sportist i vitit nė Kosovė pėr herė tė tretė me radhė nga e pėrditshmja "RILINDJA",
(1980) - i pesti nė Lojrat Olimpike nė Moscow, Rusi,
(1999) - akoma) - Sekretar i Federatės sė Boksit tė Kosovės
http://www.albanianboxing.com/legjendat/mehmet-bogujevci.html
-
-
Afrim Majanci
Afrim Majanci u lind me 29 Shtator 1962 nė Prishtinė. Hapat e parė i mori nė ekpin e K.B.Prishtina te traineri Branko Dragishiq i cili e ndihmoi mjaft nė ngritjen e tij. Nė vitin 1981 inkuadrohet nė ekipin e parė te trainerit dhe legjendės tonė Lah Nimani duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e klubit Prishtina. Po nė kėtė vitė K.B.Prishtina shkėlqeu me performancė pėr reth ish-Jugosllavisė. Edhe pse ekipi ishte i pėrtrirė me emra tė rinjė si Fatmir Makolli, Abedin Lika, dhe yjet e klubit si Nazif Gashi e Bajram Hashani kishin mbaruar karieren dhe kishte frikė se klubi nuk do tė kishte gjenerat si tė mėhershme, traineri ynė legjendar Lah Nimani solli freski dhe talentė tjerė.
Majanci nė vitin e parė mori pjesė nė kategorinė Pendel ndėrsa nė tė dytėn kaloi njė kategori mė lartė atė Bantam. Po nė vitin e dytė arriti shumė suksese dhe klubit i sjellte pikė tė shumta nė ēdo pėrballje ai pati edhe matchin final nė Turneun e Beogradit ku u takua me nėnkampionin botėrorė tė vitit 1978 Bratisllav Ristic i cili ishte edhe idol i Majancit dhe humbi me pikė nga ai nga mospėrvoja e duhur. Njėherit ishte edhe matchi mė i mirė nė karrieren Majancit.
Afrim Majanci ishte edhe pjesė e rėndėsishme e reprezentacionit tė ish-Jugosllavisė dhe kishte besimin e plotė nga selektori Bruno Rastinski si dhe ēdo bo-ksier tjeter Shqiptarė dhe pas largimit tė tij nga selektori ishte bėrė e vėshtirė inkuadrimi i boksierve tanė Shqiptarė nė perbėrjen e ish-Jugosllavisė.
Nė vitin 1985 arritė deri nė finale tė kampionatit individual tė ish-Jugosllavisė por humb nga boksieri kroat Levshic nga Pulla me vendim tė padrejtė tė gjyqė-tarėve, por fiton titullin nė konkurrencėn ekipor me K.B.Prishtina. Nė vitin 1986 mbahet pėr herė tė parė kampionati ballkanikė nė Prishtinė dhe ishte diqka madhėshtore pėr popullin e Kosovės. Majanci fiton medaljen e artė nė kategorinė e lehtė. Viti 1987 sjell edhe njė sukses pėr boksierin tonė nė lojrat mes-dhetare ku Majanci fiton medaljen e bronzt nė Lataki tė Sirisė nė kategorinė e lehtė.
Nė vitin 1989 sikur ēdo boksier tjeter i Kosovės pasi qė masat e dhunshme tė Serbisė kishin ndėrhyrė nė sportet tona dhe nuk kishte mė perspektivė Majanci merr njė oferte nga Zelezniēari i Sarajevės ku bokson pėr njė vit. Fillet e luftės sa kishin filluar atje ai vendos tė kthehet nė Kosovė ku fillon karieren e trai-nerit. Me 1992 fillon liga e Republikės sė Kosovės dhe ishte Majanci njėri ndėr inciatorėt e fillimit tė pamėvarsimit tė boksit tė Kosovės. Kampionatet mbaheshin nė formė tė turneve nė kushte shumė tė vėshtira nėper salla tė shkollave e nėper livadhe dhe sė bashku me trainerin Beqir Berisha nuk kursenin asgjė nga vetvetja deri nė vitin 1998 kur edhe Kosova u pėrfshi e tėra nė luftė. Majanci edhe pas luftės filloi punėn e trainerit nė K.B.Prishtina duke fituar shumė tituj nė Kosovė. Nė vitin 2002 zgjedhet nga federata e boksit tė Kosovės trainer i vitit. Ai ka arritur tė bėjė shumė boksier qė kanė lėnė gjurmė pas luftės nė Kosovė si Faton Salihu, Besim Brahimi, Bashkim Shala, Jeton Plakaj, Ismet Dobratiqi, Ajet Zena e shumė tė tjerė qė pritet se njėri ndėr t`a tė shkėlqej edhe nė profesionalizėm.
Rekordet e Afrim Majancit:
1985 - Kampion i ish-Jugosllavisė nė konkurrencėn ekipore
1986 - Kampion Ballkanikė nė Prishtinė, Kosovė (medalja e artė)
1987 - Vendi i tretė nė Lojrat Mediterane nė Lataki, Siri (medalja e bronzt)
2002 - Trainer i vitit nė Kosovė dhe kampion me K.B. Prishtina
http://www.albanianboxing.com/legjendat/afrim-majanci.html
-
-
Bajrama Hashani
Bajram Hashani u lind me 21 Gusht 1953 nė Prishtinė. Me boks filloi tė mirret nga mosha rinore nė klubin mė tė madh boksiv tė Kosovės (K.B.Prishtina). Nė vitin 1968, Hashani arrin titullin e parė nė ish-Jugosllavi nė konkurrencėn e juniorėve dhe merr ftesėn nga pėrfaqsuesja e atėhershme Jugosllave ku denjėsisht prezėntoi vetėn nė kampionatin ballkanik pėr tė rinj, ku pastaj pėr shumė vite me radhė ishte i pa konkurrence nė kategorinė "Welter" . Pjekuria dhe kulminacioni i Hashanit arrin nė vitin 1974 ku fiton shumė turne pėr reth ish-Jugosllavisė. Kėtė vit fiton edhe turneun e Beogradit qė ishte mė i madhi i asaj kohe.
Viti 1975 ishte edhe viti mė i sukseshėm i Hashanit ku fitoi edhe titullin e ish-Jugosllavisė. Po kėtė vit Hashani ishte edhe nė kampionatin Europian nė Katowice, Poloni ku Hashani ishte bindėshėm mė i miri nė kėtė kampionat duke fituar tė gjitha match-et me nga 5:0 dhe nuk e kishte humbur asnjė round deri nė gjysėm finale, por fati i mungoi nė gjysmė finale ku referi ndaloi match-in nė round tė dytė pasi qė kishte qarė vetullėn dhe fitorja i iku nga duart te Hungarezi Jozsef Nagy. Hashani nuk u kthye duar zbrasur, ai me vete solli medaljen e bronzt qė deri mė atėhere nuk kishte sjell asnjė Shqiptar medalje.
Hashani nė vitet e 80-ta emigron nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ku pėr destinacion
zgjedh qytetin e njohur te boksit Detroid, Michigan State pėr tė vazhduar karrieren edhe mė tutje. Nė vitin 1984 fiton qmimin mė tė madhė nė SHBA pėr amator atė tė Golden Gloves qė e kanė fituar edhe legjendat Ali, Holmes, Holyfield, De la Hoya por edhe Elvir Muriqi nė vitin 1998 qė ėshtė Shqiptari i dytė qė ka fituar kėtė qmimė prestigjioz. E vetmja dėshirė i mbetet ajo qė Hashani nuk kishte arritur ta provoj veteė nė profesionizėm pasi qė menagjeri tij i cili i kishte premtuar Hashanit karrieren profesioniste kishte shkaktur aksident sė bashku me vėllanė e vet qė kishin vdekur nė vend dhe pastaj e kishte shumė vėshtirė tė filloj pėrsėri pasi qė ishte i shtyrė nė moshė pėr ta sprovuar vetėn pėrsėri nga fillimi.
Nė vitin 1989 dhe 1990 vazhdon shkollimin pėr zejen e trajnerit dhe tė referit ku i pėrfundon me sukses tė lartė. Momentalisht Bajram Hashani ėshtė duke jetuar nė SHBA ku ėshtė duke e studijuar menagjimin e boksit dhe kik-boksit dhe nė bisedėn qė kishim pas me tė n`a kishte premtuar se do tė kthehet sė shpejti nė Kosovė pėr tė hapur njė shkollė tė boksit. Ai na tregoi se ėshtė duke punuar edhe si trajner nė njė klub boksi ku klubi tij ka kontakt me ish kampionėt botėrorė, Pol Remus, Thomas Hearns, promoterin Don King dha vajzen e legjendės Muhamed Ali, Laila qė e ndihmojnė klubin me fondacione tė ndrryshme.
Rekordet e Bajram Hashanit:
1968 - Kampion i ish-Jugosllavisė pėr junior,
1968 - Ftohet nė reprezentacionin e ish-Jugosllavisė pėr junior duke qene reprezentuesi i parė Shqiptarė,
1974 - Fitues i turneut tė Beograd-it,
1975 - Kampion i ish-Jugosllavisė pėr senior,
1975 - Vendi i tretė nė kampionatin Europian nė Katowice, Poloni (medalja e bronzt),
1984 - Fitues i tournamentit Amerikan - Golden Gloves (dorėza e artė),
1989 - Profesionalizon shkollimin pėr trainer ndėrkombėtar nė SHBA,
1990 - Profesionalzion shkollimin pėr refer ndėrkombtar nė SHBA.
Duhet tė pėrmenden disa fakte pėr luftrat e Hashanit qė mbetėn pėr kujtim pėr dashamirėt e boksit:
Ka fituar tre herė kundėr kampionit botėrorė, Rus-it (Nadirov), ka humbur nga kampioni botėrorė nė amatorizėm dhe profesionalizėm (Marian Benesh), ka fituar kampionin botėrorė Amerikan ( Jankson), ka fituar Italianin (Bobo Marciano-n) nė finalen e Golden Gloves.
http://www.albanianboxing.com/legjendat/bajram-hashani.html
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt