Çështja e përfaqësimit rajonal të Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejtë, mirëpo zgjidhja mund të gjendet vetëm mbi baza të Rezolutës 1244 të KS të KB, e ka ripërsëritur të martën mbrëma në Kralevë shefi i delegacionit të Beogradit në dialog me Prishtinën, Borko Stefanoviq. ...
Postuar: 09:16:01 / 18.01.2012
Në një tribunë ku kanë marrë pjesë shumë serb të zhvendosur të Kosovës ai ka cekur se Prishtina veç është e përfaqësuar në 90 për qind të organizatave rajonale dhe është qenësore që në tabelë e cila vihet përpara delegacionit të shkruhet ”Rezoluta 1244”, e jo di që sipas tij, do ta prejudikonte pavarësinë e Kosovës. Stefanoviq ka
paralajmëruar se deri në fund të janarit do të arrihet marrëveshja i
shtëpive të sigurimit ashtu që qytetarët nuk do të paguajnë
sigurimet e automjeteve me rastin e kalimit të “vijës administrative”.
Zyrtari serb preku edhe paralajmërimin e referendumit për shkurt, të
popullatës serbe në veri të Kosovës duke thënë si ai nuk është i
nevojshëm, sepse konsiderohet se me atë nuk fitohet asgjë..
Stefanoviq ka cekur se marrëveshjet e arritura me delegacionin e
Prishtinës në asnjë mënyrë nuk e shkelin Kushtetutën e Serbisë e as e cenojnë tërësinë e saj. Sipas vlerësimit të tij dialogu em Prishtinën i ka mundësuar Serbisë të ndikojë në hapësirën ku nuk ka qasje nga viti 1999./fam./
Huazuar nga RTKlive.com
Ku kjo fjalia e fundit më la përshtypje të pamasë. Nga kjo më lindi pyetja; Interesat e kujt është duke i përfaqësuar dhe mbrojtur ky delegacion?
Krijoni Kontakt