Pyetja: Ç`do të thotë të jesh mesatar në fe?

Përgjigje: Mesatar ne fe d.m.th, që njeriu të mos e teprojë në fe, ashtu që t`i kalojë kufijtë e Allahut, azze ue xhel-le, si dhe nga ana tjetër të mos mangësojë nga ajo që ka caktuar Allahu, xhel-le she`nuhu.
Me qenë mesatar në fe d.m.th., të kapesh forte për sunnetin e Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, teprimi është ta kalosh sunnetin e mangësia është të mos e praktikosh atë.
Shembull për këtë: një njeri thotë: unë do të falem tërë natën dhe nuk do të fle asnjëherë sepse namazi është ibadeti më i mirë, ashtu që dua ta gjallëroj natën me namaz.

Për këtë themi: Ky e ka tepruar në fe dhe nuk ia ka qëlluar aspak. Rast si ky ka ndodhur edhe në kohën e Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, kur njëherë u mblodhën disa dhe thane: “Unë do të falem tërë natën”, tjetri: “Unë do të agjëroj çdo ditë,” dhe i treti: “Unë nuk do të martohem.”
Kur i arriti ky lajm Muhammedit, salallahu alejhi ue selem, ai tha: Ç`është me këta njerëz që thanë kështu? Unë agjëroj dhe ha, falem natën dhe fle, si dhe martohem, e ai që largohet nga sunneti im, ai nuk ëshë prej meje (prej grupit tim)” [Buhariu 6101]

Ata njerëz pra, e tepruan në fe e Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, i denoncoi ata, sepse u larguan nga sunneti i tij, në sunnetin e të cilit ka agjërim dhe ngrënie (mosagjërim), namaz nate dhe gjumë si dhe martesë
E sa i përket mangësisë: ajo është kur njeriu thotë: “Unë nuk kam nevojë për gjëra vullnetare, unë bë vetëm farzet”, bile ndoshta mangëson edhe në farze. Ky pra, është i mangët në fe.
Ndërsa mesatar është ai që mundohet të ecë nëpër rrugën, të cilën ka ecur Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, dhe Halifët e Drejtë.

Shembull tjetë: Para tre njerëzve është një njeri tjetër, mëkatar, njëri prej atyre thotë: “Unë këtij nuk i jap selam, largohem nga aid he nuk i flas”; tjetri thotë: “Unë e shoqëroj këtë mëkatar, i jap selam, i buzëqeshi, e thërras në gosti dhe më thërret dhe ai për mua është çdo njeri”; e i treti thotë: “Këtë mëkatar e urrej për mëkatet që bën dhe e dua për besimin që ka, nuk largohem nga ai përveç nëse e shoh se largimi im nuk e ka atë dobi por përkundrazi bëhem shkak që ai të fundoset edhe më tepër në mëkate, atëherë nuk largohem nga ai.”

Themi: i pari është ekstrem dhe e ka tepruar, i dyti po ashtu ekstrem në anën e kundërt, ndërsa i treti është mesatar.
Kështu është në të gjitha ibadetet dhe marrëdhëniet me njerëzit.
Njerëzit pra, janë në tre grupe; ata që e teprojnë, që e mangësojnë dhe që janë mesatarë:
Edhe një shembull: Një burrë është rob i bashkëshortes së vet, e çon ajo nga të dojë, ky nuk e largon nga anjë mëkat, e as që e nxit për ndonjë punë të mirë, ajo grua ia ka mbisunduar trurin dhe ajo është bërë sunduesja e tij.

E një njeri tjetër bëhet si i lartë dhe mendjemadh ndaj bashkëshortes së vet dhe nuk interesohet për të, madje rrjedhimisht ajo për të është më poshtë se shërbëtori.
Ndërsa i treti që është mesatar, bashkëpunon me të shoqen ashtu si e ka urdhëruar Allahu, subhanehu ue teala: “…dhe ato kanë të drejta të barabarta mbi ta në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë më tepër mbi to…” (el-Bekare 228). Ka thënë Resulullahu, sal-allahu alejhi ue selem: “Nuk e urren besimtari besimtaren, nëse e mërzit atë një cilësi e saj e kënaq cilësia tjetër (e mirë) që e ka” [Transmeton Muslimi 1469]
Ky i fundit është mesatar, i pari e ka tepruar e i dyti e ka lënë mangut. Sipas kësaj mund t`i krahasosh punët dhe ibadetet e tjera



Muhammed el-Uthejmin