Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    E dashura e kryepërgjuesit, seksere e parave për kryeprokuroren

    Nga një letër që Prifti i ka drejtuar kryeprokurores, Ina Rama në mënyrë konfidenciale janë mundur të zbardhen pjesë të rëndësishme të saj. Kjo pasi letra është bërë objekt bisedash mes disa personave, të cilëve u është dhënë për të lexuar kjo letër. I trembur nga zhvillimet e fundit dhe ato që mund të ndodhin në të ardhmen, letra konfirmon lidhjet dhe skenarët e bashkëpunimit të hershëm mes Priftit, kupolës drejtuese të PS, Ina Ramës dhe Bamir Topit.

    Mësohet se e dashura e Priftit ka qenë edhe urë lidhëse mes tij dhe eksponentëve të ndryshëm si në PS, ashtu edhe tek kryeprokurorja. Bëhet e qartë se paratë që i janë dhënë kryeprokurores nga ana e Priftit për të mbyllur dhe hapur një sërë dosjesh kanë kaluar pikërisht përmes të dashurës së tij. Ajo ka qenë burimi më i besuar i komunikimeve të ndërmjetme mes Priftit, drejtuesve të PS dhe Inës së Prokurorisë. Megjithëse nuk bëhet e ditur shuma e parave që Prifti ka kaluar për Inën përmes të dashurës së tij, një gjë konfirmohet, se shumat konsiderohen mjaft të mëdha. Në bazë të kësaj blerjeje që i është bërë kryeprokurores, ajo ka vënë në dispozicion të Priftit dhe të gjithë Prokurorinë. Hetimet kanë pasur një dirigjim që është bërë pas takimeve intensive të Priftit dhe Ramës edhe tek restoranti i peshkut pas Kinema "Partizanit". Ina si një ushtare e bindur e këtij rrjeti manipuluesish është vënë tërësisht në shërbim të kauzës së Ramës, Priftit dhe Topit. Koordinimi ka qenë permanent dhe ka vazhduar për një kohë të gjatë. Këto hetime janë zhvilluar në shumë pista, ku më kryesoret kanë qenë grushti i shtetit të 21 janarit, çështja Meta, si dhe mbyllja e një sërë dosjesh për kreun e PS dhe Topin.

    Pjesë nga letra e Priftit

    Në letrën që Prifti i dërgon Ina Ramës konfirmohen pazaret e bëra dhe personi që ka qenë ndërmjetës në këto pazare. "Për informacion, e dashura ime ka qenë ura lidhëse. Me të kam biseduar për paratë që të kam dhënë ty dhe drejtuesve të PS, por edhe për aspekte të tjera të jetës intime të disa personaliteteve". Një risi në këtë korrespondencë të Priftit është se ai përmend edhe jetën intime të disa personaliteteve. Besohet se ka materiale të bollshme në këtë drejtim dhe që mund të bëhen publike gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.

    Prifti-Matildës: Me shuma të mëdha kam mbyllur çështjen e Edi Ramës, Inës dhe Topit
    Personazhi misterioz me emrin Matilda është një nga njerëzit e afërt dhe të dashur të Priftit. Në konfidencë, Prifti i tregon asaj se me shuma të mëdha parash ka mbyllur çështjet që kanë të bëjnë me çështjet e Edi Ramës, Ina Ramës dhe të Bamir Topit. Për momentin do të jemi të rezervuar për të hapur të gjitha çështjet për të cilat ka folur në konfidencë zoti Prifti, por ato do të mund të zbardhen për publikun gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme. Një gjë është e qartë, ato tashmë dihen dhe shumë shpejt personat e përmendur do të duhet të prononcohen.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ndihem shume i zhgenjyer, sikur pritej qe sot ta bente publike videon meta, pse nuk e beri?

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Meta: Kam një video për Ramën, ta ballafaqoj me shqiptarët

    eshte bere megjithmend per te reflektuar me shume kujdes per c'ka ka ndodhur dhe per c'ka po ndodh aktualisht ne politiken e majtiste socilisite leseiste ....

    sulmuesit e kryeministrise me ministrin e asaj kohe te ekonomise ishin ne lufte te hapur me njeri tjetrin ..... dhe ja sot dy palacot aleat me njeri tjetrin si pa asgje te keq .... a thua se shqiptaret jane kaq naive sa ti besojne pislleqeve te tyre .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Meta: Kam një video për Ramën, ta ballafaqoj me shqiptarët

    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    eshte bere megjithmend per te reflektuar me shume kujdes per c'ka ka ndodhur dhe per c'ka po ndodh aktualisht ne politiken e majtiste socilisite leseiste ....

    sulmuesit e kryeministrise me ministrin e asaj kohe te ekonomise ishin ne lufte te hapur me njeri tjetrin ..... dhe ja sot dy palacot aleat me njeri tjetrin si pa asgje te keq .... a thua se shqiptaret jane kaq naive sa ti besojne pislleqeve te tyre .....
    sepse PD-ja nuk ishte e afte te vendoste as semafore rrugesh
    te gjithe parkojne ne menyre te parregullt
    te gjitha ndertimet e shqiptareve te palegalizuara
    meta dhe rama jane hajdut por ata duket sikur do punojne. kjo me intereson edhe mua si demokrat.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Meta: Kam një video për Ramën, ta ballafaqoj me shqiptarët

    ...ne fillim,fillohet me pune,pastaj vjen lodhja,dhe duke pare se lodhesh ja fut pushim.Pas pushimit duke pare se lodhesh me punu,ja nis e vjedh,se me vjedh nuk lodhesh....E kur te vjedhesh mire e mire,sovrani(populli)thote,e more po keta po vjedhin,dhe e nderrojne vjedhesin.Ndersa vjedhesi pasi te kete vjedhur mire e mire,ja fut pushim e si han palla fare per vjedhesin pasardhes,vetem se ben mjergull kot....Kurse i vjedhuri,vetem se nderron here pas here vjedhsin....
    Ndryshuar për herë të fundit nga dielli1 : 18-09-2013 më 08:55

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Meta: Kam një video për Ramën, ta ballafaqoj me shqiptarët

    mos i ngacmoni keta se jane ne muaj mjalti tani, dhe i vjen era salcice
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Meta: Kam një video për Ramën, ta ballafaqoj me shqiptarët

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    mos i ngacmoni keta se jane ne muaj mjalti tani, dhe i vjen era salcice

    Interesant kjo puna e salcices, me sa duket eshte duke u gatu noj SALCICE e modhe ! I bofte mire kush ta haje i pari........
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Meta: Kam një video për Ramën, ta ballafaqoj me shqiptarët

    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Interesant kjo puna e salcices, me sa duket eshte duke u gatu noj SALCICE e modhe ! I bofte mire kush ta haje i pari........
    klasa jone punetore vizaton ne fletore si vidhet dhe manipulohet nje kombetare.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •