Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 58
  1. #31
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ja xhevahiret e Metes.


    Shantazhi me përgjimet: Biseda audio të përgjuara në disa lokale të Tiranës dhe biseda telefonike
    Aktualitet,Kronika | Shkruar nga: TemA


    Shantazhet që Ilir Meta bën me të ashtuquajturat përgjime, janë regjistrime të policisë në disa restorante të kryeqytetit dhe biseda telefonike të përgjuara pa mandat, që i vihen në dispozicion Berishës për informacion. Një burim i afërt me Spartak Brahon i tha gazetës Tema se gjitha çfarë Meta ka grumbulluar janë një sërë përgjimesh ilegale të bëra nga policia e Agron Kuliçi, dhe përgjime telefonike të paautorizuara mbi disa gazetarë dhe biznesmenë, që flasin rreth videove të Ilir Metës.

    Përgjimet janë bisedo në audio, që janë realizuar në së paku tri restorante të njohura të kryeqytetit, që nuk po i përmendim për efekt të biznesit të tyre, si dhe përgjime telefonike të disa gazetarëve në mënyrë të paligjshme, të cilat i shërbejnë Berishës thjesht për informacion.

    Bisedat e përgjuara janë në tërësi komente rreth Ilir Metës, videos së shfaqur, dhe ecurisë së procesit gjyqësor. Në duart e Metës janë po ashtu dhe videot e gjetura në kompjuterin e Priftit, të cilin e morën ekspertët e tij gjatë ekspertimit të videos. Kjo komprometon dyfish punën e tyre si ekspertë, pasi kanë shitur materialë që prokuroria ua ka dhënë në mirëbesim.

    Përgjimet përveçse nuk përmbajnë asgjë sensitive, janë thjesht një tregues i përfshirjes së pushtetit në një veprimtari të paligjshme kundër privatësisë së qytetarëve. Transmetimi i tyre do të ishte interesant dhe mezi pritet dhe nga vetë personazhet e përgjuara, pasi do të jetë një armë e fortë në betejën kundër Berishës për keqpërdorimin e pushtetit. Deri në këto momente ato po përdoren vetëm për një fushatë thashethemesh.

    Dritan Prifti, ndaj të cilit drejtohet shantazhi, nuk po prononcohet ende. Ai ka premtuar se do t’i përgjigjet çdo videoje të marrë prej tyre, me disa regjistrime tronditëse. Edhe pse ai nuk ka bërë komente, është shumë e përfolur historia e videos së një njeriu të afërm të Metës që flet për vete dhe fëmijët e Berishës si dhe disa video të tjera rreth familjeve në pushtet.

    juanito02 pershnteje!

    Shkrimi qe na solle, nuk ja lehtson fare punen Edit....
    Nese Iliri e mban fjalen, dhe sjell videon qe behet fjale, mendoj se Edi duhet t'dale nga loja politike perfundimisht.


    Dhe me ket video mbyllet rrethi:
    Topi votoi per Edi Ramen.
    +
    Prokuroria esht vegel e Edit.
    +
    Forza e re "Aleanca kuq e zi"
    +
    21 janarin e 2011
    _______________________________

    = akuzat e Sales.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    juanito02 pershnteje!

    Shkrimi qe na solle, nuk ja lehtson fare punen Edit....
    Nese Iliri e mban fjalen, dhe sjell videon qe behet fjale, mendoj se Edi duhet t'dale nga loja politike perfundimisht.


    Dhe me ket video mbyllet rrethi:
    Topi votoi per Edi Ramen.
    +
    Prokuroria esht vegel e Edit.
    +
    Forza e re "Aleanca kuq e zi"
    +
    21 janarin e 2011
    _______________________________

    = akuzat e Sales.
    hahaha
    Se kam pru per ramen shkrimin dhe sme rref ne letohet a rendohet ai.
    E kam pru per forumistet.
    Albania Uber Alles

  3. #33
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    italianet kane nje shprehje ''dice il bue cornuto all'asino''
    ja keshtu dhe kjo puna e politikaneve tane
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  4. #34
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Shi ça legeni ky Meta !!! Edhe une kame nje rregjistrim viziv tendin i thote Vrromes.

    Po vendose mer legen ne net a youtube a ku te doje sumatriçja t'a shofi poplli.

    Na hapen barkun me kto bllofet e pokerit politik ...
    E ca ta nxjerri kot!!
    Edhe rama i pafajshem do dali si perfundim .
    Do behet skenar vertet i merzitshem , ku do te kemi 2-3 gjyqe supreme cdo vit me kodoshat politikane , e te gjithe do na dalin te pafajshem .

    Pse ty apo te tjereve si puna jote u nevojiten vertet video te tilla , per ta kuptuar se cfare njerezish jane politikanet tane?

    lol

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Deshte pacavuren e metes e brahos

    BLLOF: Videoja e Brahos varros Metën. Ja një nga pjesët e hequra
    20 Janar, 2012 | Postuar në: Aktualitet,Kronika | Shkruar nga: TemA Online
    Share
    30



    Vartësit e tij tregojnë se u kërkon qindra mijëra euro në muaj detyrime.



    Videoja e transmetuar dje nga Spartak Braho është e vjedhur nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të ekspertuar video-skandalin e Ilir Metës. Ata kërkuan qëllimisht kompjuterin si provë për të bërë ekspertizën dhe kanë kopjuar prej andej gjithë videot dhe materialet private të Dritan Priftit. Videoja e transmetuar është e cunguar dhe spekulative. Videoja e plotë, të cilën gazeta Tema mund ta bëjë publike të transkriptuar dhe nga prokuroria, tregon fytyrën reale të Ilir Metës se sa para u kërkon në muaj vartësve të vet. TV Klan duhet ta transmetojë të plotë për të parë gjithë shqiptarët si gjobit ministrat dhe zëvendësministrat Ilir Meta. Është një video që riçon në gjyq Ilir Metën, pasi vartësi e tij dëshmojnë gjatë saj jo vetëm gjobat mujore që ai merr, por dhe ligësinë me të cilën i detyron të punojnë çdo i emëruar për të.

    Videoja ka kohë që shfaqet në rrethe të ngushta të LSI, ku u jepej zemër anëtarëve të dëshpëruar të mos kumbisnin besimin tek Ilir Meta. Prokuroria, e cila është tradhtuar në këtë rast nga tre ekspertët e Spartak Brahos, me siguri që do të reagojë ligjërisht për këtë prishje të qëllimshme të hetimit që Meta kërkon të bëjë nga frika e rishkuarjes para gjyqit.

    Ja një pjesë e transkriptuar, që nuk u transmetua:



    Prifti: Nuk kanë ndonjëherë Ministria aty, nga presioni i madh. Me biznese e kupton,. vetëm ti ndihmosh kështu se s’kam ça i bëj më parë s’kam mundësi.

    Beqiri: Nuk është kjo rruga, me dëgjo mua.

    Prifti: Po t’i thashë o burrë.

    Beqiri: Po pse ça të ka thënë?

    Prifti: Do përditë o vëlla, përditë nga 100 mijë euro, nga 200 mijë euro.

    Beqiri: Jo o burrë, është shumë.

    Prifti: Po… ne, ne, ku ti gjejmë! I bi me shit shtëpinë pastaj!.

    Beqiri: – Po jo o burrë jo, shiko tani mos, unë nuk besoj, unë të thashë, në fillim unë të thashë një herë, të dola hapur, tani po të them, po të betohem, unë nuk kam bërë absolutisht i kam thënë, po do hajde ulemi ca i kam thënë (Ilirit). (Unë kam thënë,) shiko, ca më ke kërkuar, nja dy gjëra (politike), ato që kam bërë më tepër (kanë qenë) thjesht (konfliktin e) makinës, nuk më është futur në pazare, (i thashë) një herë që vajti (t’i jepje), jo tha ai… (Monika), absolutisht. Për këtë tha, i thashë unë dëgjo: Ka ndonjë gjë që nuk shkon te Tani? Epo s’do merrem me (atë) tha, unë një herë i them tha, kaq. Nuk ka thënë ndonjë (gjë)…………. Tani puna është që janë lloj – lloj- legena aty që (vijnë e bëjnë kështu rreth), po për të fituar do fitosh se tani qija nënën…., je i zoti të bësh 100 milionë, bëji o vëlla, vetëm të dish me kë bën, ky është problemi. Ti i ke të gjitha aty, jo ky, jo e bëri…, edhe ajo që bëre,…… (shoferaa)…, s’më rruhet mua për shofera or burrë, (po këto gjëra)……….
    Albania Uber Alles

  6. #36
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    LSI: Dritan Prifti, limon i shtrydhur i PS – organizatorët e videos janë dhe skenaristët e dhunës së 21 janarit
    20-01-2012 / Gazeta 55


    Manjani: Ish Ministri, sot është i flakur nga regjisori i tij politik, nuk i intereson më

    Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi ashpër sot në vijim të denoncimeve të video-përgjimeve të Dritan Priftit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani u shpreh se videoja e publikuar mbrëmë në emisionin “Opinion” është fakti i korrupsionit të denoncuesit të video-përgjimeve. Duke iu referuar pikërisht kësaj video si dhe vendimit të Gjykatës së Lartë për kreun e LSI-së Ilir Meta, Manjani deklaroi se “gjykata tregoi se video ishte e montuar dhe ishte e skenuar nga Edi Rama”. Madje, duke shkuar më tej, Manjani lëshoi një akuzë të drejtpërdrejtë si për protagonistët e videos ashtu dhe për autorët e saj, të cilët i konsideroi si organizatorët e demonstratës së dhunshme të 21 janarit të kaluar. Sipas Manjanit, Rama përdori Dritan Priftin, duke e shndërruar këtë në limon të shtrydhur, për sajimin e videos me qëllim organizimin e revoltës kundër shtetit, ndërsa sot e ka flakur tutje, çka do të thotë se i shtrydhuri nuk i intereson më regjisorit të tij politik. “Një vit më parë shefi i opozitës Shqiptare, pasi sajoi me dashje direkte një të ashtu- quajtur video-përgjim, nxiti turma të dhunshme kundër institucioneve të vendit dhe rendit kushtetues. Gjatë gjithë vitit të shkuar e deri më datë 16 të këtij janari, shqiptarët panë të çmontohen një e nga një të gjitha elementet e skenarit të dhunës nëpërmjet mashtrimit të opinionit publik nga zoti Edi Rama. Pjesë e rëndësishme e këtij skenari dhune u bënë edhe produktet e halucinacioneve (fatkeqësi njerëzore kjo) të ish-ministrit të Ekonomisë sot me detyrën e Limonit të shtrydhur, në partinë e Edi Ramës. Them limon i shtrydhur sepse produktet e tij të halucinacionit tashmë mesa duket nuk i interesojnë më regjisorit të tij politik. Zotërinjtë limonë të shtrydhur, që kapën veten në flagrancë duke ndarë jo thjesht euro të fëlliqura, por interesa korruptive në kurriz të detyrave publike që mbanin dhe që u vunë në dispozicion të dhunës dhe destabiliteti kushtetues, nuk kanë pasur e as kanë mbështetje politike nga LSI. Ata prej kohësh gëzojnë mbështetjen dhe mbrojtjen politike të partisë së zotit Rama (jo partisë së socialistëve shqiptarë). Duam sot të sigurojmë opinionin publik se as streha politike e partisë së zotit Rama e as imuniteti juridik i prokurorisë së Republikës, nuk i shpëton dot ata nga përgjegjësia para ligjit. Këta zotërinj janë pjesë e skenarit të dhunës së 21 Janarit, dhe nëse i shpëtojnë prokurorisë nuk kanë shans t’i shpëtojnë drejtësisë. Për këtë jemi të bindur tashmë në provat që kanë lëne vetë këtë radhë me zë e me figurë. Kam edhe autorizimin e zotit Braho të kërkoj ndjesë nëse për arsye etike zëri ishte i ulur mbrëmë në atë video të tmerrshme që pamë. LSI denoncon sot, edhe njëherë publikisht se dhuna që buron nga paratë e fëlliqura që vijnë nga pushteti i pamerituar i përfaqësuesve publikë (sot limonë të shtrydhur) është e pa pranueshme dhe madje e dënueshme.
    Ne nuk kemi punë me fatin politik e personal të askujt që ka probleme me ligjin dhe me drejtësinë”- u shpreh Manjani. Ndërkohë, e gjykuar në këtë formë nga LSI-ja, Manjani i bëri thirrje lidershipit socialist që të kërkojë ndjesë publike për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. “Por, si parti politike, kërkojmë që organizatorët e dhunës së 21 Janarit që nxitën përplasjet e dhunshme me forcat e sigurisë në vend, minimalisht tu kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan dhe i hodhën mish për top, ndërkohë që vetë u fshehën pa burrësisht dhe fërkuan duart kur numëruan viktimat,që ju interesuan paturpësisht.
    Ndjesa është element njerëzor i domosdoshëm në politikë, pendesa nuk i duhet askujt! E nëse lideri i dhunës vazhdon të përdorë pendesën si mjet komunikimi atëherë zoti i ruajt të gjitha ata që i shkojnë pas këtij njeriu!”- tha më tej ai.
    G55
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    haha
    U ka hudh ne sulm gjith lukunia Sales se erdhi serveri kryministrise i rikuprum e del Sala urdherus i vrasjeve.
    Dy dure per i kok banda pushtetit.
    Spo shef mo nga syte ca bon.
    Albania Uber Alles

  8. #38
    Rama: Të hetohet edhe Prifti

    20/01/2012


    ...

    Ndërkohë që përsa i takon zotit Prifti,ai është një deputet i cili ka dalë nga radhët e shumicës qeverisëse, me qëndrime dhe denoncime tronditëse, por nuk është as anëtar dhe as përfaqësues i Partisë Socialiste.

    ...

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=227277

  9. #39

    Komenti i Dritan Priftit per Edi Ramen.

    Komenti i Dritan Priftit per Edi Ramen.





    Eshte vertete per te te ardhur keq per Dritan Priftin! I perdorur poshtersisht nga PS, nga shtypi dhe nga media perkrah Rames, nga analistet dhe komentuesit ne krah te Rames, qe i thuren sa e sa lavde aktit "heroik" te tij, sot e kane hedhur si lecke.

    Kjo eshte tradite ne PS dhe per fat te keq Prifti nuk arriti kurre qe te nxirrte mesimet e duhura nga jeta dhe vepra e ulkonjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 20-01-2012 më 15:19

  10. #40
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Këto jan të vjetra DYDRO, vetëm me këto jeni katandisur, s'keni ndonjë të re?

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •