Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Komandant Tigri “shpëton” nga drejtësia për 12 vjet

    http://koha.net/repository/images/18...01120859_1.jpg



    Komandant Tigri “shpëton” nga drejtësia për 12 vjet


    Publikuar: 18.01.2012 - 08:59
    Prishtinë, 18 janar – Ajvaz Berisha kishte “zënë” në një qoshe dy burra. I kishte mbajtur nën kontroll nën kërcënimin e revoles.

    Vëllai i tij, Abazi, po mbante një thikë në dorë. E kishte përdorur kundër një vajze, vëllezërit e së cilës kontrolloheshin nga Ajvaz Berisha. Besa Gashin e kishte goditur katër herë me të. Një herë në faqe, një herë në gji, një herë në dorë e një herë në këmbë. Besa u kishte mbijetuar këtyre therjeve e prerjeve.

    Kësi përshkrimi i ka dhënë Prokuroria e Qarkut e Prishtinës një ngjarjeje që ka ndodhur 12 vjet më parë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në të cilën ishte i përfshirë dekani i Fakultetit të Shkencave Fizike, Ajvaz Berisha. Ka aktakuzë të ngritur ndaj tij.

    Ish-Komandant Tigri, që në atë kohë ishte polic hetues në Shërbimin Policor të Kosovës, akuzohet nga Prokuroria për veprën penale “vrasje në tentativë, në ndihmë”.

    Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    100.000 euro për vrasjen e Anton Berishës?


    Prishtinë, 18 janar 2012 - Agim Hoti, një prej të dënuarve në rastin e atentatit ndaj Anton Berishës, ka dorëzuar në EULEX një deklaratë. Aty, Hoti thotë se Etrur Rrustemi dhe Agron Haradinaj i kishin premtuar 100 mijë euro për të ekzekutuar ish-Shefin e ARTsë. Dorëzimi i deklaratës në EULEX konfirmohet edhe nga avokati i tij. Vetë Rrustemi i mohon akuzat.

    Etrur Rrustemi dhe Agron Haradinaj janë personat që kanë porositur atentatin ndaj Anton Berishës, ish shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.

    Kështu shprehet Agim Hoti, i cili nga burgu ku e vuan dënimin si atentator, pas disa vitesh heshtjeje, pretendon se ka vendosur të rrëfejë krejt të vërtetën rreth këtij atentati. Madje këtë pjesë të së vërtetës, ai thotë se nuk e ka thënë as në gjykatë.

    Në bisedë telefonike për Express, Hoti thotë se jo vetëm që është lodhur nga burgu dhe sulmi në tru që kishte para dy muajsh, nga i cili tash ka pengesa në të folur, por pretendon se ka ndarë mendjen që më në fund të flasë hapur.

    Hoti thotë se të dy atentatet ndaj Anton Berishës, në janar dhe prill të vitit 2007, ishin Etrur Rrustemi, ish-Kryeshef i PTKsë, dhe Agron Haradinaj ata që e kanë porositur të kryejë atentat. /express/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Agim hoti tashti lete behet sikur nazmi bllaca ,,se ishte i vogel me shti dikushe dhe me vra njerz per lek,,eshte tradhtare dhe i lige,,sikur bllaca kur iku shkoj ne serbi per te zezat e veta tu ju ba kojshive te vete tashti kthehet dhe kishe po them diqka po edhe ky edhe aj ishin dhe do te mbeten tradhtare te keti kombi,,,njeriu per para nuk vritet e aq me large kur keta dy person akan vrar njerz me para oj tok keta e dojen burgimin te perjetshem

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Agim hoti tashti lete behet sikur nazmi bllaca ,,se ishte i vogel me shti dikushe dhe me vra njerz per lek,,eshte tradhtare dhe i lige,,sikur bllaca kur iku shkoj ne serbi per te zezat e veta tu ju ba kojshive te vete tashti kthehet dhe kishe po them diqka po edhe ky edhe aj ishin dhe do te mbeten tradhtare te keti kombi,,,njeriu per para nuk vritet e aq me large kur keta dy person akan vrar njerz me para oj tok keta e dojen burgimin te perjetshem
    Po ato qe i kan pagu kto persona me pare per me vra dikan cfar meritojn
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nje gje dua te di,sa komandant tigera i kemi pas! E dihet se Komandant TIGRI, ishte Deshmori Komebit Fadil Nimani!,Tashe na dalin dy tigra!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •