http://koha.net/repository/images/18...01120859_1.jpg
Komandant Tigri “shpëton” nga drejtësia për 12 vjet
Publikuar: 18.01.2012 - 08:59
Prishtinë, 18 janar – Ajvaz Berisha kishte “zënë” në një qoshe dy burra. I kishte mbajtur nën kontroll nën kërcënimin e revoles.
Vëllai i tij, Abazi, po mbante një thikë në dorë. E kishte përdorur kundër një vajze, vëllezërit e së cilës kontrolloheshin nga Ajvaz Berisha. Besa Gashin e kishte goditur katër herë me të. Një herë në faqe, një herë në gji, një herë në dorë e një herë në këmbë. Besa u kishte mbijetuar këtyre therjeve e prerjeve.
Kësi përshkrimi i ka dhënë Prokuroria e Qarkut e Prishtinës një ngjarjeje që ka ndodhur 12 vjet më parë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në të cilën ishte i përfshirë dekani i Fakultetit të Shkencave Fizike, Ajvaz Berisha. Ka aktakuzë të ngritur ndaj tij.
Ish-Komandant Tigri, që në atë kohë ishte polic hetues në Shërbimin Policor të Kosovës, akuzohet nga Prokuroria për veprën penale “vrasje në tentativë, në ndihmë”.
Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”
Krijoni Kontakt