INTERVISTA/ Flet regjisorja, producentja, skenaristja (autore programesh), Alda Bida


“Drita Pelingu, Agim Qirjaqi dhe Pirro Mani, treshja qė mė kanė ndihmuar nė jetė”

Albert ZHOLI

Ajo s’e ka humbur kurrė vrullin rinor nė punė dhe nė jetė. Gjendet kudo dhe shumė herė nė krah tė bashkėshortit Petri Bozo me tė cilin ėshtė njohur qysh nė auditorėt e Akademisė sė Artit pėr t’u lidhur pazgjidhshmėrisht. Dhe pse nė hije ajo ėshtė pjesa mė e padukshme e fuqishme e “Miss Shqipėria” dhe “Miss Globe”, pasi janė detajet e punės sė saj tė gjitha skenarėt. Qysh nė Akademi ajo luan disa role dhe mė vonė fillon punė si gazetare, redaktore, regjisore. Skenariste, por dhe poete. Nė Festivalin e fundit nė Radio Televizion ajo merr pjesė me tekstin e kėngės sė kantautorit Kujtim Prodani. Njė grua e thjeshtė, por e dashur, ku nė gjithė qenien e saj buron mirėsi. Ndoshta jeta e saj nė ēift ėshtė njė ndėr rastet e rralla nė Shqipėri, ku burrė e grua e kuptojnė njeri-tjetrin nė mėnyrė perfekte, edhe pse ajo shumė herė ka punuar mes meshkujsh, ndėrsa Petri mes bukurosheve tė Botės. Ajo ndjen se ka njė boshllėk nė punėn e saj. Ka me qindra poezi nė fletore qysh nė fėmijėri, ku dhe pse ka botuar disa dhe ka bėrė disa tekste kėngėsh, nuk merr guximin tė botojė njė vėllim poetik.
Kush ta zgjoi pėr herė tė parė ėndrrėn pėr gazetarinė dhe letėrsinė?
Jam rritur me njė gjyshe qė mė tregonte pėrralla… Kam nisur tė lexoj qė nė moshėn 4-vjeēare, sepse nėna ime ishte mėsuese dhe e specializuar pėr shkollėn fillore….Pavarėsisht se nė atė kohė shihnin tek unė njė gjeni tė vogėl, nuk u bėra e tillė (bėj shaka). Kėshtu nis dashuria ime me letėrsinė dhe me shkrimin…Filloren dhe tetėvjeēaren i kam kryer nė shkollėn e muzikės “Dėshmorėt e Lirisė” dhe gjithnjė kujtoj me nostalgji mėsuesen time tė klasės sė parė, Firdesin, me njė zė kumbues e tė ngrohtė. Kam qenė fėmijė shumė i urtė dhe shumė e llastuar, kur kalamajtė luanin, unė preferoja tė lexoja.
Sigurisht qė, kam qenė e angazhuar nė rrethet artistike e veēanėrisht me atė tė letėrsisė dhe aktrimit. Duket isha e preferuar pėr shkak tė fjalorit tė pasur dhe komunikimit. Kujtoj me shumė dashuri mėsuesen time tė parė tė fjalės artistike, Marjanėn, nė klasėn e katėrt. Mė pas gjimnazin, tė cilin e kam mbaruar nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme “Ismail Qemali”…Sigurisht dashuria pėr letėrsinė dhe pjesėmarrja nė aktivitetet e shumta tė Pallatit tė Kulturės si drejtuese e programeve nė tė nuk mė pengonin tė isha edhe nxėnėse e mirė. Mbaj mend se nė atė kohė nė aktivitete nisėn tė shfaqeshin kėngėtaret Merita Halili, Valbona Mema….( sot janė personalitete tė muzikės popullore).
Pra, periudha e gjimnazit ka qenė shumė aktive?
Gjatė periudhės sė gjimnazit, unė u takova pėr herė tė parė me televizionin, pata njė ftesė pėr programet e tė rinjve, por pėr arsye tė angazhimeve dhe tė shkollės, nuk e pranova, sigurisht nė atė kohė unė konsultohesha shumė me dajėn tim, gazetarin e njohur Mitro Ēela, dhe nė mėnyrė tė veēantė me nėnėn time, e cila ėshtė njeriu qė mė ka qenė gjithnjė kaq pranė. Nuk lashė pa marrė pjesė nė Festivalin e Talenteve tė Rinj (1985) qė u zhvillua nė qytetin e Gjirokastrės, ku merrnin pjesė artistė tė mėdhenj tė asaj kohe si: Prokop Mima, Sandėr Prosi, Ndriēim Xhepa (ishte nė fillimin e shkėlqimit tė tij si aktor dhe shumė i preferuar), po kėshtu edhe nė Durrės njė vit mė pas, ku kryesisht u vunė nė pah jo pjesa e interpretimit tė poezisė, por shkrimi i saj…Dhe unė isha mes poetėve tė rinj. Merrnin pjesė edhe Maksim Zoto, Moza Ahmetaj etj..
Po ėndrra e vėrtetė juaja kush ka qenė nė vitet e gjimnazit?
Mendoj se kisha tė drejtė tė ėndėrroja tė vazhdoja gjuhė- letėrsi. Pėr mė tepėr qė edhe nė shkollėn e mesme shumė nga ata qė ishin jo vetėm nė klasat paralele, po edhe tė klasave mė tė larta, merrnin hartime tė bėra nga unė. Pavarėsisht se kanė qenė mėsues tė rreptė, unė i kujtoj me nostalgji, Adelinėn, Sonjėn, Leonorėn, Stiljanin, Bardhylin, Ficin…Kam qenė nxėnėse e bankės sė parė dhe me jaka tė bukura tė bardha qė m’i thurte gjyshja dhe mami. Vetėm se kisha njė tė metė, vajtjen me vonesė nė shkollė. Mė kujtohet se mikja ime, Emma Koja ( Savahl) sot njė stiliste me famė botėrore, ishte gjithnjė me mua nė aventurėn tonė tė hyrjes nė shkollė nga telat. Ndėrsa nė klasė, nė bankėn e parė mė priste shoqja ime e klasės, Pjereta, e cila gjente gjithnjė mundėsinė tė mė justifikonte pėr vonesat. Gjatė fundit tė vitit tė katėrt mė jepet mundėsia tė jem pjesė e grupit tė artistėve qė regjistronin pėrrallat dhe “Heroizmin e Popullit nė Shekuj” apo edhe tė dramatizimeve (Paulin Shkiezi, regjisor dhe Xhelil Aliu ishte libretist). Atje pata mundėsinė tė takohem mė nga afėr me tė gjithė aktoret e Teatrit Kombėtar, Margarita Xhepėn, Drita Pelingun, Ahmet Pashėn, Ndriēim Xhepėn, Lazėr Filipin, Tinka Kurtin.
Kishit dėshirė pėr gjuhė letėrsi, pėrse i vazhduat nė fakt studimet e larta?
Mbas mbarimit tė gjimnazit mė doli Inxhinieri Tekstile. U befasova. (Atėherė nuk merrnin parasysh se ēfarė preferoje…por ēfarė mesatareje kishe, dhe unė mund tė vazhdoja njė degė qė konsiderohej e re dhe me perspektivė, inxhinieri tekstile). Vendosa tė tėrheq dokumentet dhe tė pres njė vit. Nėse nuk shkoje nė shkollėn qė tė dilte, humbje tė drejtėn pėr 5 vjet tė kėrkoje tė drejtė studimi. Ka qenė njė vit shumė i pazakontė pėr mua. Imagjinoni njė adoleshente qė kishte qenė gjithnjė nė qendėr tė vėmendjes, njė nxėnėse tė pasionuar me letėrsinė, tė angazhuar nė grupimet e talenteve tė rinj, tė shkonte inxhiniere.
Megjithatė vazhdova tė shkoj nė Radio -Tirana sa herė mė ftonin dhe prej atje kaloja tek shkolla “Kosova”, ku mamaja ime, Leonora ishte mėsuese metodiste. Pikėrisht aty takova Agim Qirjaqin, i cili mė orientoi pėr t’u pėrgatitur pėr tė vazhduar Akademinė e Arteve. “Ėshtė degė e re kėtė vit. Regjia nuk do tė jetė mė e miksuar me dramėn, shkollėn pėr aktore, vetėm se do tė tė duhet tė punosh. Ti ke lexuar, ke njė penė tė hollė pėr tė shkruar, ndoshta do tė ishte vėrtet mirė qė tė konkurroje pėr regjisurė. Unė mund tė punoj me ty, mė tha Agimi”. Mė pas gjithė koha ime e lirė i kushtohej punės me profesor Agimin dhe Bibliotekės Kombėtare. Atje “takoja” Stanislavskin, Brehtin, platformat regjisoriale, konceptet e vėnieve nė skenė, ndryshimin mes skenės dhe filmit. Tė gjitha kėto i pėrpija me njė zell tė veēantė e me njė dashuri tė madhe. Ishte njė botė qė mė pėlqente.
Ēfarė pjesėsh keni zgjedhur pėr konkurrim?
Profesor Agimi mendoi se “Murgesha” e Deni Ditroit do tė ishte njė pikė e fortė pėr mua.
Tri ditėt e konkurrimit ishin njė stres mė vete. Nė korridoret dhe oborret e Akademisė sė Arteve, kishte prindėr, studentė pretendentė, tė gjithė komentonin tė gjithė besonin se ishin mė tė mirėt. Tė gjithė kishin miq. Dhe me shumė dhimbje kujtoj nėnėn time dhe babain qė rrinin nė njė cep si tė pėrhumbur nga gjithė ajo falangė ndėrhyrjesh e komentesh. Tė gjitha kėto ndoshta ndikuan qė tė paraqitesha denjėsisht nė ditėn e interpertimit, qė tė kisha fantazi dhe tė isha e koncentruar nė ditėn e platformės regjisoriale e po ashtu edhe pėr formimin e pėrgjithshėm. Akoma e kam tė freskėt vėshtrimin e Pirro Manit qė ishte kryetar komisioni dhe mė pas do tė ishte edhe pedagogu i kursit tim tė regjisurės. Nė mėnyrė tė pavetėdijshme ai mė kishte dhėnė njė miratim, tė cilin ma pėrforcoi fitimi i tė drejtės sė studimit.
Kur dhe si e morėt vesh se kishit fituar?
Unė vazhdoja tė kisha miqėsi me shoqet e mia tė gjimnazit dhe njė nga pasditet e fundi tė gushtit kishim dalė pėr njė shėtitje nė bulevard (tendencė e asaj kohe), tek Pallati i Kongreseve dėgjojmė qė dikush na thėrriste. Njė djalosh me biēikletė me flokė kaēurrela, na e bėnte me dorė. Ishte Petri Bozo, tė cilin unė e kisha takuar gjatė kohės kur punoja nė Teatrin Kombėtar me profesor Agimin. Ai me shumė qejf mė thotė se kisha fituar. Dhe kėshtu ishte emri im ishte i gjashti nė listėn e fituesve.
Cilėt ishin pedagogėt e tu?
Mjeshtėrinė e aktorit kursit tonė ia jepte Drita Pelingu dhe Vangjush Furrxhi, regjisurėn Pirro Mani, qė ishte edhe pedagogu i kursit, bazat teorike tė regjisė, Esat Oktrova, fjalėn artistike, Agim Qirjaqi dhe Arben Kumbaro. Kam patur njė kurs vėrtet fantastik, Mikel Vasili qė ishte i angazhuar me grupet teatrore qė nė fėmijėri, Bledar Laēo, Armand Bora, Altina Ruli, Apostol Kaci, Artjon Elmazi. Nė brezin tim ka qenė Anila Bisha, Ina Gjika, vajzat e dramės qė angazhoheshin mjaftueshėm me filmin shqiptar.
Nuk i kam thėnė jo asnjė roli qė mė kanė ofruar shokėt e shkollės, sepse atėherė tė gjitha shfaqjet e akademisė ndiqeshin nga shumė spektatorė.
Ēfarė rolesh ke interpretuar nė shkollė?
Kam interpretuar Nėnėn tek Monserati nė vitin e tretė nxėnėsen tek “Tė rendėsh pas njė ylli” me regji tė Milto Kutalit ( kur ai ishte nė vitin e katėrt), protagonisten nė komedinė “Njė budalla e gjysmė” ( shfaqja e diplomės sė kursit tim. Mė pas jam angazhuar si asistente me zonjėn Pelingu nė diplomėn e Romeo Kices nga Lushnja, ku mu besua edhe njė rol, ai i nėnės nė “Menaxheria e Qelqtė” e Teresi Vvilliams, ku aktore kanė qenė Monika Lubonja, Artan Islami. Kjo vepėr u pėrkthye e u dramatizua nga grupi i studentėve dhe pati sukses tė veēantė. Nė Teatrin Kombėtar kam qenė e ftuar si aktore nga Drita Pelingu dhe kam qenė pjesė e veprės “Motrat”. Kam qenė me fat sepse aty munda tė jem pranė e tė bėj miqėsi me Elvira Diamantin, Rajmonda Bulkun, Elida Janushin. Sigurisht qė, kėsaj pjese nuk i mungonin aktoret e reja tė asaj kohe, Ema Andrea, Jola Mani. Nė fakt unė kisha diploma regjisure dhe ndėrkohė kisha nisur tė njihesha si gazetare e kulturės.
Pra, mbarove pėr regjisurė. Sot ėndrra juaj ėshtė gjuhė letėrsi apo ke ndryshuar mendje pas pėrfundimit tė Akademisė sė Arteve dhe ēfarė kujton nga Akademia?
Pėr mua ėndrra ime nė sirtar ėshtė dhe do tė mbetet Teatri…megjithėse kam guxuar dhe kam bėrė, dublanten e zėrave, kam shkruar poezi (vazhdoj ende tė shkruaj), kam bėrė aktoren, kam bėrė prezantuesen (programe pėr fėmijė dhe tė rritur), gazetaren dhe kritiken nė faqet e shtypit pėr kulturėn, producentin (licencėn pėr tė qenė e tillė e kam marrė qė nė vitin 1998), menaxheren dhe administratoren, drejtoren e televizionit (Real TV), skenaristen dhe autoren e programeve. Me shumė dashuri kujtoj kohėn e fakultetit kur u bėra nėnė nė vitin e tretė dhe sigurisht, askush nuk priste qė ta mbaroja Akademinė e Arteve. Ndėrsa Pirro Mani, mė besoi nė vitin e katėrt rolin kryesor ( shfaqja e diplomės) nė shfaqjen “Njė budalla e gjysmė”, i vetmi rol qė nuk u dublua. Unė kisha rolin kryesor me tė dyja grupet. Kujtoj me detaje fundin e natės sė parė. Sallėn e madhe tė Akademisė sė Arteve, Pavlina Manin dhe Profesor Pirron qė mė pėrgėzonin. Drita Pelingun qė me dashurinė e njė nėne mė pėshpėriste: “E vogla ime kėshtu ti kesh tė gjitha sukseset, kaq tė bukura”. Ndoshta besimi i kėtyre njerėzve tė mėdhenj tė artit mė ka bėrė tė jem kurajoze, e tė guxoj, kur ndjej se mundem!!!
Pas pėrfundimit tė Akademisė sė Arteve si u pozicionuat?
Ėshtė mėse normale qė pas pėrfundimit tė provimeve vjen diploma. Dhe mua mė caktuan qė ta mbroja diplomėn nė Teatrin e Kukullave. Gjeta njė pjesė tė Hans Kristian Andersen dhe e dramatizova “Mbretėresha e Dėborės”. Sigurisht qė, ishte njė pjesė, e cila pėr herė tė parė nuk ju drejtohej vetėm fėmijėve dhe nuk kishte vetėm kukulla. Mė pas m’u dha mundėsia tė jem pjesė e njė projekti televiziv. Njė konkurs pėr fėmijė qė bėhej ēdo tė diel (shumė i njohur nė atė kohė). Emisioni drejtohej nga Pavlina Mani, e cila pėr shkak tė roleve nė teatėr dhe nė film do tė tėrhiqej pėr njė periudhe kohe. Nė kėtė bashkėpunim me televizionin isha bashkė me Xhevahir Zenelin aktorin e njohur. Ndėrkohė, nuk kisha lėnė pasdore poezitė, mė pėlqente tė shkruaja.
Kur filluat punėn si gazetare?
Nė verėn e vitit 1993…Nė vitin 1992 duke pėrfituar nga pena e hollė pėr kritike nė arte, munda tė botoj njė shkrim nė gazetėn “Rilindja Demokratike” (nga tė parat gazeta tė shtypit pluralist). Mė pas unė filloj tė pėrkthej disa intervista pėr gazetėn “Aleanca”. Nė atė kohė gazetarėt nuk ishin kjo armatė e madhe qė janė sot. Kėshtu qė tė gjithė njiheshin mes tyre dhe sigurisht qė, njihnin edhe stilin e tė shkruarit megjithėse herė herė edhe pėrdornin pseudonime. Nė gazetėn “Aleanca” pata mundėsinė tė punoj me njerėz, tė cilėt i konsideroj si ata qė vunė bazėn e gazetarisė plurealiste shqiptare. Kishim guxim dhe qytetari. Unė e konsideroj veten sėrish me fat qė i pėrkas gazetarisė sė viteve ‘92- ‘98, jo se mė pas nuk kam shkruar, por mė pas gazetat nisėn edhe tė gėnjenin
Kaq e re, dinamike, plot freski dhe thonė se do tė bėheni gjyshe?
Do tė bėhem gjyshe, ndėrkohė qė, shumė nga miket e mia ende nuk kanė vendosur tė krijojnė familje! Ėshtė shumė e bukur t’i jetosh etapat e jetės ashtu siē vijnė, e nė fund tė fundit ashtu siē ėshtė shkruar fati. Jam nė pritje tė Noares, vogėlushes, e cila do tė ndryshojė jetėn e vajzės sime, Egit, dhe do tė mė mbushė me shumė dashuri.
Ėndrra nė sirtar?
E thashė dhe nuk kam frikė ta pėrsėris, qė unė jam njeri ėndėrrimtar, por mendoj se, gjej gjithnjė forca e besim qė t’i realizoj ėndrrat e mia. Teatri ndoshta do tė jetė ėndrra e radhės. Nėse do tė gjej kohėn, dua tė vė nė bashkėpunim me Mikel Vasilin (mikut tim tė fakultetit tė arteve) njė vepėr tė Pirro Manit.
Po me politikė a ke menduar tė marrėsh?
Politika? Mė duket njė fushė ku nuk do tė di tė luaj.
Mendon se femra shqiptare sot ėshtė e vlerėsuar?
Kush duhet ta vlerėsojė femrėn shqiptare?! Femra shqiptare duhet tė vlerėsojė veten. Nė radhė tė parė femra duhet tė jetė femėr dhe tė mos humbas feminilitetin e saj.

Njė familje me formatin mė ideal
Kam qenė me shumė fat qė kam patur njohje tė bukura, suksese nė art dhe gazetari, tė cilat kanė qenė edhe pėr shkak tė martesės me Petri Bozon, shokun, bashkėshortin, tė dashurin, bashkėpunėtorin. I kam gjetur gjithnjė tek ai…Nė vitin 1990 lindi vajza jonė Egi, e cila u rrit mes gjysheve tė saj dhe udhėtimeve tona. Ndoshta nuk kam qenė nėnė tradicionale. Kjo edhe pėr shkak tė punės e tė impenjimeve, tė cilat kanė qenė tė shumta. Por tradita e familjes nė fundjavė pėr tė udhėtuar e pėr tė qenė bashkė, ka qenė njė mėnyrė e bukur pėr tė formatuar njė familje tė bukur. Kam jetuar pėr 12 vjet me prindėrit e Petrit, tė cilėt mė kanė dhėnė shumė mirėsi e mbėshtetje. Nėna ime qė sot ėshtė njė engjėll, ka qenė kėshilltarja ime mė e mirė. Ndoshta, duhet tė kisha punuar mė pak dhe tė kisha ndenjur mė gjatė me tė, por kurrė nuk e kisha menduar se do tė mė linte kaq shpejt. Nė vitin 1998 nė jetėn tonė erdhi Frenki, djali ynė. Njė bekim i perėndisė, qė e plotėsoi kuadrin e pikturės sė familjes tonė. Fėmijėt u bėnė “shokė” e bashkėpunėtorė nė punėt tona.

Bashkėpunimet me bashkėshortin
Sfilatėn e parė tė modės me stiliste Eni Velēanin 1994. Projektin me Komunitetin Europian “5 vjet Mall”, ku kam qenė skenariste me Ervin Hatibin dhe prezantuese me Kastriot Caushin nė sallėn e madhe tė Akademisė sė Arteve. Projekt qė kishte nė qendėr tė tij eksodin. Nė vitin 1996 asistente dhe bashkėskenariste me Jorgo Papingjin nė “Buzė detit ‘96”. Bashkėskenariste me Shpėtim Roqin nė “Miss Shqipėria” nė vitin 1998 (dhe sa regjisore e bashkėproducente) dhe qe nga ajo kohė skenariste e bashkėproducente nė tė gjitha “Miss Shqipėria” deri nė vitin 2011. Skenariste nė Festivalin e Videoklipit shqiptar qė nga viti 2002 e deri mė sot. Skenariste e bashkėproducente nė “Miss Globe” qė nga viti 2004 (nė kėtė vit u bė pėr herė tė parė nė Shqipėri). Programet e Vitit tė Ri 2005, 2007 dhe 2012.
Projektin 100 vjet Tefta Tashko Koēo me RTV, orkestrėn e Radios dhe tė birin e Teftės, dirigjentin Eno Koēo.

Poezi dhe kėngė
Nuk kam harruar tė shkruaj vargje. Poezia ėshtė njė emocion i hedhur nė vargje. Njė emocion personal, njė emocion i pėrcjellė nga njė ndodhi. Disa nga poezitė e mia janė bėrė edhe kėngė. Kam patur fatin tė bashkėpunoj me Luan Zhegun pėr njė kėngė tė Ledina Ēelos. Mė pas me Mond Zhulalin, me Sokol Marsin. Nė vitin 2011 pėr herė tė parė me ftesė tė kantautorit Kujtim Prodani isha pjesėmarrėse nė Festivalin e 50 tė kėngės nė RTV. Teksti u pėrshtat mbi bazė tė muzikės sė shkruar nga Kujtimi, tė cilin e kemi njė mik tė vjetėr e me tė cilin kemi patur mjaft bashkėpunime nė projektet tona. Ndėrkohė isha si autore e programit tė Vitit tė Ri me ftesė tė Televizionit Shqiptar. Nė kėtė angazhim pėrveē skenarit bazė isha dhe shkruese e materialeve tė humorit, njė pjesė tė mirė tė tė cilave ishin me autorėsi tė Bujar Kapexhiut. Regjia ishte nga Petri Bozo. Kam qenė autore e programit tė Vitit tė Ri nė bashkėpunim me TVSH edhe nė vitin 2005 qė ėshtė realizuar nė Llogara e prezantuar nga Rovena Dilo dhe nė vitin 2007 nė Voskopojė e Korēė.

Alda gazetare
Erdhi natyrshme vajtja nė stafin e gazetės mė tė njohur e mė tė shitur nė vend nė vitet ‘96-‘97 e nė vazhdim. Pothuajse tė gjithė lėvizėn drejt gazetės “Koha Jonė” si tė pėrthithur nga njė magnet gjigand profesional, menjėherė pas djegies sė redaksisė sė saj nė zonėn e Shkollės sė Kuqe. Ndoshta se Nikollė Lesi dhe Aleksandėr Frangaj dikur ortakė) kishin ngritur oponencėn e fortė. Dua tė kujtoj se nuk i jam ndarė faqeve tė kulturės nė kėtė gazetė profesionale, ku kam patur mundėsinė tė bėj shefen, redaktoren, gazetaren e thjeshtė. Tė qenit gazetare mė ka pėlqyer si profesion. Mė vonė shkruaja edhe nė “Koha Jonė” edhe nė revistėn “Klan”. Mė pas rihapet revista AKS, ku kam qenė zv/kryeredaktore. Ka qenė koha kur nisa tė besoj mė shumė nė forcėn e femrave, nė pėrgjegjėsitė qė ato dinė t’i mbajnė e qė marrin mbi supe. Asnjėherė nuk mė ka pėlqyer tė divorcohem nga kultura… Tani qė kujtohem, me emrin tim janė intervista me personazhe e personalitete qė nga Kadareja, Robert Shvarc, Sten Dragoti, Agim Krajka, Fadil Berisha (fotograf shumė i njohur, i cili intervistėn e parė e ka bėrė me mua). Pa diskutim Drita Pelingun, Pirro Manin, Ndriēim Xhepėn e dhjetėra intervista me personalitete. Madje, nė arkivin tim janė shumė reportazhe, portrete, kritika pėr shfaqje e festivale.