Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323

    Pse bollshevizma asht dajaku i klasës së naltë

    Pse bollshevizma asht dajaku i klasës së naltë

    Bollshevizmi, që nga gjuha ruse e ka kuptimin shumica, në kundërshtim me menshevizmin, term po me prejardhje nga rusishtja, që do me thanë pakica dolën si fjalë ideollogjike kur Lenini me fjalën e tij përzuni në fillim me llafe e mbasandaj me dru ca intelektualë e idealista që kujtonin se rrevolucjoni ishte ndoj lëvizje llafazanësh ku ata do dilnin në krye e me metoda të squllta do krijonin Edenin komunist.Sot rreziku bollshevik egziston po aq agresiv si në kohë të Leninit.
    Ndërsa at-here bahesh me bajoneta për të përmbys përkohësisht disa vlera të pamohushme por të përfaqesueme nga nji klasë e dobësueme moralisht me i rujt kto vlera, sot bollshevizma vepron në forma tjera për shembull në kulturë nëpërmjet vullgarizimit e formalizmit të saj;
    botimet e shumta e të shumllojshme që sado që thithen nga lexuesi e që mund të kenë vlera në vetvete por pa ndoj efekt “ rryme” apo polarizimi masiv
    (ktu sot mbase si pasojë e moskonturimit fort të kjart të nacjonales dhe internacjonales apo kozmopolites apo integr…etj.në çdo plan e të politikës në plan të parë që në vend të jetë pasojë force asht shkak dobsije)
    programe mediatike që megjith nji far roli të nevojshëm s’mund të kalojn nji far limiti që duhet kalue me dhanë nji far orjentimi direkt e indirekt për do gjana të randësishme,
    me zbavitje apo pseudokulturë, konsumizëm ( jo komunizëm me llafe) etj me nji fjalë barazitizëm pa nivel.
    Kshtu bahet nji përmbysje jo ma fizike e gjendjes por nji shkatrrim apo përhumbje substancjale e strukturës e qelizës psiqike të qytetarit njeri.
    Kshtu duke e pa në distancë e qetësisht kte fenomen, bollshevizmën, që u çfaqka si komunizëm si konsumizëm si demokraci a socjalizëm, kapitalizëm apo diktaturë e tjera pallavra me të cilat tentohet të ushqehen kurdoherë syleshët e mundshëm qoftë dhe jo me vetëdije, ky fenomen mund të shifet si nji far hilaçi i hidhët por që pashmangësisht do të kaperdihet sa herë që nji grupim njerzor do zvetënohet në nji apo disa plane superstrukturale.
    Shenjë e sigurtë e ktij rreziku: mos njoftja ose mospranimi,me ose pa dashje i vlerave.
    Shenjë e dukshme e ktij rreziku: idealizimi (fallc), idolizimi ( idhujtaria) ose e kundërta që i atribohet individve në kulm (ose e kundërta) të fuqisë.
    Ky fenomen çfaqet ose në gjendje socjale ose dhe individuale ( pra mund të jetë personal).
    E thanë me fjalë të thjeshta humbja e vlerave çon në barazitizëm banal që momentalisht duket gja jo e keqe dhe emërtohet me emna të bukur deri sa vjen
    nji gjendje që kthimi mbrapsht asht i vështirë por i detyrueshëm.
    Faturra paguhet gjithnji, me nji mynyrë o tjetër edhe nga klasat e nalta, po edhe nga turma apo masa sado pa përgjegjsi ose e pa përgjegjshme pamvarsisht nga ndoj llustër kulture apo se mund të dijë të flasë disi gjuhë të hueja pa pas marrë nji mesazh qoftë minimal kulture të mirfilltë.

    3/2/2002
    C te bajm apo ma mir ...c mund te bahet?...per mendimin tim ...
    ME KESHILLU TE MIREN...po cila asht? E ME NDALU TE KEQEN...po cila asht?
    ne se me pyesni mue do thoja duhet synu IDEALIZMA duke veprue sadopak ,aq sa asht e mundun,ne ket rruge.....simbas ndjeksve te Fese,te gjithe do japin hesap....se jemi knej po ka ne anej.....

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    cilat jane vlerat qe duhen njohur dhe pranuar?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    po.uj me gaz pytje inteligj.po pergjigja sa e thjesht n vetvete asht e veshtir me llafe...

    pse s provo vet me i percaktu vlerat?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    sepse per mua edhe percaktimi i vlerave eshte i panevojshem. njelloj si ndarja ne klasa, ne strukture e strategji e ku di une cfare ndarje tjeter. nese do benim gjithnje ate qe na ben te ndihemi te plotesuar, pra dashuri, edhe ndarja ne te mire e te keqe nuk do ishte e nevojshme.

    si behet dashuria? sillu me tjetrin e natyren si do doje te silleshin te tjeret e natyra me ty...

    edhe dicka: nuk eshte frika prej dhenies hesap ne boten tjeter qe me ben te dua, eshte bukuria e dashurise qe me ben te mos le asnje moment te kesaj bote pa e bere (ndienja eshte me e bukur se mendimi...)
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •