Dosja greke
Ja sa na duan fqinjėt!...
Nga Agim Doēi
Duke gėrmuar nė bibliotekėn time personale, e duke rreshtuar faktet dhe ngjarjet, mendova: pse mos tia bėj tė ditur edhe lexuesėve tanė kėto fakte tė hidhura antishqiptare?!
Do ta quaj, shkurt Dosja greke. Nė zanafillė, mendova tė rreshtoj krimet dhe mėkatet e tyre, prej vitit 1912, kur marrshuan tė marrin Vorio Epirin. Pastaj ndrrova mėndje . Po pėrmend disa mėnxyra tė kėtij mijėvjeēari tė ri. Nė numurat e mėpastajmė, do hedh kėtu e 100 vjet, gjithshka tė zezė, qė grekėrit na kanė bėrė.
Policia greke qėllon nė territorin shqiptar, 6 korrik 2001
Njė skaf i policisė greke diktoi dhe qėllon me armė njė skaf shqiptar qė lėvizte nė ujėrat territoriale shqiptare. Pas goditjeve tė para pėrgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Mė pas nė minibetejėn ujore ėshtė bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku pėr 10 minuta ėshtė zhvilluar njė betejė e vėrtetė. Zyrtarėt grekė deklaruan se, ishte thjesht njė stėrvitje nate e rojeve tona.
Zgjedhjet nė Himarė, Tetor 2000
Njė nga incidentet ku kanė marrė pjesė ligjvėnėsit grekė ėshtė dhe ai i zgjedhjeve parlamentare nė tetor tė vitit 2000 nė Himarė. Deputetėt kanė ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanė hyrė nėpėr qendra votimi, kanė organizuar protesta pėrballė kamerave tė televizionit grek te ardhura enkas nė ditėn e votimit, kanė premtuar viza nė kėmbim tė votave pėr kandidatin e PBDNJ-sė. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar njė rezolutė pėr kėto shkelje kushtetuese.
Vrasja e Gentian Ēelnikut, Athinė 2002
I riu shqiptar Gentian Ēelniku ka qenė duke pirė njė kafe nė njė nga baret e Athinės pas njė ditė tė lodhshme pune. Por kontrolli i njė skuadre tė policisė greke ka bėrė qė pėr Ēelnikun kjo tė ishte dhe dita e fundit e jetės. Oficeri i policisė greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qėllojė me pistoletė Ēelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjėhershme. Ēudia ka qenė se vetė vrasėsi mė pas ka marrė pjesė nė kėqyrjen e vendngjarjes dhe mė vonė ėshtė liruar nga gjykata greke.
Racizmi me fėmijėt shqiptarė, 25 tetor 2003
Odise Cenaj, 18 vjeē nga Shkodra, u pengua me forcė qė ti printe parakalimit tė gjimnazistėve me flamurin grek nė njė ceremoni zyrtare. Sipas rregullores sė arsimin grek nė ceremonitė zyrtare flamurin helen duhet ta mbajė nxėnėsi i dalluar i shkollės. Dhe Odiseja ishte vėrtet mė i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bėri qė nė Greqi tė nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre tė moderuara, por nė Shqipėri pėrveē njė keqardhje nuk pati asnjė reagim nga shteti shqiptar.
Vrasja pėr njė fjalė, Aleksandėr Lufo, Athinė 2003
Aleksandri ėshtė viktima e radhės ndėr emigrantėt tanė nė Greqi, ku gjykatat greke kanė liruar thuajse tė gjithė personat qė kanė vrarė shtetas shqiptarė. 20-vjeēari ėshtė qėlluar disa herė me thikė nga njė shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur njė aparat radioje. Sipas policisė greke, 49-vjeēari grek, bari dhensh, e ka qėlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar.
Vullnet Bytyēi, vrasje nė kufi, 23 shtator 2003
Ėshtė njė nga emigrantėt e shumtė tė vrarė nė kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyēi u ndalua nga njė skuadėr e ushtrisė greke gjatė kalimit tė kufirit. Nė rrethana tė paqarta njė nga ushtarėt ka nxjerrė pistoletėn dhe e qėlloi me njė plumb nė kokė duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Qeveria shqiptare protestoi nė ambasadėn greke duke kėrkuar ndėshkimin e vrasėsit. E vetmja masė qė mori pala greke ishte largimi nga shėrbimi i ushtarakut helen qė bėri vrasjen.
Papandreu pėr Himarėn, Athinė 2003
Zgjedhjet nė Shqipėri kanė ngritur gjithmonė temperaturėn e marrėdhėnieve greko-shqiptare. Nė vitin 2003, nė Himarė do tė shėnoheshin jo pak incidente mes simpatizantėve tė PBDNJ-sė dhe partive tė tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi pėr incidentet nė Himarė se, Himara ėshtė njė pakicė solide greke dhe duhet tė konsiderohet si e tillė. Kjo deklaratė e kreut tė qeverisė shkaktoi jo pak reagime nė Tiranė, kur ende nė Himarė dėgjoheshin thirrjet antishqiptare.
Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004
Fitorja e kombėtares shqiptare ndaj asaj greke nė futboll ėshtė kthyer nė njė tragjedi mbrėmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikė nga greku Panajotis Kladhis vetėm pėr arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrė nga goditja me thikė. Nė po tė njėjtėn ditė, nė Athinė pati njė seri incidentesh mes shqiptarėve dhe grekėve tė cilėt kėrkonin tė festonin fitoren nė sheshin Omonia.
Luan Bėrdėllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004
36-vjeēari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht nė Athinė, u qėllua pėr vdekje nga njė polic special. Nė lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharė dhe ofenduar kėrkon tu bėnte kontroll shqiptarėve. 36-vjeēari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kėrkoi policit grek tė mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletėn dhe e qėlloi me njė plumb nė kohė duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Pėrveē qėndrimit tė opinionit publik nė Tiranė, nė Greqi nuk pati asnjė reagim.
Vrasje pėr kėngė shqiptare, 16 mars 2005
Ilir Frroku, 26 vjeē, u vra me thikė nė njė lokal tė Athinės nga njė grek vetėm sepse po kėndonte kėngė shqiptare. Sipas dėshmitarėve dhe shokėve tė Ilirit vrasja ėshtė bėrė nga badigardėt e lokalit tė cilėt i kanė qėlluar shqiptarėt qė po festonin. Ndėrkohė qė policia greke serviri njė tjetėr motiv tė vrasjes. Sipas saj shqiptarėt kanė tentuar tė vjedhin njė motorr qė ishte parkuar afėr lokalit dhe personi qė e goditi Frrokun ka qenė njė turk.
Papulias anulon vizitėn, Sarandė, 1 nėntor 2005
Dy vite mė parė, incidentet diplomatike mes Shqipėrisė dhe Greqisė shėnuan nivelin mė tė lartė protokollar. Presidenti i Greqisė, Karolos Papulias, do tė takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, nė Sarandė. Papulias kėrkoi qė mė parė tė shkonte nė konsullatėn e Gjirokastrės, por nė hyrje tė saj protestues tė Shoqatės Ēamėria kishin vendosur parulla dhe thėrrisnin pėr tė drejtat e tyre. Papulias e interpretoi kėtė si njė provokim dhe anuloi takimin me Moisiun nė Sarandė.
Vrasja e Edison Jahaj, Kretė, 1 janar 2006
Mbajtja e njė bluze me flamurin shqiptar e njė djaloshi nga Tepelena, nė njė bar ka qenė shkaku i njė sherri mes shqiptarėve dhe grekėve nė mbrėmjen e 31 dhjetorit nė fshatin Rrethimo tė Kretės. Por sedra e grekėve duket se ishte fyer keq, ndaj katėr orė mė vonė 7 prej tyre hynė me forcė nė shtėpinė e njėrit prej shqiptarėve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeēari nga fshati Levan i Tepelenės u vra me 17 thika nga njė grup grekėsh. Autoritet helene e cilėsuan si njė vrasje raciste, ndėrkohė nė Tiranė, Parlamenti Rinor organizoi njė seri protestash.
Shkolla greke nė Himarė, 20 shkurt 2006
Hapja e shkollės sė parė greke Omiros nė Himarė ka sjellė jo pak debate mes politikanėve shqiptarė dhe pėrfaqėsuesve tė PBDNJ-sė. Pėrurimi i shkollės u bė nga zėvendėsministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhėnė ende lejen pėr ndėrtimin dhe hapjen e saj. Mė shumė se njė incident ishte njė keqkoordinim i punės sė qeverisė. Pasi vetėm nė muajin maj dha lejen pėr ndėrtimin e saj, ndėrkohė qė hapja u bė nė muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanėt tė akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.
Zhvarrimet nė Kosinė, Pėrmet, 5 qershor 2006
Zhvarrimet nė Kosinė shkaktojnė incident diplomatik mes vendeve.
Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrė pėrsipėr mbledhjen e eshtrave tė ushtarėve grekė tė rėnė gjatė luftės. Por zhvarrimet ishin bėrė dhe nė varreza shqiptarėsh dhe fshatra ku ushtritė greke nuk kishin kaluar kurrė. Policia shqiptare ndėrhyri pėr tė verifikuar eshtrat nė kishėn e fshatit Kosinė tė Pėrmetit. Ndėrkohė konsulli grek nuk lejoi qė policia tė hyjė nė njė objekt kulti. Ndėrkohė prifti grek refuzoi tė paraqitej nė prokurori.
Kryebashkiaku falėnderon greqisht, 25 shkurt 2007
Lojtarėve shqiptarė nė Greqi, njė fjalė e thėnė nė gjuhėn amtare mund tu kushtojė karrierėn. Ndėrsa nė Shqipėri askush nuk ndalohet ta fshehė identitetin, madje edhe kur ėshtė njė zyrtar i lartė shtetėror dhe me ligj i duhet tė komunikojė nė gjuhėn zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano preferoi ti falėnderojė qytetarėt e Himarės nė gjuhėn greke, edhe pse ata qė e votuan ishin shqiptarė, duke shėnuar nė kėtė mėnyrė njė incident.
Viedoja greke, 4 mars 2007
Njė marsh urrejtjeje i kėnduar nga ushtarėt grek gjatė stėrvitjes ka acaruar marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Kjo video u publikua nė internet, ndėrkohė qė teksti i kėngės ėshtė botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. I shikoni ata, janė shqiptarė. Me zorrėt e tyre do tė bėjmė lidhėse kėpucėsh, ky ishte teksti i kėngės raciste qė shkaktoi reagime nė disa qytete tė vendit. Ndėrkohė qė Ministria e Mbrojtjes i kėrkoi Athinės tė dėnonte skandalin, gjė qė u bė nga zėvendėsministri i Jashtėm grek.
Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007
Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrės Iraklis u ka kushtuar shumė shtrenjtė familjarėve tė tij. Nė ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit tė Bushit, tifozėt e Iraklisit kanė ushtruar dhunė mbi familjarėt tė cilėt shihnin ndeshjen nė stadium. Prindėrit dhe bashkėshortja e futbollistit shqiptar janė goditur me grushte dhe shkelma pėr disa minuta. Familja e Bushit ėshtė detyruar tė largohet me autobusin e skuadrės pasi forcat e rendit nuk mund tė ndalonin turmėn.
Kėto ishin disa fakte qė flasin mė qartė se gjithshka.
(vijon)
Krijoni Kontakt