Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 75
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Studentët në protestë

    extra, Shekulli Sot|18/01/2012 07:02
    Studentët në protestë

    Entela Resuli

    Një grup studentësh të Universitetit të Tiranës, konkretisht të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe atij të Drejtësisë janë mbledhur dje në një protestë. Në oborrin e këtij fakulteti të gjithë së bashku, me pankarta në duar, një zëri kërkojnë nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit t’i respektojnë ata dhe të mos vënë kushte, si: rregullimi të stazhit për profesionet, imponimin e provimit të anglishtes si kusht diplomimi dhe financimin e institucioneve të arsimit të lartë. Në këtë protestë që ka zgjatur më shumë se 40 minuta, të gjithë kanë thënë fjalën e tyre duke qenë kundër. Arsyeja e protestës lidhet me ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë, pika ku flitet për mbrojtjen dhe certifikimin e gjuhës së huaj. Sipas studentëve, MASH, e cila ka propozuar këto ndryshime, ka cenuar të drejtën e studentëve në disa aspekte. Protestat e studentëve kanë nisur pas më shumë se 1 vit e gjysmë pas miratimit në Parlament të të gjitha amendimeve në ligjin e arsimit të lartë. Sipas këtij ligji, të gjithë ata studentë të cilët kërkojnë të vazhdojnë një studim pasuniversitar, master apo doktoraturë, nuk marrin titullin në rast se nuk kanë marrë kualifikimin dhe nuk kanë kaluar testimet ndërkombëtare të njohura për certifikimin e gjuhës angleze.

    “Protesta studentore organizohet kundër nenit 26 të ligjit të arsimit të lartë, që për studentët e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve, konkretisht master profesional, master shkencor, master të arteve të bukura dhe doktoraturë, thekson se studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare”, pohon studenti për shkenca politike, Ismail Ruçaj. Sipas tij, vendimi i amendimeve të ligjit të arsimit të lartë për certifikimin e gjuhës cenon të drejtën për të zgjedhur, cenon multilingualizmin në Shqipëri, nuk njeh institucionet akademike shqiptare të gjuhëve të huaja, si dhe cenon lirinë akademike. Një tjetër pikë që ata kundërshtojnë është mospagesa e stazhit. Pas përfundimit të shkollës ata duhet të bëjnë 1-3 vjet stazh e të mos paguajë për këtë. Po ashtu janë kundër ligjit që nga Ministra e Arsimit është quajtur si përparësi për vitin 2012 ku synohet që universitetet private të kthehen në jofitimprurëse të financohen nga fondi për universitet publike. Kjo i tremb këta studentë duke i shtyrë në hamendësime se në këtë formë do të rritet tarifa e tyre e shkollimit. Kjo ishte protesta e parë për këtë vit, por ata premtojnë që do ta përshkallëzojnë atë në fakultete të tjera duke bërë takime deri në marrjen e një vendimi përfundimtar që do të jetë në të mirë të tyre dhe të gjithë studentëve të Universitetit të Tiranës.



    Certifikimi i gjuhës së huaj

    Universiteti i Tiranës ka nënshkruar zyrtarisht në muajin maj të vitit të kaluar, marrëveshjen me partnerët ndërkombëtar për marrjen e të drejtës së certifikimit të gjuhës angleze për studentët shqiptarë. Çmimi në këtë rast do të jetë më i ulët se institucionet e tjera private që operojnë në tregun vendas.



    Ismail Ruçaj, student për Shkenca politike në Fakultetit të Shkencave Sociale viti i 2-të.

    “Kemi organizuar këtë protestë për të kundërshtuar ligjin e arsimit të lart në disa pika. Së pari është çështja e stazhit, nënkupton që, për ata që e kanë stazhin, inxhinierit, mjekësit, juridiku, ata merrnin 50 përqind të pagës ndërkohë tani me ligjin e ri ata nuk do të paguhen fare. Çështja e dytë është anglishtja; pasi të kesh përfunduar masterin, duhet të kesh të mbrojtur anglishten dhe këtë ne e kundërshtojmë. Është gjithashtu edhe çështja e financimit, i cili është quajtur nga Ministria e Arsimit si prioritet i 2012-s. Universitetet private do të shpallen jofitimprurëse dhe si do paguhen pedagogët tanë? Do të na rriten ne tarifat e financimit. Për këtë arsye ne kemi ndërmarrë këtë protestë. Më vonë do të organizojmë protesta të radhës edhe me fakultete të tjera. Këtu bëhet fjalë për të gjithë Universitetin e Tiranës. Ne kemi një muaj që organizohemi, informojmë gjithë studentët në çdo fakultet”.



    Kjara Kola

    Kjara është studente e vitit të parë për administrim politik është bërë pjesë e kësaj protestë për t’i paraprirë vendimeve të tilla që, kur të jetë në përfundim të shkollës, mos të përballet me detyrimin që duhet të punojë tre vjet në stazh e të mos paguhet, të mos paguajë më shumë tarifën e shkollimit dhe të mos jetë e detyruar të përballet me provimin e anglishtes



    Jola Mekollari, administrim politik, viti I

    “Nëse më parë stazhi ka qenë 50 përqind i paguar, tani nuk do të jetë më i tillë, por do të jetë falas (i papaguar). Ne e kundërshtojmë këtë gjë, pasi nuk mund të punojmë pa paguar. Është edhe çështja e financimit që nënkupton se fondet e universitetit publik shkojnë tek privatet, pasi universitet private do të shpallen jofitimprurëse. Atëherë, ne do të na rritet tarifa e shkollimit. Kjo është arsyeja e protestës sonë që të paraprijmë vendimeve të tilla që rëndojnë në kurrizin tonë”.





    Studentët: Hapat rrënues që po ndërmerr qeveria e në veçanti Ministria e Arsimit dhe Shkencës

    Financimi

    Financimi i universiteteve private me para publike

    Reduktimi i financimit për universitetet publike në fabor të atyre private përmes ndarjes së fondeve

    Rrënimi i pritshëm i infrastrukturës dhe cilësisë akademike të universiteteve publike

    Orientimi i studimeve universitare jo nga nevojat e shoqërisë por nga tekat, rastësitë ose “telekomandimet” e tregut

    Ngritja e mëtejshme e tarifës shkollore vjetore për student



    Anglishtja

    Diskriminohet gjuha shqipe si gjuhë e popullit

    I mohohet shqipes barazvlerësia me gjuhë të tjera si bartëse dhe nxitëse e shkencës e kulturës

    Ndër gjuhët e huaja privilegjohet duke u ngritur në rang absolut gjuha angleze, çka edhe në kuptimin ekonomiko-punësues nuk e ka hegjemoninë absolute

    Në vend që të nxitet mësimi i gjuhëve të huaja përmes thellimit dhe përhapjes së programeve mësimore publike, nxitet “certifikatosja” që i nxjerr paratë nga qesja e pakët studentore drejt thesit të madh të institucioneve private fitimprurëse

    Stazhi

    Cenohet parimi kushtetues i sigurisë juridike (hiqet një e drejtë aktualisht e njohur)

    Shkelet parimi shtetformues e kushtetues i punës së paguar. Pabarazia pronar-punonjës skajohet përmes imponimit ligjor të punës së papaguar

    Riprodhohet raporti feudal usta-çirak në marrëdhëniet e punës

    Nxitet papunësia e kamuflohet në forma pune të papaguar

    Shtohet barra financiare për studentët dhe familjet për më shumë vite

  2. #2
    Per stazhin jam shume darkor qe jane ngritur ne proteste. Sado qe quhet stazh, puna behet, ndaj duhet paguar, qofte edhe 50% e tija.

    Ndersa per gjuhen angleze nuk e shoh kaq "te keqe". Eshte diçka llogjike qe te jepet edhe nje test i gjuhes angleze ne perfundim te masterit, ne fund te fundit eshte pikerisht kjo gjuha qe perdoret ne mbare boten ndaj ato qe bejne masterin duhet ta flasin e ta shkruajne ate shume mire. Nuk besoj se kjo ul vleren e gjuheve te tjera.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Cfare sutedentesh ata qe jan kunder gjuhes Angeleze!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Anglishtja

    Diskriminohet gjuha shqipe si gjuhë e popullit

    I mohohet shqipes barazvlerësia me gjuhë të tjera si bartëse dhe nxitëse e shkencës e kulturës

    Ndër gjuhët e huaja privilegjohet duke u ngritur në rang absolut gjuha angleze, çka edhe në kuptimin ekonomiko-punësues nuk e ka hegjemoninë absolute

    Në vend që të nxitet mësimi i gjuhëve të huaja përmes thellimit dhe përhapjes së programeve mësimore publike, nxitet “certifikatosja” që i nxjerr paratë nga qesja e pakët studentore drejt thesit të madh të institucioneve private fitimprurëse
    lol diskriminohet shqipja thon ... po tani po spate anglisht scan dot asgjekund in this global world

  5. #5
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    lol diskriminohet shqipja thon ... po tani po spate anglisht scan dot asgjekund in this global world
    e moj ti pse gjithe ata shqiptare qe i ke ane e mbane botes anglisht kane ditur te gjithe

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  6. #6
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Jo por ama kur kane shkuar ne evrope ne fillim pershembull , anglisht i kuptojn te gjithe ... kur sdi gjuhen e vendit akoma ... eshte internacionaleeee anglishtja te gjithe e kuptojn

  7. #7
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    Jo por ama kur kane shkuar ne evrope ne fillim pershembull , anglisht i kuptojn te gjithe ... kur sdi gjuhen e vendit akoma ... eshte internacionaleeee anglishtja te gjithe e kuptojn
    E di ti qe ne Evrope nqs di vetem anglisht je ignorante ndersa ne USA je cool

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  8. #8
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Shume pol kan kta evropjanet .....lol

    puna eshte se tani e kane punen keq ekonomikisht ... keshtu qe duhet te mesojn anglisht .. te bejne biznes me Usa . drejt asaj rruge dhe Shqiptaret

  9. #9
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    Shume pol kan kta evropjanet .....lol

    puna eshte se tani e kane punen keq ekonomikisht ... keshtu qe duhet te mesojn anglisht .. te bejne biznes me Usa . drejt asaj rruge dhe Shqiptaret
    Sipas kesaj llogjike europianet duhet te mesojne anglisht ndersa ameriqonet duhet te mesojne kinezçe apo jo ?

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  10. #10
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Ncuq kinezet mesojn anglisht ... kush ka lekun ka fuqine

    shyqyr qe sqenkam injorante ne evrop .. mbaj mend pak italisht

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •