Borxhi i jashtëm i Kroacisë, afro 60 miliardë dollarë



Publikuar: 17.01.2012 - 18:47
Zagreb, 17 janar - Brenda 20 vjetësh, përkatësisht nga viti 1992, kur Kroacia u bë shtet i pavarur, borxhi i jashtëm i këtij shteti është shtuar për 20 herë, raportojnë mediat kroate.

Në fillim të vitit 1992, Kroacia ka ‘bartur” nga RSFJ diçka më pak se 3 miliardë dollarë borxh të jashtëm..

Mirëpo, sipas të dhënave që raportojnë mediat kroate, borxhi nga viti në vit është shtuar shumë, për të arritur sot në shifrën 60 miliardë dollarë, duke tejkaluar kështu të tërë bruto prodhimin shoqëror të këtij vendi.

Në vitin kur është pavarësua Kroacia, secili kroat kishte borxh 652 dollarë, ndërkohë që sot çdo banori të Kroacisë i bie të ketë nga 13.953 dollarë.

http://www.koha.net/?page=1,3,84393