-
Aurel Amzai
INTERVISTA/ Flet kėngėtari shqiptaro-maqedonas Aurel Amzai: Unė jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar
Tirana ėshtė qyteti mė interesant, ku gjallojnė kultura tė ndryshme
Albert ZHOLI
Dy herė pjesėmarrės te Kėnga Magjike, por edhe nė shumė festivale tė fėmijėve nė Maqedoni, Aurel Amzai tashmė ėshtė njė nga kėngėtarėt mė tė dėgjuar nga tė rinjtė. Dhe pse studion pėr Arkitekturė ai asnjėherė si ndahet kėngės. Pėr tė, Tirana ėshtė kryeqyteti, ku mund tė gjesh veten dhe ku mund tė kalosh ēaste tė kėndshme. Sipas tij, femrat shqiptare janė mė tė emancipuara ndėrsa ato tė maqedonisė (shqiptaret) mė tradicionale.
-Kush ju nxiti pėr tu futur nė botėn e bukur tė kėngės?
1.Nuk ėshtė se ka pasur njė person, i cili ka ndikuar ose mė ka nxitur qė unė tė merrem me muzikė. Ka qenė gjithmonė dėshira,ėndrra dhe zgjedhja ime, por pa dyshim qė prindėrit e mi mė kanė pėrkrahur dhe mė kanė dhėnė forcėn dhe kurajon e nevojshme. Prindėrit e mi besoj se, e kanė vėnė re tė parėt talentin tek unė, por ma do mendja se ata nė fillim nuk e kanė marrė seriozisht kėtė gjė, por e kanė parė thjesht si njė dėshirė prej fėmije. Kjo deri nė momentin kur mėsuesi im i parė thėrret babin tim nė shkollė dhe e sugjeron tė mė regjistrojė nė njė shkollė muzike sepse unė pavarėsisht se sa ishte ora matematikės apo letėrsisė unė gjithmonė kėndoja. Duke e marrė parasysh qė mėsuesi im i parė u bė shkak qė unė tė filloja shkollėn e muzikės
atė e quaj si zbulues tė talentit tim.
-Cila ishte kėnga e parė qė kėnduat nė skenė dhe ku?
Pėr herė tė parė kam kėnduar nė pallatin e kulturės tė Struges. Ka qenė 7 Marsi dhe unė kam kėnduar njė kėngė pėr mėsuesin. Mendoj se ishte starti im.
-Nė sa festivale tė kėngės pėr fėmijė nė Maqedoni keni marrė pjesė dhe a keni zėnė ndonjė ēmim?
Festivalet shqiptare tė Kėngės pėr Fėmijė nė Maqedoni gjithmonė, kanė qenė shumė tė pakta nė numėr dhe sot e kėsaj dite nuk ekziston asnjė i tillė. Kur isha unė fėmijė kishte vetėm njė festival tė kėngės pėr fėmijė dhe disa vite mė vonė u zhvillua edhe njė festival tjetėr, por i kėngės popullore. Duke marrė parasysh se festivalet ishin nė fillimet e tyre edhe pjesėmarrja nė to ishte shumė e vogėl dhe ndarja e ēmimeve nuk ka ekzistuar fare. Mė shumė ka qenė njė pėrpjeke pėr tė krijuar njė traditė dhe
kulturė tė festivalit shqiptar pėr fėmijė nė Maqedoni sesa njė garė,por qė fatkeqėsisht ka dėshtuar. Nga ana tjetėr shkolla e muzikės, qė bėja unė ishte njė shkollė maqedonase dhe padiskutim qė kishte privilegjet pėr tė marrė pjesė nė festivalet e tilla. Unė pata fatin qė tė zgjidhesha solist i korit tė shkollės dhe kėshtu mu dha mundėsia pėr tė marrė pjesė nė disa festivale me rang rajonal, ku unė dhe kori kemi marrė disa ēmime.
-Ēfarė festivali ėshtė Nota Fest nė Shkup dhe me ēfarė kėnge morėt pjesė?
"Nota fest" ėshtė festivali i parė dhe i vetėm i kėngės shqipe nė Maqedoni. Nė fillimet e tij morėn pjesė emra tė dėgjuar tė muzikės si nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia, tė cilėt e ngritėn festivalin nė njė nivel tė lartė. Por me kalimin e viteve kėto emra e braktisėn festivalin dhe ai sot nuk ėshtė nė kohėrat e tij mė tė mira. Unė kam marrė pjesė nė vitin 2008 me kėngėn "Letėr nėpėr shi" tė kompozuar nga Vullnet Ibrahimi, ku dhe fitova ēmimin pėr paraqitjen mė tė mirė skenike.
-Keni marrė dy herė pjesė te Kėnga Magjike ēfarė pėrbėn pėr ju ky eveniment dhe ēfarė keni pėrfituar?
"Kėnga Magjike" pėr momentin ėshtė njė nga festivalet mė prestigjioz qė ka Shqipėria. Festival tė njė niveli tė tillė nuk mendoj se, e ka ndonjė vend tjetėr nė Ballkan dhe kėtė e them me bindje tė plotė. Pjesėmarrja ime nė kėtė festival ka qenė njė eksperiencė mjaft e vlefshme pėr mua si njė artist i ri,mė ka ndihmuar mjaft ne rritjen time artistike."Kėnga Magjike" ėshtė mėnyra mė e mirė e mundshme pėr tu promovuar. Ėshtė festival i sfidave, pėrveē se duhet tė sfidosh kėngėtarėt mė nė zė tė momentit, njė artist i ri nė Kėngėn Magjike nė radhė tė parė duhet tė sfidoj veten. Dhe unė them se ja kam dalė shumė mirė.
-Kėngėtar, por studioni edhe pėr arkitekturė, pėrse ky lloj dyzimi? Pra, pėrse nuk studioni pėr muzikė?
Kjo ka qenė njė nga dilemat e mia mė tė mėdha, kur mua mė duhej tė vendosja pėr studimet e mia. Dėshira pėr tė vazhduar Akademinė e Arteve ka qenė shumė e madhe, por jam ndikuar shumė nga mendimi i prindėrve tė mi, shoqėrisė dhe profesorėve tė mi. Mendova se, mė e mira pėr mua do tė ishte tė zgjidhja njė profesion tjetėr mė stabėl dhe muzikėn ta ruaja me njė fanatizėm si pasionin tim mė tė madh. Mirėpo, kjo dėshirė e madhe pėr Akademinė e Arteve nuk mė iku kurrė dhe unė tani bėj leksione kantoje me njė nga pedagoget mė tė mira tė Akademisė sė Arteve, Alma Strazimiri, e cila ka njė ndikim tė madh nė formimin tim si kėngėtar dhe pėr kėtė, dua ta falėnderoj pafundėsisht. Por studimet e mia nuk do mbarojnė vetėm me 5 vitet e arkitekturės. Nė krah tė diplomės sė arkitekturės them se, do ngjaj shumė bukur edhe me njė diplomė nga Akademia e Arteve.
-Vajzat shqiptare a janė mė tė emancipuara se vajzat e Maqedonisė?
Shqipėria dhe Maqedonia janė shtete fqinje, tė cilat kanė bėrė rrugė tė njėjtė drejt zhvillimit tė tyre. Kjo ka bėrė qė deri diku ata tė jenė pothuajse tė barabarta nė tė gjitha fushat e jetės. E njėjta gjė ndodh edhe pėrsa i pėrket emancipimit tė femrės. Nė qoftė se do bėja njė krahasim tė femrave shqiptare tė Maqedonisė dhe femrave tė Shqipėrisė do thoja qė femrat e Shqipėrisė janė njė hap para nė kėtė fushė. Kjo pėr faktin se arsimimi i femrės shqiptare nė Maqedoni ka filluar mė vonė sesa nė Shqipėri sepse shkollat dhe universitetet shqiptare nė Maqedoni kanė munguar gjatė kohė, kurse nė universitetet maqedonase numri pėr studentė
shqiptar ka qenė i kufizuar. Por nė qoftė se do krahasoja femrat maqedonase dhe femrat shqiptare do thoja qė maqedonaset janė mė mendjehapura. Kurse pėrsa i pėrket moshave tė reja them se, ne tė dy shtetet vajzat kanė tė njėjtin nivel emancipimi.
A jeni i dashuruar pėr momentin dhe n.q.s ėshtė shqiptare ēfarė tė veēante ka nė marrėdhėniet e pėrditshme?
Jo, nuk jam i dashuruar.
Femrat shqiptare a janė mė xheloze se ato maqedonase?
Njė gjė ėshtė e sigurt: tė gjitha femrat janė xheloze. Nuk besoj se, mund tė bėhet njė ndarje e tillė qė tė thuhet se, femrat shqiptare janė mė shumė xheloze se ato maqedonase ose anasjelltas. Mė shumė ka tė bėjė me natyrėn dhe tipin e personit. Femra xheloze ka sa tė duash si nė Shqipėri ashtu dhe Maqedoni, por unė uroj qė mos tė kem asnjė tė tillė pranė vetes edhe pse mė duket e vėshtirė kjo.
Ēfarė preference keni pėr veshjet?
Gardėroba ime ėshtė e shumėllojshme duke filluar nga veshjet sportive e deri tek ato mė ekstravagantet. Por nė pėrgjithėsi jam tip sportiv. Duke qenė se pjesėn mė tė madhe tė ditės e kaloj nė shkollė dua tė ndjehem rehat nė atė qė kam veshur. Pėr arkitektėt komoditeti dhe rehatshmėria janė shumė tė rėndėsishme, edhe kur ata projektojnė. Modėn nuk e ndjek pothuajse fare, atė e bėj vet. Pėr mua modė ėshtė kur ti mund tė kombinosh gjerat, pėr tė cilat tė tjerėt mendojnė se nuk shkojnė. Dhe njė arkitekt di ta bėjė mė sė miri kėtė.
-A jeni ambientuar me Tiranėn dhe si ndiheni nė Shqipėri nė pėrgjithėsi?
Njeriu ėshtė i aftė tė pėrshtatet, pavarėsisht vendit, rrethanave apo situatave. Kur bėhet fjalė pėr Tiranėn besoj se, ēdokush do e kishte tė lehtė tė ambientohej duke marrė parasysh qė kėtu njerėzit janė shumė tė dashur, shumė bujar ė dhe shumė ta hapur ndaj shoqėrive tė reja. Aq mė tepėr qė unė Shqipėrinė e quaj si shtėpinė time dhe nuk besoj se ka ndonjė vend tjetėr mė tė rehatshėm pėr njeriun sesa shtėpia e tij.
A e mendoni bashkimin e pjesės shqiptare tė Maqedonisė me Shqipėrinė?
Dėshira ėshtė e madhe, por besoj se ėshtė vėshtirė. Sa i pėrket njė bashkimi territorial mė duket e pamundur. Si Maqedonia edhe Shqipėria qė tė dyja janė drejt rrugės sė integrimit nė strukturat euroatlantike dhe kufijtė ekzistues tanimė janė vetėm formal. Ato kufij unė nuk i shoh aspak si barrierė pėr bashkimin tonė. Ne mund ti kalojmė kufijtė duke patur sa mė shumė bashkėpunim me njėri -tjetrin si nė kulturė, arsim, shėndetėsi, biznes. Duhet tė japim dhe tė marrim sa mė shumė nga njėri- tjetri. Kėshtu besoj se do tė jemi mė tė bashkuar se kurrė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt