....
....
2. Shkak pėr artikullin e z. Frashėri janė ngjarjet e kohėve tė fundit nė Himarė. Deklarata qė bėra, nė njė moment kur shumė banorė kishin bllokuar rrugėt e zonės, ishte “pėr ruajtjen e gjakftohtėsisė dhe shmangien e vetėgjyqėsisė”, me qėllim tė vetėm ruajtjen e paqes dhe tė qetėsisė. Pas pak, sigurisht, foli Kryeministri, nė tė njėjtėn frymė me deklaratėn time. Z. Frashėri mė shtron pyetjen nėse nė raste tė tjera “kam ngritur zėrin tim” ose jo. E vė nė dijeni, se nga shumė herėt, qė nga viti 1993 dhe 1994, me shumė qartėsi, kisha protestuar kundėr veprimeve tė dhunshme tė kryera nė Greqi. Thirrjet qė unė bėra, si edhe kontaktet e mia me faktorė kompetentė qeveritarė kontribuuan nė ndalimin e dėbimit nga Greqia tė emigrantėve shqiptarė.
Po parashtroj njė ndėrhyrje qė kam bėrė me rastin e ngjarjeve tė Peshkėpisė: “Marrim pjesė nė dhimbjen e thellė qė shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerėzve tė pafajshėm nė Peshkėpinė e Sipėrme dhe i shprehim me gjithė shpirt ngushėllimet tona, familjeve tė viktimave. Ndėrgjegjja e krishterė ėshtė vendosmėrisht kundėr veprimeve terroriste dhe i dėnon ato. Shpresojmė dhe lutemi qė e vėrteta tė dalė sa mė shpejt dhe plotėsisht nė dritė, tė zbulohen fajtorėt, tė ngarkohen pėrgjegjėsitė siē e imponon e drejta, por edhe tė intensifikohen pėrpjekjet pėr stabilizimin e paqes” (Tiranė, 11 prill 1994).
Siē edhe kam deklaruar nė njė intervistė timen nė gazetėn e pėrjavshme ABC (mė 11 dhjetor 2005 pėr z. M. Nazarko), nga vitet e para tė dhjetėvjeēarit tė 1990, kam ngritur zėrin nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe kam bėrė pėrpjekje e deklarata nė intervistat e mia nė Greqi pėr nevojėn e respektimit tė emigrantėve dhe tė mbėshtetjes sė tyre. Psh. kur gjatė vitit 1993, pas dėbimit tė njė bashkėpunėtorit tim, qeveria greke kishte vendosur tė ndėrmerrte masa ndėshkuese, ngrita zėrin dhe protestova fuqishėm, duke theksuar se, nėse veprimi i parė ishte njė gabim nga ana e palės shqiptare, veprimi i dytė nga ana qeverisė greke, pėr tė dėbuar nga Greqia shqiptarėt qė punonin atje, do tė ishte njė gabim shumė herė mė i madh. Mė vonė kur filloi tė pėrdoret nė masmedian greke, fjala “fshesė” pėr dėbimin e qytetarėve shqiptarė, bėra udhėtime dhe vizita tė posaēme nė udhėheqėsit politikė kompetentė dhe nė drejtorėt e gazetave tė mėdha pėr tė protestuar pėr terminologjinė qė kishin pėrdorur. Siē edhe shkruajnė analistė tė shquar, kėto pėrpjekje pajtuese influencuan seriozisht nė opinionin publik dhe nė qeverinė greke. Nė mėnyrė karakteristike, gazeta “Kathimerini” njė nga gazetat mė serioze tė Greqisė shkruante: “Ndėrhyrja e kryepiskopit tė Shqipėrisė Anastas kontribuoi qartazi, nė mėnyrė decizive, qė tė uleshin tonet nga ana e palės greke nė kundėrshtinė qė lindi me qeverinė shqiptare” (8.7.1993). Dhe nė njė rast tjetėr: “Iniciativat e Anastasit nė zbutjen e krizės kanė qenė vendimtare” (11.7.1993). Madje edhe Parlamenti Evropian, nė njė deklaratė tė votuar me votim unanim tė tij, theksoi se “mbėshtet veprėn e Kryepiskopit Orthodhoks tė Tiranės Anastas Janullatosit, i cili ka bėrė pėrpjekje tė shumta pėr zgjidhjen e krizės midis dy vendeve”. Nė vitin 1996 vizitova shqiptarėt qė vuanin dėnimin nė burgjet e Koridhalosė, pėr t’u shprehur mbėshtetjen time. I vėnė nė dijeni pėr raste tė ndryshme sjelljesh tė papranueshme tė nėpunėsve grekė nė pikat e kalimit kufitar, i kam denoncuar ato nė shkallė tė ndryshme. Janė tė shumta ato raste kur duhet vepruar me dallueshmėri e takt, pa zėvendėsuar organet kompetente qeveritare dhe kornizat ndėrkombėtare qė janė sanksionuar. Gjithashtu, nė mėnyrė tė pėrsėritur, nė intervista tė mia nė Greqi kam dėnuar ksenofobinė dhe kam theksuar detyrimin e drejtėsisė dhe tė respektimit tė personalitetit tė emigrantėve, si dhe nevojėn e bashkėpunimit dhe tė ndihmės reciproke tė popujve tanė. Kjo e fundit ka qenė pėr mua qėllimi kryesor i pėrpjekjeve tė mia dhe shpreh kundėrshtinė time sa herė qė shikoj tė minohet ky parim.
Krijoni Kontakt