-
Perjashtuar
Në Shkup sot vihet gurthemeli i Sheshit të Skenderbeut
Në Maqedoni prej sot do të nisin aktivitetet për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit.
Aktiviteti qendror do të jetë sot vendosja e gurthemelit për sheshin Skënderbeu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, njofton INA.
Në këtë ceremoni që organizohet nga komuna e Çairit do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Me këtë rast është bërë tradicionale të shënohet edhe Flaka e janarit, më 17 janar, për nder të përkujtimit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës para 30 viteve, që korrespondon me 30 vjetorin e organizimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila ishte bartëse e aktiviteteve politike e më pas ushtarake dhe iniciatore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, i cili është pjesë e këshillit organizativ ka theksuar se do të sigurohen mjete nga buxheti shtetëror i Maqedonisë për të shënuar këtë 100 vjetor të pavarësisë së shtetit shqiptar.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt