Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Bamir Topi: Jo një mandat të dytë si president, do krijoj parti të re

    Tërhiqet Bamir Topi: Nuk do rikandidoj për postin e Presidentit

    Kreu i shtetit me mediat: Kjo është pritja ime e fundit.
    “Kam qenë gjithmonë inkurajues i këtyre rotacioneve”


    Gati shtatë muaj para mbarimit të mandatit, Presidenti Bamir Topi pranon se nuk do të garojë më për postin e kryetarit të shtetit. Në kushtet kur maxhoranca ka paralajmëruar votën kundër dhe opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për ta mbështetur, Topi ka konfirmuar se në muajin korrik ai nuk do të jetë sërish pretendent për një mandat të dytë pesëvjeçar. Deklaratën kreu i shtetit e bëri gjatë pritjes së përvitshme me gazetarët, për të cilën tha se është e fundit të këtij lloji. “Pa dyshim që është një moment i veçantë i veprimtarisë sime si President takimi në fund të vitit me gazetarë, me miq. Besoj që në ritualin e këtyre takimeve, ky i sivjetshmi, pa dyshim që është i fundit në cilësinë time si President, pasi sot një vit dikush tjetër do të jetë në këtë pozicion institucional”, u shpreh Presidenti që në fillim të fjalës së tij. Më pas ai vazhdoi duke thënë se “kam qenë gjithmonë inkurajues i këtyre rrotacioneve të natyrshme, sidomos i një shoqërie si e jona që, për shkak të specifikave, vende që dalin nga izolime të thella në një tranzicion ndoshta të vështirë, nga ana tjetër, vende si i yni kanë pasur një zhvillim dinamik shumë të fortë. Dhe kjo e ka shoqëruar jetën e politikës, jetën e institucioneve shqiptare dhe të medias gjithashtu”. Në këtë takim ai gjeti rastin të falënderonte të gjithë përfaqësuesit e mediave për komunikimin gati pesëvjeçar që ka pasur. “T’ju falënderoj për këtë mision të vyer që ju keni demonstruar. Të vlerësoj me nota maksimale atë zhvillim të jashtëzakonshëm që ka pasur media gjatë këtyre viteve në Shqipëri, madje do të thosha se sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë dinamizëm shohim, jo thjesht në përmirësimin e teknologjisë, që do ta konsideroja një arritje shumë specifike për Shqipërinë”, u shpreh më tej Topi.

    Kritikat për TVSH
    Por, në këtë komunikim të fundit nga këto pozita, Presidenti ka kritikat me tone jo dhe aq të buta Radio Televizionin Shtetëror. Ai u kërkoi drejtuesve të Televizionit publik që të jenë të balancuar në punën e tyre, pasi kjo, sipas tij, është edhe një detyrë kushtetuese. “Njerëzit sot kërkojnë një media vërtet të lirë, të pavarur, duke filluar së pari nga institucioni që e ka detyrim kushtetues, Radiotelevizioni Publik Shqiptar. Është hera e parë ndoshta që unë e marr në konsideratë këtë fakt, nuk do të bëj absolutisht asnjë lloj kritike, sepse në këtë atmosferë patjetër ne duhet që të përshëndesim njëri-tjetrin, por një element edhe mund ta hedhim për t’i shërbyer më shumë vitit që vjen që ky televizion, i cili është një institucion tradicional shumë i fortë nga pikëpamja e emrit, por edhe infrastrukturës, por edhe i kontingjentit të gazetarëve, të cilët i përshëndes, duhet që të bëhet më i besueshëm për publikun”, tha kreu i shtetit. Sipas tij, “e kanë detyrim kushtetues, por, nga ana tjetër, duhet ta demonstrojnë që është një televizion i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga orientimi, pavarësisht nga pakënaqësitë që kanë për dikë, pra, të jetë një radiotelevizion që duhet të jetë në një farë mënyre edhe pikë referimi për të tjerët”.

    Topalli: Topi s’ka më vend në PD
    Kryeparlamentarja Topalli u shpreh pak kohë më parë se në përfundim të mandatit të tij presidencial, Topi nuk ka më vend në PD. “Topi nuk ka vend në PD. Unë gjatë 15 viteve që e njoh Topin, kurrë ndonjëherë nuk kam pasur konflikt personal. Topi ka pasur gjithmonë konflikt me Kushtetutën, Parlamentin, por thellësisht në shpirt, besoj se ka konflikt me veten e tij. Cili është halli i Topit? Pse ka rënë dhe përdoret për llogari të Ramës? Çfarë interesash i lidh, a është se lejet e ndërtimit janë minierë? Këtë nuk e di”, tha Topalli.

    Ndoka: Topin ta propozojë e majta
    Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, propozoi që Topi të marrë mbështetjen e së majtës në zgjedhjet e korrikut të vitit të ardhshëm. “Presidenti Bamir Topi, pa diskutim që do të ketë mbështetjen tonë, pra partive aleate opozitare që sot ndodhen në bashkëpunim me Partinë Socialiste. Do të jetë kërkesë e jona që zoti Topi të jetë një kandidaturë e të gjithë opozitës së njësuar. Ky është një debat që mund të hapet, që kërkon kohë e që, pa diskutim, do të pasojë edhe me ndryshimet kushtetuese etj.”, tha Ndoka

    Topi: Krijimi i partisë është opsion i hapur
    Presidenti Bamir Topi e ka lënë të hapur mundësinë për të krijuar një forcë politike pasi të lënë zyrën e kreut të shtetit. “Unë kam thënë që çdo opsion është i hapur. Variacionet për atë që unë lashë të kuptohet janë të ndryshme. Nuk është vetëm një. Por ajo përfshin edhe atë që ju keni kuptuar. Në atë që ju keni kuptuar, ose doni ta vendosim në linjën e parë, edhe ajo është e nënkuptueshme”, u shpreh kreu i shtetit pak ditë më parë.

    Berisha: Nuk e mbështes Topin
    Pak ditë më parë Kryeministri Berisha përjashtoi çdo mundësi që të mbështesë Bamir Topin për një mandat të dytë presidencial. “Është e prerë kjo, është e padiskutueshme. Nëse e kandidoni ju, mund të shmangni krijimin e një partie të re… Kompromise të tilla aprincipale nuk bëhen. Kjo do të thotë të marrësh peng Presidencën. Kjo do të thotë të votosh një president për të shmangur krijimin e një partie që të dëmton ty. Nuk mund ta bëjmë kurrë këtë, s’ka asnjë lloj morali”, tha Berisha. Sipas tij, “pazar me Presidencën nuk bëhet. Unë nuk jam i këtyre pazareve. Kam bërë koalicione dhe me kundërshtarë të mi dhe i kam bërë transparente. Nëse dikush thotë që për shkak të humbjes së mandatit të dytë, unë do të krijoj parti politike…, ti mund të krijosh parti politike, por jep dorëheqjen dhe thuaj ‘meqenëse ju nuk më kandidoni, unë nuk e mbyll mandatin dhe do të krijoj parti, do të bëj gjithçka kundër PD-së’. Bëje këtë”.

    Panorama
    ADI SHKEMBI

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Partia e re e Topit, ja zonat ku po punohet

    25-12-2011 13:29 CET

    Për presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, nuk ka kthim prapa. Edhe pse është shprehur se nuk do të denatyrojë rolin e tij si president deri në fund të mandatit, Bamir Topi nuk i ka humbur lidhjet me njerëzit, sot më shumë se kurrë, teksa po shikon mundësinë e krijimit të një partie të re.

    Dy ditë më parë në një intervistë për gazetaren Ilva Tare, Topi u shpreh se ka një frymë te re brenda së djathtës. Një frymë kjo që po përkthehet më së miri në kontakte të vazhdueshme me njerëzit më afër kreut të shtetit.

    Që prej ditës kur Topi deklaroi se ky do të jetë mandati i tij i fundit si president, në zyrën e tij të punës, por më së shumti jashtë saj, janë depozituar mjaft kërkesa për takime dhe kontakte që vijnë sa pranë tij, aq edhe afër ekipit që do ta mbështesë atë në rrugëtimin e ri politik.

    Bëhet fjalë për elektorat të djathtë më së shumti të pakënaqur deri edhe në nivele të larta drejtuesish të PD-së, nëpër degë të ndryshme të vendit. Ajo që në fakt ata presin më shumë sesa te vetë figura e Topit është dëshira për një alternativë tjetër brenda së djathtës.

    Deri më tash, kontaktet e kreut të shtetit kanë qenë jashtë zyrës së tij të punës, ndërkohë që takimet e tij me disa prej figurave solide të së djathtës kane qenë të shpeshta, çka pritet të sjellin (me shumë gjasë) edhe shpalljen e lëvizjes në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

    Burimet saktësojnë se Topi po gëzon mbështetje në disa prej qarqeve kryesore ne vend. Në PD-në e Durrësit kanë filluar lëvizjet e para, kryesisht nga ata ish-deputetë të së djathtës që nuk u përfshinë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2009, por edhe deputeti aktual i këtij qarku, Gazment Oketa.

    E njëjta frymë po vihet re edhe në Shkodër, ku ish-figura të së djathtës po punojnë për lëvizjen e re. Bëhet fjalë për atë pjesë të pakënaqur, por edhe elektoratin “gri” që nuk u përfshi as në votimet e fundit në zgjedhjet e 8 majit për lokalet.

    Burimet saktësojnë gjithashtu se Topi po gjen mbështetje edhe në Vlorë, edhe pse këtu e djathta në rezultate ka qenë tepër dobët. Nuk dihet sesi do të punojnë dhe çfarë roli do të luajë edhe popullsia çame në këtë qark, ndërkohë që Topi vijon të ruajë kontakte të vazhdueshme dhe të qeta me drejtues të kësaj partie.

    Një tjetër zonë ku kontaktet adresuar Presidentit të Republikës kanë qenë të mëdha, është edhe qarku i Dibrës. Në këtë zonë duket se luan ende rol Sali Shehu, i cili u rrëzua më votë unanime (përveç votës së Oketës) nga mazhoranca për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

    Tirana është një tjetër qark (më i rëndësishmi) ku njerëzit afër Presidentit kanë filluar të bëjnë llogaritë. Edhe pse një prej figurave solide të së djathtës, Besnik Mustafaj nuk ka komentuar ende lëvizjen e mundshme të presidentit, burimet e radhisin atë si një prej mbështetësve kryesore të Topit.

    Mustafaj në të njëjtën kohë vijon të ketë kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të së djathtës, kryesisht në njësinë ku ai ka qenë deputet prej shumë vitesh. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vetë Bamir Topin, ku rezultatet në Tiranë prej vitesh e kanë pozicionuar gjithnjë lart.

    Në lëvizjen e tij Topi kërkon të marrë pas vetes edhe ish-pronarët, shtresën për të cilën ka folur shumë prej vitesh, ndërkohë që nuk ka humbur asnjë kontakt me përfaqësues të shoqatave të ish-të përndjekurve politike.

    Në këtë lëvizje të re, sigurisht që kreu i shtetit do të ketë nevojë edhe për figura të rëndësishme të politikës shqiptare, tashmë të mënjanuara. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë lëvizje apo fryme te re, të përfshihet edhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi, si dhe disa themelues të PD-së, që deri më tash kanë mbrojtur me fanatizëm daljen e tyre në publik edhe për arsyen e thjeshtë se Bamir Topi ende nuk e ka vendosur përfundimisht nëse do të marrë përsipër një aksion të ri politik, që kësaj herë nuk pritet të jetë e lehtë.

    Në memorien politike të Partisë Demokratike gjërat për Bamir Topin nuk kanë qenë të vështira. Angazhimi i tij në PD nuk ka qenë edhe aq impenjativ sa kohë që ai gëzonte një mbështetje konstante në elektorat. Ndërsa kësaj here situata është krejt ndryshe. Bamir Topi nuk do të garojë më për Partinë Demokratike dhe përballja e tij me kryeministrin Sali Berisha do të jetë beteja më e vështirë e ndërmarrë prej tij, andaj llogaritë kreu i shtetit duket se po i bën mirë. /MAPO/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/4/4...ku-po-punohet/

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Bamir topçja tani na ben si dhelpra dhe rrushte

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    E qarte do formoj partine e tij qe ti mari sa me shume vota nga PD per ti bashkuar me PS ashtu si veproj LSI ne votimet e fundit por bamka kerkon te mari haken e PS nga LSI ja.

    Bamir Topi dualli shkerdhatacione bur..

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Labiiiii Lexo Postimin
    E qarte do formoj partine e tij qe ti mari sa me shume vota nga PD per ti bashkuar me PS ashtu si veproj LSI ne votimet e fundit por bamka kerkon te mari haken e PS nga LSI ja.

    Bamir Topi dualli shkerdhatacione bur..
    Si mendon ti Labiiii, a eshte shtangisti Meta "shkerdhatacione"?

    Bamir Topi nuk ka dale ende "shkerdhatacione".

    Bamka do te futet ne loje per te kurorezuar rrotacionin me 2013, sepse nuk i dihet se si "dalin" rezultatet.

    Nese fiton PS me satelitet e saj, partia e Topit do qendroje ne "opozite", mbase edhe i bashkohet PD-se; ne se PS nuk fiton, ahere partia e Topit do te beje aleance qeverisese me PS per tiu "konvenuar" rrotacionit.

    Keto gjera do te ndodhin ne interes te vendit, te kombit, deri edhe integrimit ne Europe, apo jo?!??

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224
    DS Ilir meta te pakten doli hapur si burrat, kurse bamka eshte hipokrit, agjent i ps ne pd. Sa fitoj pd- ja zgjedhjet, bamkes ju dha urdher qe mos te kandidatoj me per preisident sepse na duhet per 2013 qe te rezojme votat e pd se.


    Keto gjera do te ndodhin ne interes te vendit, te kombit, deri edhe integrimit ne Europe, apo jo?!??
    Nuk ka asnje ne interes te kombit nga ata qe u perpoqen te pergojne liberalizimin e vizave dhe deshperohen kur shqiperia perparon.
    E kini mare ate vend peng ketu e 70 vjet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Labiiiii : 25-12-2011 më 13:09

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Topi:Rikandidoj,nëse presidentin e zgjedh populli

    DURRËS- Presidenti Bamir Topi ka reaguar nga Durrësi për akuzat e kreut të qeverisë, Sali Berisha, i cili deklaroi se ai po e kthen presidencën në një partickë dhe eshte shprehur i gatshem te sfidoje me rikandidim nese presidenti zgjidhet nga populli.

    “Presidenca nuk është një apendiks politik. Pavarësisht nga sa thuhet unë jam e do të jem në detyrën time kushtetuese deri në minutën e fundit. Presidenti ushtron detyrën e tij dhe nuk jam aspak pjesë e ndonjë partie. Ju mos merrni e perifrazoni vullnetet e të tjerëve, ata që kanë frikë për të ardhmen eshtë e tyre, nuk kam faj unë nëse kthehem në obsesion të të tjerëve”- tha Topi.

    Ai ka rikonfirmuar se nuk do të rikandidojë për president, por do të jetë në garë vetëm nëse ndryshimet kushtetuese do të mundësojnë zgjedhjen e presidentit direkt nga populli.

    “Unë e kam thënë që nuk do të rikandidoj. Vetëm nëse do të ketë ndryshime kushtetuese, që zor se do të ndodhin, pasi politikanët i druhen verdiktit popullor, une do jem në garë”- tha Topi.

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha: Topi, jo mirënjohje ndaj PD që e zgjodhi President, partia e tij faqezi, vetëm 1%

    Kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë një interviste për “Ora News” ka hedhur dritë mbi krisjen që pësuan marrëdhëniet me kreun e shtetit, Bamir Topi. Berisha ka deklaruar se institucioni i Presidentit dhe KLD-ja janë shndërruar në funksione partiake. Kreu i ekzekutivit ironizoi dhe takimet e Presidentit në rrethe me funksionarët e PS-së. Sipas Berishës, Presidenti është shndërruar në nënkryetarin e PS-së.
    Të flasim më konkretisht, debati politik nuk ka munguar midis palëve. Të flasim direkt për procesin që është më aktual; Presidenti Bamir Topi tha gjatë një pritjeje me gazetarët se nuk do të synojë më Presidencën pas 20 korrikut, kur i mbaron dhe mandati. Kjo do të thotë se ai do të jetë aktiv në politikë, zoti Kryeministër. A keni një koment për këtë deklaratë pak të parakohshme të Presidentit?
    Kjo deklaratë vjen pasi dy javë unë u bëra të qartë shqiptarëve se ai nuk do të jetë më kandidat i kësaj shumice. Kështu që do kishte qenë më e mbarë që një deklaratë e tillë të vinte të paktën tri javë më parë. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Dhe natyrisht nuk bëhet fjalë që ai të ishte kandidati i shumicës. Zoti Topi gjatë Presidencës së tij ka ndërmarrë një seri aktesh, do të thosha të papajtueshme kryekëput me programin e PD-së, ka shkelur disa nga parimet e mëdha programore të saj dhe faktikisht po dekonstitucionalizon institucionin e Presidencës duke e shndërruar atë në selinë e një partiçke të vogël; Çka nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e një vendi.
    Cilat shkelje në programin e PD-së apo të statutit i referohen zotit Berisha?
    Nuk ka pasur detyrime statuore, sepse ai ka lënë funksionet partiake. Por, refuzimi që i ka bërë ligjit të lustracionit. Ky i djathtë që këndonte majtas, unë dhashë një nga shembujt, qëndrimi i tij dhe implikimi në ngjarjet e 21 janarit, dhe një seri qëndrimesh të tjera në mënyrë absolute pa asnjë bazë, sepse kjo parti ka dëshmuar ndaj tij vetëm besim dhe mirëbesim. Ka një element në qëndrimin e njerëzimit, ajo që quhet njerëzi. Ka një thelb që është mirënjohja, nuk e kam fjalën për mua, sepse unë nuk ndërtoj marrëdhënie mbi baza personale, por ndaj atyre që të morën dhe të vendosën në besim të plotë në karrigen më të lartë të shtetit. Tregove se kishe zero mirënjohje, zero njerëzi. Në këtë kontekst, mendoj që ta lëmë dhe këto muaj që kanë mbetur. Pavarësisht se e ka shndërruar në seli të një partize, ka përcaktuar dhe nënkryetarët dhe shfrytëzon duke dëmtuar fort, funksionet e kryetarit të shtetit që në Shqipëri janë ceremoniale. Ai që ka funksione ceremoniale, mund të nderojë me nderin e Kombit, por de fakto dhe de jure në ligjet e vendit KLD-ja është qeveria e drejtësisë, është ekzekutivi që i kontrollon, transferon, shkarkon, emëron të gjitha këto. Një pushteti që duhet të jetë tërësisht i pavarur dhe që sot po kalon ditët më të vështira, sepse sundohet nga një parti e vogël. Një parti që nuk është as 1%, që e provoi veten në regjistrimin e popullsisë.
    Po i referoheni Aleancës Kuq e Zi në këto momente?
    Ajo është partia. Partia faqezi. Nuk e them këtë, sepse në Shqipëri janë 60 parti, dhe janë të mirëpritura dhe 60 të tjera, por brenda rregullave. Kur individë të caktuar uzurpojnë institucionet kushtetuese, pse nuk japin dorëheqjen? Pse nuk japin dorëheqjen dhe jo të bëjnë atë që bëri ai me këto dy institucione, me Presidencën dhe KLD-në? Njeriu i qytetëruar që ka nocionet më elementare të shtetit, nuk mund të lejojë që nga kreu i KLD-së, nga pushteti më i rëndësishëm i vendit, sepse është pushteti që lidhet me shumë se me çdo gjë tjetër liritë dhe të drejtat e qytetarëve të vendit, nuk mund të kthehet në partiçkë të vogël të sharlatanëve, të cilët morën përgjigjen më shembullore me censusin e këtij vendi. Por, kjo periudhë është një periudhë e shkurtër, dhe natyrisht institucionet do të rivendosen në kushtet e kushtetutshmërisë së vendit.
    Në diskutimin tuaj iu referuat nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, por për të qenë më konkret, a është përgjegjës zoti Topi për këtë situatë të krijuar?
    Përgjegjësitë për situatën aktuale të Drejtësisë janë mbi të gjitha përgjegjësi të qeverisë së drejtësisë të KLD-së. Mendoj se ky institucion, sipas dokumenteve të pakontestueshme ndërkombëtare, ka përgjegjësi të mëdha për drejtësinë e vendit, por sërish nuk ka vend për dëshpërim. Kushtetuta është një ligj i shkëlqyer i vendit, ligjet janë shumë të mira. Individë të caktuar abuzuan me to në muajt e fundit të mandatit, le të vazhdojnë. Duhet thënë që rasti është i paprecedentë.
    Thatë pak më parë që zoti Topi kishte besimin e maxhorancës që mori mandatin 5 vjet më parë. Në këndvështrimin tuaj ka qenë një sjellje e paramenduar e zotit Topi apo diçka ndryshoi?
    Duhet thënë që këtu nuk bëhet fjalë për raportin zoti Topi–PD, por zoti Topi–qytetarë shqiptarë, të cilët nuk mund të kenë në Presidencën e vendit, nuk mund ta pranojnë te kenë një partiçkë të vogël në vend të një institucioni kushtetues. Ky është problemi madhor. Çdo njeri që ka alfën e Kushtetutës dhe ligjit, nuk mund të pranojë një gjë të tillë. Shqipëria është republikë parlamentare, në një republikë presidenciale, ai mund të ketë një nënkryetar apo zëvendës të tij, por, de fakto ai drejton makinerinë e tij, sepse i duhet për të vazhduar garën elektorale. Por, në republikën parlamentare, Presidenti si një simbol i një kuptimi më të gjerë të mundshëm mban një qëndrim sa më të balancuar, por jo armiqësor ndaj maxhorancës. Çdo qëndrim armiqësor ndaj maxhorancës të nxjerr jashtë Kushtetutës. Maxhoranca është formacioni i autorizuar me Kushtetutë për të qeverisur vendin. Ajo merr përsipër pasojat e mira apo të keqqeverisjes, paraqet te njerëzit përpjekjet e saj. Por, përpjekjet për t’i futur thikat dhe pykat janë antiligjore dhe antikushtetuese. Mora vesh se ju tha dhe ju në takimin e fundit se nuk do të takohemi më, kjo më përmalloi shumë, por më vjen keq….(qesh)
    Zoti Topi në një farë mënyrë tha se fillimi i ftohjes me ju dhe maxhorancën ka qenë pas ndryshimeve kushtetuese. Zoti Topi tha se nuk i është marrë asnjë mendim për këtë çështje.
    Ndryshimet kushtetuese kërkojnë 2/3 e Parlamentit dhe këto ndryshime u bënë me një konsensus të plotë të dy partive. Në qoftë se zoti Topi nuk e gjente veten në këtë konsensus të dy partive, ai kishte një të drejtë të bënte përpjekje për referendum, për ta bllokuar këtë proces. Në rrafshin personal, në rast se flet maxhoranca kushtetuese, as Kryeministri, as Kryetari i Parlamentit, askush tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë një zë të veçantë. S’i mbetet gjë tjetër, vetëm të respektojë vullnetin e maxhorancës kushtetuese, sepse ka marrë votat e qytetarëve. Nuk është Kushtetuta as kujtime dhe as artikuj gazetash. Kushtetuta është ligji themelor i vendit. Në rast se dy partitë e mëdha vendosnin për një ndryshim për të mirën e vendit, mendoj se zoti Topi duhet të gjente veten e tij në këtë spektër të gjerë. Por nuk e gjeti, e gjeti tek vetja e tij pastaj. Maxhoranca kushtetuese nuk mund të marrë parasysh interesa të individëve të caktuar.
    A ka një skenar për të bllokuar zotin Topi në rastin konkret kur të dalë në funksionet politike? Ai ka qenë në disa rrethe dhe nuk është pritur nga përfaqësuesit e PD-së.
    E kanë pritur përfaqësuesit e Partisë Socialiste! Kush po e bllokon. E kanë pritur të gjithë përfaqësuesit e PS-së, shumë më mirë seç mund të prisnin Mimi Kodhelin, që është nënkryetare. E kanë pritur si të ishte nënkryetari i Partisë Socialiste, sepse e panë që votoi për kryetarin e PS-së. Ai pritet kudo nga PS-ja. Kështu që të vazhdojë. Nuk ka asnjë problem.
    Kjo do të thotë që nuk do të përbëjë asnjë problem për PD-në në zgjedhjet e ardhshme?
    A nuk bëri me partinë propagandën më negative kundër censusit? Partia e tij, nënkryetari i tij, a mund të ndodhë në një vend që të realizohet censusi, që është një proces madhor që kryhet një herë në 10 vjet. Nënkryetari i Presidentit t’i bjerë Shqipërisë kryq e tërthor, me slogane nga më të papranueshmit kundër pakicave. Dhe zëvendësi i Presidentit të çirret kundër pakicave dhe Presidenti, që hesht si fije bari, nuk e ka shqiptuar asnjëherë fjalën census. Por përse? Sepse zëvendësi i tij dilte dhe e quante censusin si një proces që financohet nga serbët dhe grekët, pra si një akt tërësisht të papranueshëm. Por duhet thënë që ishte censusi më i mirë që është kryer në gjithë këto vite. Ky ishte censusi që u krye me teknologjinë më moderne. Ky është censusi që shkruan një realitet të ri për shqiptarët. Vetëm një fakt, ky census thotë që janë në Shqipëri 330 mijë familje shqiptare që kanë më shumë se një banesë. Ky census u thotë shqiptarëve që është krijuar klasa e mesme, dhe ka një klasë të mesme që në vitin 2001 ishte fillestare dhe është shumëfishuar kjo klasë e mesme, mbi 6 herë në këtë periudhë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Shqipëria është e ndërtuar nga 740 mijë familje shqiptare, prej tyre 330 mijë kanë më shumë se një banesë.
    Ka pasur gjatë këtyre viteve tentativa apo përpjekje për të gjetur kthimin e paqes midis jush?
    Nuk bëj luftë me njeri. Unë jam zyrtar, jo luftëtar.
    Kontakti i fundit me zotin Topi kur ka qenë?
    Në festën e Flamurit dhe të Çlirimit. Nuk kam unë probleme dhe pengesa personale me asnjë njeri. Është jashtë atij koncepti.
    Shpeshherë janë hedhur në treg emra për garën presidenciale. Ka pasur dhe emra që janë vetëdeklaruar, siç është dhe rasti i zotit Nano. Zoti Berisha, edhe pse është pak shpejt, por a e keni menduar se çfarë Presidenti do të kemi?
    Garantoj shqiptarët se do të jetë një zgjedhje kushtetuese, do të jetë një zgjedhje në përputhje të plotë me Kushtetutën e këtij vendi. Kjo nuk ka asnjë mëdyshje. Në çdo kohë unë kam dhe do të kem si udhërrëfyes Kushtetutën. Politika në çdo kohë është dallim. Ata që përpiqen ta trajtojnë politikën si konsensus, e vërteta është se ata thonë një mashtrim të madh. Politika është dallim dhe lavdi Zotit që është dallim. Ajo është dallim dhe përmbush misionin e saj, në momente të caktuara bihet në kompromis, por politika konsensus nuk është. Për një shoqëri e një vend marrëveshja më e gjerë është Kushtetuta. Ajo është kontrata e qytetare me shtetin dhe e shtetarëve me shtetin, ndaj unë i përulem asaj, por, siç është faktuar në mënyrë të përsëritur, nuk është pranuar që të bëj kompromise për dhunimin e saj. Nuk kam pranuar dhe nuk do të pranoj të tentohet të rishkruhen nenet e saj. Imagjino zhurmën që u bë për votat, cili është sot rezultati i saj? Rezultati i saj është: u numërua çdo votë, një detyrim kushtetues. Shqipëria pati sistemin e saj të Drejtësisë, gjykatën e saj zgjedhore që u zgjodh bashkërisht, e cila gjykoi validitetin e këtyre votave dhe, sipas OSBE-së e KE-së, ato ishin vota të vlefshme. Duke thënë këtë, në rast se opozita ka ndër mend të votojë kandidatët tanë, do ketë vlerësimin më të madh.
    Kur thatë pak më parë që do të respektoni Kushtetutën për zgjedhjen e Presidentit, kjo e përjashton atë që ka thënë zoti Rama ditë më parë, se shpreson në zgjedhjen e një Presidenti konsensual?
    Në qoftë se zoti Rama merr përsipër të votojë kandidatin e maxhorancës, unë këtë e vlerësoj, s’kam pse ta refuzoj. Një dorë e shtrirë vlerësohet, nuk refuzohet, por unë po qartësoj që Presidenti do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën e vendit, dhe do të jetë një kandidat i maxhorancës.
    Kjo e përjashton zotin Nano?
    Unë i kam bërë të qarta qëndrimet e mia në këtë aspekt. Ky vend nuk mund të bëhet në qoftë se nuk konsolidojmë Kushtetutën e tij, në qoftë se faktorët e rëndësishëm nuk kuptojnë që s’janë mbi Kushtetutën. Me zotin Rama ne ramë dakord që Presidenti të zgjidhet 50+1 dhe i dhamë Kushtetutës mundësinë të funksionojë, së përndryshe do të shkohej në zgjedhje. Tani që ne e sollëm atë në parametra perëndimorë, siç është Kushtetuta gjermane apo italiane, tani kërkohet të kthehemi tek ai variant, ai grek që e çoi Greqinë në zgjedhje. Tani që ta bëjmë Presidentin pre të ambicieve politike të kësaj apo asaj force dhe të fusim vendin në zgjedhje, në një kohë kur ka funksione simbolike, unë mendoj se këto ndryshime ishin shumë të rëndësishme dhe unë u qëndroj atyre.
    Zoti Rama është bërë pishman?
    Në fakt, pishmanli i madh është. Kjo është puna e tij, nuk kam ç’t’i them.
    Meqë jemi te argumenti i kësaj çështjeje, është lakuar dhe emri i zonjës Topalli, apo do të ketë një emër surprizë?
    E kam theksuar, çdo drejtues i PD-së në vlerësimin tim i ka mundësitë për të qenë ministër, kryeministër, president dhe funksionet e larta të shtetit. Por, të garantoj se në mendjen time nuk ka asnjë emër për garën e postit të presidentit dhe kemi një afat kohor 6-mujor, kështu që nuk kam pse t’u pararend përcaktimeve kushtetuese për këtë problem.
    Flasim për një marrëdhënie, të paktën 3 viteve të fundit ka qenë e vështirë midis maxhorancës dhe opozitës, flas për kërkesën për hapjen e kutive, tensionet e 21 janarit, tensionet e 8 majit. Çfarë hendeku e pengon këtë komunikim me Ju dhe zotin Rama?
    Unë mendoj se së pari duhet të saktësojmë a është kjo çështje komunikimi. Vetëm në harkun kohor tetor-nëntor në vitin 2009 kam pasur dy takime me zotin Rama. Nuk ka qenë problem komunikimi, sepse unë komunikimin e kam mjet konstant. Dhe unë, dhe ai sa herë që e gjykojmë që duhet të komunikojmë njëri me tjetrin, ne i kemi kanalet tona të komunikimit, kjo është gjë normale. Dhe unë nuk heq dorë nga kjo.

    Panorama

  9. #9
    Me mosmirnjohes se ky Topi nuk me kan zene syte. Megjithese ne seline e PD-se eshte bere e modes, ka shembuj sa te duash qe jane afirmuar ne PD dhe kane dale te mencurit e politikes si puna e Ngjales se gjolit
    Revolution 1848

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Shume mire, ta provojme edhe Bamirin...pse kerceni si gjela ju..Kjo eshte demokracia secilit i jepet shansi.Pastaj kush eshte Jozefina qe deklaron se ai nuk ka vend ne PD ????A ka keshill drejtues Pd apo vari lesht ..secili e drejton partine sipas mendjes vet.Kot e ka Jozefina ,vendin ja ka zene Lul Basha ..ai qe ka 2 pare mend e kupton se Berisha ka zgjedhur Bashen si pasardhes ..pikerisht si Enveri Ramizin dikur.Mendoj se Basha sa te marre kryesine duhet te hedhe te koshi i plerave te historise shume nga keta servilet e te paaftet e Pd.Tu fillu qe nga Jemin Gjana e tu perfundu tek Jozi.Pra forca Bamke tani qe je vetem do ta shohim sa vlen edhe ti...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •